Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një shëtitje adoleshentësh ka përfunduar në tragjedi këtë mbrëmje. Françesko Zylyftari, 15 vjeç vendosi të bëjë një xhiro me miqtë e tij moshatarë këtë mbrëmje. • Ai bashkë me një djalë e dy vajza hipën në ‘Alfa Romeo’-n që drejtohej nga Zylyftari. • Por, në rrugën rurale të fshatit Plirëz, 15-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe të miturit përfunduan në greminë. • Për pasojë, një nga të miturit, Afisaldo Zylyftari ka ndërruar jetë. Drejtuesi dhe dy vajzat janë plagosur dhe ndodhen në spital. Viktima dhe drejtuesi i mjetit kanë të njëjtin mbiemër, por nuk dihet ende lidhja mes tyre.
2 artikuj për këtë temë.
POLIÇAN- Nga aksidenti i rëndë mbrëmjen e sotme në Poliçan ka humbur jetën një 15-vjeçar. Mësohet se makinë që ka rënë në humnerë po drejtohej nga Françesko Zylyftari po 15 vjeç. Ndërkohë që i mituri që humbi jetën është Afisaldo Zylyftari. Nga aksidenti janë plagosur dhe dy vajza të mitura, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Beratit.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Informacion paraprak Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
POLIÇAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Poliçanit. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Nga aksidenti dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërkohë që 3 persona janë plagosur rëndë.
Mes të plagosurve janë dhe dy vajza 14 vjeç dhe 16 vjeç. Mësohet se viktima është Afisaldo Zylyftari, ndërsa të plagosurit Françesko Zylyftari dhe dy vajza, 14 dhe 16 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor së bashku me ambulancën.