LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zhduken mostrat e Astrit Deharit/ Nisin hetimet, Haxhiu: I di emrat e atyre që kishin akses (Kërkohet dorëheqja e ministres)

• Mostrat e aktivistit Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. • Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu gjatë një konference për mediat. • Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal. • Ndërkohë që ka bërë me dije se nga IML janë zhdukur 15 monstra me gjak, një monstër e urinës dhe një e lukthit. • Po ashtu ajo ka deklaruar se i di të gjithë personat që kishin akses në mostrat e Deharit. • Pas zhdukjes së mostrave Deharit anëtari i kryesisë së PDK-së Adri Nurellari ka kërkuar dorëheqjen e Haxhiut. Astrit Dehari humbi jetën më 5 nëntor të vitit 2016 brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren ku po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Albulena Haxhiu: Unë i di emrat e personave që kishin qasje në mostrat e Astrit Deharit

Zhduken mostrat e Astrit Deharit/ Nisin hetimet, Haxhiu: I di emrat e atyre
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, gjashtë vite pas vdekjes së tij misterioze në qendrën e paraburgimit në Prizren. Në konferencën e jashtëzakonshme për media Haxhiu tha se i di emrat e personave që kanë pasur qasje në laborator dhe se me ta po merren organet e drejtësisë, ndërkohë shtoi që veprime priten edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Unë i di emrat e personave që kanë qasje në këtë institucion, por nuk mund t’i them sepse të njëjtit i di edhe policia e prokuroria. Sa i përket masave, na takon të ndërmarrim masa disiplinore ndaj personave përgjegjës”, tha Haxhiu.

3 VITE ME PARE

Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut, pas skandalit me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Zhduken mostrat e Astrit Deharit/ Nisin hetimet, Haxhiu: I di emrat e atyre
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka reaguar pas konferencës për media që pati ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Nurellari ka thënë se Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo do të thotë se Haxhiu do të duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë dhe të dyshimtë. Më tej, ai ka thënë se me standardet amatore të qeverisë Kurti, Haxhiu me siguri se do të dalë përsëri në protesta para institucionit që drejton.

Postimi i Plotë:

Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të thotë se në një qeveri normale me politikanë të përgjegjshëm Haxhiu do duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë e të dyshimtë. Mirëpo me standardet amatore e qeverisë Kurti me siguri ministrja Haxhiu do dalë përsëri në demostratë para institucionit që drejton.

Ndërkohë që sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media sot ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

3 VITE ME PARE

Pretendimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, Prokuroria nis hetimet

Zhduken mostrat e Astrit Deharit/ Nisin hetimet, Haxhiu: I di emrat e atyre
Astrit Dehari

KOSOVË- Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. I kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi se nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit.

Ndërkohë që sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media sot ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

3 VITE ME PARE

"Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së", Albulena Haxhu: Akt kriminal

Zhduken mostrat e Astrit Deharit/ Nisin hetimet, Haxhiu: I di emrat e atyre
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga loboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, akt kriminal. Ndaj mbrëmë menjëherë kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Bekim Kelmendi dhe drejtorin e Policisë, Fehmi Hoti”, ka thënë ministrja para gazetarëve.

Ajo tutje ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 monstra me gjak, një monstër e urinës dhe një e lukthit.

“Nga këtu, IML-ja dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit Zviceran dhe një policisë për ADN-në”, është shprehur Haxhiu, duke shtuar se i di emrat e personave që kanë qasje në këtë laborator të IML-së, por se nuk mund t’i thotë pasi ata i di edhe Policia dhe Prokuroria.

Si u raportua vdekja e Astrit Deharit?

Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës. Deklarata e parë nga Policia e Kosovës në atë kohë ishte se Dehari kishte vdekur si pasojë e medikamenteve. Por vdekja e Astrit Deharit, menjëherë u cilësua si e dyshimtë, ndërsa u kërkua që ndaj tij të bëhej edhe autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

astrit dehari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet