Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Zbulohet një parcelë me kanabis në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr të Tiranës. • Policia informon se gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis. • Aksioni ka çuar në prana tre ushtarakë ndërsa 4 të tjerë janë nën hetim. • Në pranga kanë përfunduar: Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; - Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; - Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. • Ndërsa u proceduan penalisht në liri: A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti. • Menjëherë më pas ministria e Mbrojtjes urdhëroi pezullimin e ushtarakëve. • Pas publikimit të lajmit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi largoi përgjegjësinë nga vetja duke deklaruar se janë marrë të gjitha masat për pezullimin e personave përgjegjës. • Ndërkohë opozita e cilëson skandal të rëndë që dëmton rëndë imazhin e ushtrisë shqiptare tek ndërkombëtarët.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, pasi në repartin ushtarak të Zall Herrit u zbuluan 125 rrëjë kanabis. Në reagimin e bërë në rrjetin e tij social, Berisha e cilëson ngjarjen si një skandal të turpshëm për një ushtri që është pjesë e NATO-s. Ndaj edhe përgjegjësinë e kaloi tek ministri i Mbrojtjes, që sipas tij duhet që të mbante përgjegjësi.
“Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe këtë skandal të turpshëm për ushtrinë, por dhe shtetin shqiptar dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit kanabisit Peleshi si dhe vendosjen para ligjit të gjithë përgjegjësve të këtij akti të turpshëm dhe kriminal të shëmtuar. Partia Demokratike deklaron se ky skandal i turpshëm i pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare, ushtri njëkohësisht e Aleancës së Atlantikut të Veriut, implikon thellë dhe me përgjegjësi të rëndë narko-ministrin Peleshi. Ky skandal dëshmon tragjikisht shndërrimin e ushtrisë e narkoshtetit të Edi Ramës që është dhe narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në narko-ushtri sikur të ishte ushtri e talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s,"- shkruan Berisha.
Për kanabisin e zbuluar në Zall Herr u arrestuan 3 punonjës të repartit ushtarak dhe u proceduan 4 të tjerë, e deri në përfundimin e hetimeve të gjithë janë të pezulluar nga detyra.
Në Shqipëri, përpjekjet për kultivimin e marijuanës kanë përfshirë dhe territoret e ushtrisë. Policia njoftoi sot sekuestrimin e 125 bimëve kanabis në një repart ushtarak në Zall Herr të Tiranës. Në flagrancë, u arrestuan, për shpërdorim të detyrës, Shefi i seksionit të sigursisë dhe dy specialistë, ndërsa janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe komandanti i repartit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi reagoi për ngjarjen duke e dënuar atë, ndërsa saktësoi se zbulimi i bimëve të kanabisit ishte bërë i mundur falë bashkëpunimit dhe të policisë ushtarake. Ai njoftoi pezullimin nga detyra të të gjithë personave përgjegjës.
Policia ka ndërmarrë prej kohësh një aksion të shtrirë në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Vetëm gjatë kësaj jave, sipas të dhënave të saj, afro 6 mijë forca u angazhuan në aksione antikanabis, duke asgjesuar rreth 17 mijë bimë kanabis. Në total janë 12 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht. Vetëm në zonat malore në veri të Shqipërisë, si rezultat i operacionit “Alpet e pastra”, janë asgjësuar deri më tani, mbi 46 mijë fidanë dhe bimë narkotike.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh sot përmes një postimi në Facebook se “lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, nënvizoi ai./VOA
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për kanabisit që është gjetur ditën e sotme në repartin ushtarak të Zall Herrit. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se, personat përgjegjës për kultivimin e kanabisit janë pezulluar nga puna. Po ashtu ka theksuar se dënojnë me forcë çdo aktivitet të paligjshëm.
Postimi i PLotë:
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit. Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!
TIRANË- 125 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë 3 punonjës të repartit ushtarak, të cilët janë 52-vjeçari me iniciale G. M, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë, 25-vjeçari me iniciale R. K, me detyrë Specialist për Zbulimin si dhe 45-vjeçari me iniciale G. Zh, me detyrë Specialist Sigurie. Po ashtu nën hetim janë vënë 4 punonjës të tjerë të reparit ushtarak, mes të cilëve dhe komandanti i repartit, 57-vjeçari me iniciale P. D.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit: - G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; - R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; - G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë: - A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture; - P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge; - I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier; - P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.
Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.