LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu, Berisha: Kjo është dita e demokracisë. Basha: Beteja vazhdon

• Gjykata e Apelit ka vendosur që logoja dhe vula e Partisë Demokratike t'i kalojë Sali Berishës. • Ky vendim është pritur me entuziazëm nga deputetët demokratë, të cilët tashmë mund të garojnë në zgjedhjet e ardhme me logon dhe vulën e tyre. • Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se kjo nuk është historia dhe fitoja e tij, por e demokracisë dhe opozitarizmit. • Reagimi i parë nga radhët e PD-së ka ardhur nga deputeti Flamur Noka, që u ka bërë thirrje demokratëve që të rikthehen në shtëpinë e tyre. • Po ashtu dhe drejtuesi i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi, ka theksuar se gjithmonë ka patur vetëm një Parti Demokratike dhe u ka shprehur mirënjohjen demokratëve. • Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar se ky vendim ka hequr PD-në nga kthetrat e kriminelëve dhe e ka kthyer atë te demokratët. • Ndërkohë që deputeti Lulzim Basha tha se beteja e tyre nuk është për karrige dhe se nuk kanë marrë ende vendim se çfarë hapash do ndjekin.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Gjykata e Apelit i hoqi logon e PD, Basha: Betejën nuk e bëjmë për karrige, do i diskutojmë me kolegët hapat e tjerë

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu,
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i dha logon dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Para se të niste takimin në orën 17:00 me strukturat e tij, Basha tha se beteja e tyre nuk është për karrige dhe se do e vazhdojnë. I pyetur nëse do të krijoj një forcë të re politike, Basha nuk e ka mohuar dhe as pohuar këtë gjë.   

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

Pyetje: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?

Basha: Të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

1 VITE ME PARE

"Ishim, jemi dhe do të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë", Apeli u riktheu logon dhe vulën, Salianji: PD, pronë e anëtarëve, vullneti i tyre triumfoi!

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu,
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një poatimi në rrjetet sociale ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apeli, që i rikthen logon dh evulën grupit të Sali Berishës.

Salianji shkruan se Partia Demokratike është pronë e anëtarëve dhe se vullneti tyre triumfoi. Ai shton se, ata ka qenë, janë dhe do të jenë Partia Demokratike e Shqipërisë.

Reagimi:

Partia Demokratike është pronë e anëtarëve, vullneti i tyre triumfoi! Ishim, jemi dhe do të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Apeli i dha vulën/ Reagon Sali Berisha: Kjo nuk është historia ime, por e demokracisë

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhene nje mesazh per te gjithe demokratet, pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Me anë të një postmi në Facebook, Berisha shkruan se kjo nuk është historia dhe fitoja e tij, por e demokracisë dhe opozitarizmit. Berisha thekson se qëllimi është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe rikthimi i shpresës tek shqiptarët për të realizuar rotacionin e vonuar. Vendimin e Apelit, Berisha e konsideruar si një fitore e demokracisë.

Postimi i Plotë:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH! Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD. Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit! Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken! Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre! Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar! Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë.

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

1 VITE ME PARE

Vula i kaloi Berishës, Ilir Meta: U hoq nga kthetrat e kriminelëve

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës. Në konferencën e tij për mediat, Meta ka uruar të gjithë demokratët, duke u shprehur se ky është një moment i rëndësishëm. Po ashtu ai thekson se vula u mor nga kthetrat kriminale dhe iu rikthye demokratëve.

"Një Odise e tërë manipulimi, tjetërsimi, kapje në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë është demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe në veçanti PD-në. Urimet më të mirë për demokratët dhe opozitarët. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e vendosjes së legjitimiteti dhe rivendosjes së kushtetutshmërisë, rivendosjen e parlamentarizmit dhe vendosjen e llogaridhënies. Shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit vendosi, sikurse ndodhi. Shkatërrimi i opozitës i duhet që të vjedhë qytetarët shqiptarë," tha Meta. 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "O Berishë, o hero, krejt Shqipëria ty të do!" Apeli i dha vulën dhe logon, thirrje, kërcime dhe fishekzjarre në selinë e Partisë Demokratike

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu,
Selia e PD

TIRANA- Pasi janë njoftuar për vendimin e Gjykatës së Apelit ku vula dhe logoja e Partisë Demokratike i kalon grupit të Sali Berishës, disa mbështetës kanë nisur festën në ambientet e selisë blu. Mes thirrjeve për kreun e PD, Sali Berisha dhe kërcimeve, mështetësit kanë shprehur kështu entuziazmin për vendimin e gjykatës.

"O Berishë, o hero, krejt Shqipëria ty të do", dëgjohet të thotë një mbështetës i veshur me kostum me motive tradicionale.

 

Nga ana tjetër, jashtë selisë së PD janë hedhur dhe fishekzjarrë po në shenjë festimesh pë vendimin e Apelit.

 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Të bashkuar dhe me 2 gishta në ajër, si u prit vendimi i Gjykatës së Apelit nga deputetët demokratë

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu,
Deputetet

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit është pritur me entuzjazëm dhe me gëzim te deputetët demokratë që ishin të pranishëm në seancës së sotme gjyqsore. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, deputetët demokratë kanë qënë të bashkuar në momentin e dhënies së vendimit.

Ndërkohë që teksa dilnin nga Gjykata, deputetët kanë përshëndetur mediat dhe mbështetësit e tyre me simbolin e demokracisë 2 gishtat sipër. 

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike ditën e sotme. Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

1 VITE ME PARE

“Ditë e mirë për demokratët, e keqe për regjimin”, Apeli i dha vulën Berishës, PD: Opozita e përçarë ka marrë fund

Vula e PD-së i kalon Berishës/ Plas festa në selinë blu,
Flamur Noka

TIRANA- Pas vendimit të marrë sot nga Gjykata e Apelit për kalimin e logos së Partisë Dmokratike dhe vulës së saj, grupit të Sali Berishës, kanë reaguar nga jashtë sallës, deputetët që ndoqën nga afër seancën. Deputeti Flamur Noka teksa foli para gazetarëve tha se sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. 

Noka tha se u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh. Ai shtoi se Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar.

"Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u dëgjua, u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh. E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD. Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin.

Një opozitë e përçarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë. Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD.  Ky është një vendim i formës së prerë me rekomandim të Gjykata e Lartë që e kanalizon plotësisht këtë çështje. Kjo ditë nuk është për të festuar, por ditë e së vërtetës. Narko-regjimi është pengesa e vetme e udhëtimit të Shqipërisë në BE dhe ne duhet ta primë këtë betejë.

Në emër të gjithë kolegëve, thirrje demokratëve të kthehen në shtëpinë e tyre, sepse ka vend për të gjithë. I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar me regjimin, jo ata që janë shërbëtorë të regjimit", tha Noka jashtë gjykatës.

gjyqi per vulen e pd

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit