Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale në Turqi. • Kandidati turk Muharrem Ince është tërhequr nga gara, përpara votimit të së dielës. • Ince kishte numër të ulët të sondazheve dhe disa figura të opozitës kishin frikë se ai do të ndante votën kundër Erdoganit. • Por pas disa aludimeve se për të kishin disa video "rozë", ai vendosi që të tërhiqej nga gara. • Turqia mban zgjedhje çdo pesë vjet. President zgjidhet kandidati që merr më shumë se 50% të votave në raundin e parë, por nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën, zgjedhjet shkojnë në një raund të dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave në raundin e parë. • Zgjedhjet pritet të jenë një garë e ngushtë midis Erdogan dhe Kilicdaroglu, me anketuesit që parashikojnë pjesëmarrje rekord të votuesve.
7 artikuj për këtë temë.
TURQI- Kandidati i katërt për zgjedhjet presidenciale në Turqi, Sinan Ogan duket se është drejt dorëheqjes, pasi ka njoftuar anulimin e fushatës elektorale që do të niste nesër. Mediat turke raportojnë se, Sinan Ogan pritet që nesër në Ankara të bëjë deklarata dhe të shpallë zyrtarisht tërheqjen e tij nga zgjedhjet presidenciale.
Türk milletinin aziz evlatları, sonuna kadar mücadeleye devam edeceğiz. Son günlerde bize dönük artan provokasyon duyumları üzerine seçimin son günü herhangi bir olay yaşamak istemedik. O sebeple de bu akşam İstanbul’dayım. Haber Türk Tv’de. Yarın Ankara’da olacağım. Bize…
— Dr. Sinan Oğan (@DrSinanOgan) May 11, 2023
Tërheqja e Oganit do të pasonte atë të Muhamer Ince, i cili sot mori vendimin zyrtar për t'u tërhequr nga zgjedhjet. Sipas ekspertëve, sondazhet i japin një epërsi Kemal Kilicdaroglu ndaj Rexhep Tajip Erdogan.
EUROPË- Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka theksuar se për BE është e rëndësishme që zgjedhjet e 14 majit në Turqi të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Mediat e huaja raportojnë se ndër të tjera Stano theksoi nevojën që procesi të zhvillohet në bazë të standardeve demokratike dhe të respektojnë të gjitha palët, sundimi i ligjit dhe vullneti i qytetarëve të Turqisë.
“Turqia është një partner i rëndësishëm për BE-në në shumë aspekte dhe ne po i ndjekim me shumë vëmendje zgjedhjet e ardhshme“,-tha Stanos.
Gjithashtu për BE-në është e rëndësishme që të ketë garanci për pluralizimin mediatik dhe "trajtimin e drejtë të të gjitha partive politike dhe kandidatëve.
TURQI- Një sondazh i Institutit Konda të publikuar sot tregon se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duket se ka ngelur pas rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu. Nga rezultati i dy sondazheve reyulton se Kemal Kilicdaroglu kryeson para Erdoganit me më shumë se pesë pikë përqindje përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës së ardhshme, shkruan protothema.
Sondazhi tregon se Erdogan ka siguruar 43.7% të votave dhe Kilicdaroglu 49.3%. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimit të kompanisë Metropoll, kreu i opozitës merr 46% kundrejt 44% që ka mbledhur presidenti turk, ndërsa Ogan dhe Ince përkatësisht 2.6% dhe 1.2%.
Një tjetër sondazh i kompanisë Saros konfirmon tendencën për të zgjedhur Kemal Kilicdaroglu me një diferencë prej 66 pikësh. Konkretisht kandidatët marrin Recep Tayyip Erdogan: 44,48%, Kemal Kilicdaroglu: 49,96% , Muharem Ince: 3,23% dhe Sinan Ogan: 2,33%. Me sondazhet që i japin një shtysë kreut të opozitës së bashkuar, pyetja tani në Turqi është se çfarë do të bëjë Erdogan për të parandaluar që rivali i tij kryesor të fitojë në votime.
Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Erdogan rikandidon dhe sipas kompanisë së anketimit Areda është më i favorizuari dhe pritet të marrë 50,8% të votive. Kemal Kiliçdaroğlu, kandidati i bllokut kryesor të opozitës që duket se është edhe rivali më i fortë i Erdogan, mund të marrë 43,1% të votave. Dy kandidatët e tjerë janë Muharrem İnce, kandidati i vetëm pa mbështetjen e aleancës, i cili pritet të marrë 4.5% të votave. Sinan Oğan, një kandidat i ekstremit të djathtë, mbetet në kuotën e 1.6% të votave.
ANKARA- Komuniteti politik ndërkombëtar po ndjek përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet në Turqi, ku qytetarët thirren më 14 maj - dhe nëse është e nevojshme përsëri më 28 maj - të vendosin për të ardhmen e vendit dhe të zgjedhin: Recep Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu.
Pyetja që bëjnë shumë analistë - kryesisht nga jashtë - është se çfarë do të ndodhë nëse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan refuzon të pranojë humbet në zgjedhje. Në fund të fundit, kjo s'do jetë hera e parë. Erdogan besohet se ka punuar në prapaskenë për të "bllokuar" bisedimet e koalicionit pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet humbi shumicën e saj parlamentare. Në zgjedhjet e përsëritura disa muaj më vonë, AKP arriti të rimarrë shumicën.
Megjithatë, në vitin 2019, Erdogan filloi të përballej me problemet e tij të para. Partia e Turqisë humbi pothuajse të gjitha qytetet kryesore në zgjedhjet lokale. Megjithatë, humbja në Stamboll, ku ai vetë filloi karrierën e tij politike, ishte dyfish e turpshme për presidentin turk. Në fakt, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim paraqiti një kundërshtim kur kandidati i tyre humbi bashkinë e Stambollit.
Këtë herë, megjithatë, ai dështoi dhe AKP pësoi një humbje edhe më poshtëruese në balotazhin e zgjedhjeve. Abuzimi i pushtetit nga Erdogan mblodhi opozitën dhe pati efektin e kundërt nga sa pritej.
Në analizën e saj, revista Foreign Policy shpjegon se zgjedhjet në Turqi janë një proces i vendosur, popullor dhe me pjesëmarrje të madhe. Erdogan ka shumë më tepër për të humbur dhe, sipas gjasave, ai nuk do ta pranojë humbjen e tij me… buzëqeshje.
Në shtetet autoritare si Turqia, udhëheqësit e mëdhenj që humbasin pushtetin zakonisht përfundojnë në burg ose internim. Kështu, ata nuk kanë frikë të rrezikojnë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Vëzhguesit ndërkombëtarë presin me interes të shohin nëse opozita, e cila këtë herë ka qenë mjaft mirë e koordinuar, mund të kapërcejë pengesat prej dekadash që ka ngritur Erdogan - kontrollin e medias, gjyqësorit dhe elektoratit.
"Bota po i ndjek zgjedhjet sepse është një eksperiment, Turqia, si disa vende të tjera, po bëhen gjithnjë e më autoritare kohët e fundit,"- tha drejtori i zyrës së OJQ-së gjermane "Marshall Fund" në Ankara, Ozgur Unluhisarcikli.
“Nëse kjo trajektore mund të kthehet vetëm përmes zgjedhjeve, ky mund të jetë një shembull për vendet e tjera,”- tha ai gjithashtu.
TURQI- Në Turqi po nxehet skenari për kandidatin e katërt radhazi të zgjedhjeve presidenciale, Muharrem Ince. Muharrem Ince njoftoi se është tërhequr nga gara. Dje ai ka anuluar paraqitjet e tij parazgjedhore për arsye shëndetësore.
Në ditët e fundit, Inge ka qenë nën presion për tu tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale. Nëpërmjet Twitter ai mori kërcënime se do të bëhej publike një video e përfshirë në një aferë seksuale. Ali Gesildag, ish-truproja i Erdoganit, kërcënon se do të publikojë videon, ndërsa Ince ka kërkuar publikimin e videos, duke bërë të qartë se do të marrë masa ligjore.
Dje Kemal Kilicdaroglu e ka telefonuar dje për të mbështetur Aleancën e Kombit. Në sondazhet e fundit, Indze mbledh rreth 2% të votave, përqindje që i mungon Kilicdaroglu për të dalë fitimtar, që nga raundi i parë i ndeshjes.
“Nëse do, le të vijë në tavolinën tonë, le të sjellim ndryshimin bashkë. Le ta pastrojmë së bashku këtë pisllëk nga politika”, tha ai.
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi të mërkurën se do të prezantojë një kushtetutë të re "civile dhe liberale" pas zgjedhjeve të 14 majit. Ai theksoi se vendosja e sistemit të qeverisjes presidenciale konsolidoi parimin e ndarjes së pushteteve në vend.
“Ne besojmë se miratimi i një kushtetute të re civile do të jetë një shërbim i rëndësishëm jo vetëm për gjyqësorin por edhe për degët e tjera në vendin tonë. Ne duam të futim një kushtetutë civile dhe liberale të përgatitur nga duart e vullnetit kombëtar. Nëse mund ta arrijmë këtë, retë e fundit të mbetura mbi demokracinë tonë do të shpërndahen, po ashtu... Pas zgjedhjeve do ta sjellim këtë çështje. përsëri në axhendën e kombit dhe parlamentit tonë”, tha Erdogan.
Duke e përshkruar amendamentin kushtetues të bërë në 2017 si një nga reformat më të rëndësishme të qeverisë në historinë e Turqisë, Erdogan tha: Ne kemi ngritur standardet e demokracisë sonë duke vendosur kufij më të qartë midis degëve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
Nga ana tjetër kandidati presidencial dhe kreu i CHP-së Kemal Kılıçdaroğlu ka mbajtur një miting në Adana, ku ka premtuar ndryshim 180 gradë të politikës turke.
Ata që kanë qenë në ushtri e dinë. Ka një tabelë në kufi që thotë 'kufiri është nder'. Tani të gjithë po vijnë. Afganët dhe sirianë po vijnë. Unë premtoj edhe një herë se ne do t'i dërgojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona sirianë në vendet e tyre maksimumi brenda 2 viteve. Asnjëherë raciste, duke plotësuar të gjitha nevojat e tyre me fondet e BE-së dhe kontraktorët tanë. Ne do t'i dërgojmë ata në vendet e tyre duke garantuar sigurinë e jetës dhe pronës. Nëse dëshirojnë, mund të vijnë në vendin tonë si turistë. Do ta ndryshojmë politikën 180 gradë. Ne do t'u shërbejmë qytetarëve. Ne nuk do të ndajmë votat tona. Do shkojmë në kutinë e votimit, së bashku do fitojmë. Ne jemi kryetarë të 6 partive bashkë. Dëshira jonë e vetme është që Turqia të gjejë paqe dhe demokraci. Kur të rinjtë postojnë në Twitter, ata paralajmërojnë prindërit e tyre. Djema, kam një fjalë për ju. Më dhëntë Allahu që kur të bëhem President, të mund të postoni në Twitter kundër meje dhe të më kritikoni më lehtë. Do t'ju sjell demokraci, liri, bukë, vaksina, punë. E di që ka komuna që mbyllen. Ne do të bëjmë një referendum, nëse do publiku do ta hapim përsëri. Ka gjykata të mbyllura në qytetet e vogla. Ne do të rihapim të gjitha ndërtesat, qytetarët do të kërkojnë të drejtat dhe ligjet e tyre atje. Ne do të bëjmë një referendum, nëse do publiku do ta hapim përsëri," tha ai
Të dielën, Turqia do të shkojë në votime për të zgjedhur një president të ri dhe gjithashtu anëtarë të parlamentit prej 600 vendesh.