LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vendi "nën pushtetin" e zjarreve/ Bie intensiteti i flakëve në Shëngjin, vatra aktive në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon gjithë zonën

• Prej disa ditësh vendi ndodhet nën pushtetin e flakëve. • Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se janë raportuar 29 vatra zjarri. • Në Vlorës, fusha e mbetjeve vijon të digjet prej disa ditësh, ndërsa situata sa vjen e përkeqësohet. • Sipas informacioneve, tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe pushuesve duke qenë edhe periudha e sezonit turistik. • Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa sot para bashkisë së Vlorës është shvilluar një miniprotestë me pankarta të vendosura në hyrje të institucionit. • Në pankarta shkruhen mesazhe të ndryshme, si: "Duam turizëm jo torturizëm", "Jo djegies", "Dua t'i rris fëmijët në Vlorë, mos e digjni të ardhmen e tyre". • Edhe në Shëngjin vatra e zjarrit vijon ende aktive, por fatmirësisht nuk paraqet më rrezik për banesat pranë. • Zjarrfikësit po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët. • Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zjarret në gjithë vendin/ Ministria e Mbrojtjes jep përditësime: Janë raportuar 29 vatra për 24 orë, në Shëngjin bie intensiteti i flakëve

Vendi "nën pushtetin" e zjarreve/ Bie intensiteti i flakëve
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri.

Aktualisht po punohet për izolimin e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë, nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror. Në Shëngjin bëhet me dije se flakët vijojnë me intensitet të ulët dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. 

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët. Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave.

Vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë, nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror.

Vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, sot vijojnë me intesitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Po ashtu është shmangur tërësisht rreziku për banesat nga vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë, i cili pasditen e djeshme mori përmasa të menjëhershme për shkak të erës së fortë. Pas ndërhyrjes së forcave operacionale të bashkisë Lezhë, të mbështetura nga bashkia Tiranë dhe Forcat e Armatosura vatra është nën kontroll, por vijon puna nga forcat operacionale vendore dhe efektivë të FA.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët. Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.

1 VITE ME PARE

Zjarri në fushën e mbetjeve aktiv prej disa ditësh/ Tymi mbulon gjithë zonën, qytetarët me pankarta te bashkia e Vlorës: Duam turizëm, jo torturizëm

Vendi "nën pushtetin" e zjarreve/ Bie intensiteti i flakëve
zjarri dhe bashkia

VLORË- Vijon edhe sot aktive prej disa ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë. Situata sa vjen dhe përkeqësohet ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke rrezikuar shëndetin e banorëve dhe pushuesve duke qenë edhe periudha e sezonit turistik. 

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa sot para bashkisë së Vlorës është shvilluar një miniprotestë me pankarta të vendosura në hyrje të institucionit. 

Në pankarta shkruhen mesazhe të ndryshme, si: "Duam turizëm jo torturizëm", "Jo djegies", "Dua t'i rris fëmijët në Vlorë, mos e digjni të ardhmen e tyre"

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarri në malin e Shëngjinit ende aktiv, zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët, si paraqitet situata në Has dhe Tropojë

Vendi "nën pushtetin" e zjarreve/ Bie intensiteti i flakëve
zjarri

SHËNGJIN- Një zjarr masiv përfshiu ditën e djeshme malin pranë portit në Shëngjin, ndërsa vijon të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor të ndihmuar edhe nga dhejtëra forca ushtrie kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për shuarjen e flakëve por pa mundur ta vënë nën kontroll.

Momentalisht flakët nuk përbëjnë për banesat, ndërkohë vatra e zjarrit vijon të jetë aktive edhe në malin e Rencit, pranë fshatit Malecaj, por nuk përbën problem për zonën e banuar.


Edhe në Tropojë dhe Has vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Flakët vazhdojnë në zonën pyjore të fshatit Zogaj, në vendin e quajtur Maja e Krajlicës dhe në vendin e quajtur Firza e Qemes, afër fshatit Kishaj. Për shuarjen e flakëve, pritet angazhimi i forcave zjarrfikëse.

Situata e zjarreve në bashkinë Has

Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri, ku aktualisht të dyja janë aktive. Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Has do të angazhohen: nga bashkia 50 forca, dhe nga Reparti usht. nr.1120 Kukës 30 forca, 1 Autozjarrfikëse dhe 1 mjet transport trupash.

Situata e zjarreve në bashkinë Tropojë

Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë. Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll. Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën dhe vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Tropojë do të angazhohen: nga bashkia 120 forca, -nga institucionet lokale 60 dhe forcat e armatosura sipas kërkesës së bërë. Në terren operacionet do të drejtohen dhe monitorohen nga Kryetarët e bashkive Tropojë dhe Has në bashkëveprim me drejtuësit kryesor të njësive ushtarake e të strukturave operacionale.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet