LIVE UPDATES
Politike

ME VIDEO: Incident në Sharrë, dy përfaqësuesit e PD-së ‘përplasen’ me punonjësit e landfillit, banorët s’i lënë

18 Tetor 2020, 12:53 Nga DOSJA

TIRANË– Incident në Sharrë mes dy zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të landfillit. Zëdhënësja Ina Zhupa dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, sipas PD-së, u penguan që të kryenin denoncimin e tyre nga landfilli i Sharrës në periferi të Tiranës. Demokratët kanë publikuar pamje dhe video nga përplasja në Sharrë, ku punonjësit kanë ndërhyrë duke mos i lënë të flasin dy zyrtarët e PD-së. Të dy pretendojnë se janë penguar me forcë duke u sulmuar edhe verbalisht nga punonjësit e pranishëm.

Në momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive. Pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës”. Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Nuk ka asnjë shqiptar sot se 4 vite më parë kjo skenë krimi, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj ka humbur jetën. Jemi penguar me forcë, verbalisht jemi agresuar nga punonjësit për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha,“-tha Këlliçi në një deklaratë për shtyp. 

Ndërkohë Zhupa nga ana tjetër thotë se SPAK nuk duhet të heshtë para provave dhe fakteve që nxjerr zbuluar kupolën më të madhe mafioze në Shqipëri.

Kanë arritur deri në atë pikë sa kompanive private që depozitojnë mbetjet në “Landfillin e Sharrës” u marrin 60 euro për ton duke i klasifikuar këto si mbetje industriale, ndërkohë që kjo është një vepër penale pasi Shqipëria nuk ka leje për të pasur një Landill për mbetje industriale. SPAK nuk duhet të heshtë përpara fakteve. SPAK nuk duhet të heshtë për të zbuluar këtë lidhje në madhe mafioze që prek kupolën më të lartë të shtetit dhe të pushtetit në Shqipëri. SPAK duhet të hetojë pa vonesë lidhjet me mafian italiane dhe kush janë pronarët e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve,’– tha në deklaratën për mediat Zhupa.

Pas deklaratës në selim, të dy kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe kanë depozituar një kallëzim penal duke pretenduar se janë shantazhuar dhe janë kërcënuar për shkak të detyrës teksa ishin duke bërë në denoncim në mbrojtje të interesit publik.

 

Ndërsa nga ana tjetër e gjitha është parë si një revoltë e banorëve të zonës, të cilët gjithashtu punojnë në landfill. Sipas Bashkisë së Tiranës, Zhupa dhe Këlliçi kanë kërkuar që të lexojnë deklaratën e tyre, dhe pikërisht në atë moment janë ndërprerë nga punonjësit. Edhe pse Këlliçi ka kërkuar kohën e tij për të bërë denoncimin e tij, sërish punonjësit nuk kanë pranuar, duke i përsëritur se tanimë paguhen me një rrogë normale, dhe jo me 30 lekë si dikur.

 

DIALOGU I KAPUR NGA KAMERAT:

Belind Këlliçi: Nëse unë gënjej, çfarë problemi ka? Nxirr të vërtetat dhe më padit.  

Punëtorja 1: Kur ishte me 30 lekë, pse nuk erdhe të na qaje hallin ne?

Ina Zhupa: Ju jeni për bukën e gojës, ju nxjerrin këtu. Ju shkëpusin nga puna për të cilën paguheni me taksat tona.

Punëtorja 2: Mos gënjeni. Po për bukën e gojës jam, por me ju merrja 30 lekë. Jetoja mes plehrave dhe kisha plehrat në derë të shtëpisë.

Ina Zhupa: Ke punuar me Ardit Gjoklaj?

Punëtorja: Me Lulëzim Bashën kam punuar dhe Dionis Teqen, aty kena punu. 

DEKLARATAT E PLOTA PËR SHTYP

Belind Këlliçi

Përshëndetje të dashur qytetarë! Jemi këtu sot para jush se bashku me kolegen, me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa për të denoncuar në fakt një ngjarje skandaloze, një ngjarje kriminale të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Së bashku me Inën sot kemi qenë në “Landfillin e Sharrës”, per te denoncuar me fakte dhe shifra aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Ne orët e para të mëngjesit kemi shkuar në rreth rrotullimin e inceneratorit të Tiranës, në “Landfillin e Sharrës”, në një territor ku është ambient publik, jo zonë private e rrethuar. Ne momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive. Pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës”. Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Nuk ka asnjë shqiptar sot se 4 vite më parë kjo skenë krimi, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj ka humbur jetën. Jemi penguar me forcë, verbalisht jemi agresuar nga punonjësit për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha. Nëse gjithçka është transparente, nëse nuk kemi të bëjmë përpara me një nga aferat me të rënda korruptive të këtyre 7 viteve atëherë lind pyetja: Nga se fshihet Edi Rama? Nga çfarë ka frikë Erion Veliaj? Përse duhej sot të jepnin urdhër për të ndaluar drejtuesit e Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre? Nëse anëtarët e mafies së plehrave dhe drejtuesit e saj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj apo shokët e tyre të Ndraghet-es apo bandës së Lushnjës mendojnë se na kanë intimiduar dhe ndaluar në detyrën tonë, po ua themi sot se e kanë shumë gabim. Ne do të vijojmë çdo ditë në bërjen transparente të fakteve dhe shifrave sesi kjo aferë prej dhjetëra milionë eurosh çdo vit rëndon çdo ditë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit. Por për të folur me shume ne lidhje me faktet dhe shifrat që do denonconin ditën e sotme, ju informon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

Fjala e Ina Zhupës

Situata që ndodhi sot në mëngjes, siç tregoi edhe Belindi, kishte një qëllim, që të na mbyllte gojën dhe të na bënte të pamundur thënien e fakteve të vërteta, të patjetërsueshme të asaj afere kriminale dhe mafioze që Rama, Ahmetaj dhe Veliaj e kanë vënë në jetë prej vitit 2017. Ata duan që të mos i përgjigjen pyetjes së thjeshtë që ka çdo shqiptar sot. Kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve. Kush janë pronarët që fshihen pas kontove në parajsat fiskale. Për cilët pronarë Edi Rama në vitin 2017 shkeli Ligjin e Prokurimeve Publike. Nuk bëri njoftim 50 ditor në mediat ndërkombëtare. Nuk bëri garë ndërkombëtare. Bëni një tender pa kritere teknike. Pa terma reference vetëm e vetëm për t’ia dhënë të paracaktuarit të tij, pronarët e të cilëve nuk dihen ende sot dhe për këtë duhet të japë përgjigje Edi Rama. Brenda natës ata arritën që “Sharrën” ta shndërronin nga një shërbim publik, në një monopol privat. Nga një shërbim publik që paguhej 12 mijë lek të vjetra metri kub, në një monopol privat ku do të duhet të paguhen mbetjet e qytetit me 29 euro pa TVSH, ose 36 euro me TVSH. Pikërisht në shërbim të kësaj afere Erjon Veliaj ka rritur taksat e pastrimit që paguajnë qytetarët e Tiranës, ku çdo qytetar i Tiranës sot paguan 75 mijë lek më shumë taksë pastrimi. Çdo biznes i vogël i Tiranës sot paguan 220 mijë lek më shumë taksë pastrimi. Çdo biznes i madh i Tiranës sot paguan 1 milionë e 100 mijë lek më shumë taksë pastrimi. Taksë kjo e rritur në shërbim të këtyre inceneratorëve. Ata sot donin të pengonin thënien e të vërtetave, donin të pengonin malin e plehrave që dallohet me sy të lirë sapo i afrohesh Landifillit. Sepse ky është një Landifill dhe inceneratori që nuk funksionon, funksionon vetëm në një pjesë të tij, në pjesën për të marrë taksat e qytetarëve të Tiranës, në pjesën për të pasuruar pronarët që nuk dihet se kush janë. Kompania që duhej të bënte riciklimin e mbetjeve eko-Tirana me bashkëpronare 51% Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë, nuk e bën këtë proces. Pra, mbetjet atje shkojnë të pa ricikluara. Eko – Tirana, ortaku i saj italian 49% sot hetohet nga Anti Mafia italiane, hetohet nga Prokuroria italiane për lidhjet mafioze me Ndraghet-ën, por në Shqipëri kjo aferë nuk hetohet edhe sot e kësaj dite pas denoncimeve të shumta dhe të herëpashershme të Partisë Demokratike. Kanë arritur deri në atë pikë sa kompanive private që depozitojnë mbetjet në “Landfillin e Sharrës” u marrin 60 euro për ton duke i klasifikuar këto si mbetje industriale, ndërkohë që kjo është një vepër penale pasi Shqipëria nuk ka leje për të pasur një Landill për mbetje industriale. SPAK nuk duhet të heshtë përpara fakteve. SPAK nuk duhet të heshtë për të zbuluar këtë lidhje në madhe mafioze që prek kupolën më të lartë të shtetit dhe të pushtetit në Shqipëri. SPAK duhet të hetojë pa vonesë lidhjet me mafian italiane dhe kush janë pronarët e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve. Opozita shqiptare nuk intimidohet. Të tilla skena nuk na trembin dhe nuk na bëjnë të heqim dorë nga thënia e të vërtetës dhe fakteve, përpara qytetarëve shqiptarë.

(K.M)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi ina zhupa landfilli në sharrë sharre belind kelliçi ina zhupa landfilli në sharrë sharre


Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë