LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i vetëm regjimi rus (REAGIMET)

• Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve. • Kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. • Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. • Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. • Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel përmes një postimi në "X", tha se BE konsideron fajtor të vetëm regjimin rus. • Që kur u bë i njohur si figurë opozitare në fillim të viteve 2000, Navalny është dënuar më parë për akuza të ndryshme si: sfidë ndaj zyrtarëve të qeverisë, përvetësim, mashtrim, shkelje të lirimit me kusht dhe përbuzje të gjykatës.• Fondacioni që ai ngriti në vitin 2011 ka kërkuar vazhdimisht të diskreditojë Putinin dhe bashkëpunëtorët e tij përmes dokumentarëve investigativë të publikuar në internet që pretendojnë se ekspozojnë stilin e tyre të pasur të jetesës. • Fushata e tij e vazhdueshme në internet i ka krijuar atij një numër të lartë ndjekësish besnikë si brenda ashtu edhe jashtë Rusisë. • Ndjekësit e tij kanë dëshmuar vazhdimisht burgosjet e tij, ndalimin nga kandidimi për poste politike dhe helmimi nga një agjent nervor i epokës sovjetike në vitin 2020.

20 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Perëndimi akuzoi Putin-in për vdekjen e Navalny, Kremlini: Sulmet të papranueshme, reagime histerike

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Dmitry Peskov

RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmtry Peskov ka thënë se çdo akuzë se Moska zyrtare është përgjegjëse për vdekjen e Alexei Navalny është plotësisht e papranueshme. Peskov thotë se reagimi i udhëheqësve perëndimorë ndaj vdekjes së Navalny ishte "histerik". Më herët, kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin fajësoi Perëndimin për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

2 VITE ME PARE

Reagon Kasparov për vdekjen e Navalnyt: Keni duart me gjak

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Foto ilustruese

RUSI-Ish-kampioni i famshëm botëror i shahut dhe kritiku i ashpër i Kremlinit, Garry Kasparov, ka postuar një seri postimesh në platformën X për vdekjen e Alexei Navalny.

“Putini është vrasësi i Navalny-t”, thotë ai. Megjithatë ai ka kritikuar edhe qeveritë perëndimore për mosmbajtjen e një qëndrimi më të fortë kundër trajtimit të Navalnyt nga Kremlini.

“Zemërimi dhe përbuzja ime e përjetshme ndaj politikanëve perëndimorë që e trajtuan helmimin dhe burgosjen e Navalny-t si vetëm një pikë tjetër negocimi me Putinin”, thotë ai, duke iu referuar burgosjes së tij të përsëritur dhe helmimit të tij me Novichok në vitin 2020 .

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, Kryetari i parlamentit rus fajëson Perëndimin

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Vyacheslav Volodin


RUSIA- Kryetari i Dumës së Shtetit në Rusi, Vyacheslav Volodin, është zyrtari i fundit rus që ka komentuar vdekjen e Navalny, duke fajësuar liderët perëndimorë. Sipas tij, liderët perëndimorë kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e Navalny-t.

“Të gjithë ata, emrat e tyre janë të njohur, nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe lidershipi i SHBA-së deri te Scholz, Sunak dhe Zelensky, janë fajtorë për vdekjen e Navalny-t. Janë ata që kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e tij”, tha politikani në kanalin e tij Telegram.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Me duartrokitje të gjata në sallë, si u prit gruaja e Navalny në Konferencën e Mynihut pas lajmit për vdekjen e tij

 

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Yulia Navalny

MYNIH- Gruaja e opozitarit rus, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojnë së bashku regjimin në Rusi. Këto komente ajo i bëri teksa mbajti fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, Qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha Yulia Navalnaya për raportimet për vdekjen e bashkëshortit të saj në burgun rus.

Para nisjes së fjalimit dhe pas mbylljes, Yulia u prit me duartokitje të gjata nga audienca e sallës.

 

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Nëse ata vendosin të më vrasin, ne do të bëhemi më të fortë", mesazhi i fundit i Navalny për popullin rus

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Alexei Navalny

RUSI- Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny në dokumentarin e vitit 2022, "Navalny", dha një mesazh se çfarë do të thoshte vdekja e tij nëse do të ndodhte ndonjë ditë. Kundër qeverisjes së presidentit rus Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim 19-vjeçar, i konsideruar gjerësisht si i motivuar politikisht.

“Nëse vendosin të më vrasin, ne jemi tepër të fortë”, tha ai duke iu drejtuar qytetarëve rusë. "E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Prandaj mos jini joaktiv."

Ai thuhet se ka humbur ndjenjat pasi ka bërë një shëtitje dhe është shpallur i vdekur menjëherë pasi u thirrën mjekët, sipas Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë.

“Nuk ju lejohet të dorëzoheni”, tha Navalny në filmin e Daniel Rohr, duke shtuar se “ne duhet ta përdorim këtë fuqi për të mos u dorëzuar, për të kujtuar se jemi një fuqi e madhe që po shtypemi nga këta njerëz të këqij”.

Navalny më parë u sëmur në vitin 2020 në një fluturim nga Siberia në Moskë. Ai u dërgua në Gjermani, ku mjekët përcaktuan se ai ishte helmuar nga një ekement kimik nga familja Novichok, një element nervor i kohës sovjetike. Rusia refuzoi të hetonte dhe mohoi pretendimet se udhëheqja ruse ishte disi e përfshirë me helmimin. Navalny u kthye në Rusi pasi u shërua në Gjermani dhe u arrestua. Ai u fut në burg në janar 2021 dhe prej kohësh kishte shqetësime se autoritetet ruse do t'i jepnin fund jetës së tij.

2 VITE ME PARE

Vdekja e liderit të opozitës ruse në burg, ministri Hasani: Një kujtesë e trishtë se sa larg vlerave është sot Rusia

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Foto ilustruese

TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se vdekja e Navalny është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi i vdekjes së Alexei Navalny në një burg rus. Navalny jetoi dhe vdiq pa bërë kompromise kur vinte puna për vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë e trishtë se sa larg këtyre vlerave është sot Rusia”, ka shkruar Hasani.

 

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, Cameron: Putin duhet të jetë përgjegjës

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
David Cameron

BRITANI- Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron thotë se presidenti rus Vladimir Putin "duhet të jetë përgjegjës" për vdekjen e Alexei Navalny. Duke folur në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Cameron e quan Navalny një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit, i cili hoqi dorë nga gjithçka për atë që besonte.

Cameron shton se nuk duhet të ketë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur.

2 VITE ME PARE

Gruaja e Navalny: Nuk mund t'i besojmë Putin-it, nëse kjo është e vërtetë do të mbajnë përgjegjësi

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Alexei Navalny dhe bashkëshortja

MYNIH- Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ajo akuzoi presidentin rus për vdekjen e bashkëshortit të saj, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend. Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani erdhi vetëm nga burime shtetërore.

“Nuk e di nëse ta besoj apo jo këtë lajm të tmerrshëm që marrim vetëm nga burime të qeverisë ruse. Prej shumë vitesh ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së tij. Ata gjithmonë gënjejnë. Por nëse kjo është e vërtetë, dua që Putini dhe të gjithë rreth tij të dinë se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që i kanë bërë vendit tonë, familjes sime. Dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt. Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë njerëzve që të bashkohen dhe ta mposhtin këtë të keqe”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

"Të dua gjithnjë e më shumë", mesazhi i fundit i Navalny për gruan e tij në ditën e Shën Valentinit

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Alexei Navalny dhe gruaja e tij

RUSI- Alexei Navalny i tha gruas së tij "Të dua gjithnjë e më shumë" në një mesazh për Ditën e Shën Valentinit që ia dërgoi nga pas hekurave. Udhëheqësi i opozitës ruse, një kritik i zëshëm i Vladimir Putinit, vdiq në një burg siberian. Zyrtarët e burgut pretenduan se disidenti, 47-vjeçar, u rrëzua brenda burgut brutal të ‘Ujkut Polar’ dhe nuk mundi të shpëtonte. Ai bëri deklaratën e tij të fundit të dashurisë për gruan e tij Yulia Navalnaya, në ditën e Shën Valentinit.

Politikani karizmatik tha: “Zemër, gjithçka është si një këngë me ty: mes nesh ka qytete, dritat e aeroporteve, stuhitë blu të dëborës dhe mijëra kilometra. Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”.

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Alexei Navalny dhe gruaja e tij

Julia është cilësuar si “Zonja e Parë” e opozitës ruse. Ajo u takua me Navalny në verën e vitit 1998 ndërsa ishte me pushime në Turqi. Dyshja u martuan dy vjet më vonë dhe patën dy fëmijë - një vajzë Daria, 23 vjeç, dhe një djalë Zakhar, 15 vjeç. Ajo ishte një mbështetëse e vendosur dhe e vazhdueshme e bashkëshortit të saj gjatë periudhave të shumta të tij të sëmundjes, deri në vdekjen e tij.

Vdekja e tij e raportuar vjen pasi ai pësoi një incident të rëndë shëndetësor në dhjetor, kohë në të cilën mbështetësit shprehën frikën për jetën e tij. Një zëdhënës i kritikut të Kremlinit tha në atë kohë se ai nuk ishte ushqyer për ditë të tëra dhe pësoi një humbje ndjenjash nga uria në qelinë e tij.

2 VITE ME PARE

Harris: Vdekja e raportuar e Navalnyt, shenjë e brutalitetit të Putinit

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Foto ilustruese

SHBA-Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka thënë të premten se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për ta konfirmuar vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny, kritikut të zëshëm të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë tha të premten në mesditë se Navalny ka vdekur në burg.

Harris, duke folur nga Konferenca e Munihut në Gjermani, tha se nëse konfirmohet vdekja e tij, do të jetë një tregues tjetër i brutalitetit të presidentit Putin.

“Ky është një lajm i tmerrshëm, për të cilin po punojmë që ta konfirmojmë. Nëse konfirmohet, ky do të ishte një tregues i mëtejmë i brutalitetit të Putinit. Çfarëdo rrëfimi që ata të kenë [Rusia], më lejoni të jemi të qartë: Rusia është përgjegjëse. Më vonë do të komentojmë më shumë për këtë çështje”, tha ajo.

Raportimi për vdekjen e Navalnyt ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që e kanë thënë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit.

Në deklaratën e Shërbimit Federal të Burgjeve u tha se Navalny u ndje keq, pas ecjes më 16 shkurt dhe më pas humbi vetëdijen.

“Të gjitha masat për ta kthyer në jetë u ndërmorën, por ato nuk prodhuan rezultate pozitive. Mjekët e autoambulancës e shpallën të vdekur të burgosurin. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar”, u tha në deklaratën e Shërbimit rus, njoftim që nuk ka qenë e mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Mediat e kontrolluara nga shteti rus po ashtu kanë cituar këtë deklaratë, duke raportuar se Navalny, 47 vjeç, ka vdekur.

Media shtetërore, TASS, citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar për raportimet lidhur me vdekjen e Navalnyt dhe se ai nuk kishte informacione për shkakun e vdekjes së tij.

Por, sekretarja për media e Navalnyt, Kira Yarmysh, shkroi në X, që më herët njihej si Tëitter, se ekipi i kritikut të Kremlinit, nuk ka konfirmim për vdekjen e tij.

"Shërbimi Federal i Burgjeve në qarkun Jamalo-Nenets po shpërndan lajme për vdekjen e Aleksei Navalnyt në burgun IK-3. Ne ende nuk kemi konfirmim për këtë lajm. Avokati i Navalnyt do të shkojë atje dhe sapo të kemi informacione, do t'iu njoftojmë", shkroi ajo.

Avokati Leonid Solovyov tha për Gazetën Novaya se me kërkesë të familjes, ai nuk do të komentojë raportimet për vdekjen e Navalnyt.

“Me vendim të familjes së Aleksei Navalnyt, unë nuk do të komentoj për asgjë. Aleksei u takua me një avokat më 14 shkurt. Gjithçka ishte në rregull”, citohet të ketë thënë Solovyov.

Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë.

Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës./REL

2 VITE ME PARE

Vdekja e Alexei Navalny, nëna e tij: Ai ishte i shëndetshëm dhe i lumtur kur e pashë të hënën

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny flet gjatë një konference shtypi mbi përpjekjet e përbashkëta të opozitës në zgjedhjet lokale në 2015, në Moskë, 22 prill 2015.

MOSKË- Nëna e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny u citua nga gazeta ruse "Novaya Gazeta" të ketë thënë se djali i saj kishte qenë "gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur" kur e pa për herë të fundit më 12 shkurt. "Novaya Gazeta" raportoi se Lyudmila Navalnaya shkroi në një postim në Facebook sot se nuk do të dëgjojë asnjë ngushëllim.

"Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim. E pamë atë në burg më 12 shkurt, në një takim. Ai ishte gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur", ka shkruar nëna e Navalny.

2 VITE ME PARE

Politika gjermane për vdekjen e Navalny: Ishte simbol për një Rusi të lirë dhe demokratike, lajm i tmerrshëm

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
foto ilustruese

GJERMANI- Reagime ka pasur edhe nga Gjermani për vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se kritiku i Kremlinit, kishte vdekur sepse ai ishte një simbol i një Rusie të lirë dhe demokratike, duke lënë të kuptohet se ai ishte vrarë qëllimisht, një ndjenjë që bëri jehonë edhe nga ministri i financave.

Baerbock shkroi në X: Si askush tjetër, Alexei Navalny ishte një simbol për një Rusi të lirë dhe demokratike. Kjo është pikërisht arsyeja që ai duhej të vdiste.

Ministri i Financave Christian Lindner tha: Alexey Navalny luftoi për një Rusi demokratike. Për këtë, Putini e torturoi deri në vdekje.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në "X": Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Alexei Navalny. Ai u ngrit për demokracinë dhe lirinë në Rusi - dhe me sa duket e pagoi guximin e tij me jetën e tij. Ky lajm i tmerrshëm tregon edhe një herë se si Rusia ka ndryshuar dhe çfarë regjimi është në pushtet në Moskë.

2 VITE ME PARE

Reagimet nga perëndimi për vdekjen e Alexei Navalny: Vdekja e tij në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit

 

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Alexei Navalny

FRANCË- Lajmi për vdekjen e Alexei Navalny shkaktoi një valë reagimesh në Perëndim. Ministri i jashtëm francez Stephane Cezournet në komentin për vdekjen e Alexei Navalny tha se disidenti rus i burgosur Alexei Navalny pagoi me jetën e tij për rezistencën e tij ndaj një sistemi shtypjeje. 

“Vdekja e tij në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit”, shtoi ministri francez.

Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Eide shkroi në rrjetin social X se "qeveria ruse mban përgjegjësi të rëndë" për vdekjen e Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar në një koloni penale të Arktikut.

Presidenti letonez Edgars Rinkevics shkroi në Platformën X se Navalny ishte vrarë brutalisht nga Kremlini. 

“Çfarëdo që dikush mendon për Alexei Navalny si një politikan, ai thjesht u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe kjo është diçka që duhet ditur për natyrën e vërtetë të regjimit aktual të Rusisë. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, ka shkruar presidenti letonez.

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, SHBA: Nëse Rusia është përgjegjëse do ishte tragjedi e tmerrshme, po presim të mësojmë më shumë

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
jake sullivan

SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, dha reagimin e parë nga administrata Biden pas lajmit të vdekjes në burg së liderit të opozitës ruse Alexey Navalny. 

“Nëse konfirmohet, është një tragjedi e tmerrshme dhe duke pasur parasysh historinë e gjatë dhe të ndyrë të qeverisë ruse për të bërë dëm ndaj kundërshtarëve të saj, ajo ngre pyetje reale dhe të dukshme për atë që ndodhi këtu. Por unë do të mbaj komente të mëtejshme derisa të mësojmë më shumë, dhe ne po kërkojmë në mënyrë aktive konfirmimin, siç e di, edhe familja e Z. Navalny, dhe do të përcaktojë prej andej se çfarë do të vijë më pas.” tha Sullivan, shkruan CNN.

Administrata ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për lirimin të menjëhershëm të Navalny, ndërsa Biden bëri thirrje për lirimin e Navalny në bisedën e tij të parë telefonike me Putinin pas marrjes së detyrës në 2021.

2 VITE ME PARE

Zelenskyy: Putin qëndron pas vdekjes së Alexei Navalny

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidneti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar në lidhje me vdekjen e kritut të Putin, Alexei Navalny. Gjatë reagimit të tij Zelenskyy u shpreh se është qartë se presidenti rus, Vladimir Putin qëndron pas vdekjes së Navalny-t.

Duke folur në Gjermani, udhëheqësi ukrainas tha se presidentit rus nuk i intereson kush vdes për sa kohë që pozicioni i tij në krye të shtetit është i sigurt.

2 VITE ME PARE

Reagimi i parë nga radhët e qeverisë ruse për vdekjen e Navalny: Perëndimi doli në akuza pa u publikuar rezultatet mjekoligjore

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
foto ilustruese

RUSI- Pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny ka ardhur reagimi i parë nga radhët e qeverisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se ato që ajo i quajti akuzat perëndimore për vdekjen e liderit të opozitës të burgosur Alexei Navalny ishin "vetëzbuluese".

Në një deklaratë të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram, Zakharova tha se rezultatet mjekoligjore për vdekjen e Navalny ishin ende të padisponueshme, por se Perëndimi tashmë kishte arritur në përfundimet e veta, shkruan The Guardian. Zakharova nuk sqaroi se cilave akuza po i referohej 

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, Charles Michel: BE konsideron fajtor të vetëm regjimin rus

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
charles michel

BRUKSEL-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar për vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny. 

Michel shkruan në "X" se Navalny luftoi deri në minutën e fundit për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Ai shkruan gjithashtu se BE konsideron fajtor për vdekjen e tij regjimin rus. 

POSTIMI I PLOTË:

"Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë.", shkruan Michel.

 

2 VITE ME PARE

Nga burgosjet deri te helmimi me agjent nervor/ Kush ishte Alexei Navalny, disidenti rus që u kthye në kërcënim për Putin?

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
alexei navalny

RUSI- Politikani rus Alexei Navalny, i cili vdiq sot në burgun ku po vuante dënimin, që iu dha nga një gjykatë ruse me 19 vjet burg pasi u shpall fajtor për akuzat për ekstremizëm në lidhje me aktivitetet e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK). Që kur u bë i njohur si figurë opozitare në fillim të viteve 2000, Navalny është dënuar më parë për akuza të ndryshme si: sfidë ndaj zyrtarëve të qeverisë, përvetësim, mashtrim, shkelje të lirimit me kusht dhe përbuzje të gjykatës.

Fondacioni që ai ngriti në vitin 2011 ka kërkuar vazhdimisht të diskreditojë Putinin dhe bashkëpunëtorët e tij përmes dokumentarëve investigativë të publikuar në internet që pretendojnë se ekspozojnë stilin e tyre të pasur të jetesës. Fushata e tij e vazhdueshme në internet i ka krijuar atij një numër të lartë ndjekësish besnikë si brenda ashtu edhe jashtë Rusisë.

Por ndjekësit e tij kanë dëshmuar vazhdimisht burgosjet e tij, ndalimin nga kandidimi për poste politike dhe helmimi nga një agjent nervor i epokës sovjetike në vitin 2020.

Trashëgimia ukrainase

Alexei Navalny lindi nga pronarë fabrikash në një fshat në perëndim të Moskës të quajtur Butyn në vitin 1976, por u rrit në qytetin Obninsk, rreth 60 milje në jugperëndim të kryeqytetit rus. Ai është ukrainas nga ana e babait dhe kalonte periudhat e verës me gjyshen e tij ukrainase në qytetin afër Çernobilit nga ku është familja e tij.

Navalny, 47 vjeç, kishte përmendur keqtrajtimin e vendasve pas katastrofës bërthamore të vitit 1986 si një nga arsyet që ai fillimisht u përpoq të merrte kundër regjimit të Moskës. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Navalny u diplomua me një diplomë juridike nga Universiteti i Miqësisë së Popujve të Moskës në 1998 para se të fitonte një të dytë në ekonomi në 2001.

Pikërisht në këtë kohë Vladimir Putin u ngrit në pushtet i mbështetur nga një rreth oligarkësh që blenë kompani shtetërore dhe sponsorizuan partinë e tij "Rusia e Bashkuar".

Fondacioni kundër korrupsionit

Si fillim, Navalny shprehu pikëpamjet nacionaliste dhe anti-imigruese. Përqendrimi i tij në korrupsionin qeveritar ka mjegulluar kryesisht komentet e mëparshme për myslimanët në Rusi, por në vitin 2021 Amnesty International tërhoqi statusin e tij 'të burgosur të ndërgjegjshëm' pasi ai nuk arriti të distancohej prej tyre. Ai iu bashkua partisë opozitare liberale Yabloko në vitin 2000, por u përjashtua për "veprimtari nacionaliste" në 2007.

Ndërsa punonte si avokat në fillim të viteve 2000, Navalny filloi të bënte blogje, me qëllimin fillestar për të protestuar kundër mbizhvillimit të shfrenuar në Moskë. Ndërsa vitet kalonin dhe kontrolli i Putinit mbi pushtetin u shtrëngua, fushatat e tij u ngritën mbi korrupsionin e organizatave shtetërore si gjigantët e gazit dhe naftës Gazprom dhe Rosneft.

Ai bleu aksione të vogla në kompani së bashku me disa banka shtetërore, në mënyrë që të mund të bënte pyetje investiguese rreth financimit të tyre në AGM. Në vitin 2010 ai themeloi RosPil, një projekt kundër korrupsionit i drejtuar nga avokatë që monitoronte shpenzimet e organizatave shtetërore dhe u mundësoi atyre të sillnin disa raste të shkeljeve të dyshuara në gjykatë.

Një vit më vonë në 2011 ai themeloi Fondacionin e tij kryesor Kundër Korrupsionit, i cili tani ka miliona ndjekës në mbarë botën përmes kanaleve të ndryshme të mediave sociale. Në dhjetor të atij viti, pas raportimeve të përhapura se zgjedhjet parlamentare të Rusisë ishin manipuluar, mijëra persona u mblodhën në Moskë për të kundërshtuar rezultatin. Navalny ishte i pari nga rreth 300 personat që u arrestuan. Ai u burgos për 15 ditë nën akuzën "sfidim ndaj një zyrtari qeveritar". Me Putinin që u rizgjodh dhe Navalny që fitoi famë, akuzat kundër liderit të opozitës filluan të grumbullohen. Një nga të parat në vitin 2012 ishte për përvetësim i kompanisë shtetërore të drurit Kirovles.

Oferta e kryetarit të Moskës

Në vitin 2013 ai kandidoi për të qenë kryebashkiak i Moskës, duke u renditur i dyti me 27% të votave dhe duke marrë rreth 97.3 milionë rubla (2.3 milionë £) në financimin e fushatës. Në një rast të veçantë që përfshin degën ruse të kompanisë franceze të kozmetikës Yves Rocher, Navalny u vendos në arrest shtëpiak dhe iu ndalua përdorimi i internetit në vitin 2014. Ekipi i tij vazhdoi të përditësonte blogun e tij për të. Përfundimisht ai u dënua me tre vjet e gjysmë burg me liri me kusht - por vëllai i tij Oleg u burgos.

Në fund të vitit 2015 u publikua hetimi i parë afatgjatë i FBK-së. Dokumentari në YouTube "Chaika" akuzoi prokurorin e atëhershëm të përgjithshëm rus Yury Chaika për korrupsion dhe lidhje me një grup famëkeq kriminal,  dhe mori 26 milionë shikime. Një vit më vonë, Navalny njoftoi synimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, por përfundimisht iu ndalua të qëndronte mbi rezultatin e rastit të përvetësimit të Kirovles, duke sjellë dënime nga BE dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar.

Një tjetër dokumentar në YouTube, këtë herë për ish-kryeministrin Dmitry Medvedev dhe perandorinë e tij të supozuar të pallateve, u publikua nga Navalny dhe ekipi i tij në mars 2017, duke grumbulluar shtatë milionë shikime në javën e parë. Ai dokumentar shkaktoi mitingje në të gjithë Rusinë, arrestime të mëvonshme dhe burgosjen e Navalny për organizimin e demonstratave të paautorizuara. Në një protestë, ai u sulmua me dezinfektues nga një grup sulmuesish të panjohur, duke i dëmtuar syrin e djathtë.

Helmimi nga Novichok

Ishte vetëm tre vjet më parë që lufta e Navalny kundër Putinit u bë tituj edhe jashtë kufijve Rusisë. Më 20 gusht 2020, ai po udhëtonte për në Moskë nga qyteti siberian Tomsk, ku kishte qenë duke punuar me aktivistë vendas, kur u sëmur rëndë në avion.

Piloti bëri një ulje emergjente në Omsk aty pranë dhe Navalny mori trajtim urgjent spitalor. Ekipi i tij akuzoi menjëherë Kremlinin për helmimin e tij, të cilin ai e mohoi me forcë, dhe ai u transportua, ende në koma, në Berlin . Pas testeve tëshumta, mjekë gjermanë konfirmuan se ai ishte helmuar me “novichok”, një agjent nervor i epokës sovjetike që përdorej për të helmuar ish-agjentin e KGB-së Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia në Salisbury në vitin 2018.

Shërimi i tij zgjati pesë muaj, me gruan e tij Yulia, vajzën Dasha dhe djalin Zakhar, pranë shtratit të tij. Megjithë rrezikun e arrestimit, Navalny u kthye në Rusi në janar 2021, ku u ndalua menjëherë për dyshimin se kishte shkelur kushtet e dënimit të tij të pezulluar nga çështja Yves Rocher.

Valë e re e protestave kundër Putinit

Lajmi për arrestimin e tij shkaktoi disa nga protestat më të mëdha në Rusi që nga ardhja e Putinit në pushtet dhe rezultoi në arrestimin e mijëra demonstruesve vetë. Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë për shkeljen e lirimit me kusht, por si më parë, ekipi i tij siguroi përditësime për të përmes llogarive të tij në Twitter dhe në rrjetet e tjera sociale.

Midis tyre ishte lajmi për një grevë urie tre-javore, për të cilën Navalny tha se ishte për shkak të mungesës së gjumit dhe refuzimit të trajtimit mjekësor. Në qershor 2021, një gjykatë në Moskë e shpalli të jashtëligjshme fondacionin e tij dhe kreu një seri bastisjesh që synonin mbylljen e rrjetit të tij. Disa anëtarë të ekipit u detyruan të largoheshin nga Rusia. Pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, Navalny përdori postimet e tij në mediat sociale dhe paraqitjet në gjykatë për të protestuar kundër luftës. Në një seancë ai e përshkroi atë si "budallaqe" dhe "të ndërtuar mbi gënjeshtra".

Një muaj më vonë, me një njoftim të shkurtër, ai u rikthye në gjykatë dhe iu shtuan nëntë vite të tjera për përvetësim dhe shpërfillje të gjykatës përpara se të transferohej në një burg të sigurisë maksimale në Vladimir, Rusinë perëndimore. Kjo nuk e ka penguar atë dhe ekipin e tij të rinisin lëvizjen kundër korrupsionit dhe të ngrenë padi për trajtimin e tij në burg, për të cilin ai pretendon se e ka detyruar të dëgjojë një nga fjalimet e Putinit të përsëritur për 100 ditë rresht.

Pavarësisht shqetësimeve të ekipit të tij për shëndetin e tij dhe se ai mund të helmohet ngadalë pas hekurave , Navalny deklaronte vazhdimisht se vdekja e tij vetëm sa do të nxiste më tej lëvizjen e protestës. Pavarësisht dënimit të tij të fundit, shumë në Rusi e shihnin atë si një figurë të stilit të Nelson Mandelës, i cili shpresojnë se do të lirohet nga burgu për të marrë postin president kur Putini të bjerë.

Një dokumentar rreth tij, i cili zbulon se ai mashtroi një ekspert të armëve kimike për të rrëfyer në dukje se ka helmuar të brendshmet e tij me Novichok, fitoi një Oskar në fillim të këtij viti.

2 VITE ME PARE

Vdekja e Navalny, Komiteti Hetimor: Po kryejmë të gjitha masat hetimore për zbardhjen e ngjarjes

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
Alexei Navalny

RUSI- Komiteti hetimor i Rusisë ka thënë se ka hapur një çështje për vdekjen e Alexei Navalny në një burg rus. Një deklaratë nga shërbimi i burgjeve të Rusisë tha se kritiku i Putinit vdiq pasi u sëmur në një shëtitje. Ndërkohë që qeveritë ndërkombëtare dhe OJQ-të thonë se komiteti hetues rus merr urdhrat e tij nga Kremlini. 

"Departamenti Hetimor i Komitetit Hetues të Rusisë... ka organizuar një kontroll procedural për vdekjen e AA Navalny në koloninë korrektuese nr. 3. Në procedurën e përcaktuar me ligj, kryhen një sërë masash hetimore dhe operative për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes," thuhet në një deklaratë.

2 VITE ME PARE

Ndërron jetë në burg Alexei Navalny, rivali më i madh politik i Putin

Vdes në burg Alexei Navalny, kritiku më i madh i Putin/ BE: Fajtor i
alexei navalny

RUSI-  Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

I parë si kritiku më i zhurmshëm i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas raportimeve, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Politikani rus ishte 47 vjeç.

"Navalny u ndje keq pas një shëtitje, pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Stafi mjekësor mbërriti menjëherë dhe u thirr një ekip i ambulancës. U kryen masat e ringjalljes të cilat nuk dhanë rezultate pozitive. Mjekët konfirmuan vdekjen e të dënuarit. Shkaqet e vdekjes janë duke u hetuar.”, thuhet në deklaratën e burgut.

Në fillim të dhjetorit ai ishte zhdukur nga një burg, ku po vuante një dënim me akuza për ekstremizëm dhe mashtrim që ai i kishte quajtur ndëshkim politik për drejtimin e opozitës anti-Kremlin të viteve 2010. 

Një ish politikan nacionalist, Navalny ndihmoi në nxitjen e protestave 2011-12 në Rusi duke bërë fushatë kundër mashtrimit zgjedhor dhe korrupsionit qeveritar, duke hetuar rrethin e ngushtë të Putinit dhe duke ndarë gjetjet në videot e tij që mblodhën qindra miliona shikime.

Niveli më i lartë në karrierën e tij politike erdhi në vitin 2013, kur ai fitoi 27% të votave në një garë për kryebashkiak të Moskës që pak kush besonte se ishte i lirë apo i drejtë. Ai mbeti një "gjemb në këmbë" për Kremlinin për vite me radhë, duke identifikuar një pallat të ndërtuar në Detin e Zi për përdorim personal të Putinit, pallate dhe jahte të përdorura nga ish-presidenti Dmitry Medvedev dhe një punëtore seksi që lidhte një zyrtar të lartë të politikës së jashtme me një oligark të njohur.

Në vitin 2020, Navalny ra në koma pas një helmimi të dyshuar duke përdorur "novichok" nga shërbimi rus i sigurisë FSB dhe u evakuua në Gjermani për trajtim. Ai u shërua dhe u kthye në Rusi në janar 2021, ku u arrestua me një akuzë për shkelje të lirimit me kusht dhe u dënua me dënimin e tij të parë nga disa dënime që do të arrinin në më shumë se 30 vjet pas hekurave.

Putini ka nisur së fundmi një fushatë presidenciale për mandatin e tij të pestë në detyrë. Ai është tashmë lideri rus më jetëgjatë që nga Jozef Stalin dhe mund ta kapërcejë atë nëse kandidon sërish për post në vitin 2030, një mundësi që kur i kishte rishkruar rregullat kushtetuese për kufizimet e mandatit në vitin 2020.

vdes alexei navalny

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje