LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Në Fier shkrumbohet banesa 2 katëshe, në Vlorë mbërrin helikopteri

•Ditën e sotme disa zona në vend janë përfshirë nga flakët. •Në fshatin Margëlliç të Fierit, flakët e zjarrit të cilat nisën në zonat pyjore, rrezikuan kabinat elektrike. •Pranë vendit të ngjarjes mbërritën zjarrfikës të reparteve Patos, Roskovec e Albpetrol për të shuar zjarrin. •Më pas, flakët u përhapën me shpejtësi në një banesë dy katëshe në Patos. •Banesa rezulton të jetë në pronësi të Xhemal Goxhaj i cili u largua ditën e djeshme për në Greqi, ndërsa në shtëpi ishin vetëm bashkëshortja dhe fëmijët të cilët kanë shpëtuar. •Flakët rrezikojnë që të prekin edhe banesat e tjera që janë pranë. • Zjarret kanë shpërthyer dhe në Vlorë. • Në fshatin Kaninë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizur nga era. •Drejt vendit të ngjarjes është nisur edhe një helikopter për të shuar flakët, pasi rrezikohen edhe banesat që janë pranë saj.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zjarri në Vlorë, Prefekti: Disa banesa rrezikohen të digjen

Zjarret në vend/ Në Fier shkrumbohet banesa 2 katëshe, në
Flamur Mamaj

VLORË- Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj u ka bërë thirrje banorëe që të ndërhyjnë për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesa. Në një prononcim për mediat, Memaj tha se me rënien e intensitetit të erës do të kenë mundësi që të gjejnë pikat më të rrezikshme. Po ashtu ai ka deklaruar se nga zjarri 2-3 banesa mund të rrezikohen nga flakët.

“Situata ka agravuar për shkak të erës. Reagmi i forcave zjarrfikse dhe ndërhyrjes nga ajri ka qenë shumë i shpejtë dhe po jep rezultatet e veta. Shpresojmë të bjerë intensiteti i erës që të kemi mundësi të identifikojmë pikat më të rrezikshme për të ndërhyrë dhe për të evituar djegien e ndonjë banese. Forcat e tjera nuk mund të angazhojmë. Ky ka qenë reagimi i shpejtë. Janë forcat e pyjores, zjarrfikëset dhe ndërhyrja nga ajri që është më e shpejta e realizuar. Kemi 2-3 banesa që mund të rrezikohen, por prej rrethimit me rrugë makine, besoj se nuk do të kemi probleme. Nesër do të identifikojmë sa rrënjë ullinj janë dëmtuar. Ne po vlerësojmë situatën për ndërhyrje me zjarrfikëse dhe vullnetarë. Të gjithë këta vullnetarë, banorët e zonës duhet të ndërhyjnë për të dhënë kontributin e tyre. Organet ligjzbatuese kanë hapur çështjet penale për të gjithë zjarret që janë në qarkun e Vlorës”, tha Mamaj.

Ditën e sotme ka rënë zjarr Margëlliç të Fierit si dhe në Vlorë. Nga flakët e zjarrit është shkrumbuar një banesë si dhe disa sipërfaqe me ullinj në Kaninë e Vlorës.

3 VITE ME PARE

Zjarri në Margelliç, Prefekti i Fierit: Kërkuam ndërhyrje nga ajri si dhe ndihmë nga Berati

 

Zjarret në vend/ Në Fier shkrumbohet banesa 2 katëshe, në
Lefter Shehaj

FIER- Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj ka deklaruar se asnjë banorë nuk janë rrezikuar nga zjarrët që kanë rënë. Në një prononcim për mediat, Shehaj tha se për të shuar sa më shpejt zjarret ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga qarku i Beratit si dhe ndërhyrje nga ajri. 

“Patëm dy vatra në banesë dhe një në shkurre dhe në zonën e Margellicit. Kërkuam ndihmë edhe nga qarku Berat, Kuçova dhe Dimali, për të qenë më të sigurt edhe me ndërhyrje nga ajri. Janë djegur shkurre, barishte dhe pak ullishte që do të vlerësohen në një fazë tjetër. Jeta e banorëve nuk është rrezikuar pasi ndërhyrja nisi afër banesave dhe jemi munduar ta vëmë nën kontroll. Gjithmonë kemi nevojë për të qenë sa më pranë, sa më afër”, tha ai.

Ditën e sotme ka rënë zjarr Margëlliç të Fierit si dhe në Vlorë. Nga flakët e zjarrit është shkrumbuar një banesë si dhe disa sipërfaqe me ullinj në Kaninë e Vlorës.

3 VITE ME PARE

Zjarri i përmasave të mëdha në Kaninë, mbërrin helikopteri në vendin e ngjarjes

Zjarret në vend/ Në Fier shkrumbohet banesa 2 katëshe, në
Foto ilustruese

VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Kaninë në Vlorë këtë të enjte. Mësohet se flakët janë përhapur fillimisht në një sipërfaqe me ullinj.

Dy automjete të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes megjithatë terreni i vështirë ka pamundësuar ndërhyrjen e tyre, ndaj dhe tani ka nisur ndërhyrja nga ajri. 

Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinj. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit,”- thuhet në njoftimin e policisë.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Zjarri i madh në Patos, shkrumbohet banesa dy katëshe

Zjarret në vend/ Në Fier shkrumbohet banesa 2 katëshe, në
Zjarri

PATOS- Zjarri i madh i cili ka përfshirë ditën e sotme sipërfaqen të mëdha në Patos, ka shkrumbuar një banesë. Banesa dy katëshe e cila ndodhet në lagjen '29 marsi' është djegur e gjitha. Fatmirësisht, nëna me fëmijën kanë mundur të shpëtojnë. 

Zjarri i madh nisi sot në kodrat e Margëlliçit në Patos. Flakët dogjën një sipërfaqe të madhe e cila është zonë e kultivuar me ullinj. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

3 VITE ME PARE

VD- Zjarr në Margëlliç të Fierit, rrezikohet një kabinë elektrike

Zjarret në vend/ Në Fier shkrumbohet banesa 2 katëshe, në

FIER- Ditën e sotme ka rënë zjarr Margëlliç të Fierit. Flakët e zjarrit rrezikohet një kabinë elektrike, e cila është shumë pranë vendit ku nisi fillimisht zjarri. Terreni i vështirë nuk e bën aspak të lehtë punën e forcave zjarrëfikëse.


Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës të reparteve Patos, Roskovec e Albpetrol.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet