6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Sot është mbajtur protesta e radhës e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë së Tiranës. • Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar. • Ditën e sotme ata kanë marrë dhe sjellë para godinës së Bashkisë disa thasë me mbetje, qartazi një shenjë revolte. • Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij në protestën para Bashkisë tha se Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të emigrimit, të korrupsionit dhe të ardhurat më të ulëta në Europë. • Ai tha se dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është ajo e kryeministrisë dhe e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve. • Teliti shtoi se Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje. • Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është shprehur se ata duhet të rezistojnë dhe të ngrihen më shumë në protesta që kokën ta uli e keqja që është në pushtet. • Në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Balliu ka theksuar se nuk është zgjidhje që të hedhin plehrat drejt godinës. • Ai shtoi se zgjidhja është ta nxjerrin plehrën nga godina.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Drejtues politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në fjalën e tij gjatë protestës së sotme, ka hedhur kuza në drejtim të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Këlliçi tha se Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, po i shet si model suksesi të rinjve të Tiranës, Erion Veliajn, një person që është nën hetim nga SPAK. Ai shtoi se protesta ka treguar vendosmërinë e qytetarëve të Tiranës për t'i bërë ballë atyre që kanë kapur për fyti qytetin.
“Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, po i shet si model suksesi të rinjve të Tiranës, Erion Veliajn, një person që është nën hetim nga SPAK. Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, dhe këtë njeri zyra e Delegacionit të BE-së dhe një komuniste si Federica Mogherini na e shesin si histori suksesi. A mos vallë nuk e dinë që ky njeri është nën hetim pasuror?
A nuk e dini që ajo organizata që e keni financuar ju, që quhet SPAK, ka nën hetim pasuror Erion Veliajn, që i kanë arrestuar gjysmën e drejtorëve dhe gjysmën tjetër e ka nën hetim. A ka të drejtë një ndërtues i 7 kateve pa leje, një njëri për të cilin janë shembur ndërtesa, përfshi edhe atë të Policisë Bashkiake, dhe shumë godina të tjera, që ti hapen sheshe ndërtimi për të ngritur kulla në mes të Tiranës, këtij njeriu, i cili thotë se janë mbyllur hetimet për dosjen 5D”, tha Këlliçi.
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu është shprehur se ata duhet të rezistojnë dhe të ngrihen më shumë në protesta që kokën ta uli e keqja që është në pushtet. Në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Balliu ka theksuar se nuk është zgjidhje që të hedhin plehrat drejt godinës. Ai shtoi se zgjidhja është ta nxjerrin plehrën nga godina.
"Nuk është zgjidhej ti hedhim plehrat drejtë godinës, zgjidhja është ta nxjerrim plehrën nga godina. Në këto vite përpos faktit se ekonomia është katastrofë, depresioni ka qenë jo vetëm ekonomik por edhe moral. Gazetarët në studio tregonin që opozita nuk fiton dot sepse Edi Rama ka bandat me vete dhe kriminelët me vete e kjo bëhej hapur në televizione. Në një vend normal ata që folën në atë mënyrë ata ose kanë të drejtë ose gënjejnë por të gjithë e dine se kanë të drejtë sepse bandat janë më Edi Ramën dhe të vetmit që janë kundër tij janë qytetarët ndershëm të këtij vendi.
Është i qartë misioni ynë, pavarësisht që mund të ulim kokën dhe të pranojmë që ti servilen në tekste shkollore fytyra më e pështirë e vendit, Erion Veliaj. Ne mund të zgjedhim të ulim kokën sepse diploma s’ka rëndësi por rëndësi ka tesera e partisë. Nëse në Thumanë do të kishte kërkuar Durim Bami të ndërtohej një pallat a e dini se si do të shkonte qeveria me vrap dhe ministrat do të qëndronin në radhë për ta takuar ndërsa kur e kërkojnë qytetarët ajo nuk pranon ti takojë," tha Balliu.
TIRANA- Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij në protestën para Bashkisë tha se Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të emigrimit, të korrupsionit dhe të ardhurat më të ulëta në Europë. Ai tha se dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është ajo e kryeministrisë dhe e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve. Teliti shtoi se Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje.
"Një falënderim për të gjithë ju që i rezistua të nxehtit të verës për të protestuar kundër vjedhjeve të bërë nga pushteti. Ne rezistuam në diel po rezistojmë dhe në shi pasi ne jemi me të drejtën, me qytetarët me sipërmarrjen, me fëmijët me pensionistët me të sëmurët dhe me të gjitha ta që sot janë të harruar.
Dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është godina e kryeministrisë dhe kjo e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve. Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje, kanceri nuk njeh je i majtë apo i djathtë por paratë që vidhen çdo ditë me mbetjet e kanë një ngjyrë është ajo e kuqja e rilindjes.
Shqipëria është vendi me të ardhurat më të uëlta në europë dhe me korrupsionin më të lartë të europë, Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigracionit ku e shikoni europianizmin ju qytetarë dhe ndërkombëtar. Në cilin aspekt e keni parë europinizmin ju në tenderat pa garë, në korrupsion apo në taksat që vidhejn. Shqipëria do të bëhet evropiane nëse drejtohet nga njerëz që e duan Shqipërinë", tha Teliti.
TIRANA- Ka vijuar dhe sot protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.
Ditën e sotme protestuesit kanë marrë dhe sjellë para godinës së Bashkisë disa thasë me mbetje, qartazi një shenjë revolte.
Ndërkohë protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar.
TIRANA- Autoritetet kanë publikuar planin e masave për protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë të planifikuar në orën 11:00. Bëhet me dije se prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Gjithashtu, policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Njoftimi:
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.