Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lobimi i Kroacisë që Kosova t’i bashkohet NATO-s,Kurti:Shpresoj ta ketë bërë edhe Shqipëria
24 Mars 2022, 20:58Nga DOSJA
KOSOVË- Pasi sot Kroacia ka bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet NATO’s, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se shpreson që edhe Shqipëria e ka bërë të njëjtën. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti në KTV tha se Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë e të afirmojë nevojën e Kosovës që të bëhet anëtare e NATO’s.
“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe nje popull mik. Edhe në kohën e ish-Jogusllavinë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për të balancuar dominimin e Beogradit. Ju e mbani mend se si Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendra në ish-Jugosllavi të cilat në një farë mënyre na kanë përkrahur neve gjatë kohës së okupimit, dhe në këtë mënyrë arrinin sado pak ta balanconin hegjemonin e cila vinte nga Beogradi. Prandaj për neve nuk ishte e çuditshme mbështetja e tyre, por gjithnjë jemi falënderues dhe mirënjohës. Duhet ta pyesim, shpresoj që e ka bërë. Shqipëria është anëtare e NATO’s, nuk është anëtare e BE. Por, edhe Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë, afirmojë nevojën e Kosovës që së pari të bëhet pjesë e programit të partneritetin për paqe, e më pastaj edhe anëtare me të drejta të plota në NATO”, tha Kurti.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SERBI- Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë dhe 1 ditë pas vdekjes së Madeleine Albright serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerik...
BRUKSEL- Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ai mendon se nuk ka gjasa të ketë një luftë të p...
UKRAINË- Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ende nuk është në gjendje të marrë furnizime mjekësore të nevojshme në qytetin jugor të rrethuar të Ma...
BRUKSEL- Shefja e BE-së Ursula von der Leyen ka deklaruar se Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përdorë energjinë për të shantazhuar kontinentin. BBC shkruan...
BRUKSEL- Presidenti francez, Emmanuel Macron paraqiti detajet e një nisme të propozuar të sigurisë ushqimore të udhëhequr nga BE, e krijuar për të lehtësuar rre...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ngriti një padi të gjerë federale të enjten kundër ish-sekretares Hillary Clinton dhe njerëzve që dyshohet se janë ...
BRUKSEL- Presidenti amerikan, Joe Biden tha të enjten se ai beson se Rusia duhet të hiqet nga Grupi i 20-ës dhe se i takon Ukrainës të vendosë nëse është e nevo...
BRUKSEL– Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se udhëheqësit diskutuan mundësitë e mungesës së ushqimit të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës duke theksuar...