Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nëpërmjet një deklarate për mediet u shpreh se në mbi 80% të shkollave të vendit mungojnë kushtet e higjenës. Ndërkohë ajo denoncoi se mbi 50 mësues janë të infektuar me COVID-19.
“Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish. Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë. Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar”, u shpreh deputetja.
Deklarata e plotë:
Java e parë e vitit të ri shkollor dëshmoi që qeveria ishte e papërgatitur për pritjen e nxënësve dhe të mësuesve në kushte pandemie. Edi Rama mashtroi me premtimin për rindërtimin dhe hapjen e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në këtë shtator. Asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues.
Në javën e parë të vitit të ri shkollor doli në pah shqetësimi kryesor i yni dhe i prindërve se në rreth 80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Kjo ka ndodhur sepse në 8 vjet, investimet e kësaj qeverie në arsim kanë shkuar vetëm për fasadën, asgjë për kushtet reale që ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit.
25 milonë euro ka mbledhur Erion Veliaj taksë për infrastrukturën shkollore në Tiranë, por këto para nuk kanë shkuar për përmirësimin e kushteve të shkollave në Tiranë.
Me 25 milionë euro duhet të ishin ndërtuar të paktën 10 shkolla supermoderne ose të ishin transformuar dukshëm të gjitha shkollat e kryeqytetit. Këta na rrisin taksat dhe pastaj taksat zhduken pa dhënë askush llogari ku shkojnë.
Qeveria nuk shtoi asnjë qindarkë për të rritur sigurinë e nxënësve dhe të mësuesve. Vetëm nga të dhënat tona, në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë
Në Tiranë janë dy shkolla të mëdha me mësues të infektuar.
Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku nëndrejtoresha ka rezultuar me COVID, duke infektuar edhe 2 mësuese të tjera. Gjithçka është mbajtur e fshehur deri në denoncimin e një mësueseje, ndërkohë që janë testuar një numër i kufizuar mësuesish. Tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi” ka më shumë se 5 mësues të infektuar, por situata kritike mbahet e fshehtë. Tek shkolla “Jerodim De Rada”, 10 mësues janë të infektuar dhe 12 të tjerë të karantinuar
.
Në Delvinë janë 3 të infektuar: 1 mësuese, 1 edukatore kopshti dhe 1 sanitare.
Në Sarandë janë 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar.
Në Ersekë janë 12 mësues të infektuar.
Edhe në Bulqizë janë 4 mësues me Covid, por nuk është urdhëruar pezullimi i mësimit siç parashikonte edhe vetë udhëzuesi i qeverisë.
Kushtet janë skandaloze në të gjithë vendin. Në dhjetëra shkolla mungojnë termometrat, si masa më elementare anticovid.
Qeveria e Shqipërisë është shumë mbrapa asaj të Kosovës, e cila ka certifikuar të gjitha shkollat e saj. Në Kosovë e dinë se cila shkollë i përmbush kushtet higjeno-sanitare dhe cila jo. Vetë Ministri i Arsimit ka dalë në inspektime që përpara vitit të ri shkollor. Ndërsa tek ne, bëhet vetëm propagandë pa marrë asnjë masë konkrete.
Për mësuesit dhe edukatorët duhet pa vonesë testim masiv. Nuk është një investim i madh në para, janë më pak se 2 milionë dollarë, të cilat sigurojnë testim kombëtar për COVID 19 dhe testim serologjik, nëse mësuesit e kanë kaluar apo jo virusin.
Testimi për mësuesit dhe stafin në shkolla. Uji i rrjedhshëm ne shkolla Termometrat dhe dezinfektantët Maskat falas në shkolla Marrja e masave për të shmangur grumbullimet e familjarëve. Transporti brenda kushteve të sigurisë janë vetëm disa nga masat më elementare që qeveria duhet të marrë me urgjencë përpara se të jetë shumë vonë. Partia Demokratike do të vazhdojë ta monitorojë më vëmendje situatën kritike në shkolla, jo vetëm nga pikëpamja e shëndetit, por edhe e cilësisë së mësimdhënies. Mungesa e kushteve të sigurisë për shëndetin ka krijuar që tani gropa të mëdha në arsim. Orët e shkurtuara dhe mbingarkesa torturuese për mësuesit janë 2 tregues të rëndësishëm se dijet e fëmijëve në shkolla do të jenë të cunguara.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kantierin e ndërtimit të shkollës 9- vjeçare “Vaçe Zela”, në të cilën është integr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me draftin e propozuar nga Partia Socialiste për hapjen e listave. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i...
DIBËR- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ditën e sotme ka ka vizituar Zall Dardhën në Dibër, ku dhe ka kujtuar edhe këngën e Qerim Sulës të cilën ja kishte...
Deutsche Welle: Zoti Rama, cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani?Edi Rama: Jam i ftuar në një forum të rëndësishëm të politik-bërjes në Bavari, me një q...
TIRANË- Zbardhet formula e socialistëve, për mënyrën se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve me lista të hapura. Së pari, në fletën e votimit votuesi do...
TIRANË– Fredi Beleri, kreu i PBDNJ në Himarë ka qenë në një lidhje me “Zoom” me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi çështjen e detit mes ...
BERLIN – Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka folur në një intervistë për “Deutsche Ëelle” lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkim...
BERLIN– Në intervistën për DW në Berlin, Kryeministri Rama ka folur edhe për propozimin që ka bërë deputeti norvegjez që presidentit të SHBA-së, Donald Tr...
BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për DË, ku është shprehur se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gje...