Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Dje në Turqi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në kursin politik të vendit. •Rezultatet bazuar në numërimin e kutive të votimit, kanë çar Turqinë në balotazh. •Presidenti Rexhep Tajip Erdogan fitoi 49,50 për qind të votave, më pak se 50% të mbështetjes, i cili ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroglu, me 44,89 për qind të votave. •Dy rivalët do të kandidojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në 28 maj. •Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu tha se "megjithë gënjeshtrat dhe sulmet, Erdogan nuk mori rezultatin që donte". •Ndërkohë kandidati i tretë, Sinan Ozgan pritet të luajë një rol të rëndësishëm në vendimin e zgjedhjeve. •Ozgan i cili mori rreth 5,17 për qind të votave pritet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në raundin e dytë, ai ka njoftuar se krahu që do të mbështesë do të jetë një zgjedhje që do të ketë rezultat të dobishëm për vendin.
12 artikuj për këtë temë.
TURQI- Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu po përgatiten për raundin e dytë të zgjedhjeve të 28 majit, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të votave në garën e djeshme.
Me 99.87% të votave të numëruar, Erdogan ka arritur të mbajë fortesat e tij në zonat e goditura nga tërmeti, pavarësisht zemërimit publik pas tërmeteve të 6 shkurtit dhe fajësimit të qeverisë.
Në veçanti, në provincën e Kahramanmaras, e cila u godit rëndë nga tërmeti, Erdogan shënoi një përqindje prej 71.88%, në ndryshim nga Kilicdaroglu, i cili regjistroi një përqindje të ulët prej 22.20%.
Në rajonin e Osmaniye, përqindja e Erdoganit është 62.31% kundrejt 30.74% të Kilicdaroglu. Në provincën e Hatay, epërsia e Erdoganit është margjinale me 48.07% kundrejt Kilicdaroglu 48.03%, shkruan Protothema.gr.
Kujtohet se tërmeti vdekjeprurës në Turqi mori jetën e rreth 50 mijë njerëzve. Pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 88.92% në sondazhet e ngritura brenda Turqisë, ndërsa pjesëmarrja për turqit që votuan jashtë arriti në 52.69%.
TURQI- Sipas një analize të gazetës italiane La Repubblica, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shanset më të mira për të fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në vendin e tij pas dy javësh.
Siç shkruan gazeta, pushteti i presidentit bazohet në faktin se ai ka nën kontroll median, aparatin shtetëror dhe se mbështetet edhe në një bazë fetare plotësisht besnike ndaj tij.
“Ankara në masë të madhe votoi për opozitën, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, por sot kryeqyteti është lodhur dhe zhgënjyer sepse në horizont janë dy javë tensione të reja që askush nuk i dëshiron”, shkruan La Reppublica.
Gazeta italiane vlerëson gjithashtu se Sinan Ogan, i afërt me pozicionet ultranacionaliste të Ujqërve Gri, mund të jetë vendimtar për rezultatin e raundit të dytë. Megjithatë, nuk mungon të kujtojë se Kemal Kilicdaroglu arriti të bashkojë të gjithë opozitën në një front të vetëm demokratik, duke mbledhur një përqindje që asnjë kundërshtar i Erdoganit nuk e kishte arritur, pavarësisht nga kontrolli total i masmedias nga qeveria.
Konkluzioni i deritanishëm i La Repubblica është se në Turqi, qytetarët duket se kanë votuar kryesisht në bazë të identitetit të tyre ideologjik.
TURQI- Kemal Kilicdaroglu rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai qëndron në këmbë pas zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij kanë punuar pa pushim që nga e diela.
Pas rezultateve të numërimit të votave, i cili çoi Turqinë në balotazh, Kilicdaroglu i kërkoi popullit turk të mos humbë shpresat.
“Mos u bëni të pashpresë. Unë do të qëndroj në këmbë. Unë do të shpjegoj gjetjet e mia të qarta në lidhje me gjithçka që ka ndodhur. Dhe më pas, ne do të ngrihemi dhe do t'i marrim këto zgjedhje së bashku. Në fund të çdo gjëje, do të jetë vetëm ajo që do të vendosë kombi ynë.”-postoi ai në Twitter.
TURQI- Një raund i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj pasi asnjë nga kandidatët për president në Turqi nuk arriti të marrë 50% të votave.
Me 99,87% të votave të numëruara, Rexhep Tajip Erdogan ka fituar 49,50%, Kemal Kilicdaroglu 44,89%, Sinan Ogan 5,17% dhe Muharrem Ince 0,44%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën, më 28 maj 2023.
TURQI- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka dhënë deklaratën e saj për zgjedhjet në Turqi. Mediat e huaja ndërsa përgëzoi popullin turk për frymën demokratike, tha se Partia AK në pushtet kishte një avantazh të padrejtë gjatë votimit.
OSBE shprehu gjithashtu zhgënjim lidhur me ndalimin e Turqisë për dy ligjvënës nga një mision prej 100 vetësh për të monitoruar zgjedhjet e 14 majit në vend. Autoritetet turke i kishin mohuar akreditimin e misionit deputetit danez Soren Sondergaard dhe deputetit suedez Kadir Kasırga.
Megjithatë OSBE theksoi se votimi u zhvillua në një mjedis të sigurt.
EUROPË- Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka komentuar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në Turqi. Ajo e përshkruan shkallën e lartë të pjesëmarrjes si "shenjë shumë të qartë se populli turk është i përkushtuar në ushtrimin e të drejtave të tij demokratike", shkruajnë mediat e huaja.
"Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Mendoj se pjesëmarrja masive është vërtet një lajm pozitiv. Është një lajm i mirë sepse është një mesazh i qartë se qytetarët turq janë të përkushtuar të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të shkuar e për të votuar dhe se ata e vlerësojnë institucionin demokratik. Kjo është një fitore e madhe që u zhvillua dje. Zgjedhjet janë ende të hapura, duhet të shohim raundin e dytë”,- tha tha Ursula von der Leyen.
Von der Leyen njoftoi se BE po ndjek nga afër shpalljen e rezultateve zyrtare nga votimi i së dielës dhe po njëlloj do veprojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
TURQI- Partia AK e presidentit Erdogan ka fituar shumicën në parlament. Mediat e huaja raportojnë se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit ka fituar 266 vende në parliament, ndërsa Partia Republikane Popullore fitoi 166 vende.
Ndërkohë nga rezultatet e numërimit Erdogan ka fitur 49.42% të votavë ndërsa kundërshtari i tij ka fituar 44.95% të votive, duke çuar në balotazh. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh, përkatësisht me 28 maj.
Është hera e parë në 20 vjet, që kur ka qenë në pushtet në Turqi, që kreu i shtetit do të detyrohet në një raund të dytë, kundër kundërshtarit të tij socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu.
RUSI- Teka zgjedhjet presidenciale mund të kalojnë në një raud të dytë, Kremlini ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me Turqinë do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati i votimeve.
Në deklaratën e tij zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se do të respektojnë zgjedhjen e popullit turk.
“Ne po i shikojmë me vëmendje dhe interesim të madh lajmet që vijnë nga Turqia. Ne do të respektojmë zgjedhjen e popullit turk. Në çdo rast presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe thellohet-" tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
TURQI- Ndërkohë që numërimi i votave është drejtë përfundimit, Turqia shkon në Balotazh. Aktualisht janë numëruar mbi 99,38 për qind e votave, ku Erdogan ka fituar 49,42 ndërsa Kilicdaroglu 44,95%.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve në 28 maj, do të votohet për dy kandidatët me më shumë vota në raundin e parë, përkatësisht Erdogan dhe Kılıçdaroglu, për të përcaktuar Presidentin e ri të vendit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses raundin e parë. Ndërsa udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka thënë se ai do të pranonte rezultatin nëse do të shkonte në balotazh dhe do ta fitonte atë.

TURQI- Zgjedhjet në Turqi po shkojnë drejt një raubdi të dytë dhe Kandidati i pavarur nacionalist Sinan Ogan, pritet të vendosë rezultatin përfundimtar. Mediat e huaja shkruajnë se Sinan Ogan deklaroi se do të mbështesë Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë.
Mbështeja e Ogan ka një kusht, ai do të zgjedhë Kilicdaroglu vetëm nëse partia pro-kurde “HDP” do të përjashtohet nga sistemi politik.
“Unë do të mbështes Kemal Kilicdaroglu vetëm nëse HDP përjashtohet nga sistemi politik. Dëgjuam se janë bërë disa manipulime në procedurat e numërimit të votave jashtë vendit. Po paralajmëroj Këshillin e Lartë Zgjedhor. Merrni menjëherë masat e nevojshme dhe sigurohuni që procedurat e numërimit të votave të kryhen shpejt. Për më tepër, ne nuk do të lejojmë manipulimin e votove.Kaq deri në raundin e dytë”,- tha Ogan.
Kandidati i pavarur nacionalist Sinan Ogan, grumbulloi më shumë se 5% të votave. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka marrë deri tani 49,34% të votave. Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroglu, me 44.99 për qind të votave.
TURQI- Pas zgjedhjeve presidenciale të 14 majit në Turqi, deri tani janë numëruar 97,95% e totalit të votave, dhe duket se po shkohet drejt balotazhit, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur të kalojë pragun 50%. Në këtë situatë, BBC raporton se vendimtar do të jetë kandidati i renditur i treti, Sinan Ogan me votat e marra.
Ogan, i cili mori rreth 5% të votave, foli pas përfundimit të procesit të votimit, teksa u shpreh se mund të bëjë diferencën në raundit e dytë me votat që ka. Sinan Ogan pohoi gjithashtu se ata do të përcaktojnë rezultatin e raundit të dytë dhe njoftoi se do të konsultohen me bazat e tyre për emrin që do të mbështesin.
“Do të flas me liderët e aleancës sime dhe do të shkojë të pyes votuesit e mi në dy ditët në vijim. Më pas, unë do të marr një vendim për të kryer detyrën e radhës pas 14 ditësh”,- tha Ogan.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka marrë deri tani 49,34% të votave. Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroglu, me 44.99 për qind të votave. Më pas vjen Sinan Ogan me 5.24 për qind, i ndjekur nga Muharrem Ince me 0.43 për qind të votave. AKP ka marrë rreth 35% të votave, duke mos ia dalë të jetë po aq e votuar sa lideri i saj. Ky vlerësohet si rezultati më i keq i AKP që prej vitit 2002. Me rezultatin e fundit, partia e Erdogan pritet të ketë 267 deputetë, duke humbur 28 mandate krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
TURQI- Pas dy javësh vendoset, nëse Erdogan do të vazhdojë të jetë në krye të shtetit turk edhe për pesë vjet të tjera apo do të dalë në krye rivali i tij, Kilicdaroglu. Në raundin e parë, Erdogan nuk arriti 50% të votave.
Në Turqi zgjedhjet presidenciale do të vendosen në fund ta majit në balotazh. Pas numërimit të votave, përfaqësues të partisë së Erdoganit dhe opozitës bënë të ditur, se asnjëri nga kandidatët nuk ka mbërritur në kuotën e 50% të votave. Erdogan u tregua i gatshëm për të dalë në balotazh kundër kandidatit të opozitës Kemal Kilicdaroglu. “Ne nuk e dimë, nëse zgjedhjet do të marrin fund në raundin e parë, por nëse njerëzit na dërgojnë në një raund të dytë, ne do ta respektojmë edhe këtë”, tha Erdogan para përkrahësve të tij në Ankara. Do të kalojnë edhe disa orë derisa të publikohen rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës.
Mediat: Erdogan kryeson
Si agjencia turke e lajmeve, Anadolu edhe ajo e afërt me opozitën, Anka kanë bërë të ditur, se Erdogan ndodhet para Kemal Kilicdaroglu në rezultate. Presidenti turk duket se ka arritur 49,5% të votave kurse rivali i tij rreth 45%. Pjesa tjetër është rezultat i kandidatëve të tjerë. Kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu u bëri thirrje përkrahësve të tij të qëndrojnë në qendrat zgjedhore deri në fund të numërimit të votave. “Asnjëherë mos u largoni nga kutia e votimit dhe komisionet zgjedhore”. tha kreu i partisë socialdemokrate, CHP në Ankara. “Në qendrat, ku ne kemi një pjesë të madhe të votave, ata e bllokojnë sistemin me pretendime të njëpasnjëshme”, tha Kilicdaroglu, duke iu referuar partisë konservatore-islamike, AKP. Kurse AKP nga ana e saj akuzoi CHP për sabotazh.
Fund i një epoke në horizont?
Zgjedhjet presidenciale konsiderohen ndër më të rëndësishmetnë historinë e Turqisë me 85 milionë banorë, sepse mund t’i jepnin fund qeverisjes prej më shumë se dy dekadash të Erdoganit dhe do të nënkuptonin një ndryshim të thellë politik. Përmes ndryshimeve kushtetuese, 69 vjeçari Erdogan ka marrë në dorë kompetenca mjaft të zgjeruara. Përveç kësaj, Erdogan ka kontroll mbi institucionet turke në një kohë që personalitetet liberale në vend janë mënjanuar. Erdogan i ka mbijetuar një sërë skandalesh të korrupsionit të rrethit të tij dhe një përpjekjeje për puç në vitin 2016.
Presidenti turk, Erdogan gëzon sidomos mbështetjen e turqve konservatorë, që ndjeheshin të diskriminuar në një Turqi laike. Por popullariteti i tij ka rënë pas problemeve të mëdha të shkaktuara nga inflacioni. Kundërshtari i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu ka thënë, se do të drejtojë Turqinë me një kurs të ri, do të ripërtërijë demokracinë pas vitesh të shtypjes shtetërore të Erdoganit, do të kthehet tek një politikë e qartë ekonomike dhe do të përmirësojë marrëdhëniet me perëndimin. Nëse ai do të fitonte, mijëra të burgosur politikë do të liroheshin.
Krahas zgjedhjeve presidenciale, të dielën u votua edhe për parlamentin e ri në Turqi. Sipas njoftimeve në media, partia e Erdoganit, AKP me parti të tjera aleate ka dalë në krye kundrejt partive të opozitës./DW