LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarr pranë azilit në Fier, flakët 'pushtojnë' katin e 2-të! Asfiksohen 8 të moshuar, dëshmia: Nuk dilnim dot (VIDEO)

•Shtëpia e të moshuarve në Fier është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure duke shkaktuar panik tek të moshuarit. •Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. •Zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike të ndodhur në godinën pranë shtëpisë së të moshuarve.• Fillimisht flakët janë pikasur në katin e dytë, duke shkaktuar dëme materiale ndërkohë që në panik 51 të moshuarit mes tymit e flakëve kanë dalë në oborr. •8 prej tyre janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. •Ndërsa, lidhur me rastin ka reaguar edhe kryebashkiaku, Armando Subashi i cili ka thënë se zjarri ka qenë aksidental dhe nuk ka patur rrezik në njerëz. •Sakaq, edhe të moshuarit e tjerë janë evakuuar, ndërsa një prej tyre ka treguar se dalja nga godina ka qenë e vështirë për shkak të tymit që përshkoi katin e dytë. •Zjarrfikësit po punojnë për të normalizuar situatën.  

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

'Erdhi i gjithë tymi brenda'/ E moshuara tregon momentin e zjarrit në azil: Kur zbritëm shkallët s’u mbushëm dot me frymë

Zjarr pranë azilit në Fier, flakët 'pushtojnë'
E moshuara

FIER- Mes panikut për incidentin e papritur, të moshuarit e azilit të Fier kanë treguar momentin kur ndërtesa u përfshi nga flakët dhe përpjekjet për të dalë sa më parë. Një prej të moshuarave tregon se ajo ka qenë në dhomë në momentin kur ka ndjerë aromën e tymit e më pas ka rënë alarmi për zjarr. Ajo gjithashtu tregon se ka qenë e vështirë dalja përmes shkallëve pasi tymi kishte mbuluar gjithë godinën. 

“Kur unë e pashë, tymi po vinte. Gjithmonë sirena bie për një incident të vogël. Kur e pashë tymin i thashë shoqes së dhomës çohu se po mbushet shtëpia me ty. Dhe ikëm avash avash, kur shkuam te shkallët e dyta nuk u mbushëm dot me frymë. Pastaj erdhën dhe na ndihmuan. Nuk ka pasur incidente. Kam 6 vite këtu dhe nuk ka bërë vaki. Shkëndija elektrike çfarë nuk mund të japi.  Ishim të gjithë brenda. Ka ardhur i gjithë tymi brenda dhe u bllokuam brenda. Jemi të gjithë brenda. Asnjë nuk prek shyqyr Zotit. Ishte një moment paniku por jo i dëmshëm”, tha një tjetër. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike të ndodhur në godinën pranë shtëpisë së të moshuarve. Fillimisht flakët janë pikasur në katin e dytë, duke shkaktuar dëme materiale ndërkohë që në panik 51 të moshuarit mes tymit e flakëve kanë dalë në oborr. 

 

2 MUAJ ME PARE

Zjarri ra në katin e dytë të shtëpisë së të moshuarve në Fier, kryebashkiaku jep detaje: S'kishte njeri në kuzhinë

Zjarr pranë azilit në Fier, flakët 'pushtojnë'
Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier

FIER- Detaje nga zjarri që përfshiu shtëpinë e të moshuarve pasditen e sotme në Fier. Mësohet se 8 të moshuar janë transportuar në spital për trajtim mjekësor pasi ishin asfiksuar. Ndërsa policia konfirmoi se zjarri ka rënë në katin e dytë të ndërtesës si pasojë e një shkëndije elektrike në banesën ngjitur. Megjithatë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku, Armando Subashi i cili tha se ka qenë një zjarr aksidental dhe më pas tymi është përhapur në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet kuzhina dhe mensa.

“Zjarri ka ndodhur në një orar ku nuk mensë dhe kuzhinë nuk ka pasur persona. Me punën që do të bëjmë sonte besoj se çdo gjë do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Përgjithësisht nuk kemi dëme në pjesën e godinës dhe besoj se deri nesër do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, tha Subashi duke theksuar se shumica e të moshuarve janë në gjendje të mirë.

 Të paktën 5 autoambulanca janë larguar nga shtëpia e të moshuarve në drejtim të spitalit, ndërsa dy të tjera ndodhen në vendin e ngjarjes. Asnjë prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ 'Janë dy të paralizuar', zjarri në azilin në Fier, momenti kur të moshuarit transportohen në krahë tek Ambulanca

Zjarr pranë azilit në Fier, flakët 'pushtojnë'
Momenti kur transportohen të moshuarit

FIER- Dalin pamjet nga momenti kur të moshuarit transportohen nga shtëpia e të moshuarve në Fier, drejt ambulancës pasi u asfiksuan nga zjarri që përfshiu ndërtesën pasditen e sotme. 

“Janë dy të paralizuar!’ Dëgjohet njëri të thotë ndërsa ambulanca afrohet për t'i dhënë ndihmën e parë të moshuarve.

Pasi ambulanca largohet, në një plan tjetër shihet një punonjës i zjarrfikëse hipën në katin e dytë për të hequr tendat me qëllim që të mos marrin flakë.


Policia informoi se zjarri ka rënë në katin e dytë rreth orës 15:30 Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore. 

2 MUAJ ME PARE

Zjarr te Shtëpia e të Moshuarve në Fier, disa persona të asfiksuar, transportohen në spital

Zjarr pranë azilit në Fier, flakët 'pushtojnë'
Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier

FIER- Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në shtëpinë e të moshuarve në Fier, e cila është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndije elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur. Të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit pasi disa prej tyre janë të asfiksuar. 

"Fier/Informacion paraprak Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia. 

zjarr ne azilin ne fier

Sondazh

Poll

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve