E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Mbrëmjen e 4 majit, peshkatari Safet Hasani gjeti rastësisht një trupi në ujë. • Ai ka rrëfyer se dyshoi si fillm nëse ishte kukull apo njeri. • Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9-vjeçares, njëra prej tre fëmijëve që dyshohet se u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi. • Prej tre ditësh peshkatari, një njohës i mirë i lumit Drin dhe asaj zone i ka ardhur në ndihmë forcave të policisë dhe polumbarëve të RENEA bashkë me banorë të tjerë, në kërkimin për gjetjen e trupave të tjerë. • Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. • Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata. • Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj. • Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë. • Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë, do të përcillet sot për në banesën fundit. • Mësohet se ceremonia mortore për 9-vjeçaren e ndjerë mbahet në orën 14:30. • Mësohet se kërkimet kanë nisur kërkimet edhe në Malin e Zi. • Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. • Familjarët e Ergys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e cila dyshohet u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. • Familjarët tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe. • Ata shprehen se nuk ia falin nuses vendimin fatal dhe shtojnë se Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët.
9 artikuj për këtë temë.
SHKODRA- Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje.
Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.
SHKODËR- Në ditën që njihet si dita e luleve në Shkodër, qytetarë të Shkodrës janë bashkuar dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku dyshohet se janë hedhur duke humbur jetën nëna me 3 fëmijët. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza tha se sot festa në këtë qytet u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.
Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.
SHKODRA- Familjarët e Ergys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e cila dyshohet u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. Familjarët tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe. Ata shprehen se nuk ia falin nuses vendimin fatal dhe shtojnë se Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët.
“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.
Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.
SHKODËR- Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit.
Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë. Forcat Armatosur i janë përgjigjur Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila i ka bërë një kërkesë zyrtare FA-ve që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave.
SHKODRA- Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë, do të përcillet sot për në banesën fundit. Mësohet se ceremonia mortore për 9-vjeçaren e ndjerë mbahet në orën 14:30.
Ndërkohë, kërkimet në lumin Buna po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8-vjeçe dhe djalin 3-vjeç. Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave.
Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.
SHKODRA- Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë. Forcat Armatosur i janë përgjigjur Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila i ka bërë një kërkesë zyrtare FA-ve që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave.
Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.
Njoftimi:
Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër.
Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.
Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë. Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë sa herë është e nevojshme në ndihmë të qytetarëve dhe komunitetit.
SHKODRA- Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të nënës, Alma Arrazit me dy fëmijët vijojnë, ndërsa Mbrojtja Civile ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura. Bëhet me dije se agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.
Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.
SHKODRA- Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Reparti RENEA është stacionuar në Shkodër, ku po vijon kërkimet me polombarë, ndërkohë që terreni është i vështirë. Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës.
Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.
SHKODRA- Mbrëmjen e 4 majit, peshkatari Safet Hasani gjeti rastësisht një trupi në ujë. Ai ka rrëfyer se dyshoi si fillm nëse ishte kukull apo njeri. Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9-vjeçares, njëra prej tre fëmijëve që dyshohet se u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi. Prej tre ditësh peshkatari, një njohës i mirë i lumit Drin dhe asaj zone i ka ardhur në ndihmë forcave të policisë dhe polumbarëve të RENEA bashkë me banorë të tjerë, në kërkimin për gjetjen e trupave të tjerë.
“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për për të parë se mos në ndeshta helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e disha nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek benti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri.
U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo. Unë jam në punë gjithë ditën por nganjëherë dal edhe për të gjuajtur peshk. Pas kësaj ngjarje të rëndë më vjen shumë keq sepse kemi fëmijë vetë, rast shumë i rëndë. Unë i kam ardhur në ndihmë policisë dhe forcave RENEA gjatë gjithë ditës së djeshme dhe do vazhdoj që ti vij në ndihmë edhe kanë shumë efektivë, unë do t’i ndihmoj se njerëz jemi.
Mbrëmë ishte e vështirë për të kërkuar sepse terreni këtu nuk është i favorshëm për t’i gjetur trupat e tjerë, e vështirë është për momentin por çdo gjë po bëhet. Grupet vazhdojnë kërkimet edhe sot, policia e shtetit, policia kufitare janë të angazhuar. Edhe ne banorët kemi ardhur në ndihmë me aq mundësi sa kemi, me varkat tona”, ka rrëfyer peshkatari.