LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35 shtëpi, MM: Evakuohuni nëse jeni pranë vatrave

• Zjarre aktive në Shqipëri. Aktualisht flakët janë aktive në Bukmirë të Mirditës, Selenicë, Krujë, Divjakë, Mat dhe Shkodër. • 35 shtëpi të pabanuara janë djegur pasditen e sotme më fshatin Grudë. • Në Divjakë një vatër zjarri rrezikon dhe një bombol gazi. • Një helikopter i Forcës Ajrore i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë të Mirditës, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar djegien e banesave. • Zjarri është aktiv edhe në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, dhe në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan. • Tre shtëpi të pabanuara janë shkrumbuar në Selenicë. Dëmet në bimësi dhe pemëtari janë të shumta. • OSSHE ka ndërprerë energjinë elektrike për zonat e linjës Rrëshen-Kaçinar për të gjithë qarkun e Lezhës dhe Matin. Kjo për të shmangur zjarreve masive që kanë përfshirë zonat. • Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.

33 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Situata nga zjarret, Bardh Spahia bën bilancin: Dëmet në sipërfaqet e gjelbërta kanë qenë të shumta

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka bërë bilancin e zjarreve këto ditë. Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se dëmet nga zjarret kanë rezultuar në shkrumbim të shumë sipërfaqeve të gjelbërta. Po ashtu ai u ka bërë thirrje banorëve dhe gjithë institucioneve që të mbrojnë vendin nga zjarret dhe të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm.

Postimi i Spahias:

Jemi përballur gjatë këtyre orëve me një situatë aspak të zakontë që krijuan vatrat e zjarreve në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër. Fatkeqësisht dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera. Fatmirësisht ja dolëm të mos kemi cënim të jetëve njerëzore, që është kryesorja në të tilla situata. Falenderoj me mirënjohje pa fund të gjithë efektivët e repartit zjarrfikës Shkodër, që në të gjithë këto ditë kanë dëshmuar profesionalizëm, sakrificë dhe përkushtim maksimal në kryerjen e misionit të tyre. Do të përpiqem maksimalisht që si kryetar i Bashkisë Shkodër t’u gjindem pranë në përmirësimin e kushteve të punës dhe për një trajtim dinjitoz sa i përket pagave dhe orëve shtesë. Gjithashtu mirënjohje për të gjithë drejtorinë e shërbimit pyjor në bashki, që u angazhuan me kapacitet të plotë në përballimin e këtyre situatave. Për banorët e Bashkisë Shkodër kam një thirrje që ju drejtohet të gjithëve pa përjashtim, mbroni territorin nga zjarret, denonconi çdo veprim të paligjshëm dhe kontribuoni që të mos rrezikojmë jetët, shtëpitë dhe pronat nga zjarret që në këto temperatura ekstreme, përhapen me shpejtësi.

1 MUAJ ME PARE

Tedi Blushi poston videon: Shqipëria po përpihet nga flakët, qeveria asnjë masë

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarret

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi shkruan se papërgjegjshmëria e qeverisë po djeg vendin dhe se po shkrumbon pronat e qytetarëve. Po ashtu ai shkruan se shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor. 

Postimi i Plotë:

SHQIPËRINË E MORI RAMA, I VU ZJARR! Papërgjegjshmëria e Qeverisë po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike! 80% e banesave në Grudë-Fushë janë përpirë sot nga flakët! Ndërkohë në të gjithë vendin asnjë masë nuk po merret për parandalimin dhe fikjen e zjarreve. Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët). Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale! Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç'të mundin! Dorëheqjet sot janë pak! Shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor!

1 MUAJ ME PARE

Zjarri merr përmasa madhore, shkrumbohen 35 shtëpi në Grudë

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarri

MALËSI E MADHE-35 banesa të pabanuara janë shkrumbuar pasditen e sotme në Grudë të Koplikut. Mësohet se vatra e zjarrit në këtë vend ka marrë përmasa të mëdha, duke fshirë nga faqja e dheut çdo gjë që i del përpara. 

Për mbi dy orë flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke. Ndërkohë që situata pas dy ore luftë me flakët është përmirësuar, por dëmet janë katastrofike dhe se 80% e banesave janë djegur plotësisht. Por fëtmirësisht nuk ka dëme në njerëz. 

Po ashtu në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, ndërkohë që në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e fshatit, që me mjete rrethanore kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarr në Divjakë, digjet pylli me pisha, flakët pranë një bombole gazi

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarri

DIVJAKË- Një vatër zjarri është ndezur pasditen e sotme në Divjakë. Mësohet se zjarri ka përfshirë jë pjesë të madhe toke si dhe pylli. 

Ndërkohë që sipas videos të publikuar nga Joq Albania, shihet dhe një bombol e madhe gazi pranë flakëve. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e fkalëve. Po ashtu ato po ndihmohen dhe nga banorët e zonës, të cilët po punojnë me mjete rrethanore.

 

1 MUAJ ME PARE

Situata nga zjarret, Meta: Qeveria kur do e braktisë indiferencën për parandalimin e zjarreve

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar përt situatën e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe dihet që vendi është i ekspozuar ndaj zjarreve, nuk është marrë asnjë masë për ti parandaluar ato. Po ashtu ai ka ngritur disa pyetje në lidhje me mos angazhimin e qeverisë për shuarjen e zjarreve.

Postimi i Metës:

BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË! Është gjëja më e lehtë t'u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë. Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t'i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive. Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve? Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë? Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve?Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve? Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve). Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim.

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarr në Berat, flakët përfshijnë pyllin me pisha në Plashnik 

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarri

BERAT- Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në Berat. Mësohet se një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Plashnik. 

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e rënies së zjarrit, ndërkohë që era dhe terreni i vështirë kanë bërë favorizimin e flakëve. 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të ndihmuar dhe nga banorët.

1 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend, MM: Banorët pranë vatrave të evakuohen, Selenica është shumë problem

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Avioni i MM

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje qytetarëve që të evakuohen nga zonat që janë përfshirë nga flakët. Në një postim në Facebook, MM shkruan se problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. Sipas MM-së, nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin, ndërsa fektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat,”- thuhet në postim.

1 MUAJ ME PARE

Përfshihet nga flakët kodrat e Shën E Premtes në Divjakë

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Kodrat e Shën E Premtes

LUSHNJE- Kodrat e Shën E Premtes janë përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqje prej 20 hektarësh, duke djegur shkurre dhe ullishte. Flakët kanë përfshirë disa kodra me ullinj dhe të favorizuara nga era e fortë po përhapen masivisht.

Zjarri po kalon në Kodrat e Divjakës, afër fshatit Gërmenj. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse të Divjakës që po punojnë për izolimin e vatrave.

Zjarret masive kanë përfshirë vendin prej ditësh. Vatra aktive ka në Mat, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset kanë dalë në terren, por ndërhyrje nga ajri nuk ka ende. 

1 MUAJ ME PARE

Digjen tre banesa të pabanuara në Selenicë, dëgjohen shpërthime municionesh

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarr

VLORË- Tre shtëpi të pabanuara kanë marrë flakë dhe janë djegur në fshatin Dushkarak të Selenicës. Mësohet se si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Selenicën këtë pasdite, janë dëgjuar edhe shpërthime municionesh. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e shpërthimeve. 

Zjarret masive kanë përfshirë vendin prej ditësh. Vatra aktive ka në Mat, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset kanë dalë në terren, por ndërhyrje nga ajri nuk ka ende. 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz ndërpritet energjia elektrike

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarr

MAT- Pyjet vijonë të digjen edhe në bashkinë e Matit. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Mat nga krahu i Mirditës. Bëhet fjalë për zjarrin e shfaqur në vendin e quajtur Mali i Toles, në fshatin Lam i Madh të Njësisë Administrative Derjan. Forca të Bashkisë Mat, të mbështetura nga forcat e Ushtrisë, po punojnë pa ndërprerje për shuarjen edhe të kësaj vatre zjarri, por situata mbetet e vështirë, pasi tymi i shpërndarë nga era pengon punën e zjarrfikësve.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se të paktën në tre raste janë detyruar të tërhiqen pasi rrezikohej jeta e njerëzve. Puna po vazhdon, dhe, në disa vatra në drejtime të ndryshme janë izoluar flakët duke u shpëtuar zona pyjore. Megjithatë zjarri mbetet aktiv dhe paraqet rrezik për dëme të mëdha në krahun e Mirditës pasi ka avancuar shumë e nuk ka ndërhyrje forcash për shuarjen e tij. Ndërsa në zonën e Matit po punojnë aktualisht 47 forca, ku 20 janë forca të ushtrisë.

Nga ana tjetër, energjia elektrike mungon nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës dhe për këtë ndërprerje nuk ka asnjë njoftim nga OSHEE dhe nëse rryma elektrike do të rikthehet në Njësitë Administrative Ulëz dhe Baz të bashkisë Mat.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet nga Shkodra, flakët izolojnë zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarr në Shkodër

SHKODËR- Pamjet që po shikoni vijnë nga Shkodra aty ku është aktivizuar një vatër zjarri mjaft e rrezikshme. Kjo pasi në fshatin Vilzë të Postribës flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë bllokuar forcat zjarrfikëse e të ushtrisë.


Për këtë arsye është kërkuar ndihmë për të neutralizuar flakët, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë ndërhyrje nga ajri.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në Milot/ 'Shpërthen' famulltari i Kishës: Fëmijët kanë një javë që thithin tymin

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Helikopteri i ushtrisë në operacion për shuarjen e flakëve

KURBIN- Vijon të jetë ende problematike situata nga zjarret në Milot të Kurbinit. I favorizuar edhe nga era zjarri ështrë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje. 

Dhe pse është kërkuar prej ditësh të ndërhyhet nga ajri, vetëm ditën e sotme është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter. Tymi në zonë ka qenë shqetësim për banorët në zonë dhe veçanërisht për fëmijët.

Ka qenë famulltari i Milotit, Giovani Nitti ai që e ka ngritur këtë shqetësim. Ai u shpreh se tashmë është hapur dhe kampi veror që organizohet çdo vit në këtë qytet falë iniciativës së Kishes dhe fëmijët janë shprehur të shqetësuar.

“Ne jemi duke bërë kampin verorë me fëmijët dhe gjatë kampit bëhen dhe aktivitete sportive dhe argëtuese, vrapojnë fëmijët dhe marrin tymë. Kemi tre ditë që punojmë me fëmijë që marrin frymë tymin. Është e pamundur, por si ka mundësi? Unë nuk e di cili është shkaku, më kanë dhënë disa arsye që mund të jenë dhe gënjeshtra. Por fakti është se duhet me ndërhy, se nuk mund të lihet një vend i banuar duke u djegur për një javë. Kjo është situata!”, tha ai.

 

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarr në Shkodër, forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit bllokohen mes flakëve

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarr

SHKODËR- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në vend. Këtë herë, flakët janë aktivizuar në fshatin Vilze të Shllakut në Shkodër. Era e fortë i ka përhapur akoma më shumë flakët dhe janë bllokuar rrugët.

Për këtë arsye, forcat e ushtrisë, zjarrfikësve dhe vullnetarëve kanë mbetur të bllokuar mes flakëve. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja emergjente e forcave shtesë zjarrfikëse në mënyrë që të zhbllokohet rruga.

1 MUAJ ME PARE

Zjarr në Selenicë, aktivizohet një tjetër vatër, rrezikohen banesa

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarr

VLORË- Një tjër vatër zjarri është aktivizuar në vend. Këtë herë bëhet fjalë për fshatin Lezhan të Bashkisë Selenicë. Zjarri është në përmasa të mëdha dhe era po e favorizon përhapjen e tij.

Flakët rrezikojnë banesat dhe zjarrfikësit kanë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht po punohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Dëmet janë të konsiderueshme në pemëtari e shkurret që janë përfshirë nga flakët.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në Kostenje të Librazhdit, zjarrfikësit dhe banorët në “luftë” me flakët

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Pamje nga zjarri

LIBRAZHD- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike. Vatra e zjarrit në malin e Kostenjes në Librazhd ka vijuar edhe gjatë natës duke vështirësuar punën e zjarrfiksve për ndërhyrje kjo dhe për shkak të erës.

Ndërkohë fatmirësisht pas një beteje të gjatë me flakët, zjarri u vu nën kontroll por duke lënë pas hektarë të tërë me pyje të djegur.

Sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme ndërsa Bashkia e Librazhdit sot ka bërë denoncimin në polici për zjarrvënie të qëllimshme. Bashkia ka kërkuar nga policia marrjen e masave të menjëhershme për gjetjen e autorëve të shkatërrimit të pasurisë publike.

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra zjarri në 24 orë, 588 forca të angazhuara

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Foto ilustruese

TIRANË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike pasi shumë vatra janë aktive duke rrezikuar dhe banesat në disa raste. Në përditësimin e fundit të ministrisë së Mbrojtjes, ajo raporton se gjatë 24 orëve të fundit në vend ka pasur 26 vatra zjarri ku 16 prej tyre kanë arritur të shuhen. 

Ministria raporton se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 588 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 49 mjete zjarrfikëse.

"Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër", thuhet në njoftimin e ministrisë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES

SITUATA E ZJARREVE NË VEND 08.08.2022

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatin Burim, Dibër;
në fshatin Mëhallëz, bashkia Divjakë;
në fshatin Shënavlash, bashkia Durrës;
në fshatrat Gorishovë dhe Drizë Myrteza, bashkia Fier;
në fshatin Rrikaj, bashkia Kavajë;
në Pyllëzimin e Ersekës dhe fshatin Taç Qendër, bashkia Kolonjë;
në fshatin Boboshticë, bashkia Korçë;
në Kodrën e Delvinëve dhe fshatin Zgërdhesh, bashkia Krujë;
në fshatin Drenovë, bashkia Mallakastër;
në fshatin Zenisht, bashkia Mat;
në fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan;
në fshatin Hadëraj, bashkia Selenicë;
në fshatin Shëngjergj, bashkia Tiranë;
në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë;
në fshatin Çepan, bashkia Skrapar
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 588 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 49 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Në fshatin Gjysulkanë, bashkia Tiranë, ka rënë një zjarr masiv në zonën pyjore të këtij fshati i cili rrezikoi edhe banesat. Janë angazhuar në shuarjen e vatrave forcat e Bashkisë Tiranë të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.

2. Vazhdon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur “Bjeshka e Bregut”, fshati Ura e Shtrenjtë dhe fshati Vilëz, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, janë angazhuar për shuarjen e kësaj forcat zjarrfikëse, 60 efektive te Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.

3. Në vendin e quajtur Mali i Tolës në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Janë angazhuar forcat në nivel vendor, punonjës të shërbimit pyjor 30 efektive nga FA .

4. Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon

5. Në fshatin Zezë, bashkia Krujë, është punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ku janë rrezikuar dhe banesa. Janë aktivizuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë të mbështetur me 2 zjarrfikëse të FA. Operacioni vijon

6. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarri janë aktivizuar forcat zjarrfikëse, forca nga pushteti vendor, 50 efektivë të FA të mbështetura dhe nga helikopteri i FA. Operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit.

7. Në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, në harkun kohor prej një ore janë aktivizuar mbi 10 vatra zjarri duke filluar nga fshati Shpërdhezë dhe në drejtim të fshatit Bukmirë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe me vreshta dhe pyll lisi. Janë aktivizuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Mirditë, bashkia Lezhë dhe 4 zjarrfikëse të FA, forcat të pushtetit vendor të mbështetur nga ajri me helikopterin e FA. U arrit të mbrohet fshati Shpërrdhezë. Zjarri konsiderohet i qëllimshëm, banorët kanë bërë denoncim pranë Komisariatit të Policisë të bashkisë Mirditë. Operacioni vijon

8. Në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe kodre me ullishte. Janë aktivizuar për vënien nën kontroll të zjarrit forcat zjarrfikëse të bashkisë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, forca nga pushteti vendor dhe vullnetarë. Operacioni vijon me mbështetjen e 30 efektiveve të FA për shuarjen përfundimtare.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në 'Ullishten e Vjetër', shuhen flakët, bilanc i 'trishtë' në 'parajsën' e Elbasanit

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarri në 'Ullishten e Vjetër'

ELBASAN- Fundjava që lamë pas kishte një bilanc të trishtë pas zjarrit të rënë në kurorën me pisha të Elbasanit ku deri tani janë djegur rreth 20 hektarë me ullinj shekullorë rreth 500 vjeçar.

Prej 12 orësh në luftë me flakët që përhapeshin më në fund zjarrfiksit ja dolën që t'i neutralizojnë dhe pse pritet që të ketë dhe një ndërhyrje nga ushtria këtë të hënë për shkak se disa trungje të ullinjve shekullorë janë sërish nën flakë. 

Në terren u aktivizuan 7 makina dhe 30 zjarrfikës, të cilët u ndihmuan në këtë betejë edhe nga bashkitë fqinje, ekipet e emergjencave dhe banorë të zonës për shuarjen e flakëve gjigande që u përhapën ne shpejtësi dhe u favorizuan edhe nga era dhe temperaturat e larta.

“Ullishta e Vjetër” ishte nga çdo pikëpamje, një parajsë për qytetin e Elbasanit. Aty veç ullinjve rriteshin edhe fiqtë, shegët, rrushi, arrat, mollët, thanat, kulumbritë, karatanetë dhe çdo gjë tjetër me vlerë.

1 MUAJ ME PARE

Problematike situata nga zjarret në Milot, ndërhyhet nga ajri me helikopter

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Foto ilustruese

KURBIN- Vijon të jetë ende problematike situata nga zjarret në Milot të Kurbinit. I favorizuar edhe nga era zjarri ështrë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje. 

Më problematike paraqitet situata në Mal Bardhë dhe Skuraj ku sipas informacioneve ka mbërritur dhe një helikopter për të ofruar ndihmë nga ajri. 

Terreni i vështirë malor e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka të ekipeve zjarrfikse. 

1 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend/ Neutralizohet vatra në Bukmirë të Mirditës, mbetet e rëndë situata në Kaçinar

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Foto ilustruese

MIRDITË- Vijon të jetë problematike situata nga zjarret në vend. Vatrat e zjarrit në fshatin Shperdhazë të Kaçanirit ku janë djegur sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe vreshta rrushi vijojnë të jenë ende aktive.

Zjarrfiksit janë në vendngjarja por për shkak të terrenit malor është bërë e vështirë ndërhyrja e shpejtë e tyre. Deri mw tani janw djegur rreth 250 ha pyje. 

Ndërkohë vatra e zjarrit në Bukmirë të Mirditës sipas informacioneve të fundit është neutralizuar duke lënë pas dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe vreshtash me rrush por që fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

1 MUAJ ME PARE

Zjarr në një kodër në Kashar, tymi mbulon zonën, rrezikohen banesat

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Foto Ilustruese

TIRANË- Një zjarr ka përfshirë një kodër në zonën e Kasharit në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” dhe po favorizohet nga bimësia e thatë duke u përhapur në mënyrë masive.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa pranë ka edhe banesa që mund të rrezikohen nga flakët.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në Nikël, Berisha: Asnjë masë nga qeveria, po rrezikohen banesat

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë Niklën këtë mbrëmje. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar pamje nga Nikla. Krah videos, Berisha shkruan se qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Ai shton se flakët rrezikojnë banesat.

Postimi i Berishës: Zjarri në Nikël vë në rrezik banorët e fshatit Kullas! Asnjë masë nga qeveria e vakancave. Zjarri në Nikël rrezikon banesat, asnjë masë nga qeveria e vakancave. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit dixhital. sb doktor po rrezikohen shpia .fshati kullas ne komunen nikel asnjē ndihme nga shteti.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në Elbasan, Meta: Asnjë ndërhyrje deri tani, shteti po rri indiferent

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për zjarrin që është ndezur në Elbasan. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kurora e Elbasanit po vijon të digjet me orë të tëra. Po ashtu ai, i ka bërë thirrje shtetit që të mos qëndrojë indiferent dhe të shuajnë zjarret.  

Postimi i Plotë: 

Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore. Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë. Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarr në Nikël, digjet qëllimisht sipërfaqja me pemë, flakët u afrohen banesave

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarri në Nikël

KRUJË- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Nikël të Krujës. Konkretisht në lagjen Zezë bëhet me dije se qëllimisht i është vënë flaka një sipërfaqeje me shkurre. Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur dhe po rrezikohen banesat në zonën pranë. 


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Krujës dhe ata të Kamzës. Ata po luftojnë me flakët, ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet. Pritet që të zbardhen detaje në lidhje me personat që i kanë vënë flakën zonës në lagjen Zezë. 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Mjëra rrënjë ullinj të djegur, shkrumbohet nga flakët kurora e gjelbërt e Elbasanit 

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarri

ELBASAN- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka vijuar të publikojë pamje nga zjarri në Elbasan. Me anë të një postimi në Facebook, Boçi shkruan se mjëra rrënjë ullinj janë djegur nga flakët. Po ashtu ai shkruan se qeveria po zbaton moton: Me zjarrin e qeverinë mos luaj.

Postimi i Plotë:

E tmerrshme! Qindra, mos mijëra rrënjë ullinj, të kurorës së gjelbërt të Elbasanit, një pasuri e tërë kombëtare, me vlera të shumëfishta, vazhdon të digjen pa mëshirë, megjithë alarmet e ngritura kudo. Asnjë ndërhyrje, asnjë masë. Zoti pastë mëshirë e sjelltë pak shi! Qeveria po zbaton moton: “Me zjarrin e qeverinë mos luaj”

1 MUAJ ME PARE

Zjarr në Ersekë, përfshihet nga flakët një zonë e pyllëzuar

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarr

ERSEKË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Ersekë. Mësohet se flakët kanë përfshirë kompletë një zonë të pyllëzuar.

Ende nuk dihët nëse kjo është një zjarrvënie e qëllimshme apo e paqëllimshme, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet autoritetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

1 MUAJ ME PARE

Situata me zjarret në Elbasan,Luçiano Boçi: Rama lë banorët të rrezikojnë jetën

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Pamje nga zjarri

ELBASAN- Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve. Me anë të një postimi në Facebook, ka publikuar një video, ku banorët po shuajnë zjarrin me mjete rrethanore. Ai shkruan se Rama po lë banorët që të rrezikojnë jetën e tyre. 

Postimi i Plotë:

Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama! Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e tyre!

1 MUAJ ME PARE

Vijojnë zjarret në zonën e Bukëmirës, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Pamje nga Mirdita

MIRDITË- Situata në zonën e Bukëmirës vijojnë të mbetet problematike, pasi zjarri ende nuk është shuar. Banorët kanë dalë nga banesat e tyre, ndërsa e gjithë zona është e mbushur me tym. Për shkak se ndërhyrja nga toka ishte e pamundur për shuarjen e flakëve, për momentin po ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë.

1 MUAJ ME PARE

Riaktivizohen dy vatra zjarri në Krujë, fshatrat Halil dhe Arrameras nën pushtetin e ujit

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Zjarr

KRUJË- Dy vatra zjarri janë riaktivizuar këtë pasdite në Krujë. Bëhet fjalë për vatrat në fshatrat Halil e Arrameras. Flakët janë favorizuar nga era dhe janë përhapur me shpejtësi e për pasojë rrezikohen banesat në zonat pranë. 

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po tenton të shuajë flakët. Por, situata duket e vështirë për shkak të erës dhe zonës së thepisur. 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri masiv në Mirditë, ndërhyn helikopteri, MM: Zjarrfikësit punojnë dhe nga terreni

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Helikopteri i MM

TIRANË- Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes. Në një postim në Facebook, MM ka publikuar pamje krah të cilës shkruan se forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen,”- shkruhet në postim.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri masiv në Bukmirë të Mirditës, OSHE stakon linjën Rrëshen-Kaçinar, zonat pa energji elektrike

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Pamje nga zjarri në Mirditë

MIRDITË- Zjarri masiv që ka përfshirë zonën e Bukmirës në Mirditë ka detyruar OSHE që të ndërpresë energjinë elektike në stacionin Rreshen-Kaçinar.

Si pasojë pa energji elektrike kanë mbetur disa zona në Rrëshen dhe Lezhë. OSSH bën me dije se linja do të mbahet e stakuar deri në normalizimin e situatës.

NJOFTIMI I OSHE-së

Si pasojë e një zjarri të rënë në afërsi të NST Kaçinar sot paradite, OSSH është detyruar të stakojë për masë sigurie linjën  Rrëshen-Kaçinar.

Pa energji kanë mbetur këto zona në Rrëshen dhe Lezhë.

Rrëshen

Pjesërisht: Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Shëngjergj, Gjinal, Qafvorrëz, Bukmirë., Simon,  Karricaj Shpe Shpërdhazë

Lezhë

Pjesërisht; Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj

Linja do te mbahet e ckycur deri ne normalizimin e situates dhe eleminimin e rrezikut nga zjarri.

Zjarri i rënë rreth orës 13:00 është përhapur në përmasa të mëdha.

Abc mëson se nga flakët po rrezikohen banesat dhe shumë vreshta rrushi.

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Flakë gjigante në Bukmirë të Mirditës, rrezikohen banesat

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Pamje nga zjarri

MIRDITË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Bukmirses në Mirditë. Dosja.al mëson se për shkak të flakëve gjigjande rrezikon vreshtat me rrush dhe banesat aty pranë. 

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35

Ekipet e zjarrfiksve janë në vendngjarja por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka dhe deri më tani nuk dihet nëse do ketë një ndërhyrje nga ajri me helikopter.

 

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërhyjnë helikopterët, flakë favorizohen nga era

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Helikopteri i angazhuar në fikjen e zjarrit

KORÇË- Kur situata nga zjarret në vend vijon të mbetet e rëndë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në vendin e njohur siu piramida 17 në Kolonjë. 

Zjarri është në përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era.

Deri më tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ta, ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.

1 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në 24 orë, 327 forca Operacionale të angazhuara

Zjarre aktive në Mirditë, Shkodër e Selenicë, shkrumbohen 35
Foto ilustruese

TIRANË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike pasi shumë vatra janë aktive duke rrezikuar dhe banesat në disa raste. Në përditësimin e fundit të ministrisë së Mbrojtjes, ajo raporton se gjatë 24 orëve të fundit në vend ka pasur 23 vatra zjari ku 12 prej tyre janë shuar. 

Ministria raporton se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 327 forca opeeracionale  të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.

"Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër", thuhet në njoftimin e ministrisë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES

SITUATA E ZJARREVE NË VEND 07.08.2022

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatrat, Ndërlysaj dhe Ura e Shtrenjtë, bashkia Shkodër;
në fshatin, Gruemirë ku ka pasur 2 vatra zjarri dhe në fshatrat Dobër dhe Koplik i Sipërm, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës;
në fshatin German, bashkia Mat;
në zonën e Krastës dhe fshatin Zezë bashkia Krujë;
në fshatrat Bulshar dhe Valçe, bashkia Mirditë;
në fshatin Cericë dhe në vendin e quajtur “Bigas”, bashkia Skrapar;
në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë;
në fshatin Ndërmjetës, bashkia Vorë;
në zonën e Gosës, bashkia Rrogozhinë;
në fshatin Kastriot, bashkia Dibër.
në fshatin Pogon, bashkia Dropull.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Bashkia Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën dhe sot do të vijojë puna për shuarjen e zjarrit.

2. Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon

3. Bashkia Kurbin, në fshatin Mal Bardhë, zjarri është zhvilluar me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë dhe dëllinjë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim.

4. Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, zjarri ka rënë rreth orës 23.00 datë 6.8.2022 dhe deri sot rreth ores 04 te mengjesit ka qene shume problematik, jane rrezikuar banesa verore( stane),bageti,blete etj.
Është ndërhyrë nga banorët e zonës, punonjes te sherbimit pyjor dhe forcat zjarrfikëse. Situata eshte normalizuar, dhe nuk ka pasur deme. Operacioni vijon me mbështetjen dhe të 60 efektivëve të FA.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra