LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Regjistrimi i votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Mbi 400 aplikime nga emigrantët, Celibashi: Kodi zgjedhor ka nevojë për ndryshime të karakterit teknik

• Diaspora do të ketë peshën e saj në zgjedhjet e 11 majit, pasi për herë të parë emigrantët jashtë kufijve do të kenë mundësi të votojnë pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. • Ndërkohë sot nis edhe procesi i regjistrimit të emigrantëve përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars. • Sipas raportimeve deri tani kanë aplikuar në platformë mbi 400 emigrantë, ndërsa aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia, shtete ku edhe më së shumti jetojnë shqiptarët. • Aplikacioni ku mund të regjistrohesh gjendet në forma të ndryshme, duke nisur nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon. • Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas krijohet një pasword që ka 8 karaktere. • Për ta aktivizuar regjistrimin, KQZ, përmes email-it apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar. • Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. • Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë. • Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. • Gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, emigranti ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. • Brenda 5 ditësh, KQZ do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. • Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri. • Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Votimi nga jashtë, VOA: Nis rregjistrimi i zgjedhësve

Regjistrimi i votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit/
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Në Shqipëri, sot është hapur procesi i rregjistrimit të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë i jep mundësinë shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit. Rregjistrimi i tyre do të mbyllet më 4 mars. Të gjitha procedurat mund të realizohen online, ndërsa për të votuar, atyre do t’u dërgohet me postë fleta e votimit.

Që prej mesnatës, qindra shqiptarë me banim jashtë vendit kanë paraqitur kërkesën për t’u rregjistruar si pjesmarrës në zgjedhjet e ardhshme. Procesi realizohet përmes një platforme elektronike në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve apo një aplikacioni të posaçëm.

Sipas asaj që bëri të ditur Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi, kërkesat janë bërë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë thuajse të gjithë kontinentet.

Fillimisht kërkohet hapja e një llogarie personale, e më pas, nëpërmjet saj, plotësohen të dhënat e nevojshme dhe ngarkohen dokumentat identifikuesë si dhe të tjera që vërtetojnë vendbanimin e saktë, në mënyrë që autoritetet të kenë adresën ku do të duhet të dërgojnë më pas fletën e votimit.

Kërkesa për rregjistrim vlerësohet nga KQZ e cila duhet të japë miratimin brenda 5 ditëve. Në rast se kërkesa refuzohet për mungesë të ndonjë dokumentacioni, çdokush ka të drejtë të aplikojë sërish, qoftë dhe disa herë, deri më datë 4 mars, kur procesi i rregjistrimit përmbyllet. Pas kësaj date hartohet lista e votuesve nga jashtë, dhe emrat e tyre hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali, përmes një mesazhi të shpërndarë sot, ndërsa vlerësonte kontributin e emigrantëve ndër vite, i bëri atyre thirrje që të rregjistrohen për të marrë pjesë në votime “në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku jetoni. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj”.

Sipas listës së zgjedhësve të bërë publike pak ditë më parë, rezultojnë mbi 3.7 milionë persona me të drejtë vote. Duke marrë në konsideratë se gati mbi 45 përqind e shqiptarëve, vlerësohet se jetojnë jashtë vendit, thuajse në të njëjtat raporte kjo reflektohet dhe për votuesit. Mbetet për t’u parë se sa i lartë do të jetë interesi e emigrantëve për të të marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.

Qeveria ka shprehur gatishmërinë që për këtë proces të parë, ajo të marrë përsipër pagesën e kostove të postës për fletën e votimit. Por një gjë e tillë kërkon ndërhyrje në Kodin zgjedhor, sikundër dhe për disa elementë të tjerë teknikë të kërkuar dhe nga vetë KQZ-ja.

Në vlerësimin tim mund të shihet mundësia e një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për t’iu përgjigjur më mirë interesit të ligjshëm të çdo kahu politik për këtë process, pasi është shumë e rëndësishme që të gëzojë në mënyrë absolute besimin e të gjitha palëve. Dhe çdo shqetësim që çdonjëra prej tyre mund të ketë, nëse do mund të adresohet, përmes ndryshimeve ligjore, nuk ka arsye pse të mos adresohet në këtë mënyrë”, deklaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Nga ana tjetër, kundërshtitë e Partisë Demokratike, pritet të reduktojnë ndjeshëm zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik, vetëm në disa qendra pilot në kryeqytet, përkundër gatshmërisë së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të shtrirë në tre qarqe, ose së paku vetëm në Tiranë./VOA

1 VITE ME PARE

Regjistrimi i votës së diasporës/ "Në rast refuzimi të kërkesës mund të riaplikohet disa herë", Celibashi: Ka nevojë për ndryshime në kodin zgjedhor

Regjistrimi i votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit/
ilirjan celibashi

TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Ditën e sotme nis dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Kryetari i KQZ-së,  Ilirjan Celibashi ka shpjeguar sërish drejtpërdrejtë edhe procesin e votimit. Ai gjithashtu theksoi se janë paraqitur deri tani mbi 400 aplikime, ndërsa sipas tij, ngaa shifrat, ka kryesuar Italia me 97 kërkesa, e ndjekur nga Gjermania me 81 kërkesa. 

“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë si nga kompjuterë dhe nga telefonat. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet watssap apo të dërgojë email, KQZ. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe,", tha ai.

Celibashi njoftoi gjithashtu se nëse një personi i refuzohet në fillim kërkesa ka të drejtë të riaplikojë disa herë deri më 4 mars. Ai ka theksuar se i kanë marrë masat në rast fluksi dhe për këtë kanë bashkëpunuar dhe me institucione të tjera.

“Deri më datën 4 mars, gjithçka është e mundur. Nëse ndonjë nuk gjendet duhet ti drejtohet bashkisë për të qenë pjesë e listës. I kemi marrë masat, në vlerësimin dhe gjykimin tonë nuk do të ketë asnjë problem. Jemi të organizuar nga pikëpamja teknike që të përballojmë çdo lloj fluksi. Sistemi i përgjigjet fare mirë çdo vendi ku është aplikanti. Jemi në një bashkëpunim 24/7 dhe me institucione të tjera për t’ia dalë sa më mirë”, u shpreh kreu i KQZ.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Celibashi u shpreh se kodi zgjedhor ka nevojë për ndryshime, veçanërisht në karakterin teknik.

“Di që ka nevojë për tu bërë disa ndryshime në kodin zgjedhor. Janë thjesht gjëra të karakterit teknik dhe në gjykimin tonë sjellin soliditet të procesit teknik. Për shembull, çështja e afateve zgjedhore, ka dhe aspekte të tjera të vlerësimit të gjykimit nga jashtë. Është shumë e rëndësishme që ky proces të gëzojë respektin e të dyja palëve”, tha ai. 

1 VITE ME PARE

Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, deri më tani kanë kryer aplikimin 295 emigrantë shqiptarë

Regjistrimi i votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit/
foto ilustruese

TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Ditën e sotme ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Sipas raportimeve deri tani kanë aplikuar në platformë 295 shtetas shqiptarë, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia, shtete ku edhe më së shumti jetojnë shqiptarët.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Sot nis regjistrimi për votën e diasporës, hapat që duhen ndjekur nga shqiptarët jashtë vendit

Regjistrimi i votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit/
foto ilustruese

TIRANË- Diaspora do të ketë peshën e saj në zgjedhjet e 11 majit, pasi për herë të parë emigrantët jashtë kufijve do të kenë mundësi të votojnë pas qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Ndërkohë ditën e sotme do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Aplikacioni ku mund të regjistrohesh gjendet në forma të ndryshme, duke nisur nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon. Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas krijohet një pasword që ka 8 karaktere. Për ta aktivizuar regjistrimin, KQZ, përmes email-it apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar.

Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë. Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse ju ka skaduar afati.

Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Brenda 5 ditësh, KQZ do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri. Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

vota e diaspores

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje