LIVE UPDATES
Aktualitet

Kapuç si RENEA dhe xhup OFL! Mbyllen hetimet për dy vrasjet e bujshme në Durrës, Talo Çela e Nuredin Dumani ekzekutuan vël

16 Qershor 2021, 14:47 Nga DOSJA
Kapuç si RENEA dhe xhup OFL! Mbyllen hetimet për dy vrasjet e

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë mbyllur hetimet për të shumë kërkuarin Talo Çela dhe grupin e tij, që akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar. Gazetarja Klodiana Lala tha për News 24, se për mbylljen e hetimeve, prokuroria është bazuar në dëshminë e dhënë nga i penduari i grupit, Klevis Alla.

Mbështetur në dëshminë e të penduarit Alla, SPAK finalizoi hetimet dhe ngriti akuza zyrtare, për të shumëkërkuarit Talo Çela e Nuredin Dumani si dhe ndaj Altin Ndocit, që janë mnarrë të pandehur për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të shkuar.

Çela, Dumani e Ndoci akuzohen për veprat penale ‘vrasje në rrethana cilësuese’, ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’, dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Përpara grupit hetimor, Alla ka shpjeguar se ishte Nuredin Dumani, ai që i dërgoi foton e Besmir Haxhisë dhe i tha se do ta vriste. Ai thotë se automjetin që përdorën në vrasje e bleu Nuredini në zonën e Astirit, ndërsa atij i kishin premtuar 10 mijë euro që të kishte rolin e shoferit gjatë vrasjes. Alla shton më tej se ai e kishte refuzuar këtë rol, por Dumani dhe Çela e kanë kërcënuar më pas. Para hetuesve ai tregon se u takua me ekzekutorët, Dumani e Çela tek tuneli në Shënavlash, pak minuta para se të qëllonin për vdekje dy vëllezërit. Sipas tij, Dumani kishte kapuç si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL, ndërsa Talo Çela kishte maskë me fytyrë njeriu. Vetë Alla tregon se ka qenë ai që e ka nxjerrë në pritë Besmir Haxhinë, të cilin e ka marrë në telefon dhe i ka thënë ‘dil të marrësh borxhin’. Sipas Allës grupi ishte përçarë pasi në lojë ishin future paratë e grabitjes së Rinasit.

Rrëfimi i Klevis Allës:

Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë.

Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuc si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se sbën dhe me ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin. Armët i hodha në kanalin përballë xhamisë me dy minaret.

Makinën e lashë te varrezat në Arapaj. Të nesërmen kam shkuar me biçikletë te makina dhe kam mbledhur gëzhojat dhe i futa në një qese, të cilën e hodha në një rezervuar. Më telefonoi polici, Arbeni më kërkoi të shkoja në polici. U tremba, por vendosa të shkoj. Tregova ngjarjen. Dërgova policinë te vendi ku hodha armët. Polumbarët i gjetën. I tregova dhe vendin ku hodha qesen me gëzhojat dhe vendin ku lashë makinën e çelesin e saj. Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill 2020 brenda makinës së tyre, të llojit “Voklswagen”, me 55 plumba, tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyrin. Ngjarja ka ndodhur vetëm një kilometër larg zonës ku janë vrarë më 2 mars të të njwjtit vit dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Avdia e Shkoza ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza nuredin dumani talo çela viktor haxhia vrasje ne nishtulle anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza nuredin dumani talo çela viktor haxhia vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet