Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Pamje të turpshme kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka denoncuar dhunën e pashembullt, që disa punonjës policie kanë ushtruar ndaj tij.
Qytetari shkruan se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 03:00 të mëngjesit, tek “Rruga e Çollakëve” në Sauk.
Ai tregon se ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërsa më pas parkoi mjetin dhe vazhdoi në rrugën në këmbë, ku pak më tutje e priste një shok me makinë, pasi do shkonin diku.
Në këtë moment, sipas qytetarit, drejt tij vjen një patrullë policie dhe e ndalon. Punonjësit i kërkojnë patentën dhe kartën e identitetit dhe të fute brenda në automjet.
Pasi bëri ato që i kërkuan, qytetari i ofroi edhe çelësin e makinës që t’i bënin kontroll.
Më pas qytetari tregon se policët ia kërkuan sërish çelësin e makinës, ndërsa dyshon se ata ishin nën efektin e alkoolit ose të ndonjë substance narkotike.
Të gjitha këto, qytetari i ka filmuar me video, të cilën e ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania.
Mirëpo, kur policën pikasën se ai po i filmonte, ai thotë se një prej tyre e goditi me grusht në fytyrë.
Siç dëgjohet dhe në video, një prej policëve i drejtohet viktimës me fjalët: “O k*r me kë je t’u fol ti”.
Qytetari pretendon se më pas i kërkuan që ta fshinte videon që ta lironin.
Por nuk mbaron me kaq! Denoncuesi tregon se e futën në një automjet me dhunë, ku e kërcënuan me jetë nëse do të publikonte videon, ndërsa gjatë gjithë rrugës vijonin ta dhunonin.
Qytetari pretendon se edhe në komisariat e kanë dhunuar dhe ofenduar, duke bërë kallëzim të rremë ndaj tij, sikur nuk ka paraqitur asnjë dokument për verifikim dhe nuk ka pranuar që mjeti i tij të kontrollohet.
Ai tregon më tej se nga kjo dhunë e paprecedentë u detyrua të shkonte tek Spitali i Traumës, për shkak të lëndimeve të mëdha fizike që kishte marrë.
Denoncuesi thekson se shteti nuk ka bërë asgjë për rastin e tij, dhe se nuk ka ku të ankohet, pasi ishte vetë policia, e cila duhet të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve, që i dhunon vetë ata.
Dhe më të drejtë, qytetari ngre pyetjen: A është kjo policia që duam?
Denoncimi i plotë i qytetarit:
Pershendetje JOQ, si jeni? Ju pergzoj per punen qe beni ! Un jam nje qytetar qe si tgjith te tjeret ne qofte se nuk je dikush duhet me pas frike me jetuar ne ket vend ! Pa ju lodhur shum dua tju trregoj nje histori duke u bazuar ne vidio : Isha duke levizur me makinen time te shtunen me date 9.11.2019 rreth ores 03:00 te mengjesit. Te rruga collakve parkova makinen e me priste nje shoku im aty me makinen do iknim diku. Parkova makinen, mbylla makinen dhe vazhdova rrugen ne kemb. Kur erdhi perball policia dhe me ndal dhe me tha dicka qe un se di qe ka ligj qe tshofi policia ne kemb dhe tkerkoj patenten Dhe kerkon qe un te futem ne mjet pa kuptim fare. Iu prezantova, i dhash ID personale se me than per tu verifikuar, i ofrova dhe celsin qe ti benin kontrroll mjetit. Pas pak minutash ndrryshojn mendim thon qe ku e ke celsin? me sa kuptova un ishin je efektin e alkolit ose te nje substance tjeter. Nderkohe qe ato me pane qe po filmoja. Me goditi njeri prej tyre me grusht dhe aty futa telefonin ne cels qe mos te fshinin vidon Aty me than fshi vidion qe te lirojm, pranova qe te shkoja dhe ne komisariat.Un se kuptoj kur kontrrollohet kembesori fizikisht dhe te jep ID personale, per cfar duhet te shoqerohet me dhune dhe grushta ! Kerkova ndihme nga nje patrrull tjeter policia qe te lajmeronte drrejtorin e tiranes per xhestet qe po ben policia. Ato ishin bashke, me futen pastaj ne makine e dy punojes policie mbrapa me rrifnin. Me thonin qe ne te njofim ty je kshu je ashtu, do tvras fare nqs e publilon ate vidjo! Shkoj ne komisariat, me len aty ne pllaka kush vinte me godiste dhe per te mbrojtur veten ben nje kallzim te rreme qe na ka kundershtuar ka ikur policis, nuk ka paraqitur asnje dekument per verifikim, nuk ka pranuar te kontrroj mjetin, qe asgje sesht e vertet. Nderkoh qe ne komisariat, kerkoja ndihm mjeksore, ato me godisnin dhe me ofendonin. Kur dola nga komisariati me shenja, shkova te urgjenca. Me pas urgjenca me trranferoj me ambulnc te spitali trraumes ne gjendjen qe isha. Bera tgjith egzaminimet shendetsore. U konstatua qe ishte perdor dhune fizike. Edhe sot shteti sben asgje me ket polici. Kjo esht policia qe duam? Ky esht ai ministrri Brendshem qe thoshte ne qofte se polici pergjigjet ashper ne rruge ai jam un! Faleminderit nqs e merni kete ankese ne konsiderate”
SKANDALI/ “O k*r, me kë je t’u fol ti?”, policët dhunojnë fizikisht qytetarin në Tiranë, ai i filmon: Do të vras fare nëse e publikon videon on Vidnews.
Marrë nga JOQ
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Në konferencën “Efikasiteti në Drejtësi” ambasadori i OSBE-së në vendin Bern Borchardt ka deklaruar se nisma “Drejtësi pa vonesë’ rezultoi e suksesshme...
Itali- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën nga një aksident në Bari të të Italisë. Ai është 38-vjeçari Emirjan Vukaj, i cili u përplas për vdekje nga nj...
TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë me diel, mot të mirë por me erëra paksa të forta. Sipas IGJEUM, i gjithë territori do të oërfshihet sot nga...
GJIROKASTËR– Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, që ka ndodhur rreth orës 01:00, me...
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta p...
Tiranë– Inagurimi i stadiumit të ri, tashmë të quajtur “Air Albania Stadium”, është një nga temat më të dikutuara për momentin, për të cilin është shumë i madh ...
TIRANË– Pesë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një askidenti automobilistik. Dosja.al mëson se ngjarja k...
ITALI– “Le iene”, emisioni investigativ italian që bëri publike historinë e Alvin Berishës dhe mundësoi nxitjen e qytetarëve anembanë botës në mënyrë që 11-vje&...
TIRANË– Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete. Si pasojë ka mbetur e vdekur bashkësho...