LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debatet deri në orët e para të mëngjesit te "Shëndetësia", dështon sërish dëshmia Beqajt! Ish-ministri futet pa leje në sallën e Komisionit, përplaset me demokratët: Kush je ti që më thua të iki?!

• Komisioni Hetimor i Shëndetësisë u mblodh dje në një seancë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. • Për të dytën ditë me radhë, ish-minitri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit në Kryesinë e Kuvendit, por nuk arriti të dëshmonte. • Mbledhja e tejzgjatur u zhvillua me ndërprerje të shumta, debate, akuza dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës, për këtë arsye mbledhja u mbyll vetëm në orën 02:20 të mëngjesit të sotëm.• Kjo pasi opozita kërkonte shtyrjen e afatit të Komisionit, si dhe thirrjen për dëshmi të kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit, ndërsa socialistët kërkonin që Ilir Beqaj të bënte edhe prezantimin në “Power Point”, e më pas të niste seanca pyetje-përgjigje. • Në një moment të mbledhjes teksa po fliste deputetja Ina Zhupa, në sallë hyri Beqaj i cili ishte në korridor dhe debatoi me demokratët. • Zhupa dhe kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i bën thirrje të dilte jashtë sallës. • Kryetarja Vokshi i bëri thirrje sekretarisë që të lajmëronin policinë e burgjeve për ta kthyer Beqajn në qeli. • Këtë situatë PD e ka cilësuar si skandal dhe thotë se as Policia dhe as Garda nuk veprojnë.• I arrestuar për fondet e SASPAC dhe nën proces për koncesionin e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj reagoi sot për atë që ndodhi gjatë 16 orëve të ditës së djeshme në pritje dhe deri në orën 02:20 të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin hetimor të Shëndtësisë. • Reagimi i Beqajt u bë nëpërmjet avokatit të tij teksa thotë se u përballë për dy ditë me radhë dhe dje për 14 orë pa ndërprerje me fyerje dhe tallje teksa priste të dëshmonte. Po ashtu ish-ministri shton se u përball me fyerje prej deputetëve demokratë Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti teksa shton se nuk mund të lejonte nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij.• Ai mohon se ka kërcënuar ndonjë prej deputetëve opozitarë. • Gjithashtu Beqaj thotë se kur hyri pa leje në sallë i ka treguar i revoltuar deputetes Zhupa se ishte në pritej aty që prej orës 10:30. • Ai shton se 8 muaj hetime të komisionit, të gjithë dëshmitarët kanë provuar që dy koncensionet, objekt hetimi, janë histori suksesi.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"8 muaj hetime kanë provuar që 2 koncensionet janë histori suksesi!" Doli nga qelia 2 ditë radhazi, por nuk u mor në pyetje te "Shëndetësia", Beqaj nga burgu: U pengova të dëshmoj

Debatet deri në orët e para të mëngjesit te
Ilir Beqaj

TIRANA- I arrestuar për fondet e SASPAC dhe nën proces për koncesionin e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj reagoi sot  për atë që ndodhi gjatë 16 orëve të ditës së djeshme në pritje dhe deri në orën 02:20 të mëngjesit për të dëshmuar në Komisionin hetimor të Shëndtësisë.

Reagimi i Beqajt u bë nëpërmjet avokatit të tij teksa thotë se u përballë për dy ditë me radhë dhe dje për 14 orë pa ndërprerje me fyerje dhe tallje teksa priste të dëshmonte. Po ashtu ish-ministri shton se u përball me fyerje prej deputetëve demokratë Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti teksa shton se nuk mund të lejonte nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij.

Ai mohon se ka kërcënuar ndonjë prej deputetëve opozitarë. Gjithashtu Beqaj thotë se kur hyri pa leje në sallë i ka treguar i revoltuar deputetes Zhupa se ishte në pritej aty që prej orës 10:30. Ai shton se 8 muaj hetime të komisionit, të gjithë dëshmitarët kanë provuar që dy koncensionet, objekt hetimi, janë histori suksesi. 

Reagimi i plotë i Ilir Beqajt:

Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im. Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë/ Zbardhen debatet e orëve të vona, Beqaj debaton me demokratët! Vokshi mbyll mbledhjen: Po na kërcënon!

Debatet deri në orët e para të mëngjesit te
Beqaj hyn në sallë

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është mbyllur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, pas orësh të tëra debate. Mbledhje e cila, për të dytën ditë radhazi u mbyll pa dëshminë e ish-minitrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Duket se kulmi i tensionit të debateve ka arritur kur në një moment ish-minitri Beqaj ka hyrë në sallë dhe ka debatuar me demokratët, të cilët e quajtën kërcënim reagimin e Beqajt. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi mbylli mbedhjen me pretendimet se deputetët e PD-së u kërcënuan nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe akuzoi mazhorancën për mbylljen e komisionit.

Ndërsa, debatet me tone të ashpra mes palëve vijuan deri në mbylljen e mbedhjes.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: Ty si nuk të vjen turp më, ty dhe gjithë të tjerëve( i drejtohet deputetëve të PS)

Ilir Metaj flet nga vendi

Albana Vokshi: T’i mos guxo të ma bësh mua ashtu. Ki kujdes, se po e tepron, Të vijë turp ty dhe të gjithëve që nuk reagoni. Mendon se është i lirë, por nuk është i lirë ai. Nuk është i lirë të bëjë çfarë të dojë, duhet të ishte mbyllur në një sallë, të mos takonte askënd këtu. Vetëm kur ta thërrisnim neve të vinte këtu. Të guxojë Ilir Beqaj të futet dhe të kërcënojë deputetët e opozitës është skandal. Askush nga ju nuk guxon as të flasë

Flet sërish Ilri Metaj nga vendi

Albana Vokshi: Pusho, pusho ti, hesht. Ik ore ti

Ilir Metaj: Boll tani, respekt. Se kemi duruar boll

Albana Vokshi: Po kërcënon?

Ilir Metaj: Ty s’kam çfarë të bëj

Albana Vokshi: Çfarë kujtoni ju, ec merr një dajre në dorë dhe një fyell.

Ilir Metaj: Ti nuk je koshiente se çfarë flet

Ina Zhupa: Edhe sikur të ishte dëshmitar si gjithë të tjerët, asnjë nuk lejohet të hyjë këtu pa lejen tonë, as më tepër të kërcënojë deputetët. Ai duhet të ishte i monitoruar nga policia, hyri këtu dhe kërcënoi pse thamë që duhet të zbatojë ligjin.

Kërkoni që ta mbroni, dhe s’kërkoni të çohet andej nga erdhi. Ju Guxoni ta lini Ilir Beqjan të livadhisi i lirë në Kryesinë, pa pyetur për policie e gardë, dhe të kërcënojë deputetët vetëm sepse e pa që nuk ka kamera. Po ne kemi celularët, dhe ne nuk lejojmë që të kërcënohemi jo nga një i burgosur por as nga Edi Rama, e kushdo që ju komandon juve e ta ktheni këtë Kuvend në han pa porta

Albana Vokshi: Shkova vetë sepse nuk guxon sekretaria, shkova i thashë personelit të burgjeve që ta largonte urgjentisht nga ambientet e Kuvendit.

Të guxojë një dëshmitar, jo më ky, të hyjë e të kërcënojë deputetët. Çfarë duhet të ndodhi këtu.

Nuk besoj se mund ta vazhdoj më këtë mbledhje, nesër do të ftoja Kryesinë e Komisionit, që të mblidhemi të bëjmë shkresat përkatëse që t’ia dërgojmë të gjithë institucioneve, ti tregojmë skandalin më të madh që ka ndodhur. Mbledhje më këtu nuk vazhdohet pas kësaj që ka ndodhur

Plarent Ndreca: Mbledhjen nuk mund ta mbyllini ju,

Albana Vokshi: Mbledhja është e mbyllur

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "Kush je ti që më thua të iki?!" Debatet gjatë natës te "Shëndetësia", Beqaj hyn në sallën e Komisionit pa leje, përplaset me demokratët: Ti mbylle gojën!

Debatet deri në orët e para të mëngjesit te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Ka vijuar gjatë natës mes debateve mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë teksa ka dështuar për të dytën ditë radhazi marrja e dëshmisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 

Në një moment të mbledhjes teksa po fliste deputetja Ina Zhupa, në sallë hyri Beqaj i cili ishte në korridor dhe debatoi me demokratët. Zhupa dhe kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i bën thirrje të dilte jashtë sallës.

Nga ana tjetër Beqaj iu drejtua Zhupës duke i thënë: "Kush je ti që më thua të iki". Gjithashtu ish-ministri iu drejtua dhe deputetit Edmond Spaho duke i thënë: "Ti mbylle gojën."

Kryetarja Vokshi i bëri thirrje sekretarisë që të lajmëronin policinë e burgjeve për ta kthyer Beqajn në qeli. Këtë situatë PD e ka cilësuar si skandal dhe thotë se as Policia dhe as Garda nuk veprojnë.


Deklarat e PD-së:

SKANDALI NË PARLAMENT!!!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit! Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!

As Policia dhe as Garda nuk veprojnë! Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.

Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës.

E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!! Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.

 

1 VITE ME PARE

Hetimori në Shëndetësi/ Mbledhje mes debatesh dhe akuzash deri në orët e para të mëngjesit, dëshmia e Beqajt dështon për të dytën ditë radhazi! Afati i Komisionit mbyllet sot në mesnatë

Debatet deri në orët e para të mëngjesit te
Ilir Beqaj

TIRANË- Komisioni Hetimor u mblodh të mërkurën në një mbledhje që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për të dytën ditë me radhë, ish-minitri Ilir Beqaj u paraqit në Kryesinë e Kuvendit, por nuk arriti të dëshmonte. Ish-ministri nuk mundi të paraqitej para deputetëve në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi dhe qëndroi pas dere në pritje për t’u marrë në pyetje.

Mbledhja e tejzgjatur u zhvillua me ndërprerje të shumta, debate, akuza dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës, për këtë arsye mbledhja u mbyll vetëm në orën 02:20 të mëngjesit të sotëm. Kjo pasi opozita kërkonte shtyrjen e afatit të Komisionit, si dhe thirrjen për dëshmi të kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit, ndërsa socialistët kërkonin që Ilir Beqaj të bënte edhe prezantimin në “Power Point”, e më pas të niste seanca pyetje-përgjigje.

Mazhoranca kërkoi që Ilir Beqaj të dëshmonte brenda afateve që ishin caktuar, duke refuzuar një shtyrje të dytë. Nga ana tjetër, PD refuzoi ta pyeste ish-ministrin pa u marr vendimi për shtyrje të afateve.

Afati i Komisionit mbyllet sot në mesnatë, teksa mbetet i panjohur fakti nëse ish-ministri do të ketë leje edhe për të tretën ditë radhazi që të paraqitet për të dëshmuar në Komision.

Akuza të rënda politike dhe deri në personale u shkëmbyen mes palëve, ndërkohë kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi akuzon mazhorancën se kanë kryer vepër penale dhe do të kallëzohen. Po ashtu Vokshi paralajmëroi se nuk do ta lenë me kaq dhe nuk do ta lënë derisa të zbardhet e vërteta.

 

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë