6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Ministret raportuan ditë e sotme vendimet që u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. •Ishte zv.kryeministrja Belinda Balluku ajo e cila tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Financave kishte prezantuar programin për rritjen e pagës mesatare në 900 euro, brenda 2 viteve të ardhshme, program që pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, ditën e premte. •Ajo u pyet edhe për vendimin për çështjen Becchetti.• Balluku u shpreh se Qeveria nuk do të lejojë që Shqipëria të merret peng “nga një kriminel i këtij niveli”. •Balluku deklaroi se agjencia e eficencës energjetike do të ketë një instrument elektronik që do të kontrollojë konsumin e energjisë elektrike në mënyrë që në të ardhmen të mund të ndërtojë një plan më të mirë në fushën e energjisë. •Po ashtu, nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se është miratuar në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursueshme. •Ministrja tha se ky vendim u jep mundësi për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, se qeveria po studion edhe çështjen e rritjes së pensioneve. Për këtë çështje, Balluku u shpreh se ditën e premte Qeveria do të miratojë programin.
Belinda Balluku: Sot kemi pasur një prezantim nga Ministri i Financave përsa i përket të gjithë programit për rritjen e pagave, që do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, që do të kemi një mbledhje plus këtë javë ditën e premte, pikërisht për çështjen e pagave. Siç e ka thënë dhe kryeministri, patjetër siç ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Por siç do rriten dhe pagat, me një fazim 2 vjeçar, ashtu do të duhet të ndodhë edhe për pensionet. Megjithatë, ditën e premte, Ministri i Financave do të ketë mundësinë që para jush ashtu si unë sot, të bëjë një pasqyrë të qartë të gjithë programit për rritjen pagave në administratën publike, që me thënë të drejtën është pritur me shumë kënaqësi nga të gjithë punonjësit dhe vartësit tanë.
Balluku u pyet edhe për negociatat me Italinë për linjën nënujore të transmetimit të energjisë, për të cilën tha se jemi ende në fazën fillestare.
“Qeveria shqiptare 2010-11 ka arritur deri në vendimmarrje, por për aryse të pakuptueshme, kjo marrëveshje u prish pasi pala shqiptarë pati ndërhyrje të kompanive private. Duke pasur parasysh shtim e kapaciteteve prodhuese do të jetë efikase për prodhuesit shqiptare që të eksportojnë pa i rënë nga Mali i Zi. Jemi në fazën fillestare, por ka pozitivitet na pala italiane dhe ka insistim nga pala shqiptare” tha ministrja.
TIRANË- Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursueshme. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme ministrja Ogerta Manastirliu e cila u shpreh se ky vendim u jep mundësi për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.
“Ky vendim na krijon mundësinë për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike si dhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave. Ky inveksim i çmimeve i siguron një benefit buxhetit të alokuar për barnat në listën e rimbursimit në vlerën rreth 3.6 milion dollarë, të cilat do të shfrytëzohen sërish për të mbështetur më shumë persona me sëmundje kronike dhe për të zgjeruar alternativat e mjekimit për ta, por edhe për të mundësuar që barra e sëmundshmërisë, e ardhur edhe nga pandemia e Covid-19, të mundet të mbulohet plotësisht”, tha Manastirliu.
Gjatë komunikimit pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu foli edhe për rimbursimin e fishave të diabetit për pensionistët.
“Prej një muaji ka filluar edhe rimbursimi i fishave të diabetit, nga i cili përfitojnë një targetgrupi i të moshuarve +65 vjeç rreth 50 mijë të moshuar dhe prej fillimit të këtij programi janë përfitues mbi 35 mijë të moshuar, si dhe fëmijë dhe të rinj deri në moshën 25 vjeç që përfitojnë falas fishat e diabetit, duke e bërë më gjithëpërfshirëse skemën e rimbursimit, duke përfshirë dhe pajisjet mjekësore në të, siç janë fishat e diabetit dhe duke synuar një trajtim më të mirë të sëmundjeve kronike”, tha Manastirliu./Dosja.al
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme për vendimin e Arbitrazhit për çështjen 'Becchettin'. Ajo u shpreh se ky vendim nuk do ndikojë aspak për rritjen e pensioneve duke shtuar se një shtet ka të drejtë që edhe mos ta marrë parasysh vendimin e gjykatës. Po ashtu, ajo shtoi se vendi ynë nuk do mbahet peng.
"Në rritjen e pagave dhe pensioneve nuk e ndikon asgjë. Më vjen keq që ndjej nota kënaqësie në vendimin e Arbitrazhit. Nuk jemi ajo forcë që dalim themi e del një vendim gjyqi që na e ndryshon. Shtetet kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e Eksidit. Nuk ka shans që Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli"
Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milionë euro Françesko Becchetti. Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian.
Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel, televizionit që u mbyll nga arroganca e pushtetit të Edi Ramës, pavarësisht dënimit që drejtësia shqiptare vendosi ndaj biznesmenit italian./Dosja.al
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë ditën e sotme në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Balluku tregoi se do bëhet miratimi i platformës elektronike për planifikimin dhe monitorimin e energjisë në të gjithë sektorët.
Ajo u shpreh se për të gjitha aplikimet për të ndërtuar parqe fotovoltaike apo eurolike, duhet të dorëzojnë pronësinë apo qiramarrjen.
"Kemi prej kohësh që punojmë, për të arritur në rezultatin e masave që duhet të marrim. Do të ketë një instrument elektronik. Një vendim është ai i ndryshimit të VKM 822 e njohur si VKM e cilaregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni e ndryshuar. është një VKM që ka pasur disa herë ndryshime. Koha e kolaudimit po kalon duke bërë kështu edhe rregullimet e fundit.
Do të na japë mundësi për të qënë më të shpejtë për lejet. Shtohet një dispozitë e cila përcakton se dokumentacioni i pasuirisë ku do ndërtohet impianti do duhet të paraqitet që në fillim. Deri më sot nuk e kemi bërë. Duke nisur nga zbardhja e ndryshimit në VKM, të gjitha aplikimet për të ndërtuar parqe fotovoltaike apo eurolike, duhet të dorëzojnë pronësinë apo qiramarrjen. Duhet marrë fund. Energjia elektrike janë një fushë e konsoliduar ku nuk mund të bëhen kompromise"