LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit, autori i dyshuar dhe dy bashkëpunëtorë në pranga, DËSHMIA: Vrasja ndodhi në shkallët e hotelit! Babai: Djali do ketë kërkuar lekët...

• Një vrasje ka tronditur ditën e djeshme jugun e vendit. • 32-vjeçari Eraldo Nevruzi, recepsionist në hotelin "Greccia", dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu. • Ky i fundit u arrestua dje në një nga aeroportet e Greqisë ku mendohet se kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë. • Ditën e sotme janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë lidhur me vrasjen e të riut. • Të arrestuarit, Daniel Qose dhe David Larti janë punonjës të hotelit "Greccia", ndërsa dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar të krimit në kryerjen e vrasjes dhe fshjen e trupit të viktimës. • Trupi i vitkimës ende nuk është gjetur, ndërsa policia vijon me kërkimet. • Pritet edhe dëshmia e Shehut për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë. • Policia ka gjetur edhe trupin e pajetë të 31-vjeçarit, në një gurore pranë fshatit të Vunoit. • Nga hetimet e deritanishme thuuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin. • Ndërkohë një kolege e 31-vjeçarit ka treguar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomave të stafit, ndërsa e ka cilësuar Nevruzin si një person 'të lëvizshëm'.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Dhërmi/ Flet babai i Eraldo Nevruzit: 5 ditë kishte që kishte nisur punë, djali do ketë kërkuar lekët dhe e kanë vrarë

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit,
vendngjarja

DHËRMI- Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e djalit të tij.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Shyqyri Nevruzi tha se djali nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.

Ai tha gjithashtu se i biri nuk ka pasur të shkuar kriminale, por shtoi se ndaj tij është vendosur vetëm një masë sigurie “detyrim paraqitje” pasi ishte kapur me 2 gram hashash. Babai i Eraldos shtoi se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, pasi sipas tij, djali mund t’i ketë kërkuar lekët pronarit.

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

-Jo jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj./Euronews Albania

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

1 VITE ME PARE

Detaje nga krimi në Dhërmi/ Pas vrasjes, dy punonjësit e hotelit i dogjën rrobat e Nevruzit dhe ndihmuan Shehun të mbështillte trupin me qese

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit,
vendgjarja

DHËRMI - Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerlda Shehu vrau me armë zjarri recepsionistin në Dhërmi, Eraldo Nevruzi. 

Trupi i viktimës u gjet paaraditen e sotme, në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Autori i ngjarjes është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa sot janë bënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij, punonjësit e hotelit "Greccia", Daniel Qosja dhe David Larti.

Sipas dëshmisë së dy punonjësve në polici vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku pasi kanë dalë nga dhoma e stafit, Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba tek shkallët e hotelit.

Pas vrasjes, Qosja dhe Larti i kanë hequr rrobat recepsionistit dhe ja kanë djegur në furrën e picave. Më pas, referuar dëshmisë së tyre, të detyruar pasi 43-vjeçari i ka kërcënuar se do t'i vriste, kanë ndihmuar Shehun, të mbështjelli trupin me qeset e mbeturinave dhe e kanë futur në makinë. Pasi ka hedhur trupin, autori është kthyer sërish në hotel ku ka marrë pasaportën dhe lekë që të largohej drejt Greqisë, ku dhe u arrestua në aeroport. Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit  E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

1 VITE ME PARE

U vra nga bashkëpronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit në Dhërmi, Eraldo Nevruzi

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit,
eraldo nevruzi

DHËRMI- Është gjetur trupi i pajetë i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili u ekzekutua dje pak pas mesnate me armë zjarri në hotelin "Grecia" në Dhërmi. Trupi raportohet se është gjetur në një gurore pranë fshatit të Vunoit. 

Për ngjarjen e rëndë janë arrestuar tre persona, Gerald Shehu (autor i dyshuar i vrasjes), Daniel Qose dhe David Larti. Dyshja e fundit janë punonjës në hotelin ku ndodhi vrasja, ndërsa akuzohen se ndihmuan autorin në kryerjen e krimit dhe fshehjen e trupit. 

Ata kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të viktimës, ndërsa kanë treguar se vrasja ka ndodhur tek shkallët e hotelit "Greccia" pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Sipas raportimeve, ata i kanë dhënë qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë. Të dy kanë thënë se autori i ka detyruar ta ndihmonin. 

 

1 VITE ME PARE

Eraldo Nevruzi u qëllua në shkallët e hotelit/ Dëshmia e dy punonjësve të arrestuar: Geraldo Shehu na bërtiti për ta ndihmuar me trupin

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit,
daniel qose, david larti

DHËRMI- Në pranga për vrasjen e Eraldo Nevruzit, recepsionistit në Dhërmi, janë vënë edhe Daniel Qosja dhe të David Larti, të dy punonjës në hotelin ku ndodhi krimi. Dyshja e punonjësve dyshohet se kanë ndihmuar Gerald Shehun, autorin e dyshuar në kryerjen e krimit dhe fshehjen e trupit. 

Ata kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të viktimës, ndërsa kanë treguar se vrasja ka ndodhur tek shkallët e hotelit "Greccia" pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Sipas raportimeve, ata i kanë dhënë qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë. Të dy kanë thënë se autori i ka detyruar ta ndihmonin. 

Trupi i vitkimës ende nuk është gjetur, ndërsa policia vijon me kërkimet. Pritet edhe dëshmia e Shehut për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit. Kërkimet janë përqendruar përgjatë rrugës Dhërmi Himarë, por edhe në ndonjë zonë të dyshimtë që mund ta ketë hedhur trupin, janë kontrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës. Mëngjesin e sotëm, policia ka ngritur dhe dronin duke kontrrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi

1 VITE ME PARE

Vrasja e Eraldo Nevruzit në Dhërmi/ Arrestohen dy persona, ndihmuan autorin në kryerjen e krimit dhe fshehjen e trupit të viktimës (EMRI)

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit,
eraldo nevruzi

DHËRMI- Dy persona janë arrestuar në Dhërmi për vrasjen e Eraldo Nevruzit në Dhërmi. Të arrestuarit, Daniel Qose dhe David Larti janë punonjës të hotelit "Greccia", ndërsa dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar të krimit në kryerjen e vrasjes dhe fshjen e trupit të viktimës.

Sipas policisë nga kqyrja e banesës ku qëndronte Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, policia ka gjetur 1 fishek arme zjarri me kapsollë të goditur që u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim.

Ndaj autorit të dyshuar të vrasjes Gerald Shehut, i cili u arrestua në një aeroport grek është ngritur akuza për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa për Daniel Qosen dhe David Lartin për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Himarë/ Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N.

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Si ndodhi vrasja ?

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës rreth orës 00:30 në ambjentet e hotelit “Greccia” në Dhërmi. 43-vjeçari Gerald Shehu (bashkëpronar i hotelit në fjalë) për arsye ende të paqarta ka ekzekutuar me armë zjarri recepsionistin e hotelit Eraldo Nevruzi 31-vjeç.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Autori dyshohet se u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë. 43-vjeçari kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur në aeroport nga Policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Nga hetimet e deritanishme thuuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Ndërkohë një kolege e 31-vjeçarit ka treguar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomave të stafit, ndërsa e ka cilësuar Nevruzin si një person 'të lëvizshëm'. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Dhërmi/ Autori u arrestua në Greqi, vijojnë ende kërkimet për trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit

Krimi i rëndë në Dhërmi/ Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit,
geraldo shehu, eraldo nevruzi

DHËRMI- Një vrasje ka tronditur ditën e djeshme jugun e vendit. 32-vjeçari Eraldo Nevruzi, recepsionist në hotelin "Greccia", dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu.

Ky i fundit, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në një nga aeroportet e Greqisë ku mendohet se kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë. Ndërkohë trupi i të riut ende nuk është gjetur, ndërsa raportohet se vijojnë kërkimet.

Pritet edhe dëshmia e Shehut për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.

Si ndodhi vrasja ?

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës rreth orës 00:30 në ambjentet e hotelit “Greccia” në Dhërmi. 43-vjeçari Gerald Shehu (bashkëpronar i hotelit në fjalë) për arsye ende të paqarta ka ekzekutuar me armë zjarri recepsionistin e hotelit Eraldo Nevruzi 31-vjeç.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Autori dyshohet se u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë. 43-vjeçari kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur në aeroport nga Policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Nga hetimet e deritanishme thuuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Ndërkohë një kolege e 31-vjeçarit ka treguar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomave të stafit, ndërsa e ka cilësuar Nevruzin si një person 'të lëvizshëm'. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

eraldo nevruzi geraldo shehu vrasje ne dhermi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje