LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të jetojë në Bjellorusi

•Katër ditë pasi udhëheqësi Yevgeny Prigozhin vdiq kur avioni me të cilin po udhëtonte ai u rrëzua, vazhdojnë hetimet për zbarrdhjen e ngjarjes. •Për viktimat po bëhet edhe analiza e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tyre. •Gjithashtu është vënë në pikëpyetje se çfarë do të ndodhë tashmë me grupin Wagner. •Ndërkohë Vladimir Putin nënshkroi një dekret të ri që kërkon nga grupet mercenare, duke përfshirë grupin Wagner, pa lider, të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus. •Nga ana tjetër kreu i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko njoftoi se grupi mercenar rus Wagner do të qëndrojë në Bjellorusi, pa specifikuar qëllimin e tyre apo sa kohë do të qëndrojnë.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Inteligjenca Britanike: Prigozhin u vra me urdhër të gjeneralit të Kremlinit

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të
Andrey Averyano

RUSI- Inteligjenca britanike beson se komandanti i Kremlinit, që orkestroi helmimin e Sergei Skripal në Britani, ka pasur rol edhe në vrasjen e Yevgeny Prigozhin, shkruajnë mediat e huaja.

Gjeneral-majori Andrey Averyanov dyshohet se ka pasur një përplasje të hershme me shefin e grupit mercenar Wagner.  Dy burime të inteligjencës britanike, thanë se Averyanov udhëhoqi operacionin për të zëvendësuar trupat e  Wagnerit në Afrikë me 20,000 personel ushtarak rus dhe kishte një "marrëdhënie armiqësore të gjatë" me Prigozhin.

Andrey Averyanov drejton njësinë 29155 të Drejtorisë kryesore të Shtabit të Përgjithshëm Rus - inteligjenca ushtarake ruse. Sipas "The New York Times", kjo njësi e veçantë është e lidhur me vrasje të shumta, duke përfshirë helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury në vitin 2018.

2 VITE ME PARE

Pas vdekjes së Prigozhin, Putin kërkon siguri: Urdhëron trupat Wagner të betohen për besnikëri

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi një dekret të ri që kërkon nga grupet mercenare, duke përfshirë grupin Wagner, me sa duket, pa lider, të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus.

Urdhri duket të formojë “themelet shpirtërore dhe morale për mbrojtjen e Federatës Ruse, pavarësinë dhe kushtetutën e saj”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Kremlinit. Urdhri ekzekutiv presidencial u miratua dje dhe kërkon mercenarë, vullnetarë dhe më gjerësisht këdo të përfshirë në "operacionin special ushtarak" të Presidentit Putin në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.

2 VITE ME PARE

Vdekja e Prigozhin! Lukashenko: Wagner është gjallë dhe do të jetojë në Bjellorusi!

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të
Alexandër Lukashenko

RUSI- Alexandër Lukashenko tha të premten se grupi mercenar rus Wagner do të qëndrojë në Bjellorusi, pa specifikuar qëllimin e tyre apo sa kohë do të qëndrojnë.

"Wagner është gjallë dhe Wagner do të jetojë në Bjellorusi",- pohoi presidenti bjellorus, duke thënë se zemra e kësaj force do të vazhdojë sipas skemës që ndërtoi lideri i saj.

Ndër të tjera Lukashenko tha se nuk besonte se homologu i tij rus kishte dhënë urdhrin për të vrarë Prigozhin, megjithëse "nuk ishte në gjendje të thoshte" se kush ishte përgjegjës.

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin besohet të ketë vdekur në një aksident avioni të mërkurën, mes spekulimeve se Kremlini qëndron pas incidentit. Të 10 personat në bord, duke përfshirë disa figura të tjera të larta të Wagner-it, me sa duket vdiqën pasi avioni privat u rrëzua në veri të Moskës. Autoritetet ruse kanë thënë se shkaku i rrëzimit është nën hetim.

2 VITE ME PARE

Vdekja e kreut të Wagner/ Prigozhin ishte i sigurtë se do të vdiste! TESTAMENTI

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeny Prigozhin ishte i sigurt se ai do të vdiste herët, shkruan Repubblica. Ai kishte përgatitur prej kohësh një plan veprimi për të kryer në kohën e zhdukjes së tij. 

Një lloj testamenti: biznesi i tij për djalin e tij Pavel, komanda e mercenarëve ndaj themeluesit të Wagner, Dmitry Utkin. Ai madje kishte menduar për një "plan C" në rast se, siç ndodhi më vonë, vdiq edhe Utkin, njeriu që e kishte pagëzuar kompaninë me emrin e tij të betejës.

Në këtë rast, komanda e "muzikantëve" do t'i kalonte Këshillit të Komandantëve nën drejtimin - përflitet - të Anton Elizarov, me emrin e koduar "Lotos", një ish-kolonel i forcave ajrore që kishte udhëhequr pushtimin e Soledar. Sipas burimeve të ndryshme, Lotos aktualisht ndodhet në Afrikë. Nga kjo, duket, heshtja e gjatë e Këshillit, i cili duhet të kishte lëshuar një deklaratë pas rrëzimit të avionit që i preu kokat drejtuesve të Brigadës. “Një sistem i ndërtuar mirë pret liderin e tij të ri. Ose njoftimi i shpërbërjes”, komentojnë tani Wagneritët në një kanal gjysmë zyrtar Telegram.

“Plani i veprimit i Wagnerit në rast të vdekjes së liderit ishte i një natyre të përkohshme. Ai në asnjë mënyrë nuk nënkuptonte një regjim funksionimi plotësisht autonom. Pa Prigozhin është e pamundur të operosh një biznes që është në kundërshtim me vetë strukturat shtetërore që krijuan këtë biznes”. Për më tepër, për dy muaj, Wagner nuk ka qenë veçse hija e asaj që ishte. Po, trashëgimia e saj mbetet: një model i shoqërisë paraushtarake, i lidhur indirekt me shtetin rus, i cili po vendos standardet, si dhe rekrutimi me kontratë dhe rekrutimi i të burgosurve. Por, në fakt kompania e “muzikantëve” vdiq së bashku me drejtuesit e saj, trupat e të cilëve u gjetën bashkë me kutitë e zeza në vendin e rrëzimit të avionit, konfirmoi dje Komiteti Hetimor. Midis tyre, jo vetëm Prigozhin dhe Utkin, por edhe kreu i logjistikës Valery Chekalov.

Lëvizja e parë erdhi dje: një dekret presidencial që detyron mijëra mercenarë të betohen siç bëjnë ushtarët e rregullt të ushtrisë. Ata do të duhet të betohen për "besnikëri" ndaj Rusisë, "të zbatojnë rreptësisht urdhrat e komandantëve dhe eprorëve të tyre" dhe "respektojnë të shenjtë Kushtetutën ruse".

Një parashtrim i mëtejshëm që i shtohet kontratës së nënshtrimit ndaj Mbrojtjes që të gjithë drejtuesit e milicisë duhej të nënshkruanin deri më 1 korrik. Por kjo nuk mjafton. Në gazetat pro-qeveritare, shumë prej tyre kanë mbrojtur edhe një herë legalizimin e kompanive private ushtarake, Chastnje Voennye Kompaniji (ChVK), ose, si alternativë, shpërbërjen e tyre dhe transferimin përfundimtar nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Për momentin, në fakt, ChVK-të operojnë në një zonë gri ligjore: kodi penal i ndalon ato në mënyrë eksplicite, por lejon kompanitë shtetërore dhe private të punësojnë forca të armatosura të sigurisë.

2 VITE ME PARE

Pas vdekjes së Prigozhin, Rusia shkatërron varrezat e Wagner (VIDEO)

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Qindra varre të grupit Wagner në fshatin rus Nikolayevka u janë hequr kryqet dhe janë rrëzuar me buldozë. Incidenti vjen pasi udhëheqësi Yevgeny Prigozhin vdiq kur avioni me të cilin po udhëtonte ai u rrëzua.

“Aty ku është kjo rrugë, ishin varret. Gjithçka është shkatërruar,” tha një anëtar i Wagner.

2 VITE ME PARE

Pas vdekjes së Prigozhin-çfarë do të ndodhë me trupën Wagner?

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të

Se si e humbën jetën me gjasë kreu i trupës famëkeqe, Wagner, Jegvenij Prigozhin dhe Dmitrij Utkin në një rrëzim avioni në rrugën nga Moska në Shën Petersbrug është akoma e paqartë. Pak ditë pas katastrofës nuk ka ende qartësi, në një kohë që gati askush nuk beson në një aksident. Edhe pse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov ka hedhur poshtë spekulimet për një vrasje me porosi nga Kremlini si "gënjeshtër".

Për aleaten e ngushtë të Rusisë, Bjellorusinë shtrohet tani pyetja; Çfarë do të ndodhë me një pjesë të milicëve Wagner, që u dërguan aty pas dështimit të rebelimit të inicuar nga Prigozhin? Bëhet fjalë për 4000 deri në 5000 milicë të armatosur, që njihen për stilin e tyre brutal të luftës dhe që në Bjellorusi po përdoren si instruktorë.

Një pjesë mund të qëndrojë në Bjellorusi

Historia e deritanishme e ushtrisë private Wagner të Prigozhinit ka marrë fund ashtu si e njihnim, thotë historiani për Europën Lindore në Universitetint e Dyseldorfit, Alexander Friedman. "Luftëtarët Wagner do të qëndrojnë megjithatë në Afrikë apo në Bjellorusi." Trupa do të vazhdojë të ekzistojë, "ndoshta me një emër tjetër. Por ajo do të hyjë nën pushtetin e Ministrisë së Mbrojtjes". Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko do ta mbante me dëshirë një pjesë të luftëtarëve dhe t'i integrojë në trupat e veta, thotë Friedmann. "Ai do të kishte fonde për 3000 luftëtarë, por fjalën e fundit e ka Moska."

Por një tërheqje e plotë e trupës nga Bjellorusia nuk është në interes të Rusisë. Kjo do të ulte tensionet në kufirin me Poloninë dhe Lituaninë, ku janë stacionuar ushtarët, që në vendet e BE perceptohen si kërcënim. Por një pjesë e madhe e tyre do të dërgohen në Rusi ose Afrikë, beson studiuesi.

Lukashenko pa interes për t'i mbajtur?

Ndryshe mendon Aleksander Klaskovskij, analist në projektin e pavarur bjellorus, "Pisirk". Lukashenko nuk ka interes për një trupë Wagner në Bjellorusi. Ushtarët janë pa kokë dhe fati i trupës së fortë luftarake me ambicie politike është i dyshimtë. Si Putini edhe Lukashenko kanë interes ta mbajnë sa më të vogël këtë trupë. Edhe për një arsye tjetër. BE dhe NATO do ta bllokonin komplet kufirin me Bjellorusinë, gjë që do të keqësonte tej mase marrëdhëniet me fqinjët europianë. Edhe kjo është "e papërshtatshme" për Lukashenkon, thotë Klaskovskij.

Sipas Valerij Sahashtshik, një anëtar i partisë së politikanës që jeton në ekzil, Svtelana Tihanovskaja këtë trupë nuk e pret asgjë e mirë. Edhe ai beson, se një pjesë e ushtarëve do të qëndrojë në Bjellorusi. "Sepse Rusia ka interes për provokime në kufijtë me BE dhe akte sabotazhi në Ukrainë." Por çështja e financimit mbetet një nga më të rëndësishmet.

Dëbimi në  Bjellorusi ka qenë një zgjidhje e përkohshme për "problemin Wagner të lidershipit rus", shton Grigorij Nishkov, nga Instituti i Finlandës për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nuk ka kuptim "as taktik dhe as strategjik mbajtja e tyre në Bjellorusi". Sipas Nishkov deri në fund të vitit kjo trupë do të largohet nga Bjellorusia.

Këtë e beson edhe Aleksander Klaskovskij. Kjo trupë u ngrit njëherë kundër Putinit, dhe ai nuk u beson më milicëve. Prandaj ata do të shpërndahen me siguri. "Disa do të kthehen në jetën civile, të tjerë do të shkojnë në Afrikë."/DW

2 VITE ME PARE

VIDEO e fundit e Prigozhin: Vdekja nuk është fundi! Në ferr do të jemi më të mirët

Vdekja e Prigozhin/ Mercenari la pas testament, Lukashenko: Wagner do të
Yevgeny Prigozhin

RUSI-Yevgeny Prigozhin foli për vdekjen e tij në një video të regjistruar vetëm pak përpara se ai të shpallej i vdekur nga rrëzimi i një avioni. 62-vjeçari, komandant i ushtrisë Wagner ngriti supet dhe thotë:

 “Vdekja nuk është fundi, është fillimi i diçkaje tjetër. Kjo është e drejtë! Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por në ferr do të jemi më të mirët.”

Kjo video e shkurtër e publikuar nga gazetari rus Semyon Pegov tregon fjalët e Prigozhin. Burime të inteligjencës amerikane thanë se dyshohet se ishte Vladimir Putin që urdhëroi shërbimin e tij sekret FSB të vriste Prigozhin. Prigozhin u duk i dorëzuar nga fati i tij dy muaj pasi udhëhoqi një marshim rebel drejt Moskës në qershor, në sfidën më të madhe ndaj sundimit 20-vjeçar të Putinit.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Rusisë deklaroi se shefi i mercenarëve me kokë të rruar ishte në mesin e 10 pasagjerëve të një avioni biznesi Embraer Legacy 600, i cili u rrëzua në veri të Moskës. Teoritë e konspiracionit thonë se ai mund të ketë përdorur një sozi për të ndërtuar zhdukjen e tij.

Aeroplani i Prigozhin besohet të jetë rrëzuar nga një raketë tokë-ajër ose një bombë e fshehur në bord. Në pikëpyetje po vihen edhe “riparimet” e avionit bardhë e blu i cili vonoi ngritjen e tij nga aeroporti Sheremetyevo i Moskës me destinacion Shën Petersburg./Dosja.al

vdes prigozhin

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale