Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Dënohet me 22 vite burg Arbër Paplekaj, duke u shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. •Ish-efektivi i RENEA-s dëgjoi verdiktin gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit. •Gjykata ka dhënë dënimin me një vit shërbim prove për Nikollaq Pallën dhe Albert Nushi, dy ish-zëvendësdrejtorë të policisë së Elbasanit në kohën kur ndodhi vrasja. •Ndërkohë, për 6 efektivët e policisë është dhënë dënimi me 16 muaj shërbim prove. •Avokati i familjarëve të Pjerin Xhuvanit, Mirash Martini u shpreh përballë mediave se Gjykata qëllimisht dëshiron të njihet vetëm me gjysmë të vërteta. Në fund, Martini tha se vendimin do ta ankimojnë në Apel.
3 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Gjyktata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Elbasanit, Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg, për akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”. Në lidhje me këtë rast është prononcuar avokati i tij, Mirash Martini, ku tha se gjykata refuzoi të njihej me të vërtetën e plotë të ngjarjes. Ai tha se që nga fillimi i ngjarjes, nga policia dhe organet e Prokurorisë ka pasur përpjekje për të fshehur episode dhe në mënyrë të veçante dhe akte të mëvonshme që e kane deformuar këtë rast.
“Në këto dy vite kam jetuar me dhimbjen e familjes Xhuvani, dhe gjej rastin edhe një herë tu shpreh ngushëllimet. Media në këtë ngjarje ka qenë me afër së vërtetës se policia dhe Prokuroria që e kanë detyrë zbardhjen e së vërtetës. Që nga fillimi i ngjarjes nga policia dhe organet e Prokurorisë ka pasur përpjekje për të fshehur episode, dhe në mënyrë të veçante dhe akte të mëvonshme që e kane deformuar këtë ngjarje. Une dhe Arber Papleka kemi qene të interesuar maksimalisht që të shkojmë tek e verteta. Dhe ky është parimi themelor mbi të cilin Gjykata duhet të bazohet për të dhënë një vendim të drejtë.
Megjithë konsideratën qe kam shpreh për Gjykatën, për respektimin formal të procedurave, ata kanë rrëzuar disa kërkesa tonat në mënyrë të vazhdueshme që lidhen me sqarimin e së vërtetës dhe rregullimin e disa deformimeve që kanë të bëjnë me rindërtimin e vendit të ngjarjes dhe me zhvillimin e një eksperimenti hetimor, që do të përcaktonte vendndodhjen e qitësve dhe rrethana të tjera.
Natyrisht rrëzimi i kësaj kërkese ka qenë refuzim për ta mësuar të vërtetën dhe për të shkuar tek e vërteta. Por edhe ky vendim qe sapo thashë, është rrjedhojë e këtyre rezultateve. Pra e një gjysme të vërtete. T’ju shpjegoj gjysmë të vërtetën.
Gjysmë e vërteta ka të bëjë me faktin që tashmë është e provuar qe Arbër Papleka në vendngjarje ka qëlluar me armë. Por pjesa tjetër e kësaj të vërtete. Kushtet cilat kanë qenë, rrethanat etj janë refuzuar për tu mësuar nga këto organe. Dhe siç e dini një gjysmë e vërtetë është një gënjeshtër e madhe, dhe në drejtësi është edhe shumë e dëmshme".
ELBASAN- Jepet vendimi për Arbër Paplekajn, të riun e akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit, Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg, për akuzën “vrasje në rrethana cilësuese”.
Një javë më parë prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”.
Gjykata ka dhënë dënimin me një vit shërbim prove për Nikollaq Pallën dhe Albert Nushi, dy ish-zëvendësdrejtorë të policisë së Elbasanit në kohën kur ndodhi vrasja. Ndërkohë, për 6 efektivët e policisë është dhënë dënimi me 16 muaj shërbim prove.
Si ndodhi vrasja?
Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Palekaj, ishte shoqërues i drejtuesit politik të PD-së të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al
ELBASAN- Ish-polici Arbër Paplekaj ka mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 21 prill të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit. Struktura për mbrojtjen e votës e ngritur nga PD-ja, pretendonte se përfaqësues të Partisë Socialiste po blinin vota. Dy grupet u përplasën me njëra-tjetrën dhe Arbër Paplekaj qëlloi me kallashnikov duke lënë të vdekur Pjerin Xhuvanin dhe u plagosën 4 persona. Vetë Paplekaj pas ngjarjes deklaroi se qëlloi për vetëmbrojtje.
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona, që sipas tij, po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e Partisë Demokratike për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.