LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe administratorëve të njësive administrative në bashkitë e vendit

• Shkarkime masive nga detyra janë raportuar në disa bashki të vendit. • Në një njoftim të bashkisë së Kukësit bëhet me dije se më datë 10 korrik pas analizës së punës për periudhën Janar-Qershor 2025, kryebashkiaku vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë. • Largime nga detyra janë raportuar edhe në bashkinë e Elbasanit dhe Korçës. • Gjashtë drejtues të njësive administrative në Korçë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryetarit të bashkisë. • Më herët u raportua se drejtorë të bashkisë së Elbasanit si dhe disa administratorë të njësive vendore të këtij qarku janë larguar nga detyra. • Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hetimet mbi ligjshmërinë e ndërtimit të një pallati dhe shitjes së apartamenteve, oficerët e Policisë Gjyqësore "zbarkojnë" në Kadastrën e Vlorës

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Foto ilustruese

VLORA- Disa oficerë të Policisë Gjyqësore kanë zhvilluar sot një veprim hetimor në zyrat e Kadastrës së Vlorës. Sipas informacioneve ata kanë sekuestruar dhe fotokopjuar disa dosje që lidhen me një objekt pallati ende të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes së ndërtimit.

Bëhet me dije se po verifikohen dokumentet përkatëse të dhënies së lejes dhe ecuria e zbatimit të saj, ndërkohë që në fokus janë edhe disa apartamente të objektit, për të cilat janë bërë denoncime se janë shitur në mënyrë të shumëfishtë.

Si nisi çështja e ndërtimeve pa leje?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë/ Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
foto ilustruese

LUSHNJE- 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive kanë dhënë dorëheqje në Bashkinë Lushnjë e Lushnjes, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive. Pak më parë u konfirmuan edhe dorëheqjet në bashkitë e Shkodrës dhe Librazhdit.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Bashkia Shkodër

SHKODËR- Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet e tyre. Dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Siç raportohet dorëheqje kanë dhënë administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë.

Mësohet se pas dorëheqjeve të depozituara do të kryhet një analizë e detajuar për performancën e secilit prej drejtuesve. Pas saj do të merren edhe vendimet për miratimin ose jo të dorëheqjeve të paraqitura sot.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Mbledhje në Bashkinë e Lushnjes, drejtorëve dhe kryetarëve të njësive u kërkohet të japin dorëheqjen

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Foto ilustruese

LUSHNJE- Në Bashkinë e Lushnjes është zhvilluar sot një mbledhje me drejtorët të cilëve u është kërkuar që të japin dorëheqjen. Pas këtij akti të gjithë drejtorët do t'i nënshtrohen një intervistë dhe në bazë të performancës do të vendoset nëse do qëndrojnë apo do lënë vendin që ata kanë mbajtur më parë.

Po ashtu bëhet me dije se është zhvilluar dhe një mbledhje me 15 kryetarët e njësive administrative. Edhe atyre u është kërkuar të japin dorëheqjen.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive/ Japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
edi rama

LIBRAZHD- Bashkia e Librazhdit duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive. Bëhet me dije se kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Foto ilustruese

SHKODRA- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të njësive administrative dhe nënkryetarëve teksa raportohet se ka mbledhur vartësit e tij në një drekë ku u ka komunikuar ndryshimet.

Sipas informacioneve, në Bashkinë e Shkodrës drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur dhe deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme, por thuhet se ndryshime ka tek administratorët. Gjithashtu nëbashkinë e Vaut të Dejës mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku do të takohet me të gjithë drejtuesit.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Urdhri i Ramës, 7 administratorë të njësive në Bashkinë Gjirokastër paraqesin dorëheqjet

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
Foto ilustruese

GJIROKASTRA- Në Bashkinë e Gjirokastrës, 7 administratorë të njësive kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga pozicionet drejtuese. Bëhet me dije se dorëheqjen e kanë paraqitur administratorët e Njësive Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Lunxheri, Antigone, Odrie dhe Picar.

Sipas kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, për të gjithë këta administratorë do të vijojë të shqyrtohet performanca ndërsa do të vijojnë të kryejnë detyrat funksionale deri në vendimin përfundimtar.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "Të verbuar" nga urdhrat e Ramës, inspektori i tatimeve kërkon faturë për çajin e malit, injoron kushtet higjeno-sanitare të tregut në Sarandë

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
pamje nga inspektimi i tregut në sarande

SARANDË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë paradites se nga dita e sotme ka nisur procesi i kontrollit dhe konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. 

Në një treg fruta-perimesh në Sarandë, inspektori i tatimeve ka kërkuar faturë jo vetëm për bidonat e qumështit apo peshqit por edhe rigonin e mbledhur në mal. Sipas një video të postuar nga Saranda Web, shihet se në këtë treg jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, shqetësimi kryesor i inspektorëve janë faturat dhe jo pastërtia. 

"FATURË TATIMORE jo vetëm për bidonat e qumështit dhe peshqit e detit, por edhe për rigonin e malit! Gjithçka ka ndodhur në tregun e fruta-perimeve, një treg jashtë çdo kushti higjeno-sanitar dhe që çdo institucion duhej të shqetësohej në radhë të parë për kushtet dhe jo për mungesën e çertifikatës së origjinës dhe faturës tatimore të rigonit.", shkruhet krahas videos së postuar. 

Siguria ushqimore ishte një tjetër temë e trajtuar nga kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm. Rama tha se ky sektor është pika më e dobët, në negociatat për anëtarësim në BE. Ai tha se duhet ecur para me sigurinë ushqimore, ndërsa shtoi se pezullimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ishte vetëm hapi i parë. Më tej ai bëri me dije se nga sot ka nisur dhe procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Rama shtoi se të gjithë produktet e tregtuar pa faturë do të sekuestrohen. Ky, sipas kreut të qeverisë është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. 

1 VITE ME PARE

Shkarkime masive edhe në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
foto ilustruese

KUKËS- Shkarkime masive nga detyra janë raportuar edhe në bashkinë e Kukësit. Në një njoftim të bashkisë së Kukësit bëhet me dije se më datë 10 korrik pas analizës së punës për periudhën Janar-Qershor 2025, kryebashkiaku vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë. 

“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025. Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë. Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Largime nga detyra janë raportuar edhe në bashkinë e Elbasanit dhe Korçës. Gjashtë drejtues të njësive administrative në Korçë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryetarit të bashkisë. Më herët u raportua se drejtorë të bashkisë së Elbasanit si dhe disa administratorë të njësive vendore të këtij qarku janë larguar nga detyra. 

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Pas Elbasanit, gjashtë drejtues të njësive administrative në Korçë i dorëzojnë dorëheqjen kryetarit të bashkisë

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
bashkia korce

KORÇË- Gjashtë drejtues të njësive administrative në Korçë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre kryetarit të bashkisë. Më herët u raportua se drejtorë të bashkisë së Elbasanit si dhe disa administratorë të njësive vendore të këtij qarku janë larguar nga detyra. 

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

Ultimatumet e Ramës, japin dorëheqjen drejtorë të bashkisë së Elbasanit dhe administratorë të njësive vendore

Ultimatumet e Ramës, fillojnë shkarkimet e drejtorëve dhe
foto ilustruese

TIRANË- Drejtorë të bashkisë së Elbasanit si dhe disa administratorë të njësive vendore të këtij qarku kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga detyra.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Rama tha se atyre duhet t'u rijepet mudësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Sipas tij, votat që PS mori në zgjedhjet e 11 majit anë rritur diferencën midis të qenurit anëtarë partie dhe të dashurit këtë parti në krye.

edi rama bashkia e kukesit bashkia e elbasanit bashkia e korces

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet