LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, ish-kryedemokrati e "ndëshkon": Të mblidhet Komisioni i Etikës, është i pabesueshëm për partinë

•Grupimi i Lulzim Bashës do të ketë zgjedhje ditën e shtunë, datë 29 korrik. •Lista e anëtarësisë do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar. •Kreu i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana tha se shifrat janë tkurrur, pasi pjesa tjetër ka shkuar me grupin e Rithemelimit. •Gjatë konferencës me mediat, Gjana tha se nuk ka dijeni se kush e ka vulën e Partisë Demokratike. •Ai u shpreh se vendimi për marrjen e vulës nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, u mor më 18 korrik sepse “po vinte momenti për të firmosur dokumentacionin'. •Po ashtu, ai deklaroi se kanë rënë dakord të prodhojnë vulë tjetër. •Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vendosur të mbledhë Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19.00. • Debati vazhdon lidhur me kompetencat e tij për të mbledhur Këshillin Kombëtar. •Në kushtet që Bardhi nuk i "bindet" Bashës, ky i fundit ka kërkuar mbledhjen e Komisionit të Etikës, duke e akuzuar demokratit se ka për qëllim që PD ta dërgojë në duart e Berishës. • Berisha ende nuk e ka një reagim, por Bardhi, po. • Ai ka nxjerrë dokumentin që provon kompetencat e tij, duke ironizuar edhe lëvizjet e Bashës. •Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar. • Ndërkohë debati duket se sapo ka nisur duke thelluar edhe më tej përçarjen e PD-së.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje qetësie!

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje deklaratës së shtyp të fraksionit të drejtuar nga Lulzim Basha. Krahas reagimit të tij, Bardhi ka nxjerrë edhe dokumentat, në të cilat pretendon se është bazuar për të mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Postimin e ka përfunduar edhe me nota ironie. 

Gazment Bardhi: Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen!

DOKUMENTAT:

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh KëshillinZgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh KëshillinZgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Basha sulmon Gazment Bardhin, fraksioni i tij lëshon deklaratë për shtyp: Nuk po kryen detyrat! Manovrat i bën ta dorëzojë PD tek Berisha

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Gazment Bardhi

TIRANË- Fraksioni i Partisë Demokratike së Lulzim Bashës ka thirrur një mbledhje urgjente të Kryesisë, pas së cilës ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare ku dënon veprimet dhe aktet e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në një deklaratë për shtyp kanë njoftuar se këtë të enjte Këshillin Kombëtar të Partisë, ndaj dhe për të kanë njoftuar se të do të mblidhet Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Sipas Bashës, Bardhi ka si qëllim që PD-në ta kalojë në duart e kryedemokratit Sali Berisha. 

"Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve.PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre. Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj,"-shkruhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp.

DEKLARATË PËR SHTYP E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Ditën e sotme jemi njohur me veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike që kanë për objekt thirrjen e mbledhjes së atij që pretendohet se është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ky veprim i sotëm është në vazhdën e veprimeve dhe akteve të kohëve të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe moskryerjen e detyrave funksionale.

Me shqetësim vlerësojmë se veprimi i fundit është në kundërshtim të hapur me gërmën dhe frymën e statutit të Partise Demokratike.

Së pari, në lidhje me pretendimin për një mbledhje online nuk rezulton të ekzistojë e ashtuquajtura Pika 7 e nenit 9 të Vendimit numër 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “për organzimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar” të cilës i referohet shkresa për organizmin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar online. Neni 9 i Rregullores së sipërcituar mbyllet me pikën 6. Ky nen, është nen që rregullon proceset e votimit të Këshillit Kombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e organizimit të mbledhjeve të tij.

Referimi i një pike joekzistuese të Rregullores, pikë e cila në analizë të vetë nenit, në të cilin pretendohet se bën pjesë, nuk ka asnjë lidhje organike me këtë të fundit, krijon dyshime të qenësishme.

Kjo Rregullore është publikuar, me porosi dhe nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me datë 15 janar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, dhe në versionin publik të saj nuk rezulton që neni 9 të ketë pikë 7. Së dyti mbledhja e të pretenduarit Keshill Kombëtar me pjesmarrjen e anëtarëve të formacioneve të tjera politike dhe elektorale nuk është në përputhje me Statutin dhe vullnetin e strukturave dhe anëtarëve të kësaj Partie. Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve. PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre. Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Gara për kryetar/ “Rregullorja u nënshkrua nga Basha”, Bardhi ndërhyn gjatë intervistës, ironizon Sefa: Kanë bërë fushatë për kundërshtarët

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Gazment Bardhi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa është përfshirë në një debat me Gazment Bardhin. I ftuar në emisionin “Frontline” foli për garën për kryetar në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet që pritet të mbahen më 29 korrik. 

Teksa Sefa pretendonte se rregullorja nuk kishte një pikë me numër 7, të cilës i referohej Bardhi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku i funditr ndërhyri "live" duke e sqaruar kolegun e tij demokrat. Por sërish Indrit Sefa ka ironizuar vendimin e Bardhit, duke u shprehur se kush bën fushatë për subjekt tjetër, nuk ka të drejtë që të votojë për kryetar në PD, duke justifikuar kështu anëtarët e zhdukur nga listat e Partisë Demokratike.

PJESË NGA REAGIMET:

Reagimi i Bardhit: Zotëria ka draftin e punuar nga grupi i punës i dorëzuar ne dhjetor prej tyre që është shqyrtuar nga Këshilli Kombëtar; i cili ne 4 ore mbledhje ka bere ndryshime te shumta ne rregullore dhe zotëria ne studio e di këtë. Rregullorja është e protokolluar, arkivuar dhe nënshkruar nga Basha si kryetar i PD! 7 deputetë që kanë marrë pëlqimin dhe kërkojnë ndërhyrjen e sekretarit të Përgjithshëm për të ndalur zgjedhjet e 29 Korrikut.

Indrit Sefa: Nëse ke bërë fushatë për Ilir Metën si do zgjedhësh kandidatin e PD-së? Në çfarë zgjedhjesh kandidonte Berisha? Me cilën parti, subjekt? PD duhet të tregojë se nuk është nën kurriz të non-gratës, duke dalë me alternativë për qytetarët. Rama bën 10 vite që bën opozitë. Ne duhet të jemi antipodi i Ramës. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë njeri nga PD, njerëzit kanë bërë zgjedhjen e vetë për t’u larguar. Rast i tillë është dhe Igli Cara, i cili zgjodhi të kandidojë për një subjekt tjetër. Nuk mund të jesh anëtar i Kryesisë së PD-së nëse kandidat për një tjetër subjekt. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë njeri nga PD, njerëzit kanë bërë zgjedhjen e vetë për t’u larguar. Rast i tillë është dhe Igli Cara, i cili zgjodhi të kandidojë për një subjekt tjetër. Nuk mund të jesh anëtar i Kryesisë së PD-së nëse kandidat për një tjetër subjekt.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

2 VITE ME PARE

I përgjigjet Bashës? Përplasja në PD, Gazment Bardhi: Po kthehemi në një parti private! Kjo rrugë është e gabuar, s'ka garanci për të ardhmen

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke u shprehur se përjashtimi i mbi 50 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike, është asgjë më tepër se një damkë turpi. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Gazment Bardhi tha se PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Por, sipas tij, vendimet e ndërmarra nga Basha po e kthejnë PD-në në një parti private. 

"PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj,"-shkruan Gazment Bardhi.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

2 VITE ME PARE

PËRPLASJA në PD/ Reagon sërish Basha: Do bëjmë ndarjen përfundimtare me të shkuarën. Askush nuk e ndal dot këtë

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sërish lidhur me përplasjen që ka nisur sërish në selinë blu. Zyra e tij për shtyp ka shpërndarë një fjalë tijën lidhur me situatën e ndodhur në PD-së, duke u shprehur se partia që ai dikur ka drejtuar është në një aleancë të pacekshme me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE; ndaj dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen më 29 korrik, sipas tij do të bëjë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Në të kaluarën termin "e shkuara" është përdorur nga ish-kryedemokrati për t'ju referuar kreut të PD-së, Lulzim Basha.

"Askush nuk do të mund ta ndalë këtë sado të përpiqet. Demokratët dhe shqiptarët nuk do të mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund modelit të përbaltjes,"-tha Basha ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË E BASHËS:

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës së parë dhe ka për mision të kthehet një orë e më parë në detyrën që i ka ngarkuar historia dhe shqiptarët, në një aleancë të pacekshme me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Askush nuk do të mund ta ndalë këtë sado të përpiqet. Demokratët dhe shqiptarët nuk do të mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund modelit të përbaltjes.

Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë. Ne do të ndërtojmë një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për të çliruar sistemin politik dhe atë ekonomik përmes: Listave të hapura; Vetting-ut në politikë; Kufizimit të mandateve; Votës së diasporës; Zgjedhjes së Presidentit nga populli. Ne do të ndërtojmë një parti moderne, që reflekton kërkesat e kohës, shoqërisë dhe nevojave të saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t'u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

2 VITE ME PARE

7 deputetë të PD-së kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kryetar, Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar ditën e enjte

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do mbledhë Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19.00.

Bardhi njofton se ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar. Sipas tij, statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online.

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin

2 VITE ME PARE

‘Sherri’ për vulën, Gjana: Nuk e mban sekretari i Përgjithshëm në xhep, ne po prodhojmë një vulë tjetër

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Jemin Gjana

TIRANË- Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kush e ka vulën e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se vendimi për marrjen e vulës nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, u mor më 18 korrik sepse “po vinte momenti për të firmosur dokumentacionin, dhe rezultoi se nuk kishim më vulë dhe natyrisht do të prodhonim një tjetër”.

Po ashtu, Gjana bëri të ditur se kanë marrë vendimin për të prodhuar një vulë tjetër. 

“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. Se mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse epo vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep.

Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi.'

2 VITE ME PARE

'Numër i reduktuar'/ Zgjedhjet, Gjana: Janë 25 mijë anëtarë, s’do lejohen ata që u angazhuan në një forcë tjetër politike

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Jemin Gjana

TIRANË- Të dielën do të mbahen zgjedhjet për kryetar në grupin e Lulzim Bashës, ku për postin e drejtuesit garon ky i fundit dhe Gjergji Hani. Kreu i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana tregoi shifrat e demokratëve që do të jenë pjesë e procesit. Në shifrat që Gjana publikoi, u mësua se shifrat janë tkurrur, ndërsa në zgjedhje të drejtën e votës e kanë 25460 anëtarë të PD. Sipas tij pjesa tjetër ka shkuar me Rithemelimin e Berishës.

Miratuam komisionet. Duke qenë se njëri nga kandidatët zoti Hani nuk paraqiti pretendime për të pasur anëtarë të votimit, nuk kemi miratuar asnjë. Ka 71 degë të PD. Në disa prej degëve, në 2-3 raste do të ketë një qendër votimi për më shumë se sa dy degë. Nga verifikimet dhe listat e depozituara, rezulton se në 71 degë të PD janë verifikuar se do të jenë pjesë e listave dhe do të dërgohen 25460 anëtarë të PD. Është një numër për të gjithë procesin që ka ndodhur në këto 2 vite, për faktin se një pjesë e anëtarësisë është angazhuar në strukturat e Rithemelimit. Numri i anëtarëve të verifikuar shkon deri në 2300 anëtarë. Rreth 31 degë janë të verifikuara dhe në 15 degë rezulton një numër me më shumë se 500 anëtarë. U miratua dhe fleta e votimit. Sot lista zyrtare që do të dërgohet, që është miratuar për votim është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë që t’i bëni, por unë nuk kam arsye që t‘i komentoj.”, tha ai.

Pyetja- Si mund t'u hiqen 50 mijë demokratëve e drejta për të votuar?

Gjana: Procesi vlen dhe është legjitim. Secili ka të drejtën të luajë më shifra. E vërteta ëhstë. Duke kontaktuar anëtarët e PD. Jo nuk janë kontaktuar të 75 mijë. Sepse pjesa e angazhuar në zgjedhjet e fundit në një grupim tjetër politk e parti të tj politke, njëra zyrtare e jo zyrtare nuk mund të jenë pjesë e votimit.

I pyetur për verifikimim e anëtarësisë, Gjanaj i përgjigjet duke dhënë detaje për grupet e punës dhe kryesisë. Gjanaj e cilëson plotësisht statur.

“Në të gjitha rastet degët e PD-së kanë sjellë verifikimin e listave të anëtarësisë. Nuk i kemi bërë ne në Tiranë. Sigurisht ka pasur grupe pune dhe të kryesisë. Në asnjë rast nuk ka pasur që organizohen zgjedhje në parti dhe të mos ngrihen grupe pune me anëtarë të kryesisë qendrore të PD-së, deputetë. Ata që kanë pranuar të shkojnë.”- thotë Gjanaj./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Zgjedhja për kryetarin e ri të PD! Grupimi i Bashës mbledh Komisionin Zgjedhor për përgatitjen e listave

Zgjedhjet brenda grupit të Bashës/ Bardhi mbledh Këshillin
Selia

TIRANË- Grupi i Lulzim Bashës ka mbledhur sot Komisionin Zgjedhor për përgatitjen për zgjedhjet e 29 korrikut. Mbledhja është kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë. 'Report Tv' raporton se lista e anëtarësisë është tkurrur.

Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të 2021.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti.

Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

partia demokratike zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!