LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në Hawaii/ Vazhdojnë evakuimet në Maui, shkon në 80 numri i viktimave, qindra të zhdukur

• Vazhdojnw evakuimet në ishullin Havai të Maui ndërsa flakët zvarriten më pranë qytetit të Kaanapali. • Deri më tani, 80 persona janë konfirmuar të vdekur në atë që është fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit amerikan. • Qindra të tjerë janë raportuar të zhdukur ndaj edhe numri i viktimave pritet që të rritet. • Autoritetet kanë paralajmëruar se do të duhen shumë vite për të riparuar dëmet e shkaktuara nga zjarret në ishullin Maui. Deri më tani më shumë se 1000 ndërtesa janë shkatërruar vetëm në Lahaina. • 6 strehimore në funksion në Maui për të zhvendosurit dhe zyrtarët thanë se po hartonin një plan për t'i strehuar ata në hotele dhe prona turistike me qira. • Ishulli është shtëpia e shumë njerëzve të pasur, duke përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Ai dhe partnerja e tij Lauren Sanchez kanë premtuar 100 milionë dollarë (79 milionë £) për të ndihmuar viktimat e zjarrit. • Zjarret në ishullin Maui të Havait dhe Big Island filluan të martën në mbrëmje. Shkaku ende nuk dihet, por sapo u ndez, erërat e stuhisë dhe moti i thatë ndihmuan në ndezjen e flakëve.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Hawaii/ Kurti ngushëllon familjet e viktimave: Kosova qëndron me banorët e ishujve në këto kohë sfiduese

Zjarret në Hawaii/ Vazhdojnë evakuimet në Maui, shkon në 80
Albin Kurti

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, për viktimat nga zjarret shkatërruese në këtë pjesë të SHBA-së. Kurti, përmes një postimi në platformën X, shkruan se Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese.

"Shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të sinqerta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, ka shkruar Kurti. 

Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore deri më tani në Hawaii ku mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 për qind. Zjarret në Hawaii janë më vdekjeprurëset në SHBA që nga zjarri më 2018 në Kaliforni kur u vranë 85 persona. 

2 VITE ME PARE

Hawaii në flakë/ Sensibilizohen personazhet publik, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij dhurojnë 100 milionë dollarë për rimëkëmbjen e vendit

Zjarret në Hawaii/ Vazhdojnë evakuimet në Maui, shkon në 80
Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos

Miliarderi Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez i janë bashkuar presonazheve publikë të cilët janë sensibilizuar duke ofruar shuma të mëdha parash për Hawaiin i cili është duke u përballur me një fatkeqësi natyrore si pasojë e vatrave të zjarrit. Lauren Sanchez ka bërë një postim në Instagram, në të cilin thotë se së bashku do të ndajnë 100 milionë dollarë për zjarret në Hawaii dhe konkretisht, Maui County.

“Jeff dhe unë jemi të shkatërruar nga ajo që po ndodh në Maui. Ne po mendojmë për të gjitha familjet që kanë humbur kaq shumë dhe një komunitet që ka mbetur i shkatërruar. Nevojat imediate janë të rëndësishme, po ashtu edhe rindërtimi afatgjatë që do të duhet të bëhet”, shkruan ndër të tjera ajo. Më pas Lauren shtoi se ajo dhe Bezos “po krijojnë ‘Maui Fund’ dhe po lënë mënjanë 100 milionë dollarë për të ndihmuar që Maui të rikthehet në këmbë tani dhe në vitet në vijim", shkruhet në postimin në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos)

 

2 VITE ME PARE

Situatë dramatike në Hawai/ Arrin në 80 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për personat e zhdukur

Zjarret në Hawaii/ Vazhdojnë evakuimet në Maui, shkon në 80
Zjarr në Haëaii

SHBA- Numri i të vdekurve nga zjarret e Maui është rritur në 80, ndërsa ekipet e kërkimet vijojnë punën për të rënë në gjurmët e personave të zhdukur. 

Zjarret u bënë katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, duke tejkaluar atë të një cunami që vrau 61 njerëz në ishullin e madh të Hawaii në vitin 1960, një vit pasi vendi iu bashkua Shteteve të Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja. 

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ekipet e kërkimit janë duke kërkuar në rrënojat për të mbijetuar nga zjarri që dogji 1000 ndërtesa dhe la mijëra të pastrehë. 

2 VITE ME PARE

Zjarret në Hawaii! Rritet në 67 numri i viktimave

Zjarret në Hawaii/ Vazhdojnë evakuimet në Maui, shkon në 80
foto ilustruese

SHBA-Numri i të vdekurve nga zjarret në Maui të Hawaii është rritur në 67, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nëpër rrënojat e qytetit Lahaina. Mediat e huaja raportojnë se zyrtarët kërkojnë të përcaktojnë se si flakët u përhap kaq shpejt nëpër zonën turistike.

Evakuime të reja janë duke u zhvilluar në ishull teksa flakët po prekin edhe qytetin e Kaanapali.

Të favorizuara nga kushtet e thata atmosferike, temperaturat e nxehta dhe erërat e forta nga një stuhi kalimtare, të paktën tre zjarre shpërthyen në Maui këtë javë.

zjarret ne hawaii

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet