LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vizita e ministrit turk në Tiranë/ Hasani: Presim njohjen e patentave, Fidan: Po punojmë për rritjen e bilancit tregtar mes dy vendeve

• Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka nisur ditën e sotme turin e tij në Ballkan ku vizitën e parë e ka zhvilluar në Tiranë dhe më pas pritet të udhëtojë drejt Bullgarisë dhe Rumanisë. • Fidan sapo ka mbërritur në Tiranë ka nisur vizitat e para duke shkuar në xhaminë e Namazgjasë. • Kryediplomati turk është pritur nga homologu i tij, Igli Hasani ku kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për mediat. • Hasani vlerësoi mbështetjen e Turqisë për njohjen e Kosovës, ndërsa shtoi se pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. • Fidan gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve ku shtoi se duhet të kalojnë në një stad më lart në shkëmbimet ekonomike. • Ai theksoi se ndër prioritetet kryesore është rritja e bilancit tregtar mes dy vendeve tona dhe për të vlerësuar kapacitetin e bashkëpunimit. • Fidan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti japë fund luftës në Rripin e Gazës. •  Ministri turk ka lajmëruar gjithashtu se do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin, Edi Rama.

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Ministri i Jashtëm turk: Po punojmë për rritjen e bilancit tregtar mes dy vendeve

Vizita e ministrit turk në Tiranë/ Hasani: Presim njohjen e patentave,
hakan fidan

TIRANË- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nënvizoi në konferencën për media se ndër prioritetet kryesore është rritja e bilancit tregtar mes dy vendeve tona dhe për të vlerësuar kapacitetin e bashkëpunimit mes vendeve.

"Shqipëria dhe Turqia janë vende me lidhje historike. Bashkëpunimi në fusha të tilla si turizmi, tregëtia, diplomacia, çështjet rajonale, kultura, edukimi.., ka shumë fusha ku ne punojmë për të bashkëpunuar. Shpresojmë që vëllimi tregtar mes dy vendeve të arrijnë 2-miliardë dollar në vit"- u shpreh Fidan gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. 

Fidan ka lajmëruar se do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti jepet fund luftës në Rripin e Gazës. Sipas tij njerëzit po vdesin jo vetëm nga bombardimet por edhe nga uria.

‘Komuniteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Komuniteti ndërkombëtar të marrë masa anë të kundërt do të jetë shumë vonë. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave.’- tha Fidan.

Kujtojmë se ai ndodhet në Shqipëri në kuadër të vizitës 4 ditore në disa nga vendet e Ballkanit. 

2 MUAJ ME PARE

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s në Shqipëri

Vizita e ministrit turk në Tiranë/ Hasani: Presim njohjen e patentave,
hakan fidan

TIRANË- Hakan Fidan, ministri i Jashtëm i Turqisë e ka nisur me Shqipërinë turin e tij 4 ditor në disa vende të Ballkanit.  Ai zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, ku më pas mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. 

Hakan vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat tha se duhet të kalojnë në një stad më lart në shkëmbimet ekonomike.

Ai theksoi ndër të tjera kishte biseduar me homologun e tij për hapat që duhen ndjekur për të pastruar ato që i cilësoi mbetjet e fundit në Shqipëri, të FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

"Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë" tha Hakan Fidan.

2 MUAJ ME PARE

Hasani konferencë me homologun turk: Vlerësojmë mbështetjen për njohjen e Kosovës

Vizita e ministrit turk në Tiranë/ Hasani: Presim njohjen e patentave,
igli hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun turk Hakan Fidan tha se marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushatë, janë të shkëlqyera.

Hasani ka vlerësua në veçanti mbështetjen e Turqisë për njohjen e Kosovës, ndërsa ka shtuar se pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtar”, tha ministri Hasani.

2 MUAJ ME PARE

Turi katër ditor në Ballkan, ministri i Jashtëm turk nis vizitat në Tiranë nga xhamia e Namazgjasë

Vizita e ministrit turk në Tiranë/ Hasani: Presim njohjen e patentave,
Hakan Fidan

TIRANË- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ndodhet në Tiranë në kuadër të turneut të tij zyrtar katërditor të cilin e nisi në Shqipëri. Pas mbërritjes së tij në kryeqytet Ministra e Jashmte turke ka ndarë në faqen zyrtare pamje nga vizita e Fidan në Xhamia e Namazgjasë.

“Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgjahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, shkruan ministria ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

Ministri turk nisi sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, sipas burimeve diplomatike. Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale. Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.

hakan fidan igli hasani turqia shqiperia

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni