LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i BE takim me kreun e KQZ, Gonzato: Nuk kemi ndërhyrë në raportin e ODIHR! Jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo për të manipuluar

• Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin. • Ky takimi i kryekomisoinierit të zgjedhjeve dhe kryediplomatit evropian në vend vjen vetëm nëntë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. • Pas takimit Gonzato dhe Celibashki kanë folur për gazetarët. • Gonzato deklaroi për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës. • Gonzato krah Celibashit theksoi se nuk janë këtu për të manipuluar asgjë. • Gjithashtu Gonzato ka hedhur poshtë pretendimet për ndikim të BE-së në misionin e ODIHR, duke i cilësuar si të pavërteta lajmet se janë ndërhyrë për të hequr emra nga raportet e tyre. • Gonzato theksoi se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi të veçantë, pasi janë të parat që zhvillohen pas hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. • Ndërsa Celibashi u shpreh se takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. • Ai theksoi gjithashtu se janë në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE. • Më tej ai tha se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë për të pasur zgjedhje me integritet. • Ndër të tjera Celibashi tha se këtë javë kanë pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Mbështesim pavarësinë e tyre"/ Gonzato: Raportimi për ndërhyrjen e BE në ODIHR është i rremë!

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i BE takim me kreun e KQZ, Gonzato: Nuk kemi
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mohuar pretendimet për ndikim të BE-së në misionin e ODIHR, duke i cilësuar si të pavërteta lajmet se janë ndërhyrë për të hequr emra nga raportet e tyre.

Gonzato duke folur me gazetarët pas takimit me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin theksoi gjithashtu se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi të veçantë, pasi janë të parat që zhvillohen pas hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Takova zotin Celibashi sepse doja një përditësim mbi mënyrat se si mund të mbështesim më tej komisionin. Kemi besim të plotë te KQZ dhe besojmë se kanë bërë një punë të shkëlqyer. 

Lajmi që u përhap se ne kemi ndikuar te ODIHR për të hequr emra është i rremë. Çdo aktor politik e njeh metodologjinë që ata përdorin në raportet e tyre. Ata janë të pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht këtë," tha Gonzato.  

1 VITE ME PARE

Celibashi pas takimit me ambasadorin Gonzato: Komunikime periodike me SPAK këtë javë! U kemi vënë në dispozicion gjithçka

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i BE takim me kreun e KQZ, Gonzato: Nuk kemi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pas takimit me ambasadori e BE, Silvio Gonzato, ka folur për gazetarët. Celibashi u shpreh para gazetarëve se takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se janë në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE.

Më tej ai tha se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë për të pasur zgjedhje me integritet. Ndër të tjera ai theksoi se këtë javë kanë pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime.

"Takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Shkëmbyem mendime për përgatitjet. Jemi në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE. Me siguri do të vijojë edhe pas zgjedhjeve. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë tona për të pasur zgjedhje me integritet.

Këtë javë kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime, si dhe informacione të ardhura në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë të vëmë në dispozicion gjithçka që na është kërkuar," tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

"Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë"/ Zgjedhjet e 11 majit, Gonzato: BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i BE takim me kreun e KQZ, Gonzato: Nuk kemi
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin, ka folur për gazetarët. Gonzato deklaroi për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës. Gonzato krah Celibashit theksoi se nuk janë këtu për të manipuluar asgjë.

"Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve. Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. SPAK ka një detyrë të rëndësishme. BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë," tha Gonzato. 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori Gonzato takim me Kryekomisionerin Ilirjan Celibashi

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i BE takim me kreun e KQZ, Gonzato: Nuk kemi
Ilirjan Celibashi dhe Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Gonzato është pritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për takimin e tij me Celibashin.

Ky takimi i kryekomisoinierit të zgjedhjeve dhe kryediplomatit evropian në vend vjen vetëm nëntë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

 

 

 

zgjedhjet e 11 majit ilirjan celibashi silvio gonzato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet