LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e fundit efektivi i forcave "Shqiponja", autori vetëdorëzohet në minutat e fundit

• Sot është përcjellë për në banesën e fundit efektivi 28-vjeçar i forcave “Shqiponja", Novruz Cenalia. • Raportohet se në hollin e Teatrit 'Bylis' në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit ku u kryen homazhet nga familjare, koleg, qytetar dhe autoritete. • Më pas i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz. • Ndërsa 23-vjeçari Azgan Mernica i cili vrau efektivin e forcave "Shqiponja", u vetëdorëzua mbrëmjen e sotme në Polici. • Mernica pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet bënë apel duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e autorit të vrasjes së 28-vjeçarit. • Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat që të dorëzohet në të kundërt do të ndërhyhej me forcë

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrau efektivin e 'Shqiponjave', vetëdorëzohet në polici autori në Fier

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e
Autori dhe Viktima

FIER- Autori i vrasjës së efektivit të Policisë në Fier është vetëdorzuar në Polici mbrëmjen e sotme. Mësohet se Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë. Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat që të dorëzohet në të kundërt do të ndërhyhej me forcë. Por ishin familjarët ata që e kanë detyruar të vetëdorëzohet Mernica.

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mernica. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

2 VITE ME PARE

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Prokuroria e Fierit: Autori akuzohet për 2 vepra penale

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e
Autori dhe viktima

FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mernica. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu theksohet se nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. 

Njoftimi i Prokurorisë: 

Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.

Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar. Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Autori vijon të jetë ende në arrati ndërsa një ditë më parë policia njoftoi se është parë një person i ngjashëm me të në Gjirokastër. Dyshohet se autori ka për qëllim kalimin e kufirit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore, por ende nuk është lokalizuar dhe kapur autori.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Autori i vrasjes së efektivit të "Shqiponjave" në arrati, RENEA ushtron kontrolle të befasishme në disa banesa

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e
Foto nga kontrollet

FIER- Autoritet vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mërnicës, që vrau efektivin e forcave “Shqiponja”,  Novruz Cenalina, pas një konflikti të çastit. Bëhet me dije se forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa banesa.

Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Autori vijon arratinë ndërsa dje policia njoftoi se një person që kishte ngjashmëri të mëdha fizike me të vrasësit ishte parë në Gjirokastër. Policia pretendon se Azgan Mërnica nuk ka dalë nga asnjë kufi shtetëror, duke iu referuar sistemit TIMS.

Sipas të dhënave të nënës së tij, personit që ka qenë me të në makinë në momentin që ka kryer krimin e rëndë, mësohet se ai e ka çuar te shtëpia e dajës së tij dhe e ka lënë aty, duke lënë në makinë edhe telefonin, një mundësi për ta gjurmuar. 

2 VITE ME PARE

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori në arrati, kërkime dhe përgjatë autostradës Levan-Tepelenë

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e
Autori dhe viktima

FIER- 23-vjeçari Azgan Mernica i cili vrau efektivin e forcave "Shqiponja", Novruz Cenalia, vijon të jetë në arrati. Mernica pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet bënë apel duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e autorit të vrasjes së 28-vjeçarit.

Tashmë kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë dhe kërkimet janë shtrirë në një territor më të gjerë, ku dyshohet se mund të ketë lëvizur 23-vjeçari. Raportohet se një rrugë ku ai mund të jetë larguar është nëpërmjet autostradës Levan-Tepelenë.

Forcat e policisë vazhdojnë kërkimet në zonë të përqendruara, në trekëndëshin Demenas-Pojan-Darëzezë. Efektivët janë vendosur edhe në territorin e parkut arkeologjik, në pjesën që nuk është e vizituar, duke nisur nga Rarostina për të përfunduar në Pojan.

2 VITE ME PARE

U vra me plumb në kokë, PAMJE nga homazhet për efektivin e “Shqiponjave” të Fierit, i jepet lamtumira e fundit

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e
Pamje nga homazhet

FIER - Pamjet e mëposhtme vijnë nga homazhet që po zhvillohen paraditen e kësaj të mërkure në nder të efektivit të “Shqiponjave” të Fierit, Novruz Cenalia i cili u ekzekutua me armë zjarri dy ditë më parë. Homazhet po mbahen në ambjentet e Teatrit Bylis, ku të pranishëm kanë qënë kolegë, familjarë, dhe autoritete të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit policit.

 

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Autori vijon të jetë ende në arrati ndërsa një ditë më parë policia njoftoi se është parë një person i ngjashëm me të në Gjirokastër. Dyshohet se autori ka për qëllim kalimin e kufirit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore, por ende nuk është lokalizuar dhe kapur autori.

 

Autori konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit. 23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Dyshohet se u vra pas një konflikti çasti, homazhe në hollin e Teatrit "Bylis" në Fier për efektivin Novroz Cenalia

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Sot përcillet për në banesën e fundit efektivi 28-vjeçar i forcave “Shqiponja", Novruz Cenalia. Raportohet se në hollin e Teatrit 'Bylis' në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit ku do të kryhen homazhe nga familjare, koleg, qytetar dhe autoritete. Më pas i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Autori vijon arratinë ndërsa dje policia njoftoi se një person që kishte ngjashmëri të mëdha fizike me të vrasësit ishte parë në Gjirokastër. Policia pretendon se Azgan Mërnica nuk ka dalë nga asnjë kufi shtetëror, duke iu referuar sistemit TIMS.

Sipas të dhënave të nënës së tij, personit që ka qenë me të në makinë në momentin që ka kryer krimin e rëndë, mësohet se ai e ka çuar te shtëpia e dajës së tij dhe e ka lënë aty, duke lënë në makinë edhe telefonin, një mundësi për ta gjurmuar. 

2 VITE ME PARE

Përcillet sot në banesën e fundit efektivi Novruz Cenalia, mbahen homazhe në nder të tij, autori ende në arrati

U vra me plumb në kokë, përcillet për në banesën e
Viktima dhe autori

FIER - Efektivi, Novruz Cenalia i cili u vra me armë zjarri dy ditë më parë në Fier nga Azgan Mërnica përcillet këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Në nder të tij do të mbahen homazhe në Kinoteatrin e qytetit të Fierit, që pritet të nisin në orën 10:00.

Cenalia u ekzekutua pas një debati verbal që pati me Mërnicën për radhën e kalimit në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz në Fier. Efektivi ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në debat dhe në një moment autori 23-vjeçar nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit, dhe më pas u arratis.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i ngjarjes, ndërsa një ditë më parë u raportua se një person i ngjashëm me të është parë në Gjirokastër.  Dyshohet se ai synon të kalojë kufirin me Greqinë. Mërnica konsiderohet i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit. Ka negociata me familjarët për t'u vetëdorëzuar, babai deri tani ka qenë bashkëpunues me policinë, por nuk ka rezultate akoma. 23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

 

novruz cenaliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet