LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Pjetrit, gjendet dhe transgjinorja e vdekur, ndalohet 44-vjeçari, hetim për 2 krimet

Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores Carlo Bertolotti, kanë të njëjtat shenja, policia italiane është e bindur se bëhet fjalë për një vrasës serial.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Pjetrit, gjendet dhe transgjinorja e vdekur, ndalohet 44-vjeçari, hetim për 2 krimet

Vrasja e Pjetrit, gjendet dhe transgjinorja e vdekur, ndalohet
Leonard Marku, Nevila Pjetri dhe kunata

ITALI- Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim pasi në të njëjtën zonë ku u vra 35-vjeçarja është gjetur trupi i pajetë i një transgjinoreje që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia. Së bashku me prokurorin janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet.

Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores Carlo Bertolotti, kanë të njëjtat shenja, policia italiane është e bindur se bëhet fjalë për një vrasës serial. Jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i transgjinores, karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku. Makina, Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, brenda së cilës u gjetën të paktën dy këllëfë armësh dhe disa gjurmë gjaku në dyshek, është në emrin e 44-vjeçarit. Policia arriti tek pronari i makinës përmes numrit të shasisë dhe e ka shoqëruar atë për ta marrë në pyetje. Dyshimet janë që i njëjti person të ketë vrarë edhe shqiptaren, por ende nuk ka një përfundim mbi këtë çështje.

Leonard Marku, bashkëshorti i shqiptares Pjetri është shprehur se është lënduar shumë për vrasjen e të shoqes. Herën e fundit, ai ka thënë se 35-vjeçarja është shprehur se ka dalë të konsumojë një kafe me një shok, por që nuk ishte kthyer më. Ai është shprehur se nuk kishte dijeni për punën e paligjshme që bënte e shoqja. Të njëjtën gjë ka shtuar dhe kunata e të ndjerës. Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se pret që shteti italian të sjellë trupin në Shqipëri. Ajo shtoi se Nevila ishte shumë e lumtur dhe se i ndihmonte vazhdimisht duke dërguar para nga Italia, pasi janë në gjendje të vështirë ekonomike. Nevila Pjetri ishte martuar para një viti me Leonard Markun nga Miloti dhe jetonin së bashku në Altela, një fshat i vogël në Massa Carra.

3 VITE ME PARE

Vrasja e transgjinores në Itali/ Arrestohet një person, numri i shashisë e nxjerr zbuluar

Vrasja e Pjetrit, gjendet dhe transgjinorja e vdekur, ndalohet
Carlo Bertolotti

ITALI- Një burrë 44-vjeçar, me profesion artizan është ndaluar nga policia pasi dyshohet si autori i vrasjes së transgjinores Carlo Bertolotti. Autori i dyshuar banon në Aulla (Massa Carrara) e aktualisht ndodhet në komisariatin e Sarzanës. 'La Nazione' shkruan se i dyshuari është djali i një marangozi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 22 në pronësi të babait të tij. 

Makina, Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, brenda së cilës u gjetën të paktën dy këllëfë armësh dhe disa gjurmë gjaku në dyshek, është në emrin e 44-vjeçarit. Policia arriti tek pronari i makinës përmes numrit të shasisë.

Kush ishte viktima

Transgjinorja e cila u gjet ditën e sotme e vrarë quhej Carlo Bertolotti dhe ishte 43 vjeç. Ai jetonte në Montebello di Ceparana. Deri në vitin 2012 kishte pasur një parukeri të njohur në qendër të Ceparanës. Vitin e kaluar ajo u transferua në Albiano Magra pasi i dogjën shtëpinë. Fshatarët kishin mbledhur edhe fonde për ta ndihmuar. Pak muaj më parë ajo kishte gjetur një punë si parukiere në një dyqan në Spezia. 

Vrasja e transgjinores vjen 24 orë pas vrasjes së Nevila Pjetrit, gruas shqiptare e cila u gjet e pajetë pranë përroit Parmignola në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, në kufirin mes Ligurias dhe Toskanës. Trupi i transgjinores u gjet në lokalitetin Bozi, në Sarzanë një zonë bujqësore e përshkuar nga përrenj të vegjël, jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i Nevilës. 

 

3 VITE ME PARE

Nevila Pjetrin e vrau një ‘serial killer’, gjendet e vdekur një transgjinore në të njëjtin vend

 

Vrasja e Pjetrit, gjendet dhe transgjinorja e vdekur, ndalohet
Leonard Marku dhe Nevila Pjetri

ITALI- Personi që ka ekzekutuar shqiptaren Nevila Pjetri dyshohet të jetë një vrasës serial. Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim pasi në të njëjtën zonë ku u vra 35-vjeçarja është gjetur trupi i pajetë i një transgjinoreje që njësoj si shqiptarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Në zyrën e prokurorit të La Spezias Antonio Patrono është duke u zhvilluar një takim në të cilin marrin pjesë karabinierët dhe policia. 

Së bashku me prokurorin janë edhe prokurorët Monica Burani dhe Rossella Soffio që merren me të dy rastet. Nisur nga fakti që të dy trupat, si ai i Pjetrit dhe i transgjinores që nuk është identifikuar ende, kanë të njëjtat shenja, policia italiane po kërkon një vrasës serial. Jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i transgjinores, karabinierët gjetën një makinë në të cilën u gjetën gjurmë gjaku. Transgjinorja ishte parukiere me profesion.

Në zonën ku kanë ndodhur të dy krimet nuk ka kamera sigurie, gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve, por ata po kërkojnë në telefonat e viktimave ku është e sigurtë se mund të gjejë numra të klientëve. Leonard Marku, bashkëshorti i shqiptares Pjetri është shprehur se është lënduar shumë për vrasjen e të shoqes. Herën e fundit, ai ka thënë se 35-vjeçarja është shprehur se ka dalë të konsumojë një kafe me një shok, por që nuk ishte kthyer më.

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje