Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka treguar problematikat që janë hasur nga shpërndarja e votave të diasporës. • Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se deri më tani janë 21 mijë zarfa të cilat nuk janë shpërndarë akoma, ndërkohë që shtoi se 11 mijë prej tyre janë për shkak të pasaktësisë së adresës ose të të dhënave. • Duke folur për problematikat e votimit nga jashtë, Celibashi i është përgjigjur denoncimeve të Partisë Demokratike për shkak të akuzave për manipulim të votave në Greqi. • Ai ka theksuar se KQZ trajton çdo ankesë bazuar në prova konkrete dhe jo në deklarata politike të partive, ndërkohë që shtoi se votuesit duhet që të raportojnë shkeljet e bëra dhe të sjellin fakte. • Për votimin nga jashtë, Celibashi ka theksuar edhe pse procesi nuk është realizuar në mënyrë perfekte, integriteti i votës nga jashtë nuk diskutohet. • Për krimet zgjedhore, Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë 55 kallëzime dhe denoncime, ku 25 kallëzime janë paraqitur nga subjektet politike, ndërsa 35 janë denoncime online.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë 55 kallëzime dhe denoncime për krime zgjedhore. Celibashi në një dalje për mediat ka theksuar 25 kallëzime janë paraqitur nga subjektet politike, ndërsa 35 janë denoncime online. Në fund të fjalës së tij, Celibashi shtoi se SPAK ka hapur 35 procedime penale gjithsej.
“Sipas të dhënave të deritanishme, nga subjektet politike janë paraqitur 25 kallëzime, ndërsa 35 të tjera janë denoncime online. Në total, SPAK ka hapur 35 procedime penale, nga të cilat 8 janë nisur me iniciativë të vetë institucionit,” deklaroi Celibashi.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar procesin e votimit nga jashtë, duke theksuar se nuk mund të vihet në diskutim integriteti. Celibashi në një dalje për mediat ka theksuar edhe pse procesi nuk është realizuar në mënyrë perfekte, integriteti i votës nga jashtë nuk diskutohet.
Po ashtu Celibashi tregoi se në Gjermani nga votimi i diasporës, kanë humbur rreth 40 mijë vota. Po ashtu theksoi se dhe ne Austri nuk janë konsideruar votat nga jashtë për shkak se zarfet ishin të hapura.
"Nuk vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Është një proces që nuk është realizuar në mënyrë perfekte, jo për shkaqe që lidhen me KQZ, por është një proces i realizuar shumë mirë. Kjo, gjykuar nga numrat. Nga ato çfarë vijnë këtu te ne nëpërmjet partive dhe votuesve asesi ky proces nuk mund të vihet në diskutim. Para disa ditësh po lexoja për procesin e votimit nga jashtë në Gjermani dhe atje diskutohej për humbjen e 40 mijë votave.
Në Austri nuk u konsideruan votat nga jashtë pasi zarfet ishin të hapur. Respektoj mendimin dhe opinionin e gjithkujt në lidhje me këtë çështje. Ky proces meriton të vlerësohet i arrirë dhe e ka përmbushur qëllimin e tij. Në fund të fundit janë 144 mijë votues që e kanë sjellë fletën e votimit, numrat tregojnë që sistemi ka funksionuar. Po flasim për një sistem që është përgatitur në një kohë shumë të shkurtër," tha Celibashi.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është përgjigjur denoncimeve të Partisë Demokratike për shkak të akuzave për manipulim të votave në Greqi. Celibashi në një dalje për mediat ka theksuar se KQZ trajton çdo ankesë bazuar në prova konkrete dhe jo në deklarata politike të partive. Në fund të fjalës së tij, shtoi se votuesit duhet që të raportojnë shkeljet e bëra dhe të sjellin fakte.
"Kam respekt për partitë politike, por rëndësi ka fakti. Mbi faktet që na janë paraqitur, kemi marrë masat përkatëse. Nëse një zgjedhës nuk e ka marrë fletën e votimit, ai ka mundësinë ta raportojë rastin. Kur të vijë momenti i verifikimit, do të kërkojmë provat për çdo rast. Unë e marr të mirëqenë që protokolli është zbatuar," tha Celibashi.
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka treguar problematikat që janë hasur nga shpërndarja e votave të diasporës. Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi theksoi se deri më tani janë 21 mijë zarfa të cilat nuk janë shpërndarë akoma. Ndërkohë që shtoi se 11 mijë prej tyre janë për shkak të pasaktësisë së adresës ose të të dhënave.
“Janë rreth 21 mijë zarfa të cilat nuk janë shpërndarë akoma, DHL nuk i ka shpërndarë akoma, prej tyre 11 mijë janë për shkak të problematikave të lidhura me pasaktësinë e adresës, emalit dhe numrin e telefonit. Pra 11 mijë votues DHL nuk ka mundur ti gjejë. Që do të thotë se zarfat janë në zyrat e tyre. Para disa ditësh i bëmë thirrje votuesve që janë regjistruar, pra cdo njërit prej atyre 245 935 që nuk e kanë marrë fletën e votimit të interesohen pranë shërbimit të DHL përkatëse. Pjesa tjetër lidhet me ata votues që DHL mund ti ketë kontaktuar, nuk i janë përgjigjur mesazhit të DHL dhe janë në pritje deri në datën 8 në zyrat e DHL. Ata duhet të bëjnë të treja tentativat dhe më pas duhet të presin nëse vetë zgjedhësi do ti kontaktojë. Diferenca tjetër është me numrin e zarfeve që sot pritet të vijnë”, tha Celibashi.