LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrau me thikë gruan e tij, arrestohet Pandeli Nakoleci/ Autori: Gruaja më tradhëtonte. Motra e viktimës: Dhunonte psikologjikisht dhe fëmijët

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci i cili vrau paraditen e djeshme me thikë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë, është vënë në pranga ditën e sotme. • Më herët gjatë ditës së sotme lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe motra e viktimës, e cila është shprehur se kunati i saj ushtronte dhunë psikologjike edhe ndaj fëmijëve dhe se ai nuk kishte probleme të shëndetit mendor. • Vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi policinë se babai e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë së ëmës. • Ajo shprehet se motrat dhe vëllai do ta kenë gjithmonë në zemër mamanë e tyre. • Sapo u njoftuan për ngjarjen e rëndë, oficerët e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupin e gruas në hyrje të pallatit me lëndime në qafë dhe brinjë dhe fëmijët e mitur pranë saj. • Sipas policisë greke, nuk kishte histori dhune në familje midis çiftit, megjithatë, i kërkuari ishte i njohur për autoritetet, pasi ishte akuzuar, ndër të tjera, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për shkelje të ligjit të drogës. • Në të njëjtën kohë, në qershor, vrasësi i gruas u transferua me urdhër të prokurorit për një ekzaminim psikiatrik, pasi kishte tentuar vetëvrasje. • Gjatë ekzaminimit, u përcaktua se ai kishte nevojë për shtrim në spital.

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Me pranga në duar dhe i shtrirë për tokë/ Dalin fotot nga arrestimi i 40-vjeçarit që masakroi gruan në Volos

Vrau me thikë gruan e tij, arrestohet Pandeli Nakoleci/ Autori: Gruaja
Arrestimi

GREQI- Fotot e mëposhtme tregojnë momentin e arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci që vrau bashkëshortin në Volos. Imazhet tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar 40-vjeçarin, i cili të premten vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tyre dhe më pas iku. Në fjalët e tij të para pas arrestimit, ai dukej i papenduar dhe dyshohet se u tha oficerëve të policisë: Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?

Sipas asaj që është raportuar, burri u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër. Të dielën ai do të paraqitet para prokurorit, ku pritet t'i jepet një afat për të kërkuar falje.

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë. 

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. 

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Arrestimi i shqiptarit në Volos, çfarë tha 40-vjeçari kur iu vunë prangat: Gruaja më tradhëtonte

Vrau me thikë gruan e tij, arrestohet Pandeli Nakoleci/ Autori: Gruaja
Pandeli Nakoleci

GREQI- Shqiptari 40-vjeçar që vrau gruan e tij në Volos u arrestua paraditen e sotme. Protothema shkruan se Pandeli Nakoleci u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, rreth 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.

Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Ai nuk kishte telefon celular apo ndonjë objekt tjetër me vete. Në momentin që ai është vënë në pranga, është dëgjuar duke bërtitur me të madhe se gruaja e tradhtonte.

"Disa kohë më parë, policia u njoftua nga një qytetar se brenda kësaj parcele toke ndodhej një person dhe pak më vonë dëgjuam zëra dhe dolëm jashtë. Pamë se e arrestuan burrin në fjalë, pa bërë rezistencë", tha një dëshmitar okular.

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë. 

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. 

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Masakroi gruan me thikë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar, ishte fshehur në parking

Vrau me thikë gruan e tij, arrestohet Pandeli Nakoleci/ Autori: Gruaja

GREQI- 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që masakroi gruan e tij ditën e djeshme në Volos të Greqisë, është vënë në pranga. Protothema shkruan se Nakoleci është vënë në pranga mesditën e sotme në rrugën Pagason në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking.

Dje Nakoleci u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij me thikë. Ndërsa të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë. 

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. 

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti, vajza e mitur bën postimin prekës: Mami, do të më mungosh shumë, e di që po na shikon nga atje lart

Vrau me thikë gruan e tij, arrestohet Pandeli Nakoleci/ Autori: Gruaja
pandeli dhe marjola nakoleci

GREQI- Fëmijët e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci  në Volos mëngjesin e së premtes, u përballën me një skenë të tmerrshme, ku i ati goditi për vdekje me thikë nënën e tyre. 

Ishte vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre. Ndërkohë, ditën e sotme vajza e 36-vjeçares ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë së ëmës.

"Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por Dinosi, unë, Bleta dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë", shkroi vajza krahas fotove me nënën e saj.

Vrau me thikë gruan e tij, arrestohet Pandeli Nakoleci/ Autori: Gruaja
postimi

Oficerët e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupin e gruas fatkeqe në hyrje të pallatit me lëndime në qafë dhe brinjë dhe fëmijët e mitur ishin pranë saj. Ndërkohë autori 40-vjeçar, Pandeli Nakoleci mbetet i zhdukur, pasi ai u arratis menjëherë pas sulmit ndaj 36-vjeçares.

Sipas policisë greke, nuk kishte histori dhune në familje midis çiftit, megjithatë, i kërkuari ishte i njohur për autoritetet, pasi ishte akuzuar, ndër të tjera, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për shkelje të ligjit të drogës.

Në të njëjtën kohë, në qershor, vrasësi i gruas u transferua me urdhër të prokurorit për një ekzaminim psikiatrik, pasi kishte tentuar vetëvrasje. Gjatë ekzaminimit, u përcaktua se ai kishte nevojë për shtrim në spital.

10 MUAJ ME PARE

"Ishte një qen i pabesë...", flet motra e 36-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Volos: Nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte çfarë i vinte për mbarë

Vrau me thikë gruan e tij, arrestohet Pandeli Nakoleci/ Autori: Gruaja
marjola dhe pandeli nakoleci

TIRANË- Motra e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, e cila u vra dje me thikë nga bashkëshorti i saj ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë. 

Ajo është shprehur se autori i krimit, i cili aktualisht vijon të jetë në arrati, ushtronte dhunë psikologjike edhe ndaj fëmijëve të tij. Në deklaratën për Euroneës Albania, motra e viktimës ka thënë se kunati i saj, 40-vjeçari,  Pandeli Nakoleci nuk kishte probleme të shëndetit mendor. 

"Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte.

Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh.’ Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët. Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të kalbet në burg”, është shprehur ajo. 

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci raportohet se ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Raportohet se sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë. 

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. 

Dyshohet se 40-vjeçari u largua në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Ai ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

pandeli nakoleci marjola nakoleci vrasje ne volos

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale