LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllja e kufijve i bllokon në Shqipëri emigrantët nga Lindja e Mesme

18 Prill 2020, 21:52 Nga DOSJA
Mbyllja e kufijve i bllokon në Shqipëri emigrantët nga Lindja e

SHQIPËRI– Një grup emigrantësh nga Siria mes të cilëve dhe një minoren, ishin ndër të paktët këmbësorë përgjatë rrugës Lezhë-Laç të enjten, ndërsa qarkullimi i njerëzve dhe makinave është kufizuar për shkak të masave kundër epidemisë së COVID-19. Por ndryshe nga drejtimi që ndjekin zakonisht refugjatët në Shqipëri, nga Jugu në drejtim të Veriut, grupi prej 4 vetësh me çanta të mëdha pas shpine ecën nga Lezha në drejtim të Laçit. Muhamedi, i vetmi në këtë grup që fliste anglisht, i tregoi BIRN se ata po ktheheshin në Tiranë pasi kishin dështuar të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Ka 10 ditë që ecin në këmbë,” tha ai. “Kemi qëndruar tre ditë në Han të Hotit, por nuk na lejuan që të kalojmë në Mal të Zi,” shtoi emigranti nga Siria. Prej mbylljes së kufijve për shkak të përhapjes së COVID-19, dhjetra emigrantë kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri duke e pasur të pamundur të ndjekin rrugën drejt veriut të Europës, edhe pse thonë se nuk duan të qëndrojnë në vendin tonë.

Shqipëria bënë pjesë në ashtuquajturën rruga migratore e Ballkanit Perëndimorë. Emigrantët nga Lindja e Mesme – pasi kalojnë detin Egje dhe mbërrijnë në Greqi, udhëtojnë transit në mënyrë të paligjshme përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe në më pak raste Serbisë, në përpjekje për të arritur në Evropën Perëndimore. Sipas Agjencisë Europiane për Kufirin dhe Rojen Detare, FRONTEX – e cila patrullon dhe kufijtë e Ballkanit Perëndimorë falë një marrëveshje me qeveritë e rajonit, në muajin mars u regjistruan 1100 gjurmime të kalimeve të paligjshme të kufirit në rrugën migratore të Ballkanit Perëndimorë, duke shënuar një rënie me 45 % krahasuar me muajin paraardhës, e cila besohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Megjithatë, FROTEX nënvizon se në tre muajt e parë të vitit, numri i kalimeve të paligjshme kufitare u dyfishua në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në më shumë se 5700 emigrantë . Shtetasit e Sirisë dhe Afganistanit përbënin shumicën e emigrantëve të zbuluar në këtë rajon gjatë kësaj periudhe. Lëvizjet e refugjatëve sirianë janë të shpeshte përgjatë rrugës që përshkon qarkun e Lezhës nga Mamurrasi në drejtim të Shkodrës. Këtë e konfirmon edhe një shitës karburanti që nuk donte të identifikohej.

“Duke qenë se qarkullimi është i bllokuar, tani shikon më shumë refugjatë duke lëvizur në rrugë,” tha ai, duke theksuar se thuajse çdo ditë shikohen grupe të vogla, duke lëvizur në këmbë në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

“Madje shpesh herë ndalojnë për të kërkuar ujë,” nënvizoi shitësi i karburantit.

Muhamedi, pjesë e grupit që BIRN takoi në rrugën mes Lezhës dhe Laçit, tha se kishin qëndruar rreth një muaj në Shqipëri.

“Unë jam nga Siria – për shkak të situatës që është krijuar atje jam larguar,” shpjegoi ai. “Ka më shumë se një muaj që kam hyrë në Shqipëri sëbashku me shokët e mi dhe disa ditë kemi qëndruar në kampin e refugjatëve në Tiranë,” shtoi Muhamedi.

Ai tha se pas një kohe qëndrimi në kamp kishin vendosur të niseshin sërish dhe të merrnin rrugën për në Malin e Zi. Pas disa ditë ecjeje ata mbërritën në doganën e Hanit të Hotit që ndan dy vendet, por siç duket nuk ja kanë dalë të kalojnë në anën tjetër të kufirit.

“Nuk na lejuan që të kalojmë,” tha Muhamedi.

Burri tregon se vështiresitë dhe lodhja ishin të mëdha, për shkak se natën duhet të kalonin jashtë dhe rrugën për në kufi ishin të detyruar ta përshkonin në këmbë.

Natën e kalojmë jashtë dhe po përballemi me shumë vështirësi, na duhet të udhëtojmë për disa orë për të arritur sërish në Tiranë”, tregoi Muhamedi. “Jemi shumë të lodhur,” shtoi ai.

Siriani theksoi se situata e krijuar nga koronavirusi i ri i ka frikësuar emigrantët dhe i ka penguar të lëvizin për shkak të mbylljes së kufinjve.

Megjithatë, për shkak të situatës së krijuar policia nuk i ka kufizuar lëvizjet e tyre nëpër Shqipëri. Policia që në një situatë normale do t’i kishte ndaluar dhe dërguar në ndonjë qendër për emigrantët, tani nuk i shqetëson kur i sheh në rrugë.

“Policia s’na ka thënë gjë edhe pse na kanë parë disa herë,” tha Muhamedi. “Kemi shumë frikë se mund të infektohemi nga COVID-19, por mundohemi të tregohemi të kujdesshëm,” shtoi ai.

Grupi i emigrantëve duke u shlodhur rrugës për në Tiranë | Foto : E. Hila

Grupi prej 4 sirianësh tha se edhe pse kishte para me vete për të blerë ushqime, mbyllja e dyqaneve nga karantina e kishte bërë të vështirë sigurimin e ushqimeve gjatë rrugës.

“Të holla kemi edhe për pak ditë, por po hasim vështirësi për të siguruar ushqim. Dyqanet janë të mbyllura,” tha Muhamedi, i cili shpjegoi se për këtë arsye kishin blerë sasi të madhe ushqimi që e mbanin si rezervë.

Nga lodhja konsumojmë shumë, por shpresoj që të arrijmë së më shpejt në Tiranë dhe të shkojmë sërish në kamp,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 sirianet ne shqiperi plani i masave per covid-19 sirianet ne shqiperi


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale