Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Gjykata e Fierit ka lënë në burg Mariglen Muhametaj, autorin e vrasjes së të atit, Qemal Muhametaj 73 vjeç, në fshatin Greshicë të Mallakastrës. •37-vjeçari është paraqitur i vetëm në gjykatë këtë mëngjes, i pashoqëruar nga asnjë i afërm apo familjar, ndërsa i është caktuar një avokat kryesisht. •“Ça u bë, u bë”, është shprehur Muhametaj, duke mos shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer. •Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 25 gushtit rreth orës 21:30 në fshatin Greshnicë në Mallakastër. •Gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak është bërë një zënkë e çastit më të atin. •I ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë e të mos rrijë kot. •Në debat e sipër, Marigleni e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe. Autori ka marrë një pllakë betoni duke e goditur dy herë në kokë e duke i marrë jetën në vend. • 37-vjeçari u arratis pas krimit mirëpo u vu në pranga pas disa orësh kërkimi.
3 artikuj për këtë temë.
FIER- 'Ça u bë u bë'- është shprehur para togave të zeza, autori i vrasjes së Qemal Muhametajt. Këtë e bëri të ditur vetë avokati i autorit, Armir Filja i cili deklaroi para gazetarëve se Mariglen Muhametaj nuk shfaqi shenja pendese dhe as lot.
Në videon e bërë publike nga Faxweb' dëgjohet prononcimi i avokatit i cili u shpreh se nuk flet dot më tepër.
Mësohet se 37 vjeçari ka pohuar se vuante nga shëndeti mendor dhe kishte tre muaj pa marrë mjekim, pasi nuk kishin lekë në familje
Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest me burg” për 37-vjeçarrin Mariglen Muhametaj. Ky i fundit vrau për vdekje të atin e tij Qemal Muhametaj, të enjten e shkuar duke e goditur me sende të forta, vetëm sepse viktima i kishte kërkuar të gjente punë.
FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest në burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
Autori nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, ndërsa siç ka treguar edhe avokati i caktuar nga gjykata, ai nuk ka qarë për krimin e rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Mariglen Muhametaj qëlloi babain e tij me sende të forta, duke e lënë të vdekur në vend. Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia

MALLAKASTËR- Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ka mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. I pa shoqëruar nga asnjë familjar, Mariglen Prifti ka hyrë i qetë në ambientet e gjykatës në orën 8.20 minuta. Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe dhe gjyqtare Sonila Hoxha. Avokat i Mariglen Muhametaj do të jetë një avokat kryesisht, përcaktuar nga gjykata.
Ditën e djeshme, autori tregoi para grupit hetimor se i ati i kishte kërkuar që të gjente punë.
"Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej" i ka thënë Qemal Muhametaj djalit të tij, ç'ka e shtyu këtë të fundit ta qëllonte për vdekje me sende të forta.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.