Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme është mbajtur seanca në GJKKO për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. • Seanca është shtyrë për më datë 24 tetor. • Mësohet se nëna e Malkos ka shpërthyer në lot duke braktisur seancën. • Në seancë ka qenë i pranishëm edhe autori i dyshuar Leonard Duka, i cili u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë. • Duka ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje ndërsa është shprehur se prokurori është i njëanshëm. • Në seancën gjyqsore ai ka kërkuar më shumë kohë të njihet me aktet dhe do japë deklarime seancës e radhës, por prokurori e ka kundërshtuar këtë kërkesë. • Seanca e sotme nuk kaloi pa incidente, teksa në seancë ka qenë e pranishme edhe mamaja e të ndjerit Santiago Malko e cila ka shpërthyer në ulërima dhe fyerje ndaj të pandehurit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca në GJKKO për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Ndërkohë seanca e sotme ka përfunduar dhe është shtyrë për më datë 24 tetor. Mësohet se nëna e Malkos ka shpërthyer në lot duke braktisur seancën.
Në seancë ka qenë i pranishëm edhe autori i dyshuar Leonard Duka, i cili u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë. Duka ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje ndërsa është shprehur se prokurori është i njëanshëm.
“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kërkon të me dënojë pa fakt pa asgjë”, ka thënë Duka.
Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 24-vjeçares.
Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'. Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.
Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur më gusht të vitit të kaluar. Ish-Polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës) teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi, janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga seanca në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Santiago Malkos. Mësohet se e pranishme në seancë është dhe nëna e Malkos, e cila ka shpërthyer ndaj kreut të grupit Duka, Leonard Duka.
Nëna e Malkos i drejtohet Leonard Dukës: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty?
Ndërkohë që Duka në seancën gjyqsore ka kërkuar më shumë kohë të njihet me aktet dhe do japë deklarime seancës e radhës, por prokurori e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Por më pas Duka e ka akuzuar prokurorin si të njëanshëm dhe se ka dyshime që do ta dënojë pa fakte.
Leonard Duka: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.
Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.
Mamaja e Santiago: Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.
Gjyqtarja Rudina Palloj: Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.
Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për tu pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.
Avokatja: Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet.
Leonard Duka: Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do të më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelët e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë.
Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të viti 2023 për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjate aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë. Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtit të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij./Dosja.al
TIRANA- Nis seanca në GJKKO për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, paraqitet porositësi, Leonard Duka. Kështu Duka paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi më 2 gusht u ekstradua nga Belgjika. Seanca e sotme nuk kaloi pa incident, teksa ka qenë mamaja e të ndjerit Santiago Malko, e pranishme në sallën e gjyqit, që ka shpërthyer në ulërima dhe fyerje ndaj të pandehurit:
“O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, o qen! Si del ti aty...?!”, ishin akuzat e saj.
Leonard Duka njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë.