LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Edmond Haxhia përdori të fejuarën për makinën e motorin, fisi Lekstakaj kërkoi 'killer' në Fushë Krujë, ofruan 300 mijë €‎

• Dy hetues anglez kanë mbërritur në Prokurorinë e Lezhës në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj. • Sipas burimeve, pas kërkesës për ekstradim të shtetasve britanik të dyshuar si të implikuar në vrasje, hetuesit kanë ardhur për tu njohur me provat. • Nesër në Britaninë e Madhe vendoset nëse do të ekstradohen apo jo të arrestuarit për vrasjen. • Sot janë zbuluar detaje të tjera nga dosja hetimore. Lekstakaj kishin tentuar edhe më parë ta vrisnin biznesmenin. • Kishin pajtuar një vrasës me pagesë në Fushë Krujë për 300 mijë euro, por ai ishte tërhequr sepse e njihte personalisht viktimën. • Më 29 prill Edmond Haxhia, financuesi dhe porositësi i atentatit të biznesmenit Ardian Nikulaj u arrestuar nga autoritetet britanike. Bashkë me të, në pranga ranë edhe dy shtetasit britanik, Thomas Mithan dhe Stephten Hunt. • Arrestimi i tyre u bë pasi u shpallën në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. • Ndërkohë vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë, një prej tyre ekzekutori Ruben Saravia.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Edmond Haxhia përdori të fejuarën e tij për të blerë motorin, edhe 'Land Rover-in' e mori ajo nga Tirana

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Edmond Haxhia përdori të fejuarën
Ardian Nikulaj

TIRANË- Motorin e përdorur për largimin e vrasësit të Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva, e kishte blerë e fejuara e Edmond Haxhisë në Tiranë. Personi i cili i ka shitur motorin tregon se është marrë në telefon nga një person, i cili nuk i ishte prezantuar, por vetëm e kishte pyetur nëse ende e kishte motorin për ta shitur. Pasi ranë dakord, u takuan në zonën e njohur si ‘Kryqëzimi i 21 dhjetorit’ ku Edmond Haxhia dhe e fejuara e tij e prisnin pronarin e motorit brenda një automjeti tip “Mercedez Benz”.

Janë takuar me blerësin dhe më pas, kanë shkuar të shtëpinë e tij për të parë motorin. E ka parë dhe ka vendosur ta blejë, pa bërë fare ‘pazar’ për ulje. Pasi kanë rënë dakord, është nënshkruar kontrata e shitblerjes tek një notere pranë Zogut të Zi, ku Edmond Haxhia ka kërkuar që motori të vihet në emër të vajzës që e shoqëronte, duke thënë se ishte nusja e tij. Pastaj e ka paguar.

2 ditë pas vrasjes më 21 prill, makinën me qira e ka kthyer në Shkodër, tek e cila u fut motori për të humbur gjurmën, Edmond Haxhia ia ktheu kujt ia kishte marrë. Një person me inicialet O.C., i cili ka deklaruar para hetuesve, se këtë nder ia kërkoi një miku i tij nga Italia. Edhe në këtë moment "përfshihet" e fejuara e Haxhisë. Dëshmitari ka treguar se miku i tij i dërgoi numrin e kushërirës së tij (e fejuara e Haxhisë), e se makina është marrë në Tiranë. Një shok tjetër u takua me vajzën në sheshin “Skënderbej”, por i kërkoi që ta lante mjetin duke i thënë edhe 50 euro për shërbimin që po kryente. Nga të gjitha këto të dhëna, dyshohet se vajza në fjalë mund të ketë qenë në dijeni të vrasjes, por nuk ka prova dhe për momentin është ende e lirë.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Si u planifikua vrasja e Ardian Nikulajt/ Ofronin 300 mijë euro Lestakaj kërkuan "killer" në Fushë Krujë, ekzekutori s'pranoi, e njihte personalisht biznesmenin

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Edmond Haxhia përdori të fejuarën
Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt në biznesin e tij në Lezhë. Sipas të dhënave të deritanishme, sipas "ABC", mësohet se Policia ka siguruar informacion përmes burimeve konfidenciale se, anëtarë të fisit Lestakaj që ishin në hasmëri me Nikulajn prej vitit 1996 kishin provuar disa herë eleminimin e tij. Ata kanë tentuar të paguajnë një shumë prej 300 mijë euro një personazhi të njohur në zonën e Fushë-Krujës për të realizuar vrasjen, por kanë dështuar për shkak të njohjes së tij me viktimën.

Ndaj edhe kanë zgjedhur "të huajt" për të kryer vrasjen. Për ngjarjen, një prokuror anglez dhe një oficer i policisë gjyqësore kanë zhvilluar një takim në prokurorinë e Lezhës me hetuesit që po punojnë për vrasjen e Adrian Nikulajt. Nesër, të premten, do të vendoset nëse Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman do ekstradohen në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nusja e “penduar”: Fejesa me Haxhinë, 2 ditë pasi erdhi! Portugezi mësoi veç pak shqip, ia tha viktimës para se ta vriste

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Edmond Haxhia përdori të fejuarën
Edmond Haxhia

SHËNGJIN- Personi që organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Edmond Haxhia u largua nga Shqipëria më 20 prill, 2 ditë pasi ndodhja vrasje e biznesmenit nga Lezha. Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Rinasit, Haxhia shoqërohet nga e fejuara e tij dhe personi që ka ndihmuar hetuesit për të zbardhur vrasjen e Nikuljat.

Edmond Haxhia shfaqet në kamerat e sigurisë që lëviz qetë dhe i pa shqetësuar në ambientet e aeroportit pak para se të nisej drejt Anglisë, ku edhe jetonte prej vitesh. Sipas "Abc", e fejuara e Haxhiajt ka treguar për hetuesit se ai ka mbërritur në Shqipëri në 24 nëntor, ndërsa fejesa është realizuar 2 ditë më vonë. Po kështu ajo ka treguar se, ditën e Shën Valentinit ka shkuar në aeroport bashkë me të fejuarin e saj Edmondin dhe kanë marrë shtetasin portugez Ruben Saraiva dhe më pas të gjithë bashkë kanë shkuar në Shëngjin. Në rrëfimin e saj, ajo e ka treguar se e ka takuar edhe disa herë të tjera Saraivën në shoqërinë e të fejuarit të saj, madje shtoi edhe një detaj të rëndësishëm, ai e përshëndeste me fjalët shqip "Si e kalut?". Këtë frazë ia ka thënë edhe vetë viktimës para se ta vriste.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt! Dy prokurorë anglezë mbërrijnë në Lezhë, njihen me provat dhe dosjen për britanikët e akuzuar

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Edmond Haxhia përdori të fejuarën
Ardian Nikulaj

LEZHË- Dy prokurorë anglezë kanë mbërritur ditën e sotme në Lezhë për të hetuar mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Dy prokurorët do të takohen me zyrtarët dhe prokurorin e kësaj çështje, ku do të njihen nga afër me provat që implikojnë britanikët në vrasjen e Nikulajt.

Po ashtu, prokurorët do të njihen me dosjen dhe më pas do të vendosin nëse do të ekstradojnë britanikët që janë arrestuar pak ditë më parë në Angli, të cilët janë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion