LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para: Fitoi demokracia

•Rexhep Taip Erdogan ka siguruar tashmë mandatin e tretë si president i Turqisë duke u bërë një nga njerëzit më jetëgjatë në pushtet. •Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Erdogan mori 52% të votave.• Ai do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. •Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas shpalljes së rezultatit u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. •Megjithatë, lideri truk sot ka zgjedhur të festojë në mënyrën e vetë me mbështetësit që i besuan votën. •Ai ka shpërndarë publikisht para në duart e qytetarëve, një mënyrë kjo falenderimi nga ana e liderit turk për mbështetësit e tij. •Erdogan përpos falenderimeve është shfaqur duke kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij. •Ndërsa gjatë një fjalimi të mbajtur ditën e sotme tha se fitorja i kushtohet demokracisë së vendit. 

9 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

BILD: Ministri gjermano-turk tërbohet me festimet e votuesve të Erdoganit

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Cem Oezdemir

GJERMANI- Ministri është i tërbuar!

Pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi zgjedhjet e balotazhit në Turqi, ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Oezdemir, kritikoi ashpër sjelljen e votuesve në Gjermani. Ai është i interesuar për atë që po ndodh në Gjermani, ku mbështetësit e Erdoganit po festojnë pa ‘pasur nevojë të mbajnë përgjegjësi për pasojat e zgjedhjes së tyre’, shkroi politikani në rrjetet sociale.

Shumë njerëz në Turqi duhet ta bëjnë këtë për shkak të varfërisë dhe mungesës së lirisë. “Ata kanë të drejtë të jenë të zemëruar. Për këtë duhet të flasim”.

Në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës, një shumicë e atyre që kanë të drejtë të votojnë në Gjermani, votuan për Erdoganin.  Me rreth 95 përqind të kutive të numëruara në Gjermani, presidenti aktual mori 67.4 përqind të votave nga ky grup, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu. Erdogan performoi sërish dukshëm më mirë me votuesit në Gjermani sesa në përgjithësi. Në Gjermani, rreth 1.5 milionë shtetasve turq iu kërkua të hedhin votën. Rreth 50 përqind e tyre votuan.

‘Refuzim i demokracisë sonë’

Pas fitores së Erdoganit, mbështetësit e tij në disa qytete gjermane si në Berlin, Hamburg dhe Duisburg festuan me autokolona dhe bori. Oezdemir e ka një mendim të qartë për këtë.

Autokolonat në Gjermani nuk janë festime të padëmshme të mbështetësve të një politikani autokrat. “Ato janë një refuzim i qartë i demokracisë sonë pluraliste dhe dëshmi e dështimit tonë. Kjo gjë nuk mund të anashkalohet”. Atij i vjen keq për shumë njerëz, veçanërisht të rinj dhe të mirëarsimuar në Turqi, të cilët po humbasin çdo shpresë. Ai ka frikë se ultranacionalizmi dhe fundamentalizmi tani do të përhapen edhe më fuqishëm në këtë vend falë imamëve të rinj nga Ankaraja.

Marrë nga BILD

9 MUAJ ME PARE

Stoltenberg uron Erdogan për FITOREN: Mezi pres të vazhdojmë punën së bashku

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka uruar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për fitoren e një tjetër mandati 5-vjeçar. Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se tashmë po pret të fillojë nga puna me liderin turk, ndërsa njoftoi përgatitjet për samitin e NATO-s në korrik. 

“Urime President Erdogan për rizgjedhjen tuaj. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për samitin e NATO-s në korrik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në Tëitter. 

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

9 MUAJ ME PARE

U zgjodh president i 13-të i Turqisë/ Erdogan nuk i ndahet 'zakonit', u shpërndan qyetarëve para nëpër duar (VIDEO)

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Pas fitores së bujshme të një tjetër mandati 5-vjeçar si president i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zgjedhur të festojë në mënyrën e vetë me mbështetësit që i besuan votën. 

Ai ka shpërndarë publikisht para në duart e qytetarëve, një mënyrë kjo falenderimi nga ana e liderit turk për mbështetësit e tij. Videoja po bëhet virale në rrjet.

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas fitores, Erdogan këndon mbi autobus para mijëra mbështetësve të tij

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Rexhep Taip Erdogan ka siguruar tashmë mandatin e tretë si president duke u bërë një nga njerëzit më jetëgjatë në pushtet. Pas fitores së bujshme përballë rivalit të tij Kemal Kiliçdaroglu, Erdogan përpos falenderimeve për qytetarët  që i besuan votës ka vendosur ta festojë ndryshe fitoren e tij. Ai është shfaqur duke kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij. 

Festa për fitoren e presidentit të ardhshëm ka vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

9 MUAJ ME PARE

Fitorja e Erdogan/ Ironizon aktorja turke në Festivalin në Kanë: Çmimin ua dedikoj grave në vendin tim që akoma presin për ditë të mira

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Merve Dizdar

TURQI- Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare këtë vit në Turqi u zhvilluan me shumë bujë. Rexhep Taip Erdogan arriti të fitonte me shumicë votash përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu. Fitorja e Erdogan u festua në pothuajse shumicën e provincave në vend, ndërsa nuk munguan komentet zhgënjyese të mbështetësve të opozitës. Aktorja e njohur truke Merve Dizdar e cila ndodhet në Kanë për Festivalin vjetor dhe fitoi çmimin për rolin e parë femër për interpretimin e saj në filmin 'Dry Gasses', ka dhënë një deklaratë përpara të pranishmëve ku mes të tjerash shprehu rezervat e saj lidhur me rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Erdogan. Ajo ka ironizuar duke u shprehur se çmimin ja dedikon grave turke që presin të jetojnë në Turqi ditët e mira që ato meritojnë, shkruan Protothema.gr. 

"Fatkeqësisht, të jesh grua në zonën gjeografike ku jetoj, kërkon që edhe ti të ndash ndjenjat e Nurait, që nga dita e parë që ke ardhur në botë. Meqenëse qëllimi im ishte të forcoja luftën e Nourai-t dhe grave si ajo, çmimin që fitova në Kanë ua dedikoj të gjitha motrave të mia që nuk heqin dorë kurrë nga shpresa, pavarësisht se çfarë dhe të gjithë shpirtrave që luftojnë në Turqi që presin të jetojnë ditët e mira që meritojnë”, tha aktorja fituese e çmimeve. 

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial.

9 MUAJ ME PARE

Aksident i rëndë në Turqi/ Autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, plagosen 22 persona

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Autobusi

TURQI- Një aksident i rëndë është raportuar gjatë mbrëmjes në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Sararya. Autobusi me mbështetës të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu janë përplasur me një kamion, për pasojë 22 persona kanë mbetur të plagosur. 

Policia dhe zjarrfikësekanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

9 MUAJ ME PARE

Në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar/ Erdogan nis ditën me një MESAZH: Ka fituar demokracia e Turqisë

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Rexhep Taip Erdogan ka siguruar tashmë mandatin e tretë si president duke u bërë një nga njerëzit më jetëgjatë në pushtet. Pas fitores së bujshme përballë rivalit të tij Kemal Kiliçdaroglu, Erdogan ka falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan votën. Ai tha se fitorja i kushtohet demokracisë së vendit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne nuk jemi të vetmit fitues. Turqia është fituesja. Kombi ynë me të gjitha segmentet e tij është fituesi. Demokracia jonë është fituesi. Askush nuk ka humbur sot. Të gjithë 85 milionë (njerëzit) kanë fituar...Tani është koha të bashkohemi dhe të integrohemi rreth synimeve tona kombëtare dhe ëndrrave kombëtare, duke lënë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet në lidhje me periudhën zgjedhore," tha Erdogan, duke iu drejtuar mijëra mbështetësve të tij të mbledhur përpara kompleksit presidencial në kryeqytetin Ankara.

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial.

9 MUAJ ME PARE

Zelenskyy uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Volodymyr Zelenskyy dhe Rexhep Taip Erdogan

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar Rexhep Taip Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale. 

“Ne shresojmë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik për të mirën e vendeve tona, si dhe në forcimin e bashkëpunimit për hir të sigurisë dhe stabilitetit të Evropës”, ​​ka shkruar Zelenskyy. 

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave, shkruajnë mediat e huaja. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial.

9 MUAJ ME PARE

I biri i një roje bregdetare dhe shitës limonadash/ PROFIL-Si Erdogan u bë njeriu më i pushtetshëm në Turqi!

U rizgjodh president/ Erdogan këndon mbi autobus dhe shpërndan para:
Rexhep Taip Erdogan

TURQI-  Nga fillimet modeste, Rexhep Tajip Erdogan është rritur në një gjigant politik, duke udhëhequr Turqinë për 20 vjet dhe duke riformuar vendin e tij më shumë se çdo lider që nga Mustafa Kemal Ataturku, babai i nderuar i republikës moderne.

Pavarësisht se u godit nga një seri krizash, ai përsëri doli në krye në raundin e parë dhe të dytë të garës presidenciale të vitit 2023. 

Kundërshtarët e tij ishin të bindur se mund ta mposhtnin. Kritikët fajësuan politikat e tij ekonomike joortodokse për përkeqësimin e krizës së kostos së jetesës në Turqi. Pasi i mbijetoi një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016, ai e ktheu presidencën e tij në një rol ekzekutiv gjithnjë e më të fuqishëm dhe goditi kundërshtarët dhe mospajtimin e tij.

Fillimisht si kryeministër nga viti 2003 dhe më pas si president i zgjedhur drejtpërdrejt që nga viti 2014, Rexhep Tajip ka mbrojtur kauzat islamike dhe ka qenë i shpejtë për të manovruar opozitën politike.

Edhe pse ai është kreu i një vendi të NATO-s, ai e ka pozicionuar veten si ndërmjetës në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe e ka mbajtur Suedinë në pritje në përpjekjen e saj për t'u bashkuar me aleancën mbrojtëse perëndimore. Diplomacia e tij ka ngacmuar aleatët në Evropë dhe më gjerë.

Ai e ka polarizuar vendin e tij, por presidenti Erdogan është një fitues i dëshmuar i zgjedhjeve. Mbështetësit e tij e quajnë reis - "shef".

Ngritja në pushtet

I lindur në shkurt 1954, Rexhep Tajip Erdogan u rrit i biri i një roje bregdetare, në bregun e Detit të Zi të Turqisë. Kur ishte 13 vjeç, babai i tij vendosi të transferohej në Stamboll, me shpresën që t'u jepte pesë fëmijëve një edukim më të mirë.

Erdogan shiti simite me limonadë dhe susam për të fituar para shtesë. Ai ndoqi një shkollë islame dhe më vonë u diplomua në menaxhim nga Universiteti Marmara i Stambollit.

Në vitet 1970 dhe 80, ai ishte aktiv në qarqet islamike, duke iu bashkuar Partisë Pro-Islamike të Mirëqenies së Necmettin Erbakan. Ndërsa partia u rrit në popullaritet në vitet 1990, Erdogan u zgjodh si kandidati i saj për kryetar bashkie të Stambollit në 1994 dhe drejtoi qytetin për katër vitet e ardhshme.

Por mandati i tij mori fund kur u dënua për nxitje të urrejtjes racore për leximin publik të një poezie nacionaliste që përfshinte vargjet: "Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret bajonetat tona dhe besimtarët ushtarët tanë".

Pasi kreu katër muaj burg, ai u kthye në politikë. Por partia e tij ishte ndaluar për shkeljen e parimeve strikte laike të shtetit modern turk. Në gusht 2001, ai themeloi një parti të re me rrënjë islamike me aleatin Abdullah Gul. Në vitin 2002, AKP fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe vitin e ardhshëm Erdogan u emërua kryeministër. Ai mbetet kryetar i AKP-së ose Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim edhe sot e kësaj dite.

Dekada e parë në pushtet

Nga viti 2003, ai kaloi tre mandate si kryeministër, duke kryesuar në një periudhë të rritjes ekonomike dhe duke fituar vlerësime ndërkombëtare si reformator. Klasa e mesme u zgjerua dhe miliona njerëz dolën nga varfëria, pasi Erdogan u dha përparësi projekteve gjigante të infrastrukturës për të modernizuar Turqinë. Por kritikët paralajmëruan se ai po bëhej gjithnjë e më autokratik.

Erdogan kishte plane të mëdha për reformimin e postit, krijimin e një kushtetute të re që do të përfitonte të gjithë turqit dhe do ta vendoste vendin e tyre në mesin e 10 ekonomive më të mira të botës. Por në fillim të presidencës së tij, ai u përball me dy goditje në pushtetin e tij. Partia e tij humbi shumicën e saj në parlament për disa muaj në një votim të vitit 2015, dhe më pas muaj më vonë, në 2016, Turqia dëshmoi tentativën e parë të dhunshme të grushtit të shtetit për dekada.

Në orët e para të 16 korrikut, ai doli triumfues në aeroportin Ataturk të Stambollit, nën brohoritjet e mbështetësve. Pothuajse 300 civilë u vranë pasi ata bllokuan avancimin e puçistëve. Presidenti u shfaq në televizionin kombëtar dhe mblodhi mbështetësit në Stamboll, duke deklaruar se ai ishte "komandanti kryesor"

Në vitin 2017 ai fitoi referendum, duke i dhënë atij kompetenca gjithëpërfshirëse presidenciale, duke përfshirë të drejtën për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme dhe për të emëruar zyrtarë të lartë publikë, si dhe për të ndërhyrë në sistemin ligjor. Një vit më vonë, ai siguroi fitoren e plotë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Vota e tij kryesore qëndron në qytetet e vogla të Anadollit dhe zonat rurale, konservatore. Në vitin 2019, partia e tij humbi në tre qytetet më të mëdha - Stambollin; kryeqyteti, Ankara; dhe Izmirit. Humbja e kryebashkiakut të Stambollit nga Ekrem Imamoglu i partisë kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP) ishte një goditje e hidhur për Erdogan, i cili ishte kryebashkiak i qytetit në vitet 1990. Ai kurrë nuk e pranoi rezultatin. Imamoglu ishte përpara presidentit në sondazhet e opinionit para se t'i ndalohej të kandidonte në zgjedhjet e majit. Presidenti dhe aleatët e tij u akuzuan për përdorimin e gjykatave për të skualifikuar kryebashkiakun popullor nga votimi.

Ashtu si udhëheqësit e mëparshëm turq, presidenti Erdogan ka goditur ashpër Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Edhe pse Turqia ka pranuar më shumë se 3.5 milionë refugjatë që ikin nga lufta civile siriane, Ankaraja ka nisur gjithashtu operacione kundër milicive kurde përtej kufijve, duke i larguar kurdët në Turqi. Erdogan ka mbajtur prej kohësh lidhje të ngushta me Vladimir Putinin e Rusisë dhe ka kërkuar një rol kyç si ndërmjetës në konfliktin në Ukrainë.

Pavarësisht se ishte lider i një shteti të NATO-s, ai bleu një sistem rus të mbrojtjes kundër raketave dhe zgjodhi Rusinë për të ndërtuar reaktorin e parë bërthamor të Turqisë. Përpara zgjedhjeve të vitit 2023, ai u përpoq të forconte kredencialet e tij me votuesit nacionalistë dhe konservatorë duke akuzuar Perëndimin se po lëvizte kundër tij.

"Kombi im do ta prishë këtë komplot," pohoi ai, duke e përshkruar atë si një lloj pikë thyerjeje.
Ai e përfundoi fushatën e tij presidenciale 2023 me një vizitë në mauzoleumin e Adnan Menderes, kryeministrit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Turqisë, i cili u ekzekutua në vitin 1961 pas një grusht shteti ushtarak.
Mesazhi i tij: “Epoka e grushteve të shtetit dhe juntave ka përfunduar”.

Marrë dhe përshtatur nga BBC. 

rexhep taip erdogan zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni