LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet/ Berisha: Nxjerrim kandidatët brenda muajit tetor! PS dominon në rrjetet sociale

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi sot afatin për përfundimin e primareve për kandidatët e opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Berisha deklaroi se ky proces mund të përfundojë brenda muajit tetor në bashkitë e mëdha. •Berisha ka kërkuar nga anëtarët e PD-së që të tërheqin atë që njihet si “elektorati gri”. •Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të qytetit të Tiranes, Berisha kërkoi takime, të cilat i konsideroi si rrugën kryesore për të bindur njerëzit dhe së dyti të përdoren më shumë rrjetet sociale. •Ai kërkoi angazhimin e strukturave për të bërë për vete elektoratin gri, ndërsa fushata elektorale sipas tij duhet të shtrihet jo vetëm derë më derë por edhe në rrjetet sociale, të cilën e konisderon si armë të fuqishme, duke theksuar dhe pranuar se PS është më dominante se PD në këtë fushë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'PD nuk përdor armën e fuqishme'/ Berisha e pranon: PS na dominon në FB, Insta dhe Tik Tok

Zgjedhjet/ Berisha: Nxjerrim kandidatët brenda muajit tetor! PS dominon
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike nuk është dominante në rrjetet sociale. Këtë e pohoi ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” për drejtues lokalë të Tiranës. Ai u shpreh se Partia Socialiste është më dominante në këtë fushë, pasi përdor armën e fuqishme të rrjeteve sociale. Berisha sugjeroi se secili anëtar i opozitës të jetë më i angazhuar në këto rrjete pasi po përdoren masivisht nga personat mbi 45-vjeç.

'Një armë shumë e fuqishme që përdoret shumë më pak seç duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, Tik Tok. Ne sot, partia në pushtet na dominon, ato kanë dyfishin, trefishin e postimeve krahasuar me ne. Por ata nuk kanë një gje, nuk kanë interesin e publikut, ne e kemi 2 herë më të lartë. Sa e shfrytëzon opozita. Kjo kërkon që ne të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa. Ato janë ndër 45 vjec, mjeti kryesor i komunikimit.'- tha Berisha, duke shtuar: Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”.

3 VITE ME PARE

"Popujtë janë lodhur nga partitë e majta", Berisha: Ato kanë hipokrizinë si armë të tyre

Zgjedhjet/ Berisha: Nxjerrim kandidatët brenda muajit tetor! PS dominon
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka quajtur frymëzim fitoret e partive simotra të PD-së në disa shtete evropiane. Gjatë një konference të organizuar në seli, Berisha tha se qytetarët janë ngopur nga qeverisja e partive të majta, pasi kanë hipokrizinë dhe demoagogjinë si armë kryesore.  

"Gratë dhe vajzat janë konsistuenca më e madhe e shqiptarëve. Ato nuk janë vetën numerikisht më e madhja. Por edhe cilësisht më e madhja. Fjala e tyre është më i efektshëm. Dua të rikujtoj këtu se pollet dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se burra. Ndaj edhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare të cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë. Kjo konferencë e organizuar nga Albana Vokshi dhe dhe Gerti Bogdani, ka një rëndësi shumë të madhe për ne. Pikërisht se përqendrohet në dy çështjet më themelore tona, në roline  gruas në këtë moment kritik për PD dhe rolin e strukturave tona në fushatën elektorale dhe administrimin e votës.

Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitore por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive që pret shoqëria shqiptare nga ne, kemi të gjithë trashëgiminë dhe programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigje sfidave që na presin. Miqtë tanë po kthehen në pushtet në të gjithë anët e Europës. Në Suedi, Itali, Bullgari. Shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore. Ne kemi vlerat dhe qytetarinë të parin. Të frymëzuar nga kjo erë ndryshimi në Europë le të vazhdojmë këtë betejë dhe me çdo ndryshim afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores. Ju ftoj me kurajo të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit. Të inkurajoni shoqet tuaja që ju i njihni dhe i njihni aftësitë dhe talentin të kandidojnë. Jam i sigurtë e elektorati do ju mirëpresë ju më shumë se gjininë tjetër”, tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Zonjë e shquar'/ Berisha ngatërron liderin e partisë suedeze, kryetari i PD: Është burrë? Më falni

Zgjedhjet/ Berisha: Nxjerrim kandidatët brenda muajit tetor! PS dominon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri një lapsus ditën e sotme. Ai u shpreh se Partia e Moderuar në Suedi, udhëhiqet nga një grua. Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” organizuar nga PD dhe Fondacioni "Hjarl Hjalmarson" i partisë simotër të PD suedeze "Moderaterna", Berisha nisi fjalimin duke thënë se falenderon udhëheqësen e saj. Mirëpo, kreu i PD-së u korrigjua nga të pranishmit. Edhe pse iu bë e ditur se është burrë, më sakë, Ulf Kristersson, ai vijoi dhe një herë duke thënë se është grua. Më pas, ai kërkoi ndjesë, në gjuhën shqipe dhe në atë angleze, duke qënë se të pranishëm ishin dhe të huaj. 

'Mbështes plotësisht çështjen e kuotave, përderisa arrijmë të dalim jashtë tyre ashtu sic ka dalë partia simotër e Suedisë, e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar Urdhëro? Është burrë, më fal. Po, po, e udhëhequr nga zonja...është burrë. Më falni, 'i apologize'. '- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet 2023! Kur do jenë gati kandidatët e PD? Berisha: Do përpiqemi t'i publikojmë brenda muajit

Zgjedhjet/ Berisha: Nxjerrim kandidatët brenda muajit tetor! PS dominon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se PD do të shpallë kandidatët për Bashkitë e mëdha për zgjedhjet vendore të 2023-it, brenda muajit Tetor. Gjatë konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme”, Berisha u shpreh se gara do të jetë e hapur e se ajo që ka më shumë rëndësi për PD-në, është lista e simpatizantëve. 

'Përpjekje të mëdha do të bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Mund të lëvizi por gjatë muajit tetor, kjo për Bashkitë e mëdha. Megjithate varet, nuk ka shumë procedura burokratike. Do të jetë një garë e hapur, listat e simpatizantëve kanë shumë rëndësi, ato nuk bëhen nga kryesitë por nga seksionet e PD-së. Cdo kryetar seksioni do të rregjistrojë simpatizantin, ne duhet të bëjmë çdo gjë që simpatizantët të votojnë. Ia premtuam atyre gjatë gjithë vitit dhe duhet ta zbatojmë. '- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet vendore, Berisha: Në një vit ndryshuam PD-në, vendosëm votën si përcaktuese të drejtuesve

Zgjedhjet/ Berisha: Nxjerrim kandidatët brenda muajit tetor! PS dominon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në një vit është ndryshuar partia. Gjatë konferencës së organizuar nga PD, Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi një proces të vështirë e cila ia arriti që të vendoste votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtues lokalë dhe qëndrorë të PD-së.

'PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet. Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri e cila mund të përmblidhet me dy fjalë , qeveri e bazuar në skandale. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë një udhëtim topitës. Dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja e Edi Rama është i pamundshëm dhe opozita si të thuash i bën fresk atij. Opozita ndodhej para dy zgjedhjeve “to be or not to be.'Unë mendova se duhet të ekzistonte, por duhej të paraqitej para shqiptarëve si një parti tërësisht e ndryshuar. Ndryshe ata nuk kanë asnjë arsye që të na besojnë ne. Për një vit ne ia kemi dalë të paraqitemi si parti e ndryshuar para tyre. Kemi vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së.'- tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje