Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Teksa situata në veri të Kosovës është e tensiouar për shkak të protestës së serbëve, sot po zhvillon mbledhje Kuvendi i Kosovës. •Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri një përmbledhje të shkurtër që nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mënyra si u vendos të mbaheshin e deri tek rezultati, u shpreh në fund se Lista Serbe ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentin. •Autor të sulmeve në veri, Kurti bën Beogradin zyrtar.• Gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit, Kurti publikoi emrat e disa prej njerëzve, të cilët sipas tij, janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri gjatë ditëve të fundit. Ai tha se rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. •Ai ndër të tjera tha se ndërhyrja e policisë së Kosovës ka qenë në përputhje me ligjin. • Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, i quajti të tepruara reagimet e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ato s’i ndihmuan situatës. •Pas tij fjalën e ka marrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha Kurti lexoi vetëm raportimet e jo atë se çfarë po ndodh me të vërtetë. •Krasniqi i tha Kryeministrit se nuk do ta lejojnë t’i dëmtojë me raportet me SHBA-në dhe e ka krahasuar qasjen e tij karshi Amerikës, me qasjen e diktatorëve nëpër botë. • Kryetari i AKK Ramush Haradinaj kërkoi shkarkimin e qeverisë Kurti.
12 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Vijojnë debatet në Kuvendin e Kosovës për situatën e tensionuar tashmë prej disa ditësh, ku serbët kërkojnë dorëheqjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Kryeministri Kurti tha se presidenti i Serbisë Aleksandër vuçiç ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do të zbatojë marrëveshjet e fundit, ndërsa shmanget duke i pohuar ato me një 'po'.
“Presidenti i Serbisë, i ka thëne “po” marrëveshjes me qëllim që mos të nënshkruajë. Tani është penduar që ka thënë “po”. Gjatë bisedimeve që kam në Bruksel dhe jo vetëm, Serbia është në kërkim të një makinerie kohore. Makinë kohore nuk mund të ketë dhe përpara është sekuencimi dhe zbatimi i marrëveshjes pa kushte, dhe në plotësi. Ato marrëveshje e mëparshme i nënshkruante, ndërsa kjo marrëveshje e di se është e mirë për Kosovën dhe nuk do ta nënshkruajë”, tha ai.
Poashtu kreu i qeverisë së Kosovës tha se në ndërtesat e komunave Policia e Kosova ka gjetur foto të presidentit të Rusisë Vladimir Putini.
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ka thënë se Kosova po sulmohet nga bandat, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Kurti po i sulmon miqtë ndërkombëtarë.
“Sot po bëhet një javë nga sulmi jo i paprecedentë dhe jo i rrallë i bandave kriminale në Veri që kryeministri po i njeh me emër dhe mbiemër, por janë ende në Veri të paarrestuar. Por, ky po i njeh dhe po na ligjëron për to, por janë të lirë kundrejt institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht zyrave të kryetarëve në Veri”, tha ai.
Kreu i LDK-së tha se sulmi i nisur ndaj policisë nga banda që kryeministri i njeh, ndaj gazetarëve shqiptarë u shndërrua shpejt në sulm ndaj ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it.
KOSOVË- Kryetari i AKK Ramush Haradinaj, në fjalimin e marrë në Kuvend, kërkoi shkarkimin e qeverisë Kurti. Ai lëshoi një 'lum' akuzash ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku tha se pas kësaj situate, fiton vetëm presidenti Vladimir Putin dhe Rusia. Haradinaj tha se Kurti ka tradhtuar dhe pështëruar popullin, duke krijuar mosbesim edhe tek Amerika.
“Ne përballemi me Serbinë dhe me serb, kemi marrëdhënie armiqësore, në disa etapa na është dashur të luftojmë. E dimë rolin e Listës Serbe dhe bandat atje. SHBA i kanë sanksionuar për rolin e tyre. Ku po shkohet Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti? Unë po them mendimet e mia. Mosbesim deri në pabesi", kryeministri kurti ka ngjall, ka mbjell mosbesim të brendshëm, në çdo palë e çdo proces.
Në vazhdimësi ka kultivuar një mosbesi dhe në garantin tonë që është Amerika. Ky mosbesim i tij deri në pabesi, sot po ndodh si qeveri e një vendi. Kryeministri Kurti ka mbjellë dhe nxit poshtërim të të gjitha figurave, vlerave të krijuar me mund, disa prej tyre i ka përvetësu por ka vazhdu me poshtëru çdo vlerë të shqiptarëve.
Kur je kryeministër, kur ke fatin e Republikës, vazhdimi i poshtërimit deri në armiqesi po i sjell pasoja Kosovës. Ka poshtëru popullin e vetë, me i shty deri në poshtërim. Ka elementë të tradhtisë ai i Kurtit.
Kryeministri Kurti po vazhdon me mashtru aleatet e sigurisë, garantët tonë dhe mashtrimet e tij shkojnë në tradhti. Unë me vazhdu qartë, nuk ndihem mirë me i thenë, por është detyra jonë që të reflektojmë se çfarë po na ndodh. Kush përfiton nga kjo përpos Putinit dhe Rusisë? Nga vazhdimi i logjikës poshtëruese deri në armiqësi. Kush fiton nga mashtrimi i aleatëve tanë? Fiton Rusia. Pra për këtë arsye, ju propozoj të shkojmë në mocion dhe të shkarkojnë qeverinë Kurti", tha Haradinaj.
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Kurti në parlament, ku po diskutohet rreth zhvillimeve në veri të replikave me SHBA-në. Krasniqi përmendi përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga stërvitjet e përbashkëta me NATO-n dhe i tha Kurtit se për shkakun e tij, ushtarët kosovarë i larguan nga këto ushtrime të rëndësishme për të.
“Ti çka ke arrit është ndëshkimin e Kosovës prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo tëndin. Tek e fundit me qenë përgjegjësia veç e jotja personale, punë e madhe. Por, Kosovën je duke e përfaqësu. E kanë përjashtu ushtrinë prej stërvitjeve më të rëndësishme të NATO-s dhe të Amerikës, ‘Defender Europe 2023”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi i tha Kryeministrit se nuk do ta lejojnë t’i dëmtojë me raportet me SHBA-në dhe e ka krahasuar qasjen e tij karshi Amerikës, me qasjen e diktatorëve nëpër botë.
“Raporti i jonë me SHBA-në është i shenjtë, more. Nuk mundesh me rrezi. Vallahi nuk të lejojmë me rreziku, se është ekzistencial”, ka thënë Krasniqi.
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Kransiqi tha se Kurti u ka bërë presion kryetarëve të rinj për të shkuar në objektet e Komunave në veri. Ai e ka sfiduar Kurtin duke i thënë të shkojnë bashkë në objektet e Komunave në Veri.
“Pse s’po shkon ti. A guxon me shku ti. Qeh unë vij me ty Hajde po shkojmë na të dy bashkë. Po shkojmë në objektin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zvecanit. Pse po insiston me i cu tre njerëz që janë pjesë e popullit shqiptar, që janë pjesë e vuajtur që 23 vjet. Hajde shkojna bashkë në veri, hijm me ta në zyre, rrijm me ta”, ka thënë Krasniqi.
Kransiqi i ka thënë Kurtit se është duke lujtur me zjarrin.
“Nëse të ka mbet marak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarm të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përvec që ke synime të tjera”, ka shtuar Krasniqi.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve, të cilët sipas tij, janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri gjatë ditëve të fundit. Ai tha në Kuvend se rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë, na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha ai në Kuvend.
Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiqin. Ai shtoi se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe.
Më tej ka përmendur Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin.
Kujtojmë këtu se protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vijojnë edhe sot, duke shënuar ditën e pestë.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij beson në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë.
"Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njejtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qëndrën e saj rajonale. Ne e kemi dëshmuar se jemi partner të denjë të miqve tanë ndërkombëtarë, me avancimin tonë demokratik e ekonomik të Kosovës", tha Kurti.
Ndër të tjera, në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet debat parlamentar lidhur me situatën në veri, Kurti tha se ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi hezitoi që të fliste në foltoren e Kuvendit, duke u shprehur se do ta shikojë Albin Kurtin në sy, pasi nuk i beson se çfarë tha. Më tej, Krasniqi e krahasoi Kurtin me një gazetar, duke shtuar se ai lexoi vetëm raportimet e jo atë se çfarë po ndodh me të vërtetë.
'Nuk më besohet se cfarë po thotë, në kohën kur Kosova është në situatën më të keqe, në vend që të sillesh si kryeministër po sillesh si gazetar mediokër, nuk tregove se cfarë po thua, i ke bërë të gjitha në kundërshtim me atë që të thuhet. Ty ndoshta të duket mirë të dalësh e të thuash mos i besoni mediave, tani lexove deklaratat e Zveclës'- tha Krasniqi.
Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i quajti të tepruara reagimet e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se ato s’i ndihmuan situatës.
“Deklarata e munguar e shoqëruar me shqetësimet e tepruara nuk i ka ndihmuar situatës. Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi pasi që tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrat e tyre.
“Ne kemi vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, por kjo kronologji tregon se jo vetëm që ka pasur konsultim por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar”, tha Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Më tej, ai tha se s’ka pasur asnjë befasi për partnerët ndërkombëtarë, pasi tha, ky ka qenë një proces me shumë hallka e “hallka e fundit ishte arritja e kryetarit me çantë në vend të punës.
“Ajo që duhet ta përsëris është se objektet publike të Kosovës i takojnë Kosovës e Kosova është e qytetarëve”, tha Kurti.
KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës sot po debatohet për situatën në veri dhe protestat e dhunshme të serbve. Në fjalën e tij nga foltorja, kryeministri Kurti tha se e nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës.
"Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë. E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi", tha Kurti.
Ai gjithashtu tha se shoqërimi i kryetrarëve të rinj me forca të sigurisë, është bërë për shkak të vlerësimit të Institucioneve të sigurisë dhe se ky nuk ishte vendim politik.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën në veri të vendit, ka thënë se ka vetëm një autor për përshkallëzimin e tensioneve dhe ai është Beogradi. Kurti ndër të tjera tha se ndërhyrja e policisë së Kosovës ka qenë në përputhje me ligjin.
"“Kemi datën 29 maj ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje e video, e foto që eskalimi i situatës ishte i planifikuar, mirë organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtarë i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm që paralajmëronin eskalim të situatës se nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë që këto shqetësime t’i kthejnë në realitet. Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhet të ndodhte, që të mbështeteshin kryetarët e rinj në vendin e tyre të punë", tha ai.
Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për situatën në veri të vendit tha se komunat në veri i përkasin Republikës së Kosovës e për këtë arsye serbët janë larguar vetë nga to, para se të zgjidheshin kryetarët e rinj. Ai tha se serbët po shkaktojnë pengesa për marrjen e detyrave nga kryetarët e sapozgjedhur.
“Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa ndërtesat kanë qenë të zbrasta por të blinduara ata i kanë braktisë ndërtesat ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës, por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato ata i kanë braktisë ndërtesat “, tha Kurti.
Tre ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.