LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, mbi 14 mijë qyetarë ushtrojnë të drejtën e votës! BE kërkon ruajtjen e standardeve

• Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë votuar ditën e sotme në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. • Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 14 mijë nga 20 mijë qytetarë të regjistruar kanë uhstruar të drejtën e votës. • Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada votimi ka nisur në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë. • Votimi u zhvillua në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës. • Kjo është hera e parë që diaspora mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. • Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. • Gjithashtu të dielën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë të hapura gjithandej vendit nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. • Nërkohë shefja e misionit të vëzhguesve të BE-së, Nathalie Loiseau, tha në Prishtinë se për Kosovën kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike. • Ndërkohë ditën e sotme, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kanë ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. • Ata kanë dhënë votën e tyre pavarësisht se ndodhen në paraburgimin e Hagës, ku po gjykohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. • Lajmin se ata kanë ushtruar të drejtën e votës e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

18 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Analiza: Premtimet e politikanëve kritikohen nga ekonomistët

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Foto ilustruese

KOSOVA- Premtimet nga politikanët e Kosovës për gjatë 30 ditë fushate, po shihen me shumë dyshime e kritika nga njohësit e ekonomisë. Sipas ekspertëve, politikat e premtuara janë shpesh jo të realizueshme ose të paqëndrueshme financiarisht. Ekonomistët theksojnë se këto premtime mund të krijojnë iluzione të rreme te populli, duke e shpërqendruar vëmendjen nga sfidat reale ekonomike si borxhi publik, inflacioni dhe jeta më e mirë.

Kritikat më të mëdha janë dhënë për premtimin e rritjes së pagave. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar premtimet e fushatave elektorale të politikanëve për rritje të pagave, duke i quajtur ato të parealizueshme dhe humbje kohe. Azemi theksoi se paga minimale në sektorin privat aktualisht është 264 euro e jo 350 euro siç është sipas ligjit.

“Fatkeqësisht merremi me fushata nga paslufta dhe këto më shumë se 80% për ne janë çështje të parealizueshme. Për ne janë si humor. Fushatat janë një detyrim ligjor, por është një humbje kohe, është shpenzim kohe dhe duke nisur nga e kaluara, realizimi i premtimeve është fare i papërmbushur”.

Azemi shtoi se shumë punëtorë në sektorin privat nuk kanë kontrata pune, nuk përfitojnë nga Trusti Pensional dhe sigurimi shëndetësor, dhe se për këtë çështje, asnjë qeveri nuk ka marrë masa të dukshme.

“Paga minimale në sektorin privat sot është 264 euro, Kurti vetëm ka nxjerrë një vendim sa për populizëm, sepse kjo pagë nëse ka nevojë, ne mund të adresojmë në emër secilën kompani që nuk e bën zbatimin e kësaj page. Premtimet elektorale janë fushata, por po i përmend disa, paga minimale në shtetin e Kosovës është 234 euro, jo 350 euro që e ka premtuar në fillim të mandatit. Rreth 30% të punëtorëve të sektorit privat i kemi pa kontrata pune. Rreth 50% prej këtyre punëtorëve nuk kanë fare Trust pensional, punojnë dhe në fund nuk marrin asgjë nga Trusti. Për rreth 70% të punëtorëve të sektorit privat, paga e tyre s’është deklaruar komfort pagës që e merr, 90% të punëtorëve në sektorin privat nuk kanë sigurim shëndetësor”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se cilado parti që krijon Qeverinë, e ka mundësinë t’i realizojë premtimet ndaj bizneseve, nëse do që t’i trajtojë ato me seriozitet. Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin për ta pasur borxhin publik në 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kur me ligj mund të shkojë deri në 40% dhe ta shfrytëzojë atë në favor të zhvillimit.

“Vendim i parë i Qeverisë do të duhej të ishte përcaktimi i sektorëve konkurrues të Kosovës dhe të përqendrohet tek ata, t’i mbështesë, t’i subvencionojë, të marrë masa, qoftë administrative, qoftë në kuptimin e politikave fiskale apo të normave të interesit, në mënyrë që bizneset të prodhojnë sa më shumë, të eksportojnë sa më shumë dhe ta zbresin importin që e kemi kaq të lartë”.

Ai numëron tri çështje kryesore që duhet të merren nga qeveria: Reformë në Tatimin e Vlerës së Shtuar, lirimin e më shumë lëndëve të para dhe diplomacinë ekonomike. Rritja e prodhimit, e rrjedhimisht eksportit, pastaj është e garantuar.

“Duke i krijuar kushtet biznesit, ti përveçse e rrit atë biznes që e ke brenda Kosovës, motivon edhe ardhjen e investitorëve të huaj. Ne duhet të kemi parasysh se Kosova nuk mund të zhvillohet e vetme dhe duke u mbyllur. Është urgjente për Kosovën që t’i bashkohet çdo nisme që promovon tregun e hapur të importimit dhe eksportimit të produkteve”.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka thënë se opozita e sotme e ka më shumë përparësi sektorin privat në Kosovë sesa partia në pushtet. Gërxhaliu tha se sektori privat duket se e ka skenuar realitetin e Kosovës, i di brengat e sektorit privat dhe se në premtime janë shumë më të matur.

“Vetë fakti që ka të bëjë më tepër me investime në sektorin privat, vetë fakti që ka mbështetje për prodhime vendore, vetë fakti që janë disa masa që dëshmojnë se e kanë skenuar realitetin kosovar, i dinë brengat e sektorit privat, besoj që në premtime janë shumë më të matur se në të kaluarën. Partitë opozitare kanë evaluuar me kohën, qoftë në aspektin vizual, qoftë në aspektin përmbajtësor, qoftë në aspektin estetik, kanë bërë hapa të përparuar. Më bën përshtypje gjuha dhe kultura e komunikimit që nuk ka ofendime dhe nuk merren asnjëherë me pozitën dhe qeverinë aktuale”.

Më tej, Gërxhaliu kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se qasja e tyre ndaj bizneseve nuk i bën nder Kosovës, as në fushatë zgjedhore e as jashtë saj.

“Dhe kur e analizon qasjen e qeverisë aktuale dhe partisë në pushtet, ata tentojnë ta luajnë rolin edhe të opozitës dhe pozitës, sepse duket që nga ajo, mangësia që s’ka ofendime nga opozita në këtë fushatë, tentojnë ta kenë rolin dual”.

Kanë mbetur edhe pak, deri në përfundim të fushatës elektorale dhe mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. E në lidhje me këtë proces dhe të ardhmen politike të partive në vend është deklaruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Sipas tij, Vetëvendosje, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë për vendin e parë në këto zgjedhje. Kjo, sipas tij, është bazuar në një studim të kryer nga AKB.

“Tri partitë politike – VV, PDK dhe LDK – janë në garë të ngushtë për vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas një studimi të kryer nga AKB. Këto tri parti janë duke garuar si asnjëherë më parë, duke ofruar programe, premtime dhe synime të ndryshme, por me qëllimin e përbashkët për të fituar sa më shumë mandate dhe për të udhëhequr vendin për katër vitet e ardhshme”.

Ai thotë se cilado parti që të vijë në pushtet do të ballafaqohet me problemet e grumbulluara.

“Tri partitë e mëdha mbeten opsionet kryesore për votuesit, por fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë asnjë parti e vetme. Formimi i një qeverie të re është i domosdoshëm dhe do të kërkojë një koalicion. Qeveria e re mund të ketë një mandat të shkurtër kohor dhe në fund mund të ndodhin ngërçe politike, ose mund të krijohet një qeveri me një spektër të gjerë, që do të mund të adresojë shumë probleme të grumbulluara për vite me radhë në aspektet ekonomike, politike dhe diplomatike”./ Monitor

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Nesër zgjedhjet në Kosovë, dy kandidatët për kryeministër i japin duart njëri-tjetrit

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj

KOSOVA- Kandidatët për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza nga PDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK, kanë shkëmbyer urime dhe shtrënguar duart në prag të zgjedhjeve. Kjo ndodhi në studion e një prej emisioneve në RTV Dukagjini, kur Hamza po largohej nga studio dhe Haradinaj po hynte për intervistën e tij. Ata gjithashtu i uruan suksese njëri-tjetrit.

Pjesë nga biseda në studio:

“Urime, sukses,” i tha Haradinaj-Hamzës, ndërsa ky i fundit e përgëzoi për fushatën e zhvilluar.

“Gjithashtu, urime edhe juve. Deri këtu ka qenë model dhe besoj që i kemi kontribuuar demokracisë dhe perspektivës së vendit,” u shpreh Hamza.

1 MUAJ ME PARE

Përfundimi i votimit të diasporës për zgjedhjet në Kosovë/ Kreu i KQZ-së: Nuk është paraqitur asnjë parregullsi, procesi ka shkuar sipas planifikimeve

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Evropë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se nga 20.324 votuesit e regjistruar, 14.463 qytetarë kanë votuar, apo 71.16 për qind. Në këto shifra nuk është përfshirë pjesëmarrja në votime në përfaqësitë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ku procesi po vazhdon.

“Nuk është paraqitur asnjë parregullsi. I gjithë procesi ka shkuar sipas planifikimeve dhe pa asnjë problem”, tha Radoniqi, sa i përket votimeve në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Vendvotimet në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në Evropë u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, qendrat e votimit u hapën në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë, dhe do të mbyllen në orën 01:00 të 9 shkurtit, sipas kohës në Kosovë. Votimi më 8 shkurt u zhvillua 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.

Kjo është hera e parë që pjesëtarët e mërgatës kishin mundësi të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se qendrat e votimit janë hapur pa vonesa. Ky institucion tha se kishte shtuar kapacitetet në misionet diplomatike, në mënyrë që të garantohej një proces i rregullt votimi. Pas mbylljes që vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, KQZ, me ndihmën e MPJD-së, do të sjellë votat në Kosovë dhe më pas ato do të numërohen në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, pasi të jenë numëruar votat e rregullta të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Radoniqi tha se pret që nga dita e hënë të nisë transportimi i votave nga përfaqësitë diplomatike për në Kosovë. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./ REL

1 MUAJ ME PARE

Përfundon votimi i diasporës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 14 mijë qytetarë në 19 shtete të botës kanë votuar

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
pamje nga votimet

KOSOVË- Ka përfunduar procesi i votimit të diasporës për zgjedhjet në Kosovë. Sipas informacioneve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, mbi 14 mijë qytetarë në 19 shtete të botës kanë hedhur votën e tyre në ambasada dhe konsullata. Ndërkohë mbi 20 mijë qytetarë në diasporë ishin regjistruar për të votuar. 

POSTIMI I PLOTË: 

Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në sipërfaqen diplomatike, kanë 14,463 qytetarë, që përfshin Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Ndërkohë, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, emigrantët kanë mundur të votojnë edhe përmes postës

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ jep detaje për procesin: Nesër në qendrat e votimeve do të bëhet vetëm numërimi i votave të partive

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas raportimeve, pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për KosovaPress, tha se materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e para të mëngjesit të nesërm, do të shpërndahen në qendrat e votimit.

“Sipas planifikimeve, është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës. Materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahet në qendrat e votimit, në të cilat procesi i votimit do të fillojë në orën 07:00. Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote, emrat e të cilëve janë të shpërndarë ne 903 qendra të votimit apo në 2,533 vendvotimet e tyre, pra për votimin brenda në Kosovë, është: 1,970,944”, tha Elezi.

Ai ka dhënë detaje se cilat vota do të numërohen nesër pas mbylljes së vendvotimeve. Zëdhënësi i KQZ-së bën me dije se nesër në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike.

“Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664, 100 për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike. Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve… Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së, që brenda një kohe të shpejt të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, ne Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë”, shtoi Elezi.

Ai ka folur edhe lidhur me vënien e kamerave vëzhguese në  hapësirat brenda vendvotimit. Siç deklaroi dhe KQZ më herët kjo bëhet me qëllim garantimin e sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në qendrën e votimit. 

“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qellim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit. Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qellim që t’iu ofrohen institucioneve ligj zbatuese. Në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitoroje këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të behet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj zbatuese”, u shpreh ai.

Për zgjedhjet e nesërme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ish-krerët e UÇK-së ushtrojnë të drejtën e votës nga paraburgimi i Hagës

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
thaçi, veseli, krasniqi, selimi

HAGË- Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kanë ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentarë të Kosovës.

Ata kanë dhënë votën e tyre pavarësisht se ndodhen në paraburgimin e Hagës, ku po gjykohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Lajmin se ata kanë ushtruar të drejtën e votës e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 MUAJ ME PARE

4 vite ministre e Jashmte në Kosovë, Donika Gërvalla shkon në Gjermani për të ushtruar të drejtën e votës

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Donika Gërvalla

GJERMANIA- Ministrja e Punëve të Jashtme, e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz, ka publikuar sot një video nga aeroporti i Prishtinës nga ku ka folur për votimin që po ndodh nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në shtete të ndryshme. Mësohet se Gërvalla ka udhëtuar sot edhe personalisht për në Gjermani për të ushtruar të drejtën e saj të votës. 

Gjithashtu Gërvalla ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale nga qyteti i Dusseldorfit në Gjermani, pasi ka votuar në konsullatën e Kosovës atje. Ajo ka thënë se ka votuar si të gjithë emigrantët në të gjithë botën.

“Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet. Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë”, ka shkruar ajo.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar sot se votimet po mbahen në misionet diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar nga diaspora.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare të Kosovës, mbi 50% e diasporës ka ushtruar të drejtën e votës në ambasadat jashtë vendit

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
ambasada e kosoves ne gjermani

KOSOVË- Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës po mbahet procesi i votimit për diasporën.

Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale. Përmes një njoftimi, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës bën me dije se nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 apo 50.91 %. 

NJOFTIMI I KQZ:

Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës.

Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 %. 

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Ndërkohë, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, emigrantët kanë mundur të votojnë edhe përmes postës

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 MUAJ ME PARE

Vendosja e kamerave në qendrat e numërimit të votave në Kosovë, KQZ: Ka për qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetin e procesit zgjedhor

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
foto ilustruese

PRISHTINË- Në më pak se 24 orë qytetarët e Kosovës do t'ju drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetin e procesit zgjedhor në vendet e votimit, në Qendra komunale të numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të vendosen kamera.

Sipas njoftimit të KQZ-së, se këto kamera do të mbulojnë të gjithë hapësirën e sallave, përfshirë hyrjen dhe vendet ku bëhet pranimi dhe ruajtja e materialeve zgjedhore.

“Kjo siguron një nivel të lartë të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kamerat do të regjistrojnë pa ndërprerje çdo aktivitet që ndodh brenda hapësirës, duke mundësuar mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të realizuara. Çdo aktivitet në QKN dhe QNR regjistrohet dhe ruhet, duke mundësuar verifikimin dhe kontrollin e çdo detaji të procesit zgjedhor. Gjithashtu, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera ditën e zgjedhjeve, pra regjistrimi i tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe qasja në video-regjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj-zbatuese”, thuhet në njoftimin e KQZ.

KQZ njofton po ashtu për të siguruar që procesi i regjistrimit vazhdon edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, çdo sistem i kamerave në vendvotim, QKN dhe QRN do të lidhet me një burim energjie rezervë që garanton funksionimin e kamerave të paktën 2 orë pa ndërprerje.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ DW: Simbolet e fushatës zgjedhore shenjë paralajmëruese

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Fushata zgjedhore e LVV

KOSOVË- BE e SHBA prej vitesh nxisin Kosovën të arrijë marrëveshje me fqinjen e saj Serbinë, që nuk e dëshiron Kosovën shtet. Kjo minon stabilitetin e zhvillimin demokratik në shtetin më të ri të Evropës.

Kosova është një vend i vogël me një popullsi rezidente prej vetëm 1.6 milionë banorësh. Megjithatë, zgjedhjet parlamentare atje më 9 shkurt 2025 kanë potencialin të kenë pasoja të mëdha në të gjithë Ballkanin,  madje edhe ndërkombëtare. Prandaj më mirë të mos injorohen shenjat paralajmëruese veçanërisht jo në Bruksel, Berlin dhe kryeqytetet e tjera perëndimore. Ato ofrojnë informacione rreth shkallës në të cilën projekti i shtetit të Kosovës mund të vazhdojë të kontrollohet nga jashtë - apo jo. Fushata zgjedhore ofron gjithashtu imazhe të qarta, edhe në lidhje me atë, se cila është mbështetja brenda shoqërisë për dialogun bilateral të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për shkak të trazirave aktuale ndërkombëtare, kjo ka të bëjë edhe me Evropën në tërësi.

Si orientim shërbejnë flamujt e ndryshëm dhe simbolet kombëtare që partitë e Kosovës ua paraqesin votuesve. Vendin kryesor për shfaqjen e flamurit e zë Lëvizja Vetëvendosje, kjo edhe falë forcës së saj! (Lëvizja për Vetëvendosje!, LVV). Partia drejton qeverinë aktuale me kryeministrin, Albin Kurti. Sondazhet thonë se partia dhe lista e saj do të jenë përsëri sërish kryesuese në votime (në 2021, në zgjedhjet e fundit, ajo arriti 50.3 për qind).

Paraqitjet e fushatës zgjedhore të LVV-së janë tërësisht të përshtatura për Kurtin. Premiera zgjedhore u zhvillua në mesin e janarit në qytetin e Gjakovës: në një sallë të mbushur plot, pjesëmarrësit valëvitën flamujt shqiptarë në tribuna dhe një tjetër në skenë nën sloganin gjigant zgjedhor. Por asnjë gjurmë e flamurit shtetëror të dizajnuar sipas modelit të BE-së.

Menjëherë pas hyrjes së kryeministrit këndohet së bashku himni kombëtar shqiptar. Pa dyshim, himni i Kosovës do të ishte pak i dobishëm për këtë sepse, ashtu si flamuri dhe stema, synohet të pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit të përcaktuar me kushtetutë e në përputhje me kushtetutën e vitit 2008 (dhe në pajtim me udhëzimet nga jashtë).

Sovranitet në të gjithë territorin

Konkretisht kjo do të thotë, se himnin ka melodi, por jo tekst. Kjo e bën më të lehtë të heqësh dorë. Mitingjet zgjedhor të LVV-së shfaqin "elementin kosovar” vetëm përmes hiteve të njohura. Mirëpo përmbajtja e këtyre këngëve patriotike menjëherë kthehet në "elementin gjithëshqiptar”.

Kurse shumica e pasazheve në fjalimet e Albin Kurtit kanë referenca të tjera: ato lëvdojnë luftën kundër korrupsionit nga  qeveria dhe ofrojnë një lloj narrative socialdemokratike të progresit dhe drejtësisë. Kuadri politik kombëtar, nga ana tjetër, vjen aty përmes inskenimit të vlefshmërisë së territorit, qartë kjo në sloganin zgjedhor të sipërpërmendur, ku shkruhet "Cep më cep" (përafërsisht: "Deri në cepin e fundit"). Të gjithë në terren e kuptojnë se çfarë nënkuptohet me këtë: Si në vitet e kaluara, qëllimi i LVV-së është dhe mbetet vendosja e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e vendit. Qnëdrimi obstruktiv i kotë i Serbisë, e cila vazhdon ta pretendojë Kosovën si të sajën, është frenuar, si dhe dëshirat pafuqi të SHBA-së dhe BE-së që Kosova dhe Serbia të komunikojnë përmes dialogut për gjithçka.

Falënderim për SHBA

Paraqitjet e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë nga ana ikonografike më komplekse se ato të LVV-së, që janë "thjesht shqiptare”. Mitingjet ashtu si edhe (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, më rajonale) e kanë traditën tek lëvizja guerile e viteve 1990, pra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Flamuri shqiptar ka hapësirën e vet ​​këtu, por afërsisht në të njëjtën masë si e ka edhe flamuri i UÇK-së (në simbolikën e tij po ashtu "shqiptar” ), si dhe flamuri i SHBA-së e ai zyrtar. Po ta interpretosh shumën ikonografike: Shteti ka ndikimin shqiptar, "ne” luftuam për të dhe çliruam vendin. Dhe: Nga ana perëndimore, BE-ja nuk llogaritet, por SHBA, asaj i detyrohemi me falënderime për mbështetjen  e luftës në 1999 dhe me të cilët ne (ndryshe nga Albin Kurti) definitivisht nuk duam të shkaktojmë telashe.

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e portretizon veten dominuese në mbështetjen e shtetit. Kjo parti paraqitet si vazhdimësi e ish-partisë kolektive kosovaro-shqiptare të shtetit paralel të viteve 90-të kundër shtypjes serbe e drejtuar asokohe nga Ibrahim Rugova. Tek mitingjet e saj afishohet gjerësisht flamuri shtetëror, ai i partisë dhe ai i viteve 1990-të, që përmban modifikimin e dikurshëm të shqiponjës dykrenore shqiptare. Falë përdorimit në vulën heraldike të zyrës presidenciale të Kosovës, kjo emblemë është edhe e vetmja pikë simbolike në të cilën madje edhe shteti i sotëm i referohet hapur popullatës mbi 90 për qind shqiptare.

Jo mbështetje në rast të një "detyrimi për ujdinë"

Ndërkohë në mesin e partive të minoritetit serb nuk përmendet Kosova si shtet. Kjo pakicë përbën më pak se pesë për qind të popullsisë, kështu që edhe partia më e madhe, Lista Serbe (lista Srpska), e cila është e lidhur ngushtë me Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi, është shumë e vogël për mitingje më të mëdha. Por ka spote zgjedhore, pankarta dhe postera. Ikonografikisht, ato tregojnë vetëm gjëra që mund të kuptohen si "thjesht serbe”.

Por cili është mesazhi për aktorët perëndimorë që de facto e kanë mbështetur shtetbërjen e Kosovës që nga viti 1999? Ndoshta mbi të gjitha ky: Kosova shihet si nga shumica ashtu edhe nga pakicat si një projekt-shtet-komb, si pothuajse të gjitha shtetet e tjera në Evropë. Përpjekja perëndimore për ta formësuar vendin si multietnik dhe për të kufizuar lidhjen e tij simbolike me shumicën e popullsisë si një lloj populli de facto shtetëror nuk ka fuqi bindëse në vend.

Dhe se kushdo që dëshiron të promovojë stabilitetin shtetëror të Kosovës nuk duhet të minojë mbështetjen demokratike për të duke detyruar një marrëveshje me një shtet fqinj që e kategorizon heqjen e Kosovës shtet si qëllim kushtetues. Përndryshe, vështirë se mund të shmanget konsolidimi i mëtejshëm i populizmit politik kombëtar në pushtet duke përfshirë një qëndrim të ngurtësuar konfrontues jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj rekomandimeve dhe udhëzimeve të BE-së, e me të gjithë potencialin destabilizues që lidhet me këtë./DW

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare të Kosovës/ Diaspora në Gjermani e Danimarkë në radhë për të votuar, ambasadori publikon pamjet

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po mbahet procesi i votimit për diasporën. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar fotografi të bashkatdhetarëve, të cilët i janë drejtuar vendvotimeve në misionet diplomatike dhe konsullore. Ajeti gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik për fuqizimin e demokracisë dhe përfaqësimin e Republikës. 

“Ditë historike  Votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë!  Sot, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart”, tha Ajeti. 

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në

1 MUAJ ME PARE

Petkoviç: Ndërkombëtarët kanë garantuar se serbët mund të shkojnë në Kosovë për të votuar

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se serbët e zhvendosur do të mund të udhëtojnë me autobusë për në Kosovë për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

"Nga ana e komunitetit ndërkombëtar, Beogradi mbrëmë mori një garanci të qartë dhe të fortë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në procedurat ekzistuese për hyrjen e serbëve të zhvendosur brenda vendit për të votuar dhe se do t'u mundësohet që pa pengesa, pa ndalime dhe pa shqetësime të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Petkoviç.

Ai shtoi gjithashtu se partnerët ndërkombëtarë i konfirmuan Beogradit se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm të dielën e 9 shkurtit në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të siguruar hyrjen e serbëve në Kosovë për të votuar.

Mediat në Kosovë raportuan se autobusëve me serbë që do të vijnë për të votuar nuk do t’iu lejohet hyrja, përveç nëse janë pjesë e linjave të rregullta ose nëse kërkojnë leje nga institucionet përkatëse si dhe mund të hyjnë vetëm transportuesit që kanë linja të regjistruara për transport ndërkombëtar.

Për këtë çështje, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë ende përgjigje. Kosova mban zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt dhe të drejtë vote kanë mbi 2 milionë votues brenda dhe jashtë vendit. Në garë për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur./ REL

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet ne Kosovë, KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 21 për qind e votuesve në diasporë

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Votimi

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 persona apo 21.60 për qind e votuesve të regjistruar.

Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues. Përqindja më e lartë e daljes në zgjedhje është në Ambasadën e Kosovës në Bern të Zvicrës, ku 37.44 për qind e 967 votuesve të regjistruar në dy vendvotime në këtë ambasadë, kanë votuar deri në orën 11:00.

Ndërkaq, dalja më e ulët deri në orën 11:00 është regjistruar në Ambasadën e Kosovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku nga 55 votues të regjistruar kanë votuar vetëm 6 prej tyre apo 10.91 për qind. Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Votimi më 8 shkurt zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës. Kjo është hera e parë që pjesëtarët e mërgatës mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se qendrat e votimit janë hapur pa vonesa. Ky institucion tha se ka shtuar shtuar kapacitetet në misionet diplomatike, në mënyrë që të garantohet një proces i rregullt votimi. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.

Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./ REL

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Bashkimi Europian kërkon ruajtjen e standardeve

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
fotot ilustruese

KOSOVË- Në zgjedhjet parlamentare garojnë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth 2 milion votues.

Në Kosovë të dielën mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në këto zgjedhje garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Për katër vjet qeverinë e udhëhoqi partia Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin,  i cili jo rrallë pati përplasje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe po ashtu mospajtime të thella pati edhe me komunitetin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të quajtura “të pakoordinuara”, në veri të Kosovës.

Kosova gati për votim

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve 105 mijë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës. KQZ, ka njoftuar se janë shtypur fletëvotimet me një numër total prej rreth 1.8 milion fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve, për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte më shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote. Zgjedhjet e përgjithshme mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndonëse përfaqësuesit e tyre patën bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2023. Por kësaj radhe disa subjekte të vogla politike, edhe Lista Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës merr pjesë në zgjedhje.

Fushatë politike me gjuhë nxitëse e urrejtjeje

Për një muaj rresht subjektet politike që synojnë të udhëheqin qeverinë për mandantin e ardhshëm katër vjeҫar shpalosën programet e tyre zgjedhore. Ndër subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Dempokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Gjatë një muaji, fushata zgjedhore në Kosovë u përshkua me një gjuhë jo pak nxitëse dhe të urrejtjes, por, nuk u shënua ndonjë incident. "Trendi i përdorimit të gjuhës dhe diskursit nxitës apo të urrejtjes në fushatë, ka vijuar gjatë gjithë kohës, pavarësisht gjobave të shqiptuara nga një panel zgjedhor PZAP, pikërisht për raste të tilla”, konstatoi rrjeti i organizatave joqeveritare DnV që monitoron procesin zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtar nga 18 vende të  Bashkimit Evropian, nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës. Më shumë se 200 ushtarë italian të KFOR-it, ju shtuan trupave tjerë të KFOR-it, një njësi e specializuar e policisë së misionit EULEX dhe mijëra policë të Kosovës do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit për të siguruar një ambient të qetë dhe proces të rregullt të zgjedhjeve të përgjithshme.

BE vëzhgon zgjedhjet në Kosovë

Shefja e misionit të vëzhguesve të BE-së, Nathalie Loiseau, tha në Prishtinë se për Kosovën "kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme ruajtja e standardeve demokratike”. "Jetojmë në një kohë kur demokracitë po vihen në pikëpyetje, ndonjëherë kërcënohen globalisht. Kështu që rëndësia e sigurimit të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e madhe. Prandaj ne do të vëzhgojmë, vlerësojmë dhe nëse është e nevojshme nuk do të shmangemi nga vënia në dukje e çfarëdo lloj hapësire për përmirësim aty ku ne e shohim të mundshme”, tha zonja Nathalie Loiseau.

Gjermania pos vëzhguesve ndihmoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me server dhe pajisje përcjellëse që do të ndihmojnë për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielën do të zhvillohet pa vështirësi. "Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparim të madh në ngritjen dhe demokratizimin. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres”, tha ambasadori Rohde, duke qenë i bindur se ditën e diel Kosova do të ketë zgjedhje pa vështirësi.

Votim në përfaqësitë diplomatike

Të shtunën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës po votohet për herë të parë në historinë e shtetit nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Votimi për mbi 20 mijë votues që kanë zgjedhur përmes formës së regjistrimit paraprak organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Kurse ditën e dielë qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë të hapura gjithandej vendit nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Gjatë ditës së premte mediet e Kosovës  raportuan se disa parti politike serbe kanë shprehur shqetësimin e tyre se Lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit në mënyrë të organizuar të mbështetur nga qeveria e Serbisë pritet të sjellin me autobus votues nga Serbia, serbë që janë edhe qytetarë të Kosovës. Ministria e Transportit e Kosovës thotë se nuk ka ndonjë kërkesë për transport shtesë me autobusë nga Serbia. Zyrtarë të kësaj ministrie, thonë se institucionet nuk do të lejojnë që ditën e zgjedhjeve të hyjnë në Kosovë autobusë që transportojnë votues të organizuar pa u pajisur paraprakisht me leje të posaçme që përkon me linjat e rregullta të autobusëve Kosovë-Serbi. /DW

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Nis votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
fotot ilustruese

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Votimi më 8 shkurt zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës. Kjo është hera e parë që pjesëtarët e mërgatës mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.

Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme. Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.

1 MUAJ ME PARE

"Kosova në udhëkryq me aleatët e saj", analiza e REL: Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike rrezikohet izolimi i vendit ose bllokimi i saj në një konflikt të ngrirë!

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Foto ilustruese

KOSOVË- Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtohet me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dështimi për ta bërë këtë, rrezikon ta shtyjë vendin në izolim ose ta lërë atë të bllokuar në një konflikt të ngrirë, thonë vëzhguesit në SHBA dhe Evropë.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, asnjë qeveri e vendit nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me SHBA-në, siç i ka pasur qeveria e tij. Po ashtu, shteti i Kosovës nuk ka përfituar kurrë më shumë nga bashkëpunimi me SHBA-në, sesa gjatë qeverisjes së tij.

“Qeveritë e mëhershme i përdornin raportet me SHBA-në e Perëndimin për pushtet, për karriget e tyre, për t’u ngjitur pak më lart e për të ndenjur pak më gjatë. Ne i përdorim për shtet, jo për pushtet, por për ta ngritur shtetin lart e më lart dhe për të qëndruar fuqishëm e fort në këmbët e veta”, tha Kurti.

Ai iu drejtua kështu mbështetësve të tij në Ferizaj, një javë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Një ditë pas adresimit të tij, i dërguari i SHBA-së për misione të posaçme, Richard Grenell, shkroi në rrjetin X se Qeveria e Kurtit “nuk është partnere e besueshme”. Edhe republikanët, edhe demokratët, sipas tij, e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme, që destabilizojnë rajonin.

“Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme”, shkroi Grenell në X.

Kabineti i Kurtit nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë, ai përsëriti se marrëdhëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë - në çka reagoi sërish Grenell, duke thënë se ato nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti dhe Qeveria e tij janë kritikuar edhe nga zyrtarë të administratës së mëparshme amerikane për veprimet, që janë cilësuar si të pakoordinuara, në veriun e Kosovës. Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, Qeveria e Kosovës ka zëvendësuar targat serbe me targa të Kosovës, ka hequr nga përdorimi dinarin serb, ka mbyllur institucionet paralele serbe e të tjera.

Për zyrtarët amerikanë, por edhe ata të Bashkimit Evropian, të gjitha këto e kanë vështirësuar jetesën e komunitetit serb dhe është dashur të diskutohen në kuadër të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Për Kurtin, kanë qenë hapa të domosdoshëm drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Kurti nuk është zmbrapsur as kur SHBA-ja e ka paralajmëruar për rrezikim të raporteve, as kur BE-ja e ka ndëshkuar Kosovën me pezullim fondesh dhe takimesh të nivelit të lartë.

Kurti, vazhdimisht, ka këmbëngulur se marrëdhëniet me Perëndimin janë të mira, edhe pse nuk ka pajtim për gjithçka. Por, për kundërshtarët e tij nuk është kështu. Kosova, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të pavolitshëm me partnerët ndërkombëtarë, sipas rivalëve të Kurtit që synojnë postin e kryeministrit.

Secili prej tyre - Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së - e kanë pjesë të programit riparimin dhe thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në, sepse, sipas tyre, ato janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës.

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se kushdo që e formon Qeverinë e ardhshme të Kosovës, duhet të kujdeset që marrëdhëniet me SHBA-në të mbeten të forta dhe të paprekura. Me të gjitha krizat në botë dhe me presidentin Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Kupchan thotë se Kosova s’e ka luksin të jetë në mosmarrëveshje me aleatët.

Si ajo, ashtu dhe Serbia duhet ta kenë prioritet ekskluziv gjetjen e një rruge që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, e jo në tensione të reja, sipas tij.

“Palët e përfshira - Beogradi dhe Prishtina - duhet të jenë të kujdesshme ndaj hapave që Trump mund t’i shohë si të padobishëm. Trump nuk i pret mirë politikat që mendon se janë pengesë drejt marrëveshjes apo paqes”, thotë Kupchan për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Kupchan e përshkruan Trumpin si njeri të marrëveshjeve, që i jep përparësi rezultatit dhe jo ideologjisë. Ndaj, thotë se Qeveria e Kosovës mund dhe duhet të adoptojë një qasje më pragmatike.

“Nëse dëshironi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, bëni marrëveshje, futuni në pazar, jini gati për të negociuar. Ju duhet ta shihni Trumpin si një president që nuk është ideologjik, nuk mendon për historinë e luftërave në Ballkan, nuk ka ndonjë pikëpamje të veçantë për multietnicitetetin - ai thjesht dëshiron të kryejë punë”.

“Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i qaset administratës Trump me atë lloj pragmatizmi dhe transaksionalizmi, sepse do t’i shpaguhet”, thotë Kupchan.

Në frontin evropian, Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, thotë se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të duhet të punojë më me përkushtim për t’i përmirësuar marrëdhëniet me BE-në. Ai sugjeron që Kosova të miratojë një qasje më diplomatike me aleatët e saj më të afërt, veçanërisht Gjermaninë, e cila luan rol vendimtar në qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

“Gjermania ka qenë shumë e afërt me Vuçiqin, me lidershipin serb dhe ka zhvilluar lidhje gjithnjë e më të forta ekonomike me Serbinë. Pra, nuk ka asgjë që mund të bëjë Kosova për ta balancuar këtë. Ajo nuk duhet të ketë iluzione, por duhet ta dijë se është më e dobët edhe politikisht, edhe ekonomikisht, edhe në aspektin diplomatik. Por, e gjithë kjo e bën më të rëndësishme për të, që të ketë marrëdhënie më të ngrohta dhe më korrekte diplomatike me aleatët kryesorë”, thotë Vogel për Exposenë.

Vogel e këshillon Qeverinë e ardhshme të Kosovës që të shmangë çdo hap të pakoordinuar, sidomos kur bëhet fjalë për pjesën veriore të vendit. Shfaqja e përmbajtjes dhe prioritizimi i zgjidhjeve diplomatike do ta forconin pozitën e Kosovës edhe në negociatat e saj me Brukselin, edhe në ato me Beogradin, sipas tij.

“Ka shumë pasiguri dhe lundrimi në këta ujëra shumë të trazuar, do të kërkojë shumë aftësi. Por, unë mendoj se ka shanse dhe ato duhen shfrytëzuar. Një prej tyre është ndërrimi i udhëheqësve të Bashkimit Evropian. Tani kemi një përfaqësuese të re të politikës së jashtme, e cila mbikëqyr dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe, ajo nuk është dashamirëse ndaj Rusisë apo ndikimit rus në Ballkan”, thotë Vogel.

REL-i pyeti Bashkimin Evropian nëse është duke shqyrtuar heqjen e masave kundër Kosovës dhe çfarë hapash specifikë pret BE-ja nga Kosova për ta bërë një gjë të tillë. Në përgjigjen e marrë nga një zëdhënës i BE-së thuhet se “masat e përkohshme të BE-së janë të kthyeshme dhe Këshilli tashmë ka vendosur kushte për heqjen graduale të tyre, të cilat lidhen me marrjen e hapave që i ulin tensionet në veri”.

Në qarqet e BE-së, kjo përgjigje është përfolur qysh në qershor të vitit të kaluar, por, ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me aksionet e veta, duke mbyllur sidomos institucione që funksionin brenda sistemit të Serbisë, jo vetëm në veri, por edhe në komuna të tjera me shumicë serbe. Vogel thotë se qasja e tillë nuk është e duhura - mund ta lërë Kosovën të izoluar dhe jo vetëm.

“Çfarë unë kam frikë se mund të ndodhë, është një situatë si ajo që është zhvilluar, për shembull, në Qipro gjatë viteve. Pra, një lloj konflikti i ngrirë që nuk shpërthen në dhunë - edhe pse sulmi në Banjskë ka dëshmuar edhe të kundërtën. Ndaj, Kosovës nuk i duhen aso flluskash të vazhdueshme nën sipërfaqe, sepse do ta pengonin për të ecur përpara, për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës e kështu me radhë”, thotë Vogel.

Kosova tani është në pritje të Qeverisë së re, që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Varësisht rezultatit, në tryezë mund të jenë kombinime në ndryshme. Kurti ka dhënë sinjale se, nëse fiton mandatin e ri si kryeministër, ai do të vazhdojë ta forcojë imazhin e tij si një udhëheqës i pakompromis, i cili i jep përparësi parimit, përpara diplomacisë.

“Republika e Kosovës, me qeverinë tonë në udhëheqje, i thotë jo kurrë ‘zajednicës’ dhe po asociacionit të komunave të Kosovës”, ka thënë Kurti në një tubim me mbështetësit në Mitrovicë të Jugut.

Me ‘zajednicë’, partia e Kurtit i është referuar vazhdimisht Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Formimi i këtij asociacioni ka qenë pjesë e një marrëveshjeje që Kosova e ka arritur me Serbinë në vitin 2013, por që nuk është zbatuar kurrë. Pavarësisht trysnisë së aleatëve perëndimorë për ta çuar përpara, Kurti nuk ka bërë asnjë hap në atë drejtim.

Por, me fjalët e Kupchanit, politika është e paparashikueshme dhe, pas zgjedhjeve, gjithçka mund të marrë kthesë të re... sepse nëse ka një gjë të sigurt në politikë, është se asgjë nuk është kurrë e sigurt./ REL

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
fotot ilustruese

KOSOVË- Mërgata e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeton të shtunën me 8. shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, bëri të ditur votimi i mërgatës në përfaqësitë diplomatike bëhet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës. Kështu për një ditë përfaqësitë diplomatike të Kosovës shndërrohen në qendrat e votimit për të pritur shtetasit e këtij vendi që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë të drejtë vote. Në përfaqësitë diplomatike do të votojnë ata të cilët janë regjistruar paraprakisht.

Votimi nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Mbi 20 mijë shtetas të Kosovës, të cilët gjatë regjistrimit paraprak kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë ditën e shtunë nga ora shtatë e mengjesit deri në orën nëntëmbëdhjetë. 

Hera e parë e votimit në përfaqësitë diplomatike

"Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, tha zëdhënësi Elezi.

Sipas tij, vetëm në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë ditën e shtunë më 8 shkurt. Sipas një rregulloreje të të KQZ-së për regjistrimin dhe votim jashtë Kosovës, qytetarët identifikohen përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, siç janë: letërnjoftim, pasaportë ose patenta e shoferit. Periudha e regjistrimit të qytetarëve jashtë Kosovës ishte 120 ditë nga gushti deri në dhjetor të vitit 2024.

Sa mërgimtarë janë regjistruar për votim?

Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të. Rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.

Të angazhuar për të ndihmuar procesin e votimit jashtë Kosovës janë 200 anëtarë të emëruar nga KQZ. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare si dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues.

KQZ, njoftoi se tashmë janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1.752.650 fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve. Numri më i vogël i fletëvotimeve është për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote./DW

1 MUAJ ME PARE

"Serbët në duart e Listës Serbe", DW: Zgjedhjet në Kosovë do zhvillohen nën hijen e protestave në Serbi! Sa ndikim do të ketë në komunitetin serb

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon votimi i diasporës në
Tubimet e Listës Serbe në Kosovë

KOSOVË- A do të ndikojnë protestat e studentëve në disponimin e votuesve serbë në Kosovë në zgjedhjet e së dielës më 9 shkurt? A ka Lista Serbe alternativë? Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë po zhvillohen për serbët nën hijen e protestave në Serbi, por vlerësohet se këto lëvizje nuk do të kenë shumë ndikim në pozitën e komunitetit serb në Kosovë. Çdo ndryshim në hierarkinë politike në Kosovë do të ishte i mundur vetëm nëse Lista Serbe do të pësonte një disfatë të rëndë, e cila praktikisht është e pamundur, përderisa ajo Listë është nën patronatin e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiçit.

Komuniteti serb në Kosovë e ka shumë më të vështirë t'i rezistojë autoriteteve serbe në Beograd, sesa studentët dhe demonstruesit e tjerë në Serbi. Serbët në Kosovë kanë gjashtë lista që mund të votojnë, por bashkëbiseduesit e DW paralajmërojnë se mrekulli vështirë se priten.

Realiteti i trishtë për serbët në Kosovë


"Protestat e studentëve nuk kanë jehonë në Kosovë dhe Kosova mbetet në duart e Listës Serbe”, thotë për DW komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç.

"Qeveria po i mban peng ata, që është shumë keq për serbët në Kosovë. Mendoj se këto zgjedhje vetëm do të konfirmojnë një status quo të dhimbshme për komunitetin serb në Kosovë”.

Ka alternativë, vazhdon Jakshiq, por është shpallur tradhti të mendohet e vendoset ndryshe, sepse nuk mund të dëgjohet mendim tjetër. Lista Serbe është shpallur e vetmja që mund të kujdeset për ta, dhe ky është një realitet i trishtë për serbët në Kosovë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Alternativa (jo)ekzistente


Gazetari Milivoje Mihajloviç beson se "protestat e studentëve do të ndikojnë disi në disponimin e votuesve serbë, por nuk do të ketë ndryshim shumë domethënës”. Pres që shumicën e atyre dhjetë vendeve të garantuara t'i fitojë Lista Serbe, sepse është degë e SNS-së, thekson ai. Shumë më e rëndësishme se kjo është që Lista Serbe është një degë politike për menaxhimin e parave që Serbia u dërgon serbëve të Kosovës. "Votuesit serbë atje besojnë se varen nga autoritetet në Beograd dhe pushteti, e mbi të gjitha paratë që ndahen për ta janë ende në duart e Aleksandar Vuçiqit”, vlerëson Mihajloviç për DW.

Nuk ka alternativë serioze, sepse Lista Serbe prej vitesh është "instrument i Aleksandar Vuçiçit për të menaxhuar vullnetin e serbëve të Kosovës”. Nëse dikush ia arrin  të fitojë ndonjë mandat tjetër, do të jenë ndoshta një ose dy mandate, jo më shumë. "Kjo nuk mjafton për të ndryshuar doçka të rëndësishme për serbët në Kosovë”, thekson Mihajloviç.

Çfarë dëshiron Serbia në Kosovë?


Kjo është një politikë mjaft agresive, thotë Boshko Jakshiç, i cili shton se "kjo mund të matet edhe me qëndrimin e qeverisë ndaj Milan Radoiçiçit, të cilin qeveria e mbron në çdo mënyrë të mundshme”. Pra, këtu nuk ka fare vend për optimizëm.

Beogradi zyrtar pret që Lista Serbe t'i fitojë të dhjetë mandatet. Po shihet se u bë një gabim katastrofik kur serbët u urdhëruan të tërhiqen nga institucionet. Kjo është një përpjekje për të korrigjuar atë gabim, por tani shtrohet pyetja - nëse gjërat mund të ndryshojnë? Lista Serbe me dhjetë deputetë nuk mund të ndikojë në politikat madhore. "Thjesht nuk dihet se çfarë dëshiron Serbia në të vërtetë nga Kosova”, tha Jakshiç.

Status quo vazhdon në Kosovë


Milivoje Mihajloviq thekson se gjërat në fakt janë mjaft të thjeshta në Kosovë: "Kushdo që sulmon Beogradin, e në këtë rastai është Albin Kurti, ai mund të llogarisë me fitore ”. Sa i përket deklaratës së Richard Grenellit se Kurti dhe qeveria në Kosovë nuk ka aq mbështetje sa pretendojnë, kjo mund të prekë vetëm disa shtresa të caktuara. Kurti ka mbështetje të konsiderueshme në mërgatë dhe tek disa qarqe më agresive. Propaganda e Vuçiqit thotë se Kurti i përkrah studentët në Serbi, gjë që i shkon në favor vetëm atij, sepse kështu fiton mbështetjen tek shqiptarët, të cilët mendojnë se ai është aq i fuqishëm sa të ndikojë edhe në protestat në Serbi. "Kjo, natyrisht, nuk është e vërtetë, por kështu paraqitet në disa qarqe në Kosovë ”, vëren Mihajloviç.

Ai mendon se në Kosovëdo të mbetet status quo-ja politike edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Mihajloviq, megjithatë tërheq vëmendjen për disa palogjikshmëri, në radhë të parë "fakti që në listën e votuesve në Kosovë janë dy milionë njerëz, ndërsa në regjistrim thuhet se atje ka më pak banorë ”. Ky është një rezervuar i tmerrshëm për vjedhje dhe manipulime. „Kurti ka arritur të imponojë dhunë ndaj serbëve dhe represion policor në vend të dialogut. Do të shohim pas zgjedhjeve, se cilat do të jenë objektivat e radhës të regjimit në Prishtinë”, përfundon Milivoje Mihajloviç në deklaratën e tij për DW./ DW

zgjedhjet parlamentare ne kosove

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma