Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Qukas të Lushnjes. • Dy vëllezër pasi janë konfliktuar kanë plagosur njëri-tjetrin. • Mësohet se 77-vjeçari, Nazif Musai ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, Haziz Musai. • Pas kësaj i plagosuri ka marrë sëpatën dhe ka goditur të vëllain. • 57-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën por nuk mundi tu mbijetonte plagëve. • Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive pronësie. • Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës armën e zjarrit tip pistoletë dhe sëpatën e përdorura gjatë konfliktit.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Haziz Musai, i cili u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij mëngjesin e sotëm në Lushnje. Siç raportuam më herët, konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për shkaqe pronësie. Sipas policisë, fillimisht viktima ka goditur me sëpatë vëllanë e tij Nazif Musain 77 vjeç. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.
Pas kësaj 57- vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe gjithashtu janë sekuestruar pistoleta dhe sëpata.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lushnjë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, të ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, ndërmjet 2 vëllezërve, gjatë të cilit ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë), ju informojmë se shtetasi i plagosur me armë zjarri, i identifikuar A. M., 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.
Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
LUSHNJE- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Lushnje. Mësohet se 57-vjeçari, Haziz Musai i cili u plagos paraditen e sotme nga vëllai i tij, Nazif Musai është nisur drejt spitalit të Traumës.
Mësohet se ai është në gjendje të rëndë nga plagët e marra nga të shtënat me armë nga vëllai i saj. Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive pronësie ku 77-vjeçari ka plagosur me armë të vëllain ndërsa më pas 57-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e goditur me sëpatë. 77-vjeçari ka marrë plagë në krah e këmbë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes.
LUSHNJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Lushnje. Mësohet se 77-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, Haziz Musai. Pas kësaj i plagosuri ka marrë sëpatën dhe ka goditur të vëllain.
57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 77-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pas një sherri pës palëvë për motive pronësie.
Njoftimi i plotë:
Lushnjë/Informacion paraprak /Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë. Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Qukas të Lushnjes. Nga raportimet e para mësohet se dy vëllezër pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sëpatë.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dy të plagosurit ndodhen në spital ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy vëllezërve, as edhe identiteti i tyre.