LIVE UPDATES
Politike

“Merri detyrat, kopjoji, por ndryshoi pak”/ Rama i ra shkurt, në kongresin e Partisë Socialiste lexoi fjalimin e 2017-ës

13 Qershor 2021, 07:02 Nga DOSJA
“Merri detyrat, kopjoji, por ndryshoi pak”/ Rama i ra shkurt,

TIRANË– “Merri detyrat, kopjoji! Por ndryshoi pak se i kupton mësuesja,”-ky ishte thelbi i fjalimit të kryeministrit Edi Rama sot në Kongresin e Socialistëve. Në fjalën e tij, Rama si ide vizionare për mandatin e tretë lajmëroi për krijimin e një institucioni të ri, “Këshillimi Kombëtar” për konsultimin me qytetarët të paktën njëherë në vit për çështje thelbësore.

“Une dua që populli te mos degjohet njehere ne 4 vjet kur zgjedh permes votes se kush do ta qeverise por te degjohet te pakten njehere ne vit nga vete shumica qeverisese per ceshtjet me interes te vecante kombetar publik apo ekonomik edhe i ndajne me popullin, keshillohen me popullin dhe gjithe qytetaret pa dallime perkatrsosh politike, perkatesish fetare, krahinore, moshe a gjinie qe do duan te shprehen permes keshillimit kombetar. Keshillimi kombetar nuk eshte nje ushtrim komunikimi permes te cilit ne shkojme neper Shqiperi dhe flasim dhe degjojme por eshte nje institucion nderveprimi me shkrim, me te gjithe qytetaret e ketij vendi. Te gjithe ata qe duan te perfshihen, qe duan te japin opinionet e tyre po me shkrim, te na thone Po apo na thone jo per cka e shtrojme ne si alternativa te mundshme per adresimin e nje ceshtjeje me rendesi te vecante,”-tha Rama sot në fjalën e tij. Po ashtu paralajmëroi edhe furi në administratë, duke mos i kursyer edhe ofendimet që bëri ndaj nëpunësve të shtetit. Këta të fundit vetë ai prej plot 8 vitesh i paguan për një punë që nuk e bëjnë. Madje dhe e shfryëzojnë për qëllimet e tyre. Po këto 8 vite çfarë e pengoi vallë? Madje gjatë muajve të fundit, numri i nënpunësve të administratës është rritur aq shumë saqë kundërshatrët e tij politikë kanë denoncuar vazhdimisht se po ndodhte për të siguruar sa më shumë vota. Tani që mandati i tretë u mor, Rama deklaroi se të katërtin nuk e do nëse varet prej tyre.

“Une nuk kam asnje motiv me te madh se per te dhene edhe me shume se deri sot nga vetja sesa ky, i clirimit te ministrit, institucioneve, agjensive, departamenteve, bordeve nga tentakulat e interesave qe mbrohen me demek ne interes te partise apo te elektoratit, por ne fakt godasin, cenojne, gerryejne shtetin dhe pengojne vete misionin e Partise Socialiste. Faleminderit shume per duartrokitjet por me shume se duartrokitjet une dua qe te bindem gjate rruges se kjo per ju nuk eshte dicka e bukur per tu thene qe ta degjoje populli por kjo per ju eshte vije ndarese mes te qenit socialist dhe tradhetar i PS.
Ne duhet të shtyjmë shumë më fort përpara, të gjithë sëbashku, duke mbështetur pa rezervë e pa kundërshti, çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik, nga parazitë, nga arrogantë, nga injorantë, me mbulesa politike, të falur nga njëri apo nga tjetri, në emrin e PS-së gjithmonë, të cilat mbulesa e bëjnë flamurin e PS-së të duket si leckat e gabit, qytetarëve që përballen me këtë lloj specie, fatkeqësisht larg së qeni një specie në zhdukje zyrtarësh e nëpunësit. Kjo është një sfidë aq e madhe e aq e rëndësishme për Shqipërinë që duhet me patjetër tua lëmë fëmijëve tanë pa u ndjerë kokë ulur e të turpëruar për atë që u kemi lënë, saqë mandati i tretë le të jetë edhe i fundit po të dojë, nëse mandati i katërt do të varet nga këta arrogantët, parazitët dhe injorantët që futen nëpër zyrat e shtetit me shtytje, me nxitje, me mbrojtje, me garanci interesash që nga deputetët, tek ministrat e deri në nivelet e drejtorëve nëpër territor.”

Mesa duket numëri një i maxhorancës ka qenë i zënë së fundmi dhe i ka rënë për shkurt duke lexuar një fjalim që e ka bërë në vitin 2017, kur prezantoi platformën online, e cila përdoret herë pas herë në favor të tij gjatë ndonjë debati.

“Kush ka mik për të futur, s’ka nevojë të kërkojë lartë e poshtë ta gjejë tek cilido prej nesh. Kush do të fusë mik, mjafton të regjistrohet në këtë platformë dhe ka bërë mikun më të fortë sepse me një sms mund të vërë në lëvizje ministrin e fushës ku ka problemin. Dhe të jeni të sigurtë që të gjithë anëtarët e qeverisë e kanë të qartë që ky është prioriteti i prioriteteve. Ky mekanizëm mund të bëhet fshesë e hekurt për t’i pastruar grabitqarët e parazitët më shpejt se çdo herë tjetër, ose tmerri i çdokujt që në zyrë shteti i shohin qytetarët nga xhepi e i sorrollasin. Çdokush mund të jetë anëtar i koalicionit. Ne s’do lëmë gur pa luajtur që anëtarët e këtij koalicioni të jenë të paprekshëm nga parazitët e grabitqarët e që koalicioni të bëhet më i madh,”-thoshte Rama.

Por a ka funksionuar apo jo kjo platformë? Këtë duhet që të ndajë Rama! 4 vite më parë e shiste si sukses, por mesa duket paska dështuar. Nëse jo, si ka mundësi që në administratë ka ende të lartpërmendurit nga kryeministri. Pse u desh të kalonin zgjedhjet që të fillonte sërish “operacioni fshesa”?

(k.m)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale