LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet, të dhënat e TIMS në shitje

• Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS. Hetimet për sistemin TIMS janë përfshirë në të njëjtën dosje që është hapur për sulmin kiberntike ndaj e-Albanias në korrik të këtij viti. Prokuroria njofton se ka nisur hetimin për disa vepra penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. • Nga ana tjetër, mediat iraniane kanë zbuluar emrat dhe fotot e katër personave që dyshohet se fshihen pas sulmeve kibernetike që pësoi Shqipëria në sistemet kryesore të sigurisë. Iran International shkruan se Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi, por që ka dhe të tjerë të përfshirë. • Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS dhe databazës së policisë shqiptare kanë nxjerrë në shitje në internet regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi. Grupi Homeland Justice ka njoftuar se databazën në fjalë bashkë me atë të e-albanias e këmben me bitcoin. • Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, që ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri. Në atë mesazh, deklarohet se SHBA dënon më forcë sulmin si dhe do vijojë punën për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. • Shwrbimet janë kthyer, por jo totalisht. Komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Si po shesin hakerat të dhënat: Një gigabite informacione, shitet 0.05 bitcoin! Kemi 2 mln numra telefonash

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Foto ilustruese

TIRANË- Irani duket se po vazhdon sulmin ndaj Shqipërisë dhe të dhënave të qytetarëve. Gazetarja Dorjana Bezat ka komunikuar nëpërmjet Telegramit me hakerat që kanë sulmuar sistemin TIMS në vendin tonë. Në grupin e hapur në Telegram, ata publikojnë materiale me të dhënat që marrin nga qeveria shqiptare dhe jo vetëm.

Po ashtu, sipas Bezat, ata kanë në dorë një databazë më më shumë se 2 milionë numra celularë, kryesisht të kartave të regjistruara në Shqipëri. Gjatë kontaktit me këtë grup hakerash, të cilët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë çdo javë me publikimin e të dhënave të marra nga sistemet shqiptare. Jo vetëm kaq, por të dhënat e përftuara nga e-Albania ata i kanë nxjerrë në shitje ku një gigabite informacione shitet 0.05 bitcoin.

Megjithatë nuk ndalen me aq, por pretendojnë se të dhënat e përftuara nga TIMS ata ua kanë shitur disa personave në Shqipëri dhe kjo dihet nga ana e qeverisë. Sipas tyre, këto sulme po i bëjnë për të nxjerrë në pah korrupsionin e qeverisë.

3 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik nga 18 vende/ Hetimi për goditjen e TIMS, sistemi ende i ngadaltë

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Foto ilustruese

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon regjistrimi manual i qytetarëve. Ka pasur tentativa të vazhdueshme nga ana e policisë për ringritje të sistemit por ai ose është I ngadaltë ose nuk i merr të dhënat. Këto pamje janë filmuar rreth orës 14.00 të së hënës në Kapshticë. Sistemi hapet pak çaste, është i ngadaltë nuk i merr të dhënat e më pas fiket duke iu rikthyer sërish regjistrimit manual dhe kontrollit të personave në kërkim me lista të printuara.

Në rast se ka fluks të shtuar udhëtarësh policët e kufirit vetëm fotografojnë pasaportat dhe plotësimin e të dhënave e bëjnë në një moment të dytë. Kjo ndodh edhe në Rinas.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ngadalësimi është thuajse i pandjeshëm dhe ai vjen për shkak të serverave të rinj të vendosur për të mbrojtur sistemin TIMS nga sulmi i së shtunës.

Grupi i hakerave vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka akses të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka dedektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve te ndryshme.

Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi.

Mungesa e sistemeve ka sjellë anomali në funksionimin normal të punës së policisë e cila e ka më të vështirë të verifikojë më të shpallurit në kërkim, pasaportat apo të pasqyroje punën e përditshme.

Nga mungesa e sistemit të policisë janë penalizuar edhe qytetarët e gjobitur nga policia të cilët nuk mund ta shlyejnë gjobën brenda 5 ditëve dhe do t’u duhet ta paguajnë me kamat vonesë. Në mungesë të sistemit është vështirësuar puna në të gjitha komisariatet dhe drejtoritë të cilët nuk përpilojnë asnjë shkresë me kompjuter dhe çdo gjë e shkruajnë në blloqe shënimi./TopChannel

3 VITE ME PARE

Sulmi në TIMS, Manjani: Nuk donim marrëveshjen me SHBA-në, tani të dhënat shiten për 900 dollarë

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë shqiptare pas nxjerrjes në shitje të të dhënave të sistemit TIMS nga Irani për 900 dollarë. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se në vitin 2016, ambasada amerikane në vend ka kërkuar nënëshkrimin e një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në mënyrë të ata të kishin akses në të dhënat e sistemit TIMS.  

Postimi i Plotë: 

Si vjen puna. Në vitin 2016 Ambasada Amerikane kërkonte me insistim nënshkrimin e një marrëveshje me qeverinë Shqiptare, që të kishin akses në të dhënat e sistemit TIMs. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë në atë kohë refuzonin një marrëveshje të tillë, pikërisht për të garantuar sovranitetin e të dhënave që administron sistemi TIMs. Sigurisht këtu nuk përfshiheshin të dhëna specifike në kuadër të hetimeve në të dyja shtetet. Ja si vjen puna,këto të dhëna ti ofron Irani për 900 dollarë. Kaq vlejnë. 900 dollarë na vlen sovraniteti,shteti, Kushtetuta megjithë Republikën e Qeverisë. Dhe pika të na bjerë më mirë, përfshi dhe mua, që kërkonim mbrotje të dhënash dhe sovranitet Kushtetues! Në këtë sistem kuplara duam edhe Kushtetutë e Sovranitet. Pffff..!

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.

3 VITE ME PARE

'Kriminelët në ‘ditë feste’/ Kronika që 'mërziti' kryeministrin dhe ministrin Çuçi

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Foto ilustruese

TIRANË- "Sistemi TIMS, të kërkuarit në ‘ditë feste’/Sulmi kibernetik ende mban ‘peng’ pikat kufitare,"-kjo ishte kronika e Top Channel që zemëroi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Pas lajmit se sistemi TIMS u rikthye sot në punë, pas më shumë se 24 orësh bllokim prej sulmit iranian, gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bëri një kronikë për shqetësimin kryesor. Atë të hyrjes ose të daljes së kriminelëve në vend, pasi nuk do të kishin si të kontrolloheshin. 

"Sistemi TIMS që u godit të shtunën në të gjithë vendin pas një sulmi kibernetik vijon të jetë ende jofunksional. Në disa pika kufitare, mes të cilave edhe në Rinas vijon të shkruhet mekanikisht nga punonjësit e policisë që hyjnë në vendin tonë, apo largohen prej tij. Gazetarët që janë në të gjitha pikat kufitare konfirmojmë se sistemi sapo nis të funksionojë bie sërish, për shkak se hakerat kanë arritur të depërtojnë brenda rrjetit, duke shkaktuar probleme të mëdha Por, më shumë se vonesat e qytetarëve nëpër pikat e kalimit kufitar, një problem jo pak i rëndë ka të bëjë me personat e skeduar nga policia për precedentë të mëparshëm penalë. Shumë prej tyre, që nga e shtuna vijojnë të jenë të lirë në aspektin juridik, pasi mungesa e sistemit tims i nxjerr ata të lirë në territorin shqiptar, në pamundësi për verifikime të thelluara, që mundësohen vetëm nga sistemi TIMS. Kësisoj, sulmi në sistemin TIMS ka ngritur alarmin në policinë e shtetit. Ky moment mund të shfrytëzohet nga kriminelët për të kaluar lehtësisht kufirin. Vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar,"-shkruhet në kronikë. 

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet e tij sociale se në mediat që shkruajnë lajme të tilla s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, por s'kanë 'mëshirë' as për dinjitetin kombëtar. Madje shtoi se sistemi TIMS është hapur në të gjithë pikat kufitare, e se qeveria nuk po gënjen për asnjë moment. 

"Kjo s'është "Festë për kriminelët" po një festë tallavaje për ekrane e portale që s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t'iu kërkosh! Jo që s'po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s'po gënjen në këtë mexhelis!,"-shkruan kryeministri Edi Rama.

Më pas, replikat vazhduan mes ministrit Çuçi dhe gazetares Bezat. Duke ndarë pamje nga kronika, ministri shkruante: Pyetje; Si mund te punojne portat elektronike ne sfondin e gazetares se kesaj kronike qe dizinformon totalisht publikun, nese TIMS do ishte i fikur? Por nuk u ndal me aq dhe bëri sërish një tjetër postim. 

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis

"Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun,"-shtoi ministri.

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis

Reagimet e ministrit janë shoqëruar me një tjetër kronikë, tek e cila thuhet: Deklarata e zotit Çuçi, bazohet mbi një fakt të rremë. Top Channel ashtu si çdo media, nuk ka akses në zonën e sigurt të Rinasit, pas kontrollit të sigurisë, aty ku gjenden portat elektronike të pasaportave. Ato gjenden në katin e dytë. Gazetarja Dorjana Bezat në lidhjen e saj në edicionin e orës 15:00, ndodhej në katin e parë, në zonën e check in dhe portat virtuale që shihni më pas, nuk janë për pasaportat, por për kartat e imbarkimit. Kartat e imbarkimit nuk kanë lidhje me sistemin TIMS, por me aeroportin e Rinasit dhe kompanitë ajrore. Top Channel nuk ka thënë që ka probleme aeroporti. Përkundrazi, aeroporti funksionon shumë mirë. Vërtetësinë e këtyre fjalëve mund ta vërtetojnë të gjithë ata që udhëtojnë dhe që e dinë se në katin e parë, janë vetëm portat elektronike të kartave të imbarkimit dhe në katin e dytë ato të pasaportave. Por ndryshe nga zoti Çuçi, ne nuk mendojmë se ai gënjen. Thjesht ka bërë një gabim të vogël.

Ndërsa nuk vonoi edhe përgjigjia nga vetë gazetarja, e cila edhe njëherë këmbënguli se e kishte konfirmuar në 3 burime që TIMS në aeroportin e Rinasit nuk punonte, e se 'boarding passes' nuk kanë asnjë lidhje me sistemin që përdorim në të gjitha doganat hyrëse dhe dalëse. 

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis

Dorjana Bezat shkruan: Pajisja elektronike pas shpinës time në Aeroportin "Nënë Tereza", Rinas, nuk ka lidhje fare me sistemin TIMS. Ato jane boarding pass që ishin funksionale edhe gjatë të shtunës kur pranohej dhe nga Ministria e Brendshme se TIMS nuk punonte. Lajmi sot u konfirmua nga 3 burime. Nga policia kufitare dhe jo vetëm, qytetare që hynë në Shqipëri dhe dolën prej saj dhe nga siguria e aeroportit. Faleminderit!

Mesa duket si ministri Çuçi, po ashtu edhe kryeministri, duket se kanë zgjedhur që ta bëjnë vetë rolin e Zyrës së Shtypit por edhe të Agjencisë për Median dhe Informimin së Endri Fugës. Mesa duket këtë çështjen e iranianëve duan që ta trajtojnë vetë. 

3 VITE ME PARE

Sistemi TIMS rikthehet pas sulmit kibernetik, Çela: Jemi kthyer në normalitet

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Ardian Çela

TIRANË- Sistemi TIMS është rikthyer në punë në të gjitha pikat kufitare. Këtë gjë e ka bërë të ditur shefi i Kufirit në Rinas Ardian Çela në një intervistë për Tv Klan. Çela ka deklaruar se gjendja tashmë është kthyer në normalitet dhe se në aeroport po punohet me 24 sportele gjithsej. Po ashtu ai ka sqaruar se të gjitha regjistrimet që janë bërë me dorë në kohën që sistemi TIMS kishte rënë, do të hidhen tashmë në sistem. 

"Gjendja është kthyer në normalitet. Po punojmë me 12 sportele në dalje dhe 12 në hyrje. Pajisjet po punojnë normalisht. Kemi rreth 12 mijë pasagjerë në 24 orët e fundit. Gjendja është kthyer në normalitet. Vonesat që mund të ketë janë të padëmshme, pasi nuk ka pasur humbje të avionëve. Gjendja është përballuar më së miri. Të gjithë personat që janë regjistruar me regjistra do të hidhen në sistemin TIMS. Tani jemi në fundit e sezonit turistik dhe të gjithë po punojmë me turn të plotë, për të mos patur vonesa," tha Çela. 

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.

3 VITE ME PARE

TIMS jofunksional, "festë për kriminelët"/ Rama: Tallava! Vetëm qeveria s'po gënjen

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur problemet e shkaktuara nga hackerimin e sistemit TIMS në hyrje-daljet në dogana. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, kryeministri Rama komentoi mundësinë që kishin "kriminelët" për të hyrë dhe për të dalë më lirisht në pikat kufitare të vendit, pa u pikasur nga Policia. Ndaj dhe Rama komentoi sërish këtë çështje, duke u shpreh se në mediat që shkruajnë lajme të tilla s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, por s'kanë 'mëshirë' as për dinjitetin kombëtar.

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis

"Kjo s'është "Festë për kriminelët" po një festë tallavaje për ekrane e portale që s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t'iu kërkosh! Jo që s'po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s'po gënjen në këtë mexhelis!,"-shkruan kryeministri Edi Rama.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.

3 VITE ME PARE

Dosjet e TIMS dalin në shitje. Autorët e sulmit kibernetik: Kemi hyrje-daljet në kufi

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Foto Ilustruese

TIRANË- Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS dhe databazës së policisë shqiptare kanë nxjerrë në shitje në internet regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi. Grupi Homeland Justice ka njoftuar se databazën në fjalë bashkë me atë të e-albanias e këmben me bitcoin. Burime zyrtare nga autoritetet shqiptare konfirmuan se hyrje-daljet në kufi janë marrë nga autorët e sulmit ndërkohë që sistemi TIMS ende nuk është funksional.

Hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë në kufi kanë rënë në duart e autorëve të sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS të policisë. Konfirmimi vjen nga vetë grupi Home Land Justice e cila sipas kryeministrit Rama qëndron pas sulmeve kibernetike të fundit të lidhura edhe me goditjen ndaj platformës e-albania në korrik të këtij viti

Në një foto të publikuar në orën 11:35 tregohet se hakerat disponojnë të dhënat e TIMS dhe madje i kanë nxjerrë në shitje ato duke i këmbyer me bitcoin.

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Të dhënat

Zyrtarisht mësohet së këto hackera kanë arritur të marrin disa të dhëna të vlefshme të këtij sistemi, konkretisht regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve dhe të dhëna të tjera. Sulmi nxori jashtë funksionit edhe vetë sistemin për të cilin policia e shtetit së bashku me ekspertët shqiptarë dhe të huaj po përpiqen ta rikthejnë në punë.

Që nga momenti i sulmit kibernetik, komisariatet dhe drejtoritë kanë fikur të gjtiha kompjuetrat duke I formatuar me qëllimin për ti pastruar nga çdo ndërhyrje. Aktulisht pa akses në sistemin Times vijojnë të jtë të gjitha komisariatet e vëndit ndërsa në pikat kufitare sistemi ka herë pas herë bllokim nga ngarkesa.

Offline vazhdon të jetë edhe faqja e policisë së shtetit e cila u sulmua bashkë me sistemin Tims më 9 shtator pas mesnate. Gjatë momentit të sulmit në kompjuterat e oficerëvë të kufirit u shfaq logoja e grupit të hakerave dhe mesazhet tyre kundër muxhahedinëve të strehuar në kampin e Manzës në Durrës.

Marrë nga OraNews

3 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS, Prokuroria e Tiranës nis hetimet! Do hetohet në një dosje me sulmin e korrikut

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis

TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti edhe sulmin e fundit kibernetik ndaj sistemit TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë.

Prokuroria njofton se ka nisur hetimin për disa vepra penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Prokuroria në njoftimin e bërë publik me mediat sqaron se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS do të përfshihet në të njëjtën dosje hetimore të hapur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-albania me datë 17 korrik pasi janë ngjarje me tipologji dhe origjinë të njëjtë.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti edhe sulmin e fundit kibernetik ndaj sistemit TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë.Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale:

“Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;

“Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe

“Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer një tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme.

Si në momentin e sulmit të parë ashtu edhe në sulmin e dytë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke operuar me vendimmarrjet urgjente që ka diktuar dinamika e veprimeve. 

Në ushtrim të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me gjithë agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, duke përfshirë dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete. 

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe po vijojnë.'- njofton prokuroria.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi.

3 VITE ME PARE

FT/ Iranianët zbulojnë hakerat që sulmuan Shqipërinë, vëllezërit 'aktorë' e dhëndri 'komandant'

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi

IRAN- Mediat iraniane kanë zbuluar emrat dhe fotot e kater personave që dyshihet se fshihen pas sulmeve kibernetike që pësoi Shqipëria në sistemet kryesore të sigurisë. Iran International shkruan se Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi, por që ka dhe të tjerë të përfshirë. Në artikull përshkruhet se i njëjti grup qëndron edhe pas një sulmi të bërë një vit më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas Iran International, operacioni për goditjen e Shqipërisë mbante emrin Sayad dhe u organizua nga kompania iraniane Iliant Gostar që ishte nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar. Ky i fundit lindi më 30 Shahrivar 1958 me pseudonimin Mojtaba Tehrani, i cili u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Thesarit me akuzën se ishte i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Një nga aktorët kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së. Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, i cili është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane Iliant Gostar. Ai është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së. 

Tjetri është Hamidreza Lashgarian, 61 vjeç, lindur në Teheran, banues në Rrugën Dayalme, Rruga Ray. Ai është profesor asistent në Universitetin Imam Hossein dhe në emrin e tij janë regjistruar artikuj në faqen e këtij universiteti. Sipas informacioneve të publikuara nga rrjeti Sky, Lashgarian ishte përgjegjës për ekipin e 13-të të inteligjencës, i cili ishte aktiv në sulmin e anijeve perëndimore dhe sulmet kibernetike ndaj objekteve të infrastrukturës si pompat e benzinës në të gjithë botën. Të gjitha grupet kibernetike të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike veprojnë nën mbikëqyrjen e Hamidreza Lashgarian, me lehtësitë e ofruara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

Pikat kufitare, faqja zyrtare e Policisë së Shtetit dhe faqe të tjera zyrtare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet Irani. Fillimisht u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Situate është rikthyer pjesërisht në normalitet, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

Artikulli i plotë:

Ira International ka marrë informacione që zbulojnë identitetin e kryekomandantit kibernetik të IRGC-së. Pas sulmit kibernetik ndaj infrastrukturës së Shqipërisë, ky vend ndërpreu marrëdhëniet politike me Republikën Islamike dhe Shtetet e Bashkuara sanksionuan si Ministrinë e Informacionit ashtu edhe Ismail Khatibin, ministrin e kësaj ministrie. Sipas një raporti të publikuar nga Microsoft, katër grupe hakerash të mbështetur nga Republika Islamike, disa prej të cilave menaxhohen jashtë kufijve të Iranit, qëndronin pas këtyre sulmeve.  Sipas Microsoft, këto katër grupe kanë përdorur akses që ishte përdorur më parë nga grupi i hakerëve Europim i lidhur me Ministrinë e Informacionit dhe kishte kryer disa sulme kibernetike në një periudhë prej më shumë se një viti. Logoja e përdorur nga hakerat është frymëzuar nga grupi i hakerëve Sparroë Among the David. Sipas Microsoft, grupi i hakerave, në emër të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit dhe Izraelit, kreu disa sulme kundër infrastrukturës së Republikës Islamike, duke përfshirë hakerimin e sistemit të Komunës së Teheranit dhe Khuzestan Steel. Microsoft thotë se Republika Islamike kreu sulmet e fundit si hakmarrje për sulmet e rënda kibernetike ndaj Republikës Islamike. Më 3 gusht, Ministria e Informimit njoftoi rritjen e bashkëpunimit me Organizatën e Inteligjencës të IRGC-së në muajin e kaluar. Duket se sulmet e përsëritura kibernetike të fundit janë rezultat i këtij bashkëpunimi. Vitin e kaluar, një grup kibernetik hakoi aeroportin e Tiranës në një projekt të quajtur Sayad. Në të njëjtën kohë, grupi Labdokhtegan zbuloi se personi përgjegjës për këtë sulm kibernetik nën emrin e projektit Sayad ishte kompania iraniane Iliant Gostar nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar, personi që i dha Iran International llogarinë në Tëitter pas fotografisë së tij. Ai lindi më 30 Shahrivar 1958 me pseudonimin Mojtaba Tehrani, i cili u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Thesarit me akuzën se ishte i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Një nga aktorët kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së. Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, i cili është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane Iliant Gostar. Ai është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së. 

Hamidreza Lashgarian, 61 vjeç, lindur në Teheran, banues në Rrugën Dayalme, Rruga Ray. Llogaria e Back Dore ka siguruar një fotografi të tij për Iran International, e cila publikohet për herë të parë. Ai është profesor asistent në Universitetin Imam Hossein dhe në emrin e tij janë regjistruar artikuj në faqen e këtij universiteti. Sipas informacioneve të publikuara nga rrjeti Sky, Lashgarian ishte përgjegjës për ekipin e 13-të të inteligjencës, i cili ishte aktiv në sulmin e anijeve perëndimore dhe sulmet kibernetike ndaj objekteve të infrastrukturës si pompat e benzinës në të gjithë botën.Kylie Moore Gilbert, një shtetase australiano-britanike, e cila u burgos në Iran për 804 ditë, zbuloi emrin e vërtetë të personit përgjegjës për çështjen e saj në kujtimet e saj; Hamidreza Lashgarian, alias Ebrahim Ghazizadeh, një burrë i martuar që i ofroi asaj një lidhje romantike. Sipas Kylie, gruaja e Lashgaryan ka punuar gjithashtu në burgun Evin, ajo tha në një intervistë me Iran International se nuk mund të konfirmonte dhe as mohonte se ky është Lashgaryan. Emri i gruas së Lashgarian është Fatemeh Zahra Farrokh, e lindur më 3 korrik 2014, në Teheran. Lashgarian e bën punën e tij në formën e kompanisë së përparuar të matjes së të dhënave, grupit kërkimor Kausarcom dhe Deepcom Asia, të cilën ai e drejton si inspektor kryesor dhe CEO dhe kryetar i bordit të drejtorëve. Të gjitha grupet kibernetike të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike veprojnë nën mbikëqyrjen e Hamidreza Lashgarian, me lehtësitë e ofruara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi javën e kaluar se vendet e NATO-s po diskutojnë përdorimin e nenit 5 të kësaj organizate ushtarake në këtë çështje .Neni 5 i traktatit themelues të NATO-s thotë se një sulm ndaj një ose më shumë vendeve anëtare të NATO-s konsiderohet si sulm kundër të gjithëve. Hera e fundit që anëtarët e NATO-s e përdorën këtë dispozitë ishte pas sulmeve të 11 shtatorit.

3 VITE ME PARE

Euroactiv: Përplasje SHBA-Iran në Shqipëri, shpresat për marrëveshje bërthamore zbehen

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Edi Rama

Autoritetet shqiptare penguan një sulm të dytë kibernetik gjatë fundjavës pasi Tirana, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me premtime për mbështetje dhe sanksione të reja ndaj Iranit, ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, të cilin e fajëson për "sabotazhin". Ndërkohë, shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të 2015 vazhdojnë të zbehen pasi vendet kryesore evropiane shprehën 'dyshime serioze' për qëllimet e Iranit. Sulmi i fundit në Shqipëri vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se qëndron pas një sulmi kibernetik të 15 korrikut që solli jashtë linje të gjitha faqet e internetit të qeverisë dhe shërbimet dixhitale të qytetarëve dhe u përshkrua nga Microsoft si "shkatërruese".

Ai urdhëroi të gjithë diplomatët iranianë të largohen nga vendi brenda 24 orëve, duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me efekt të menjëhershëm. Të shtunën, Rama tha se sistemi i informacionit të menaxhimit të kufijve të vendit (TIMS) ishte nën “një sulm tjetër kibernetik nga të njëjtët agresorë”, duke u drejtuar në mediat sociale një ditë më vonë për të konfirmuar se sistemet ishin rikthyer dhe funksionuan.

“Përtej ndjesisë së rëndë të krijuar nga depërtimi në këto sisteme, ashtu si kur hyjnë në një shtëpi dhe vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur fare qëllimit, asnjë zhdukje apo rrjedhje e rëndë e të dhënave!” Rama ka shkruar të dielën në Twitter.

Ata që tentonin të përdornin sistemin TIMS, i cili regjistron çdo person që hyn dhe del jashtë vendit, u përballën me një mesazh ku thuhej: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; kjo lojë do të vazhdojë.”

Shqipëria është shtëpia e grupit MEK (Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit), të cilët u transferuan në Shqipëri nga një kamp refugjatësh irakianë në vitin 2016. Grupi u themelua në vitin 1965 dhe u angazhua në aksione militante kundër qeverisë iraniane për dekada të tëra përpara se të krijonte një aleancë me Irakun dhe të anonte me ta gjatë luftës Irak-Iran. MEK ishte përcaktuar më parë si organizatë terroriste nga BE, Kanada, SHBA dhe Japonia, por kjo u shfuqizua. Atyre iu dha mbrojtje në vitin 2004 nga qeveria amerikane sipas Konventës së Gjenevës.

Ata synojnë të përmbysin qeverinë iraniane dhe rreth 1,000 anëtarë jetojnë në një kompleks të mbyllur, të ruajtur shumë, 40 kilometra jashtë Tiranës. Megjithatë, disa analistë thonë se Shqipëria nuk është vetëm për shkak të MEK-ut që synohet. Shqipëria është fort pro-amerikane, një anëtare e NATO-s dhe është shtëpia e një baze ajrore të NATO-s dhe, potencialisht, e një të ardhmeje, një bazë detare e NATO-s.

Avokati dhe politikani Kreshnik Spahiu tha për Euronews Albania se qeveria duhet të jetë vigjilente ndaj sulmeve pasi është “në një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin”.

“Shqipëria duhet të jetë shumë e përgatitur ushtarakisht, edhe me shërbimet e inteligjencës, por edhe si shoqëri për sulmet e tjera që në të ardhmen nuk do të jenë më në internet dhe rrjete sociale, por do të kemi pasoja dhe viktima fizike. tha.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka reaguar edhe ndaj lajmeve të fundit të sulmit, duke deklaruar se mbështet përpjekjet e Shqipërisë për rimëkëmbjen.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe rimëkëmbur”, thuhet në një deklaratë në Twitter.

Të premten, qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe kreut të saj, Esmail Khatib, për aktivitete të lidhura me kibernetikën kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj pas një Whitehouse që premtoi “ veprime të mëtejshme”. ” Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et'hemaj, tha se sulmi ishte sabotim dhe bëri thirrje për krijimin e një Komiteti Koordinues të Krizave.

“Në aviacionin civil, ajo që ndodhi me sistemin TIMS klasifikohet me përkufizim, sabotim. Në raste të tilla, në rastet e sabotimeve, aviacioni civil kërkon nga autoritetet vendore që të ngrenë atë që quhet Komiteti i Koordinimit të Krizave”, tha ai për Euronews Albania.

Por nuk është vetëm Shqipëria që ka përjetuar sulme të tilla. Shërbimet dixhitale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut gjithashtu kanë qenë në shënjestër gjatë ditëve të fundit, por ende nuk dihet se kush qëndron pas tyre.

Ndërkohë, MEK, në mars 2021, u akuzua nga Facebook se drejtonte një fermë troll nga baza e tyre në Shqipëri. Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre të internetit, Facebook tha se ata kishin hetuar dhe ndërprerë një "operacion të gjatë nga Shqipëria që synonte kryesisht Iranin".

“Rrjeti shkeli politikën tonë kundër ndërhyrjeve të huaja, e cila është sjellje joautentike e koordinuar në emër të një subjekti të huaj”, shkruan ata në raportin e tyre të thelluar.

Përshkallëzimi i fundit vjen në sfondin e shpresave gjithnjë e më të zymta për ringjalljen e të ashtuquajturës marrëveshje të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) të vitit 2015 që i dha Iranit lehtësim sanksionesh në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor. Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet.

Momenti për marrëveshjen e re të ndërmjetësuar nga BE-ja që dukej se ishte atje në fillim të këtij muaji duket se është zbehur që atëherë, me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë të shtunën që ngritën "dyshime serioze" në një deklaratë trepalëshe rreth sinqeritetit të Iranit në rivendosjen e marrëveshjes.

Kombet evropiane akuzuan se Teherani "ka zgjedhur të mos e shfrytëzojë këtë mundësi kritike diplomatike", duke shtuar se "në vend të kësaj, Irani vazhdon të përshkallëzojë programin e tij bërthamor përtej çdo justifikimi të besueshëm civil". Ministria e Jashtme e Iranit i kritikoi këto komente si "jokonstruktive", raportoi AFP .

Ndërkohë, kryeministri izraelit Yair Lapid mbërriti në Gjermani të dielën për të bindur fuqitë perëndimore të heqin dorë nga marrëveshja e prishur.

Marrë dhe përshtatur nga EUROACTIV

3 VITE ME PARE

TIMS në kaos, të kërkuarit në ‘festë’/ Sistemi nuk është kthyer plotësisht në funksion, në Rinas fotografohen pasaportat

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis
Rinas

TIRANË- Ndërsa autoritetet thonë se sistemi TIMS është kthyer në pikat kufitare, një verifikim i Top Channel zbulon se në fakt sistemi nuk është kthyer. Komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat. Gazetarja Dorjana Bezati tha se pas interesimit në komisariate, në drejtori vendore, po ashtu edhe në pika të ndryshme të kalimit kufitar në vend, ka rezultuar se pavarësisht nga sa njoftohet sistemi TIMS nuk është vënë në funksionim.

Bezati tha në një raportim për Top Channel se në komisariate efektivëve, iu është dhënë një urdhër i brendshëm për të mos i ndezur kompjuterët dhe për të mos i lidhur ato me internet. Gjithë veprimtaria e policisë do të jetë vetëm me shkrim, shkresa me dorë dhe asnjë shkrim me kompjuter. Një fenomen i tillë ka sjellë anomali në punën e policisë, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me persona të shpallur në kërkim, ku policia e ka thuajse të pamundur të identifikojë nëse një person është në kërkim. E njëjta problematikë shfaqet edhe për verifikimin e pasaportave.

Një tjetër anomali që prek direkt qytetarët është edhe pagesa e gjobave të ndryshme të vendosura nga policia, pasi prej të premtes hedhja e tyre online ka qenë e pamundur. Në mungesë të TIMS, policia i është rikthyer verifikimit të listave shkresore për shtetasit në kërkim, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, por në ditët e një fluksi të lartë hyrje daljesh në kufi, gjithçka vështirësohet. Kujtojmë, se një ditë më parë, një i kërkuar i policia u arrestuar në tentativë për të lënë vendin.

Marrë nga TopChannel

3 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, DASH: Do bëjmë përgjegjës aktorët keqdashës

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, që ka dënuar sulmin kibernetik të 9 shtatorit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri. Në atë mesazh, deklarohet se SHBA dënon më forcë sulmin si dhe do vijojë punën për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. 

Zbulohet kush sulmoi Shqipërinë/ Prokuroria e Tiranës nis

'Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cli pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Prej tre ditësh pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit. Sot, autoritetet shqiptare kanë kontroll të plotë në sistemet TIMS në vend. 

prokuroria e tiranes irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën