LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vota e diasporës/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi: Një proces i kontrolluar fund e krye! Vendi nuk mund të ketë opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka publikuar foto dhe video në lidhje me zgjedhjet e 11 majit teksa shtoi se këto janë fakte sesi vota e diasporës u rrëmbye. • Berisha theksoi se dokumentet faktojnë krimin kushtetues elektoral të kryeministrit Edi Rama dhe manipulimin e tij ekstrem të votimit të diasporës. • Ai më tej tha se manipulimi i votës së shqiptarëve është një goditje e rëndë e idealeve të lirisë për të gëzuar të drejtat kushtetuese të vendit të origjinës. • Berisha tregoi video që dëshmojnë manipulimin masiv të votës së diasporës nga qeveria e Edi Ramës. • Gjithashtu Berisha tha se procesi është shtetëzuar përmes mekanizmave korruptivë, përfshirë nënkontraktorë dhe ambasada. • Sipas PD është në një fazë dokumentimi të “farsës elektorale”. • Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Ramën se ka përdorur çdo mjet logjistik, financiar dhe administrativ për të deformuar vullnetin e qytetarëve. • Berisha ka komentuar kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme në banesën e biznesmenit Ergys Agasi në Mullet. • Berisha u shpreh se me kontrollet e zhvilluara u morën dy makina teksa shtoi se kjo nuk ka prekur as 1/10 e ekonomisë së ngritur nga droga dhe krimi. •  Sa i përket lajmit të kontrolleve, Berisha u shpreh se ka qenë vetë Agasi që e shpërndarë duke ia thënë një gazetari. • Sipas tij SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe kryeministrin Edi Rama.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha: SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën!

Vota e diasporës/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi: Një proces i
Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës së tij të sotme ka komentuar kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme në banesën e biznesmenit Ergys Agasi në Mullet. Berisha u shpreh se me kontrollet e zhvilluara u morën dy makina teksa shtoi se kjo nuk ka prekur as 1/10 e ekonomisë së ngritur nga droga dhe krimi.

Sa i përket lajmit të kontrolleve, Berisha u shpreh se ka qenë vetë Agasi që e shpërndarë duke ia thënë një gazetari. Sipas tij SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe kryeministrin Edi Rama.

"Karamele, flluska të hedhura për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën. Çfarë qëndron aty?
Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit, shkoi policia dhe i mori, në një kohë kur kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta, as një e njëzeta e perandorisë së tyre, të ekonomisë së ngritur mbi drogën dhe krimin.

Shashkat mos i pranoni, ju lutem. A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi.
I tha një kolegut tënd gazetar... Edhe ju bëni investigime, edhe unë bëj investigime. U duk ajo. Ergysi vetë..." tha ai.

1 VITE ME PARE

Berisha: Vendi nuk mund të ketë opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë, çdo opsion është në tavolinë!

Vota e diasporës/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi: Një proces i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat është shprehur se PD në betejën e saj për votën e lirë ka besim se diaspora shqiptare do të angazhohet të japë kontributin në rivendosjen e të drejtës së votës. Berisha më tej se vendi nuk mund të ketë opozitë pa u rikthyer vota e lirë.

Ai shtoi se PD do të mobilizohet me të gjithë potencialin e saj që në vend të rikthehet vota e lirë dhe që shqiptarët të përdorin të drejtën e tyre të votës pa iu manipuluar. Berisha gjatë fjalës së tij theksoi se dokumentet faktojnë krimin elektoral të kryeministrit Edi Rama dhe manipulimin e tij ekstrem të votimit të diasporës.

"Mbrojtja, lufta me të gjitha mjetet që shqiptarët të votojnë të lirë. Ka vetëm një objekt tani, shqiptarët duhet të votojnë të lirë. Opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë, vendi nuk mund të ketë.

Nuk mund të jetë opozitë e vërtetë ajo e cila pajtohet me këtë situatë. Kurrë, kurrë! Sepse ajo shndërrohet, futet si satelit në një orbitë dhe është një opozitë e pavlerë. Ndaj dhe opozita do mobilizojë të gjithë potencialet e saj t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Kjo është e gjitha.Çdo opsion është në tavolinë, por në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer," tha ai.

1 VITE ME PARE

Berisha: Ne jemi në fazën e dokumentimit të farsës, më pas do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë

Vota e diasporës/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi: Një proces i
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se opozita do të nisë së shpejti protesta brenda dhe jashtë vendit. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se PD është në një fazë dokumentimi të “farsës elektorale”. Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Ramën se ka përdorur çdo mjet logjistik, financiar dhe administrativ për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

"Pa asnjë mëdyshje, do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Por, kjo është faza e dokumentimit, e verifikimit të të gjithë farsës elektorale që ka ndodhur me votën e shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë. Dhe kjo vazhdon sepse siç e shihni, dy rrethe do i paraqesim këtu, janë kontrolluar në Shqipëri për ligjshmërinë e procesit dhe në tërësi konstatohen manipulime, përçudnira, fakte që tejkalojnë edhe imagjinatat njerëzore. Pra ne po bëjmë këtë verifikim. Nuk është i thjeshtë sepse është edhe i komplikuar, por edhe kohëkonsumues. Kontrolli i videove është më hektik se kontrolli i fletëve të votimit.

Pra ky është një proces të cilit ne do i shkojmë deri në fund për të faktuar se si Edi Rama instaloi farsën elektorale në Shqipëri dhe se ai nuk ka fituar kurrë zgjedhjet. Ata që besojnë se Edi Rama ka fituar zgjedhjet në këtë farsë, ata ose janë njerëz që nuk kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale dhe nuk e dinë se çfarë është farsë, ose janë njerëz në shërbim të tij. Natyrisht ka një propagandë të papërmbajtur për të spostuar vëmendjen nga kjo punë e jashtëzakonshme që po bëhet nga ne për dokumentimin e farsës. Ka argumente nga më banalet që as njerëz me IQ stërminimale nuk do ia lejonin vetes t’i përdornin.

Mirëpo paraja, pagesat, interesat kriminale, i bëjnë që ata të nxjerrin çdo lloj pseudoargumenti, pseudobanaliteti se në qoftë se ti flet për zgjedhje, kur sheh se çfarë është bërë me votën e mbi 300 mijë shqiptarëve, që janë një seksion i këtyre zgjedhjeve, kur konstaton se sa gjerësisht është përdorur Treni Bullgar, po marr vetëm këtë.
Unë po i lë të gjitha, sepse kultura elektorale ligjore çdo njeriu që ka ABC-në e saj, e detyron të mos pranojë për zgjedhje po farsë të gjithë ato procese ne të cilat qeveria jep gjysmë miliard euro prokurime në kundërshtim me ligjin. Në të cilat qeveria jep 100 euro shpërblim për 48 përqind të votuesve në mes të fushatës elektorale.

Në të cilat qeveria përdor dhjetëra mijëra punonjës si operatorë politikë elektoralë. Në të cilat qeveria përdor të gjithë potencialin e saj logjistik në zgjedhje. Në të cilat qeveria fal 200 milionë euro dy ditë para zgjedhjeve.
Në të cilat qeveria dekreton mbjelljen e një sipërfaqe 140 herë më shumë se e lejon ligji me kanabis vetëm për zgjedhjet. Pra, këto për ata që kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale janë të mjaftueshme për të kuptuar që kjo është një farsë elektorale. Por e kam thënë dhe e them, vota vdiq pa hyrë në kuti, e megjithatë në ditën e zgjedhjeve, me procedurën e zgjedhjeve, qeveria ka shtrirë duart e veta të zeza për ta bërë këtë farsë më thellë dhe më të shëmtuar që ka ndodhur ndonjëherë," tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Berisha publikon fakte dhe dëshmi shokuese për manipulimin e votave të diasporës: Një proces i kontrolluar fund e krye

Vota e diasporës/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi: Një proces i
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat ka publikuar fakte dhe dëshmi shokuese për manipulimin e votave të diasporës. Lideri i opozitës tregoi video që dëshmojnë manipulimin masiv të votës së diasporës nga qeveria e Edi Ramës. Gjithashtu Berisha tha se procesi është shtetëzuar përmes mekanizmave korruptivë, përfshirë nënkontraktorë dhe ambasada.

"Këtu janë video të përgatitura për të dëshmuar se si Edi Rama nëpërmjet mekanizmave korruptive, nënkontraktorëve, ambasadave, etj, e shtetëzoi procesin e votimit dhe realizoi manipulimin më të madh. Urdhëroni, dengje me vota. Ky me krah votash shkon drejt konsullatës. Dua të përgëzoj shumë demokratët e Selanikut për punën e shkëlqyer që kanë bërë në dokumentimin e këtij procesi, manipulimit të këtij procesi. Qendrat e bixhozit janë përdorur gjerësisht pra... Siç e patë, me dëshmitarë, një proces fund e krye i kontrolluar dhe i manipuluar," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Rama shtetëzoi procesin e votimit të diasporës nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë

Vota e diasporës/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi: Një proces i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka publikuar foto dhe video në lidhje me zgjedhjet e 11 majit teksa shtoi se shtoi se këto janë fakte sesi vota e diasporës u rrëmbye. Berisha theksoi se dokumentet faktojnë krimin kushtetues elektoral të kryeministrit Edi Rama dhe manipulimin e tij ekstrem të votimit të diasporës.

Ai më tej theksoi se manipulimi i votës së shqiptarëve është një goditje e rëndë e idealeve të lirisë për të gëzuar të drejtat kushtetuese të vendit të origjinës. Berisha u shpreh sePD në betejën e saj për votën e lirë ka besim se diaspora shqiptare do të angazhohet të japë kontributin në rivendosjen e të drejtës së votës.

"Dokumente të pakundërshtueshme faktojnë krimin e shëmtuar kushtetues elektoral të Edi Ramës, manipulimin e tij ekstrem, shtetëzimin e procesit të votimit të diasporës nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë.

Shtetëzimi dhe manipulimi i votës së shumicës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, që kësaj here me një përfaqësi prej 340 mijë vetësh zgjodhën të votojnë, është një goditje e rëndë e idealeve të lirisë së shqiptarëve, e përpjekjeve të tyre madhore për të qenë së bashku, pavarësisht se ku jetojnë, për të gëzuar të drejtat kushtetuese të vendit të origjinës.

Ky manipulim është i paprecedent në historinë e votimeve të diasporës dhe mund t’u them këtu se në dijeninë timë, diaspora shqiptare është e fundit që fitoi të drejtën e votës.
Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend në të cilin njëlloj si në ditët e zeza të diktaturës komuniste, nuk u lejohej të votonin, pavarësisht se ata në Kushtetutë dhe në dokumente zyrtare kishin të drejtën e votës dhe ishin të listuar në listat e votimit.

Ky akt hakmarrës primitiv poshtërues për çdo qytetar shqiptar, ky akt shkelmues i idealeve të lirisë të shqiptarëve, de facto shndërroi procesin e;elektoral të diasporës në një instrument të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, narkodiktaturës në Shqipëri.

PD në betejën e saj, në luftën e saj për votën e lirë të shqiptarëe, ka besimin më të madh se diaspora shqiptare do të mobilizohet dhe angazhohet me të gjithë forcën, potencialin e saj, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës në Shqipëri dhe do japë kontributin e madh në rivendosjen e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë.

Në këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan, të përgatiten për një luftë pa kompromis kundër këtij narkoshteti si një ndëshkim i merituar për krimin monstruoz që kreu ndaj atyre dhe vendit dhe për rikthimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë," tha ai.

berisha vota e diaspores

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet