LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet lokale/ Celibashi: Kandidatët të jenë pa rekorde kriminale. Ambasadori King-Smith: Opozita të jetë e fortë

• Një tryezë e rrumbullakët me temën “Mbrojtja e Integritetit zgjedhor në Shqipëri” u mbajt ditën e sotme në Tiranë për të siguruar një proces zgjedhor sa më demokratik dhe transparent. • KREU i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe Komuniteti i Ambasadorëve të Helsinkit vunë theksin tek disa probleme të procesit zgjedhor që duhen rregulluar. • Për zgjedhjet e 14 majit, Clibashi theksoi se është thelbësore që kandidatët të jenë individë që nuk kanë rekorde kriminale. • Në fjalën e tij ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis kërkoi që zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe transparente. • Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith përsëriti qëndrimin e vendit të tij se duhet të ketë një opozitë të fortë që ti kërkojë llogari qeverisë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet Lokale, ambasadori britanik: Opozita duhet të jetë e fortë për ti kërkuar llogari qeverisë

Zgjedhjet lokale/ Celibashi: Kandidatët të jenë pa rekorde
Alastair King Smith

TIRANE- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith përsëriti qëndrimin e vendit të tij se vendi duhet të ketë një opozitë të fortë që ti kërkojë llogari qeverisë për të bërë mirë punën e saj. Në një tryezë të organizuar sot në kryeqytet, ku morën pjesë disa institucione dy muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, me temë "Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri", King Smith tha se demokracia duhet të jetë në lulëzim. 

"Mbretëria e Bashkuar mbështet demokracinë në Shqipëri për të ngritur standardin e zgjedhjeve  dhe për të mbështetur monitorimin e zgjedhjeve dhe për të cuar pjesëmarrjen e qytetarëve. Mbretëria e Bashkuar mbështet punën për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe me ndihmesat që jep për partitë politike. MB do të shikojë një demokraci në lulëzim, duke përfshirë këtu edhe një opozitë të fortë që i kërkon llogari partisë në pushtet dhe të ketë institucione që punojnë. Procesi demokratike është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe për pjesën tjetër të Evropës”, u shpreh ambasadori./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 Majit/ Ambasadori i OSBE: Kërkojmë proces demokratik dhe transparent. Demian Smith: Shitblerja e votës është problem

Zgjedhjet lokale/ Celibashi: Kandidatët të jenë pa rekorde

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis ka kërkuar që zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe transparente. Gjatë fjalës së tij në De Sanctis theksoi se një proces i mirë do kërkonte një bashkëpunim mes partive dhe institucioneve.

“Duhet të shohim rezultatet e arrira nga Shqipëria në të kaluarën. Pra cilat janë arritjet që ne kemi shënuar, që KQZ janë bërë në formë transparente. Ne i trajtojmë si hapa pozitivë. ODIR-i ka nxjerrë një raport dhe ka theksuar disa gjëra. ODIR-i ka rekomanduar të gjitha agjencive që të identifikojnë dhe të ndjekin penalisht shitblerjen e votave. Vlerësojmë përdorimin e fillimeve të gatshme nga partitë politike. Ka pasur disa arritje në Shqipëri në të kaluarën por mbetet ende pune. Kjo bëhet nëse institucionet dhe partitë të kenë një dialog. Por kjo s’është kaq e thjeshtë. Ne ftojmë këto për një dialog të brendshëm”, tha De Sanctis.

Ndwrkohw qw zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith tha se shitblerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave ishte problem në zgjedhjet e kaluara.

“Zgjedhje të lira e të ndershme janë përgjegjësi e qeverisë, por edhe e votuesve. Në zgjedhjet e kaluara vërejtëm shit-blerje votash, por edhe keqpërdorimin e të dhënave. Partitë politike duhet të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë të pastër”, tha Smith.

3 VITE ME PARE

Celibashi për zgjedhjet e 14 majit: Kandidatët të jenë pa rekorde kriminale, rrezikohet korrupsion

Zgjedhjet lokale/ Celibashi: Kandidatët të jenë pa rekorde

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror Zgjedhor Ilirjan Celibashi ka prekur disa probleme që shoqërojnë procesin zgjedhor në Shqipëri. Në një bisedim me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, Celibashi u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit, është e rëndësishme që kandidatët duhet të jenë individë me integritet si dhe pa asnjë rekord kriminal.

“Thelbësore është që kandidatët që do t’u paraqiten qytetarëve të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve. Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualifikime zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës. Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit. Zgjedhja e kandidatëve të pastër ligjërisht është thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe të veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyre e të punojnë me zyrtarë të tjerë në interes të qytetarëve. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, veçanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin”, tha ai.

Sipas Celibashit individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale, dhe të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre.

“Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qendrore dhe ajo lokale. Shkeljet ose keqpërdorimi i të dhënave mund të dëmtojë qytetarët dhe të rrezikojë integritetin e procesit zgjedhor. Përdorimi i të dhënave mund të çojë në krijimin e profileve digjitale të votuesve që mund të përdoret për t’i targetuar ata me mesazhe të personalizuara politike dhe elektorale. Ky lloj shenjestrimi mund të jetë ndërhyrës dhe manipulues”, deklaroi Celibashi.

alastar king-smith guido de sanctis ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet