LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e KLGJ, zgjidhen 3 anëtarët për vendet vakante

•Asambleja e gjyqtarëve zgjodhi 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësorë, 1 nga radhët e gjykatave të apelit dhe 2 nga shkalla e parë. •Emiona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koça janë anëtarët më të rinj të Këshillit të lartë gjyqësor që do të mbajnë mandat 5 vjeçar. •Në asamblenë e përgjithshme të gjyqtarëve, ata u zgjodhën pas votimit të 236 magjistratëve si përfaqësues të gjykatave të apelit dhe shkallës së parë. •Zv/kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi theksoi se nga ky institucion pritet më shumë mbështetje dhe reagim më i fortë ndaj sulmeve mbi gjyqtarët. •Anëtarët e rinj të KLGJ-së do ta marrin detyrën në dhjetor, duke zëvendësuar Marçela Shehun ,Brikena Ukperajn dhe Dritan Hallunajn.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e KLGJ, Gentiana Muçaj zgjidhet anëtare me 114 vota

Mbledhja e KLGJ, zgjidhen 3 anëtarët për vendet vakante

TIRANË- Gentiana Muçaj është shpallur fituese për vendin vakant në Gjykatën e Shkallës së Parë, me 114 vota përballë Alma Kodraliut me 112 vota.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 9 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të Muçajt në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

2 VITE ME PARE

Emona Muçi anëtarja më e re e KLGJ-së, gjyqtarja e Apelit fiton me 133 vota mandatin

Mbledhja e KLGJ, zgjidhen 3 anëtarët për vendet vakante
Gjyqtarja Emona Muçi

TIRANË-Emona Muçi, fitoi paraditen e sotme me 133 vota vendin vakant si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Anëtarja e re e KLGJ-së do të ushtrojë detyrën me një mandat 5-vjeçar. Sipas raportimeve në media gjyqtarja Emona Muçi zëvëndëson në postin e saj Brikena Ukperaj.

Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë janë duke zhvilluar mbledhjen e emërimeve dhe për dy anëtarë të tjerë të KLGJ-së, të cilëve u ka mbaruar mandati. KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim.

2 VITE ME PARE

Sot votohet për tre anëtarë të rinj të KLGJ-së, Llagami: Disa tabu u thyen, gjyqësori nuk është më ‘llogore’

Mbledhja e KLGJ, zgjidhen 3 anëtarët për vendet vakante
Nureda Llagami

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nureda Llagami u shpreh se ndonëse në hapa të para, tashmë është krijuar një model të ri sa i përket gjyësorit. Ajo theksoi se gjyqësori sot nuk është më një ‘llogore’ si në të kaluarën, duke shtuar kandidatët e rinj do të duhet të përballen me sfidat e radhës”.

“Ajo ç’ka ishte dje një sfidë, sot është një realitet që funksionon siç funksionojnë institucionet e sistemit të drejtësisë. Sot Këshilli nuk ka më sfidat e para 5 viteve, por është shtëpia jonë e përbashkët. Ne arritëm të ndërtojmë themele të forta me standadet më të fundit dhe me partnerët më të mirë. Sfida jonë ishte për të vendosur një model, një standard të ri. E them me siguri se disa tabu i thyem. Sot shoqëria civile, Avokatia, Gjyqësori nuk janë më në llogore. Por sot sfida e atyre që kandidojnë është që duhet të kënë aftësinë për tu përballur me sfida të reja, me sfidën e qëndrueshmërisë dhe vazhdimisisë, cilësisë dhe shërbimit që kërkohet dhe pritet nga të gjithë. Anëtarët që vijnë nga ju nga forumi gjyqqësor kanë një përgjegjësi më të madhe,. Kjo eksperiencë për mua ishte e papërsëritshme, por për ju është për të përmirësuar imazhin tuaj, shtëpinë tuaj. Kushdo që vjen do të gjykohet jo vetëm për atë çka bëri, por edhe atë që kishte mundësinë të bëntë”, tha ndër të tjera Llagami.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zgjedhë këtë të hënë 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtarë të KLGJ-së./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Nis mbledhja e Gjyqtarëve/ Zgjidhen sot 3 përfaqësues të KLGJ, Sadushi: Duhet të reagohet ndaj sulmeve të padrejta

Mbledhja e KLGJ, zgjidhen 3 anëtarët për vendet vakante
Sokol Sadushi

TIRANË- Ka nisur mbledhja e Gjyqtarëve për zgjedhjen e 3 përfaqësuesëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të jenë për 5 vite anëtar të KLGJ-së. Anëtarëve që u përfundon mandati në dhjetor janë dy gjyqtarë në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj.

 Në garë për zëvendësimin e tyre janë 5 gjyqtarë, përkatësisht dy nga gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se duhet reaguar me forcë ndaj sulmeve të padrejta mbi gjyqtarët.

"Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit", tha Sadushi.

klgj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet