LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja në Shkodër/ Fierza u ekzekutua me kallashnikov nga fqinji, Policia: 5 persona të përfshirë

•Zbardhet vrasja në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri 33-vjeçari Valter Fierza. •Sipas hetimeve të deritanishme, rezultojnë të përfshirë 5 persona në këtë ngjarje. •Ata janë autori i dyshuar i krimit Klodian Mhilli 24 vjeç, A. M. 23 vjeç, P. M. 22 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe E. D. 38 vjeç. •Sipas policisë, këta persona dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta jashtë një lokali me vëllain e viktimës, Kolë Fierza 35 vjeç. •Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet Valter Fierza. •Sapo ka parë automjetin, Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar disa herë me kallashnikov në drejtim të 33-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. •Personat e përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim nga policia. •Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit Klodian Mhiilit) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Debatuan për një vend parkimi/ Arrestohet vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e Valter Fierzës në Shkodër

Vrasja në Shkodër/ Fierza u ekzekutua me kallashnikov nga fqinji,
valter fierza

SHKODËR- Policia ka arrestuar vëllain e autorit të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit, Valter Fierza mbrëmjen e djeshme në fshatin Hoti i Ri në Shkodër. Mësohet se në pranga ka përfunduar Paolo Mhilli.

Nërkohë policia po punon për kapjen e autorit, Klodian Mhilli dhe 3 personave të tjerë të përfshirë në ngjarje konkretisht Aleksandër Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj.

Sipas informacioneve zyrtare policore këto shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me makinë Valter Fierza, ndërsa sapo ka parë automjetin shtetasi Klodian Mhilli, dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

Valter Fierza u vra mbrëmjen e djeshme në fshatin Hoti i Ri në Shkodër, pas një debati për parkimin e makinës.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër/ Zbardhet dinamika e krimit, 5 persona shpallen në kërkim, mes tyre edhe autori (EMRAT)

 

Vrasja në Shkodër/ Fierza u ekzekutua me kallashnikov nga fqinji,
foto ilustruese

 

SHKODËR- Është zbardhur dinamika e vrasjes në fshatin Hot i Ri në Shkodër, ku viktimë mbeti 33-vjeçari, Valter Fierza. Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim 5 persona konkretisht shtetasit Klodian Mhilli, Aleksander Mhilli, Paulo Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj.

Sipas informacioneve zyrtare policore këto shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me makinë Valter Fierza, ndërsa sapo ka parë automjetin shtetasi Klodian Mhilli, dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 24-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me kallashnikov, në drejtim të automjetit me drejtues 33-vjeçarin. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar të përfshirë në konflikt. Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Si rezultat i punës intensive hetimore, të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:48, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, u vra me armë zjarri kallashnikov, shtetasi V. F., është bërë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i shtetasve të përfshirë në të.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 24 vjeç, A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta 5 shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit, shtetasin K. F., 35 vjeç. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet, shtetasi V. F. Sapo ka parë automjetin, shtetasi K. M. dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për të individualizuar përgjegjësinë penale për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

“Më ke bllokuar rrugën”/ Vrau 33-vjeçarin në Shkodër për parkimin e makinës, zbulohet identiteti i autorit

Vrasja në Shkodër/ Fierza u ekzekutua me kallashnikov nga fqinji,
Viktima

SHKODËR- Klodian Mihlli është identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Më bllokove rrugën, s’kam ku kaloj unë”, ishin debatet që kishin me njëri-tjetrin, të cilat sollën më pas vrasjen e 33-vjeçarit.

Në kërkim është shpallur edhe vëllai i autorit të dyshuar, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të largohet nga vendngjarja.

Raportohet se vëllai i viktimës dhe Klodian Mihlli kanë debatuar në një lokal në lagje që shërbente edhe si bilardo rreth një orë para krimit. Më pas autori ka marrë kallshnikovin dhe ka qëlluar për vdekje Klodian Fjerzën, pranë makinës së vëllait, në rrugicën e lagjes. Plumbat e marrë kanë qenë fatalë për të riun i cili ka humbur jetën në vendngjarje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Molla e sherrit" u bë parkimi i makinës! DETAJE nga krimi në Shkodër, autori u konfliktua me vëllain e Fjerzës

Vrasja në Shkodër/ Fierza u ekzekutua me kallashnikov nga fqinji,
Valter Fjerza

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Shkodër ku 33-vjeçari Valter Fierza, u ekzekutua me armë zjarri. 

Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:00. Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim.

I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. 

Në pika të ndryshme janë ngritur grupe kontrolli për të mos lejuar që autori të largohet.

Valter Fierza që mbeti i vrarë, nuk njihej si person problematik në atë lagje. Viktima dhe autori i dyshuar janë fqinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit dhe sipas informacioneve të deri tanishme më përpara palët nuk kanë pasur ndonjë debat apo konflikt në të kaluarën./Dosja.al

valter fierza

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet