All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit/ Familjarët vijnë nga Saranda, protestë para Policisë në Tiranë: Na gjeni kufomat!

• Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit kanë ardhur në Tiranë. • Me fotot e familjarëve të tyre, që sipas mbanin mbishkrimin "të zhdukur", kërkojnë të paktën të gjejnë trupat e familjarëve të tyre. • Teksa të tjerët protestonin jashtë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë, 3 prej tyre kanë patur një takim që zgjati gati 20 minuta me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku. • Pasi kanë dalë nga takimi me Rrumbullakun, ata u prononcuan për mediat, edhe e një herë kanë kërkuar që të gjenden të paktën kufomat e dy të zhdukurve. • Ndër të tjera, vëllai i një prej të zhdukurve, Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari lajmëroi mediat se protestat do të ndërpriten pasi Rrumbullaku i siguroi se hetimet janë në "rrugë të mbarë". • Ndërkohë dje, gazetari Artan Hoxha nxorri foton e një prej të dyshuarve kryesorë lidhur me ngjarjen. • Po sipas tij, vrasjen dhe zhdukjen e 2 personave, e bëri i njëjti grup që vrau Aleksandër Sadikajn.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Kishin ankth, shikonin rrugën”/ Dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit

All - Paragraf - 1

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit/ Familjarët vijnë nga Saranda,

TIRANË- Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë. Në një intervistë të dhënë për "Syri", Altin Gjini tha se Leonard Theodhori, 46 vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes, ndërsa shtoi se kishte gjithmonë frikë. Më tej, ai tregoi se “Koçole” ka shitur dy herë të njëjtën tokë për të cilën mendohet se është vrarë, ndërsa kohët e fundit fliste herë pas here në telefon me një person por që nuk e tregoi kurrë se me kë.

"Unë nuk isha tek takimi me Rrumbullakun, ishin vëllezërit e Fatmirit. është premtuar që hetimet janë në rrugë të mbarë. Ne kemi sinjalizuar për zhdukjen e tyre që në datën 8. Koçolja ishte shumë i shqetësuar dhe kishte ankth, shihte vetëm nga rruga. Kur e merrte në telefon dikush i thoshte Fatmiriti "ishte ai". Se kush ishte ai, mbetet mister. Pa ndodhur zhdukja e tyre ka ndodhur një bisedë me një person, ishte një bisedë shumë kërcënuese. Të zhduken 2 persona për 21 mijë euro mua më duket absurde. Asnjë grup kriminal nuk rrezikon për aq,"-u shpreh ai. 

Sot, familjarët e dy personave të zhdukur në Sarandë, kanë mbajtur këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për gjetjen e kufomave të familjarëve që i janë zhdukur, ndërsa aktualisht në prangë ka përfunduar, Sofokli Baxheri.

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. Ndërsa Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”, është ndaluar edhe disa herë nga Policia me kanabis.

 

3 VITE ME PARE

“Po mungova 2 ditë qaje Nardin”/ Nëna e Koçoles zbulon bisedën e fundit me të birin: Shoku më tha, 'ta ruaj unë Koçolen'

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit/ Familjarët vijnë nga Saranda,
Evanthia Thodhori

SARANDË- Nëna e Leonard Thodhorit në Sarandë ka treguar bisedën e fundit që ka bërë me të birin para se ky i fundit të zhdukej. Në një intervistë për emisionin Uniko, Evanthia Thodhori zbuloi se i biri i kishte kërkuar që nëse ndonjë ditë do të zhdukje, e ëma të shkonte menjëherë dhe ta kërkonte në Polici, duke i lënë të kuptohej se kishte probleme.

Nëse mungoj 2 ditë qaje Nardin dhe denonco në Polici,”-tha ajo gjatë intervistës, duke shtuar se shkak për konfliktin mund të jetë një tokë në Sarandë dhe një pagesë që është bërë për plot 21 mijë euro. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Evanthia Thodhori: Niko Beduli është shoku i Leonardit më i ngushti, vinte hante në shtëpinë time, pinte.

Spartak Koka: Pra, këtë tokë e kanë bërë si të tyren Niko Beduli shoku i tij i ngushtë dhe Leonard Thodhori, djali juaj.

Evanthia Thodhori: Po. Ke të drejtë tani të hysh në Hipotekë, se mua nuk më tregojnë.

Spartak Koka: Këtu thuhet që për këtë tokë janë paguar 21 mijë Euro. Do merreshin dhe para të tjera të pashlyera për këtë tokë.

Evanthia Thodhori: Po. Po kush i ka?

Spartak Koka: Niko Beduli ishte bashkëpronar?

Evanthia Thodhori: Qe bashkëpronar. Niko Budali ka prona në Gjashtë, ka në Metoq.

Spartak Koka: U tha që ata së bashku e kanë shitur këtë tokën.  Djali të ka shprehur ndonjë frikë?

Evanthia Thodhori: Më tha mua, po mungova 1 ditë tha, po mungova 2 ditë qaje Nardin, po ik në polici denonco. Dakort. Unë vajta menjëherë. Të enjten paradite erdhi më mori me makinë, më tha mua do vish të flesh lart te motra tënde që është vetëm. Do vij bir i nënës i thashë. Erdhi më mori. Në makinë kishte Ylli Gjinikën. Data 6 që erdhi ai. S’kishte humbur Nardi akoma. Po këtë ku e çon ti i thashë unë? Po ti e di o plakë që e kam shok unë atë tha, ne jemi vëllezër. Tha ai unë do vete ta ruaj Koçolen. Pse, i thashë unë? Po ja kështu të vemi bashkë. I thashë unë, o Nardi sonte e do çelësin? Jo tha. Nuk e mori. Më çoi para te Miri. Miri rrinte tek ai lokali. Fatmir Sulovari. Ky pinte raki atje. Ai s’e ktheu kokën, nuk zbriti fare Leonardi. Më tha mua jepi çelësin Mirit se i vjen turp nga ty që të rrinte në shtëpi. I them unë o Miri merr o floriri nënës, merre çelësin mos ta marr unë. Ai përfundimisht nuk e mori. S’e mori, as ai as Nardi. Ku vajti Nardi pastaj? Miri qëndroi atje, ai erdhi këtu me makinën që kishte.  

3 VITE ME PARE

"E mori një shok në telefon..."/ Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vëllai: Policia na tha se do rinisin kërkimet

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit/ Familjarët vijnë nga Saranda,
Vellai i te zhdukurit

TIRANË- Vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun. Ai u shpreh se në përfundim, Rrumbullaku i siguroi se do të vijojnë hetimet për të gjetur dy të zhdukurit në Sarandë. Më tej, Gëzim Sulovari tha se nuk kanë asnjë konflikte e se nuk dyshojnë te një person konkret, për zhdukjen e vëllait. 

“Duam që të gjenden trupat dhe t’i çojmë në shtëpi. Policia na tha; do nisim shumë shpejt kërkimet. Nuk më dhanë shpresë. Më thanë se jemi në rrugë, po vijojmë hetimet. Ne ia kemi lënë në dorë Policisë së Shtetit. Jam vëllai i Fatmirit. Besoj u sqaruam me policinë. Takimi im me vëllain ishte në datën 6. Ishte takim normal. E mori një shok në telefon. S’ka pasur probleme.. Ne s’kemi pasur probleme deri në këtë pikë. S’kemi asnjë dyshim. Leonardin e ishte të njohur. Ata kanë qenë të njohur, jo shok. Unë vetë si Gëzim s’e kam njohur Leonardin. S’e di se për çfarë toke bëhet fjalë. Dëgjuam llafe njerëzisht se ata mund të ishin në Vrinë"- tha ai. 

Ditën e sotme, familjaret e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandës protestuan para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues u takuan edhe me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Do qëndrojmë 24 orë këtu"/ Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, të afërmit protestë përballë Policisë: Ne duam trupat, shteti s'po punon

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit/ Familjarët vijnë nga Saranda,
Protesta

TIRANË- Me pankarta në duar, familajrët e dy personave të zhdukur në Sarandë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit kanë mbajtur ditën e sotme një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me fotot e dy të zhdukurve në duar,  familjarët kërkojnë një përgjigje nga policia në lidhje me fatin e të afërmve të tyre.

'Ne duam duam trupat, shteti nuk po punon. U bënë 26 ditë, as komunikim nuk kemi. Është si në harresë. Këtë kërkojmë nga shteti se i ka mundësit'- tha xhaxhai i Fatmir Sulovarit.

“Ata nuk kanë pasur konflikte, ndryshe s’do dilnin rrugëve. Nuk e kuptojmë pse policia ka nërprerë kërkimet”.

'Nuk e kuptojmë se përse janë shkëputur kërkimet. Shpresojmë që të na dëgjojnë'

'Do qëndrojmë këtu 24 orë, dërisa të na dëgjojnë'

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka planifikuar një takim me 3 prej familjarëve të personave të zhdukur ku pritet t’i informojë ata në lidhje ecurinë e hetimeve. Në lidhje me zhdukjen e dy personave është arrestuar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW" X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

/Dosja.al

fatmir sulovari leonard thodhori

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet