Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dy turiste të huaja kanë humbur jetën në Valbonë. Një belge e identifikuar si Baets Myrthe, 25 vjeçe dhe tjetra nga Franca, Joanna Blocaille, ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit. • Dy vajzat ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën. • Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rreshkitur nga dëbora duke rënë në një greminë. • Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave. Trupat e vajzave janë nxjerrë e janë dërguar në morg.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Është zbardhur itinerari i dy turisteve që humbën jetën në Valbonë teksa eksploronin zonën. Vajzat e huaja, një belge e identifikuar si Baets Myrthe, 25 vjeçe dhe tjetra nga Franca, emri i të cilës nuk është bërë ende publik, ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit.
Dy vajza ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën që është ende e pranishme në kërë zonë. Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rreshkitur nga dëbora duke rënë në një greminë.
Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave. Trupat e vajzave nuk janë nxjerrë ende. Policia njoftoi se zona është mjaft e thepisur dhe është e pamundur edhe ulja me helikopter.
TIRANË- Vajza që shikoni në foto është Baets Myrthe, 25 vjeçe. Myrthe, nga Belgjika, kishte ardhur në Shqipëri të eksploronte Valbonën bashkë me një miken e saj nga Franca. Por vajzat rrëshkitën në Qafën e Valbonës dhe ranë në një greminë.
Aty dhe ndërruan jetë. Trupat e tyre nuk janë nxjerrë akoma pasi sipas autoriteteve deri më tani ka qenë e pamundur ndërhyrja, qoftë edhe me helikopter.
TROPOJË- Dy turiste, njëra nga Belgjika me inicialet B. M. dhe tjetra nga Franca me inicialet J. B., jkanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa eksploronin Qafë Valbonën. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se turistet janë rrëzuar dhe kanë rënë në greminë për shkak të terrenit të thepisur. Aty kanë humbur jetën për shkak të orëve të shumta të kaluara në greminë.
Trupat e vajzave ishin të pamundur për tu nxjerrë për shkak të terrenit të vështirë dhe helikopteri nuk kishte ku të ulej. Ndaj, për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Pritet njoftimi i familjarëve të dy vajzave që kishin zgjedhur të shijonin disa ditë pushimesh në Shqipëri.
Njoftimi i policisë Tropojë:
Pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.
Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B.
Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera. Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.
Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.